BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Buzqeshje Kampioni dihet nė garėn e fundit prej 8/11/2010, 09:32

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫


Sebastian Vettel e fitoi garėn pėr Shpėrblimin e Madh tė Brazilit nė Formula 1. Ngasėsi gjerman u nis nga pozita e dytė nė kėtė garė por qysh nė kthesėn e parė e tejkaloi bashkėkombasin e tij Nico Hulkenberg, i cili u nis nga pol pozicioni dhe Vettel udhėhoqi nga fillimi e deri nė fund tė garės. Ngasja e tij shumė e shpejtė nė rrathėt e parė i mundėsoi shkėputje nga konkurrenca, kurse pas kryerjes sė pit-stopit ishte ngasja e sigurt dhe pa gabime ajo qė i mundėsoi Vettelit tė shėnojė fitoren e tij tė katėrt kėtė sezon. I dyti nė garė pėrfundoi kolegu i Vettelit nė Red Bull dhe rivali i tij nė luftė pėr titull tė kampionit Mark Webber kurse i treti doli Fernando Alonso i Ferrarit, i cili vazhdon ti prijė renditjes sė pėrgjithshme tė ngasėsve.

Njė nga kėta tre ngasės do tė jetė kampion i Formuėls1 kėtė sezon dhe kjo ēėshtje do tė zgjidhet javė ne ardhshme nė shtegun e mrekullueshme nė Abu Dabi, ku zhvillohet gara e fundit tė sezonit. Sa i pėrket garės sė Brazilit, lirisht mund tė thuhet se ishte njė parej garave mė montone tė sezonit. Gjermani Nico Hulkenberg i cili (shumė) befasisht mori pol pozicion qysh nė rrethin e parė u tejkalua nga Vettel dhe Ėebber tė cilėt morėn pozitat 1 dhe 2 dhe mė nuk shikuan prapa. Vettel nė fillim krijoi 2-3 sekonda epėrsi dhe ndaj ėebberit duke dashur ti shmanget duelit me tė nė shteg dhe tė jetė i qetė nė krye tė garės. Nė anėn tjetėr Fernando Alonso, i cili u nis i pesti brenda shtatė rrathėve tejkaloi Leėis Hamiltonin dhe Nico Hulkenbergun pėr tė dalė nė pozitėn e tertė ku qėndroi deri nė fund tė garės pa provokuar as kundėrshtarėt e as mundėsitė e Ferrarit tė tij, qė nė kėtė garė dukej inferiorė ndaj Red Bullit.

Lewis Hamilton pėrfundoi i katėrti dhe lirisht mund tė thuhet se nė garė ne fundit shkon pa gjasa pėr titull, kurse Nico Hulkenberg, i cili pėr herė tė parė nisi garė nga pol pozicioni pėrfundoi nė pozitėn e tetė, prapa Buttonit, Rosbergut e Schumacherit dhe para Petrovit e Kobayashit, i cili morri njė pikė pėr ekipin e Sauberit sa pėr ta pėrmirėsuar pėrshtypjen e pėrgjithshme pėr tė dhe pėr ekipin gjatė sezonit. Pėr tu shpallur kampion bote Vettelit i duhet ta fitojė garėn dhe tė shpresojė se Alonso do tė pėrfundojė mė poshtė se pozita e katėrt. Alonso shpallet kampion bote nėse pėrfundon i dyti nė garė, ose nėse pėrfundon jo mė poshtė se njė pozitė dallim me Mark Webberin, kurse Webber, ngjashėm me Vettelin mund tė fitojė titullin nėse e fiton garėn, ose nėse asnjėri prej dy tė tjerėve nė luftė pėr titull nuk pėrfundojnė nė podium.

Red Bulli kampion i konstruktorėve

Ekipi i Red Bullir duke marrė dy pozota te parė nė kėtė garė e ka fituar edhe titullin e kampionit nė konkurrencėn e konstruktorėve. Ky ekip austriak i ardhur nė Formula 1 mė 2005 sivjet ka pasru njė sezon tė shkėlqyeshėm duke fituar 14 pol pozicione dhe duke arritur 8 fitore nė 17 garat e deritashme tė sezonit. Ky ėshtė titulli parė pėr Red Bullin si konstruktor dhe mbetet tė shihet nėse ekipi do tė favorizojė Mark Ėebebrin nė garėn e fundit tė sezonit nė mėnyrė qė njė ngasės i kėtij ekipi ta fitojė edhe titullin e ngasėsve para Fernando Alonsos sė Ferrarit.

Renditja nė garė

1. S. Vettel (GER) Red Bull

2. M. Webber (AUS) Red Bull

3. F. Alonso (ESP) Ferrari

4. LC. Hamilton (GBR) McLaren

5. J. Button (GBR) McLaren

6. N. Rosberg (GER) Mercedes

7. M. Schumacher (GER) Mercedes

8. N. Hülkenberg (GER) Williams

9. R. Kubica (POL) Renault

10. K. Kobayashi (JPN) BMW Sauber

Renditja e pėrgjithshme

1. Fernando Alonso 246

2. Mark Webber 238

3. Sebastian Vettel 231

4. Lewis Hamilton 222

Renditja e konstruktorėve

1. RBR-Renault 469

2. McLaren-Mercedes 421

3. Ferrari 389

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto