1
Atmosferė festive nė Tiranė, njė ditė para vendimit pėr heqjen e vizave prej 7/11/2010, 15:03
Albatros
♫ Stafi Administrues ♫

Asnjė barrierė dhe asnjė pengesė. Prej ditės sė nesėrme shqiptarėt rifitojnė krenarinė dhe dinjitetin e tyre evropian. Ministrat e Brendshėm dhe tė Drejtėsisė tė vendeve tė Bashkimit Evropian (BE), do thonė fjalėn e fundit, nė shenjė mirėnjohje pėr progresin reformator tė qeverisė Berisha, duke miratuar propozimin e Parlamentit Evropian pėr liberalizimin e vizave Shqipėri-BE. E gjitha ėshtė njė moment kulmor dhe ndėr mė tė rėndėsishmit nė rrugėn e vendit drejt integrimit evropian. Heqja e vizave pėrbėn vlerėsimin mė tė lartė tė vlerave evropiane tė popullit shqiptar si dhe ėshtė medalja mė e ēmuar qė Shqipėria arrin tė sigurojė nė njė kohė rekord, vetėm 2 vjet pas pėrcaktimit tė rekomandimeve dhe kritereve tė Komisionit Evropian, pėr udhėrrėfyesit pėr vizat. Kryeqyteti i Shqipėrisė, Tirana ėshtė zbukuruar nė pritje tė vendimit pėr liberalizimin e vizave qė do tė merret nesėr nga ministrat e brendshėm tė Bashkimit Evropian. Pėrgjatė bulevardit Dėshmorėt e Kombit janė vendosur banderola dhe tabela qė njoftojnė ngjarjen e madhe dhe tė shumėpritur nga shqiptarėt me emrat e kryeqyteteve kryesore tė Evropės. Mazhoranca ka vendosur qė festimet tė zhvillohen tė martėn nė mbrėmje ku nė sheshin Nėnė Tereza po ndėrtohet njė skenė gjigante ku do tė mbahet njė koncert, ndėrsa do tė ketė edhe projeksione tė ndryshme nė universitetin e Tiranės. Po ashtu edhe zona e ish bllokut ėshtė veshur me zbukurime pėr nderė tė liberalizimit tė vizave. Festa nė kėtė pjesė tė kryeqytetit ėshtė lėnė pėr nė orėt e mbrėmjes dhe do t`i dedikohet kryesisht tė rinjve.














