BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...


BOTASHQIPTAREFORUM

You are not connected. Please login or register

Shko tek faqja : 1, 2  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 2]

1Buzqeshje Nektari i vulosur i Xhennetit prej 2/4/2009, 22:19

Vizitor


Vizitor
Nektari i vulosur i Xhennetit





SAFIJJURRAHMAN EL-MUBAREKFURI



N E K T A R I

I V U L O S U R

I XH E N N E T I T

STUDIM I JETĖSHKRIMIT TĖ RESULULLAHUT



FJALA E PROFESOR ALI EL- HAREKANIT, SEKRETARIT TĖ PĖRGJITHSHĖM TĖ LIGĖS BOTĖRORE ISLAME, (RABITĖS)



Falėnderimi i qoftė Allahut Y, Sunduesit tė botėve, Krijuesit tė qiejve
dhe tė tokės, Dhuruesit tė territ dhe tė dritės, salavati e selami i
Allahut Y qofshin mbi Muhammedin e, i cili ėshtė vulė e tė gjithė
Pejgamberėve, qė ka ditur tė gėzojė dhe tė paralajmėrojė, tė premtojė
dhe tė kėrcėnojė. Allahu e ka nxjerrė njerėzimin me tė nga errėsira nė
dritė dhe e ka shpėnė nė rrugėn e drejtė, sirati mustekim, nė rrugėn e
Zotit tė gjithēkaje qė ekziston nė qiej dhe nė tokė.

A nuk po i kthehet, pra, ēdo gjė Allahut?!

Kur Allahu i Lartmadhėruar e ka pajisur Pejgamberin e me shef’at
dhe i ka caktuar pozitė tė veēantė ndėr Pejgamberėt, i ka porositur
muslimanėt qė ta duan atė dhe i ka bėrė tė dashur pasue-sit e tij. Ai
ka thėnė: "Thuaju (o Muhammed!): "Nėse e doni All-llahun, atėherė ejani
pas meje, qė All-llahu t’ju dojė dhe t’ju falė mėkatet..." (Ali Imran,
31)

Kėto Fjalė tė Allahut janė porosi pėr muslimanėt qė me tėrė qenien e vet tė pėrpiqen dhe ta duan Resulullahun e.

Arsyet pėr ta dashur vazhdimisht Resulullahun e shtohen shumėfish
nga dita nė ditė, e ato gjenden nė personalitetin, nė karakterin dhe nė
veprėn e tij.

Andaj, qė nga fillet e para tė Islamit, muslimanėt fuqishėm qenė
mishėruar me Resulullahun e, e imituan atė dhe ēdo herė theksuan vlerat
dhe virtytet e tij, andaj filluan edhe tė shkruajnė rrugėn e jetės sė
tij - "Siretu Resulullah e".

Jetėshkrimi i shkėlqyeshėm i Pejgamberit e bazohet nė fjalėt, nė
veprat dhe nė karakterin e tij shembullor. Aishja r.a. ka thėnė:
"Sjellja e tij ėshtė sipas Kur’anit", ndėrsa Kur’ani ėshtė Libri i
Alla-hut Y, Fjala e Tij universale, prandaj, kush sillet kėshtu, do tė
jetė njeriu mė i mirė, personaliteti mė i formuar dhe ndėr krijesat mė
tė dashura tė Allahut Y.

Edhe sot muslimanėt i bashkon dashuria e madhe dhe e pakufishme
ndaj Pejgamberit e. Pra, kush e do atė (Pejgamberin e), edhe lexon edhe
shkruan pėr tė.

Kėshtu lindi ideja qė tė mbahet Kongresi i Parė Islam kushtuar
studimit tė jetės, tė punės dhe tė veprės sė ndershme tė Resulul-lahut
e.

Ky kongres u mbajt nė Pakistan nė vitin 1396 h. Liga islame –
Rabita – dha shpėrblime nė tė holla me vlerė prej 150 mijė rijalėsh
sauditė pėr pesė veprat mė tė mira mbi jetėshkrimin e Resulullahut e me
kėto parakushte:

1. qė studimi tė jetė i plotė dhe t’i pėrfshijė saktėsisht ngjarjet historike sipas rendit kronologjik;

2. tė jetė origjinal dhe i pabotuar mė parė;

3. qė autori tė numėrojė tė gjitha veprat klasike, me tė cilat ėshtė shėrbyer;

4. qė autori tė shkruajė posaēėrisht autobiografinė e vet tė plotė,
me kualifikim profesional dhe tė pėrmendė punimet e veta shkencore ose
veprat e botuara, nėse ka;

5. qė studimi tė jetė i shkruar qartė ose i shtypur;

6. tė jetė i shkruar nė gjuhėn arabe ose nė ndonjė gjuhė tė gjallė;

7. studimi do tė pranohet nga fillimi i muajit rebiul th-thani 1396 h. gjer nė fillim tė muajit muharrem tė vitit 1397 h.;

8. studimi do t’i dorėzohet Sekretariatit tė Pėrgjithshėm tė
Rabitės Islame nė Mekė, nė zarf tė vulosur, qė do tė regjistrohet nėn
numrin e veēantė serik;

9. punimet do t’i kontrollojė komisioni i posaēėm profesional, i pėrbėrė nga dijetarėt e kėsaj fushe.

Kjo proklamatė ka qenė stimulim qė nė konkurs tė marrin pjesė tė
gjithė ata tė cilėve Allahu Y u ka dhuruar dashuri ndaj Resulu-llahut e
dhe qė e kanė studiuar personalitetin, punėn dhe veprėn e tij, e veē
kėsaj kanė pasur prirje pėr tė shkruar.

Nė selinė e Rabitės filluan tė arrijnė punime tė shkruara nė gjuhėn arabe, urde dhe nė gjuhė tė tjera.

Nė konkurs arritėn 171 punime, prej tė cilave: 84 studime nė gjuhėn
arabe, 64 nė gjuhėn urde, 21 nė gjuhėn angleze, njė nė gjuhėn franceze
dhe njė nė gjuhėn hamite (afrikane).

Komisioni profesional, pas leximit dhe shqyrtimit tė tė gjitha
punimeve, zgjodhi pesė mė tė mirat, autorėt e tė cilave u shpėrblyen.

Kėta janė:

1. Fitues i shpėrblimit tė parė, profesor Safijju-r-Rahman
El-Mubarekfuri, ligjėrues nė UniversitetinSelefik nė Indi.Vlera e
shpėrblimit ishte 50 mijė r.s.;

2. Fitues i shpėrblimit tė dytė, dr. Mexhid Ali Kani nga
Universiteti Krahinor Islamik Nju Dehli tė Indisė. Vlera e shpėrblimit
40 mijė r.s.;

3. Fitues i shpėrblimit tė tretė, dr. Nusajr Ahmed Nasiri, rektor i Universitetit Islamik nė Pakistan. Vlera 30 mijė r.s.;

4. Fitues i shpėrblimit tė katėrt, profesor Hamid Mahmud Mensur Lemudi nga Egjipti. Vlera 20 mijė r.s.;

5. Fitues i shpėrblimit tė pestė, profesor Abdusselam Hashim Hafėzi nga Medina, Arabia Saudite, vlera e shpėrblimit 10 mijė r.s.

Rabita shpalli emrat e fituesve nė Konferencėn e Parė Aziatike nė
Karaēi, qė u mbajt nė muajin shaban tė vitit 1398 h. dhe pėr kėtė e
informoi mbarė opinionin islam.

Kjo ngjarje u shėnua nė Mekė nė solemnitetin e organizuar nga Emir
Saud b. Abdul-Muhsin b. Abdul-Azizi, zėvendėsmėkėmbės i qarkut tė
Mekės, mė 12 rebiul-evvel 1399 h.

Sekretariati i Rabitės, nė kėtė solemnitet, bėri tė ditur se do
t’i botojė studimet e shpėrblyera nė disa gjuhė botėrore. Sipas kėsaj,
lexuesit tė nderuar i ofrojmė veprėn qė ka fituar shpėrblimin e parė,
tė autorit shejh Safijju-R-Rahman El-Mubarekfuri, profesor nė
Universitetin Selefik nė Indi. Do tė botohen edhe veprat e tjera tė
shpėrblyera, duke lutur Allahun e Lartėsuar qė t’i pranojė veprat tona,
tė kryera posaēėrisht nė emėr tė Tij. Allahu Y ėshtė Sundues i mirė dhe
Ndihmės i mirė.

Salavati dhe selami qofshin mbi Resulullahun e, familjen e tij, as’habėt e tij dhe ithtarėt e tij.
_________________

2Buzqeshje Re: Nektari i vulosur i Xhennetit prej 2/4/2009, 22:26

Vizitor


Vizitor
PARATHĖNIA E BOTUESIT



Jetėshkrimi i Resulullahut e gjithnjė do tė jetė pikėvrojtim historik,
burim i pashtershėm nga i cili do tė frymėzohen gjenerata tė tėra,
kureshtarė tė etshėm, tė cilėt janė trashėgimtarė tė pejgamberisė,
pishtarė tė imanit, flakadani i tė cilėve do tė flakėrojė pėrgjithmonė,
e aureoli i dritės sė tyre do tė pėrhapet vazhdimisht.

Kush e ka studiuar me pėrkushtim rrugėn e jetės sė Resulu-llahut e
dhe i ka kushtuar rėndėsi tė mjaftueshme vlerave tė tij ideore,
meditative dhe praktike, sheh zinxhirin e pashkėputur tė ngjarjeve
interesante dhe tė jashtėzakonshme historike, nė tė cilat Resulullahu e
dhe njė grup i vogėl besimtarėsh kanė mbizotėruar qysh nė atė kohė me
shumė njohuri shkencore. Prejardhja e materies, shkaqet e gravitacionit
tė Tokės dhe shumė njohuri tė tjera nga Kur’ani ua kanė ngritur atyre
njerėzoren nė shkallė tė paparė dhe tė panjohur deri atėherė nė gjininė
njerėzore. Kush thellohet mė tepėr nė jetėn dhe nė veprėn e
Resulullahut e ndeshet me njė transfor-mim misterioz nga historia e
thatė, sterile e boshe, qė i ngjason shkretėtirės, nė njė histori tė
begatė porsi toka e pasur e pjellore nga e cila mbin e mė vonė rritet
njerėzorja, dituria, qytetėrimi dhe bukuria.

Nga burimi i Resulullahut e njerėzit shuan etjen, nga kopshti i
tij i trėndafilave ata volėn frute dhe lule aromatike. Me kėto janė
ushqyer dhe janė qortuar vetėm aq sa tė dihej se janė njerėz e jo
engjėj. Ke mundur t’i dėgjosh duke thėnė:

"Ekziston njė shkretėtirė e madhe nė pėrqafimin e sė cilės u
rritėn njerėzit tė cilėt e pranuan Islamin dhe e pėrhapėn atė nė
hapėsirat e pllakosura nga errėsira, duke zhdavaritur para vetes terrin
dhe injorancėn."

Veprat e Resulullahut e na flasin: "Ne e sajojmė umetin, popullin, tė cilit do t’i takojė historia e botės nė tė ardhmen."

Historia e gjertanishme nuk njeh ndonjė personalitet si
Resulu-llahu e, i cili ka pasur durim nė fatkeqėsi, qėndrueshmėri nė
drej-tėsi, karakter tė fortė dhe tė qetė nė vrungullimet e tundimet e
kėsaj bote. Askush nuk ka qenė mė i mėshirshėm, mė zemėrgjerė dhe mė i
arsyeshėm se ai dhe askush nga njerėzit nuk ka mundur t’i kuptojė
domethėniet mbinatyrore mė mirė. Atė Allahu Y e ka kriju-ar qė tė
mposhtė shumė fatkeqėsi (mynxyra) dhe t’i pėrvuajė vetė.

Prandaj, Resulullahu e pėr historinė e njerėzimit ėshtė burim i
pashtershėm i humanizmit, ndėrsa pėr vetė njerėzimin mbrojtės i
strukturės sė kėtij humanizmi dhe i zbatimit tė tij nė vepėr.

Allahu i Lartėsuar e ka vulosur zemrėn e Resulullahut e nga tė gjitha tė metat dhe dobėsitė, qė nga lindja gjer nė vdekje.

Duke lexuar jetėshkrimin e Resulullahut e njohim personalite-tin e
tij, tiparet e karakterit tė tij, mėnyrėn e shprehjes e metodėn e punės
sė tij dhe mėsojmė se Allahu Y gjithnjė ka qenė mirėdashės ndaj tij:
Udhėzues, Ndihmės dhe Mbrojtės i tij. Islami ka qenė feja e tė
Dėrguarit, ndėrsa Kur’ani udhėrrėfyes i tij.

Krahas kėsaj do tė kuptojmė se njeriu nuk ėshtė nė gjendje tė
arrijė qėllime tė larta morale dhe vlera njerėzore ndryshe nga
shembulli i Resulullahut e i cili, para sė gjithash, ka qenė njeri e
pastaj nismėtar i humanizmit dhe i pėrparimit shoqėror.

Tėrė jeta e Resulullahut e ėshtė caktuar dhe rregulluar sipas
dispozitės hyjnore. Sikur cilėsitė e tij Allahu Y t’i ketė krijuar nė
njė kohė, pastaj t’i ketė varur ato, nė mėnyrė qė gjatė jetės dhe sipas
nevojave tė caktuara t’i ketė marrė nga koha dhe ta ketė stoli-sur tė
Dėrguarin e Vet. Kjo i ngjason bimės e cila merr dritėn e diellit nga
qielli, pa tė cilėn s’mund tė ketė jetė.

Njė komponent i rėndėsishėm i personalitetit tė Resulullahut e ka
qenė oratoria, e cila nuk i ka munguar atij populli tė paarsimuar arab.
E folura e Resulullahut e, fjalėt dhe mendimet e shprehura tė tij tė
shpiejnė nė kopsht tė begatshėm me fruta tė llojllojshme. Kur hyn nė
kėtė kopsht, ndien se gjithēka rreth teje frymon dhe tė duket se rreh
vetėm njė zemėr.

Ēdo fjalė dhe ēdo mendim i Resulullahut e pėrmban nė vetvete
porosi. Nėse e kupton kėtė, atėherė do tė tė pėrtėrihet vullneti
pėrjetė. Ai tė magjeps me mėnyrėn e tė shprehurit: qetas, sinqe-risht,
durueshėm dhe me plot ndjenja. Pastaj, pa u ngutur lexuesi bie nėn
ndikimin e tij, andaj gradualisht humanizohet. Ai te lexuesi edukon dhe
kultivon njerėzoren, pastaj Allahu Y i dhuron kujt tė dojė Vetė njė
pjesė nga Drita e Tij. E folura e Resulullahut e na ėshtė aq afėr, sa
edhe vetė shpirti i njeriut, e njėkohėsisht na ėshtė aq larg, saqė s’e
dimė se ēka ėshtė shpirti nė realitet. Ai ka zgjidhje pėr ēdo problem,
ofron shtegdalje nga ēdo situatė e vėshtirė dhe udhėzon nė shtigjet e
ndriēuara nėpėr tė cilat duhet ecur.

Ndėrsa lexojmė fjalėt e Resulullahut e, e humbim perceptimin e
kohės e tė hapėsirės dhe, tė thelluar nė domethėnien e atyre fjalėve,
pėrjetojmė praninė e tij, na bėhet sikur ėshtė kėtu mes nesh, nė bisedė
tė drejtpėrdrejtė. Kur nė tekstin e vet fut ndonjė ide tė re, fjalėt e
tij menjėherė marrin kuptim tė ri. Ne e kuptojmė Pejgamberin tonė e aq
sa jemi me tė, aq sa e pranojmė atė dhe aq sa dėshirojmė ta kuptojmė
atė. Nėse ndalemi diku, atėherė edhe ai ndalet, e nėse vazhdojmė, edhe
ai vazhdon. Atė ēka e kemi zbatuar ndaj tij, edhe ai e ka plotėsuar
ndaj nesh. Nė mėnyrėn e vet tė shprehjes, Resulullahu e nuk ka atė qė
kanė shumica e oratorėve botėror. Nė gjuhėn e tij nuk ka vrazhdėsi,
cinizėm, dykuptimėsi e as humor tė zi. Ai nuk i ka lejuar vetes tė
flasė ēka kanė dashur ose ēka i kanė diktuar tė tjerėt. Fjala e
Resulullahut e ėshtė thėnė ose ėshtė shprehur pėr ta mbartur
domethėnien a porosinė e cila duhet tė jetėsohet. Ai flet me zemėr, e
cila rrezaton iman, dhe me Kur’an. Pas fjalėve tė tij qėndron Allahu i
Lartėsuar.

Sido qė tė jetė, kjo ėshtė formula sipas sė cilės duhet tė jetojė
njeriu. Jeta, fjalėt dhe vepra e Pejgamberit tė Allahut duhet tė jenė
shembull pėr ēdo njeri, sidomos kur dihet se ai, qė nga lindja e gjer
nė vdekje, ka ecur shtigjeve tė Islamit tė pastėr. Jeta e tij nuk ka
njolla qė tė mund tė formohet bindje e kundėrt. Kėtu nuk ka hamendje.

Prandaj theksojmė se e tėrė jeta e Resulullahut e, fjalėt dhe
veprat e tij, duhet tė kenė rėndėsi pėr besimtarin sikurse ka rėndėsi
zemra e vet, pa tė cilėn as qė do tė mund tė jetonte. Hija e tij duhet
ta ndjekė atė si ndėrgjegjja qė udhėhiqet nga arsyeja. Ne me vetėdije
nuk mund t’i ikim hijes sonė, e as ndėrgjegjes sonė, andaj me vetėdije
nuk guxojmė tė largohemi nga Resulullahu e.

Duhet tė pėrpiqemi pėr ngritjen shpirtėrore dhe morale qė
qėndrojnė mė lart se ambiciet materiale dhe robėrimi i dynjallėkut.
Shpirti nuk mund tė fluturojė dhe tė ngrihet nė lartėsi, pėrderisa
njeriu nuk e kupton qėllimin e lindjes, tė jetės, tė vdekjes dhe tė
ringjalljes sė vet. Kėtė mund ta kuptojė vetėm ai qė ka pasur pėr
Pejgamber Resulullahun e.

Umeti ynė e ka fenė dhe Pejgamberin si asnjė popull tjetėr.
"Allahu Y na ka dėrguar pėr tė nxjerrė atė qė dėshiron nga robėrimi
ndaj njeriut nė robėrim dhe adhurim ndaj Sunduesit tė tė gjithė
njerėzve, nga padrejtėsia e feve nė drejtėsinė e Islamit dhe nga
padrejtėsia e kėsaj bote nė gjerėsitė e kėsaj dhe tė asaj bote."

Kėto fjalė forcojnė imanin e njeriut. Ato rrezatojnė dritė dhe
japin shpresė. I ka shqiptuar personi i edukuar nga udhėrrėfyesi ynė
dhe mėsuesi i parė, e, personi i cili e ka kuptuar qėllimin e jetės sė
vet dhe ka punuar nė sendėrtimin e atij qėllimi. I kėtillė duhet tė
jetė secili qė dėshiron t’i bashkohet varganit tė besimtarėve tė
vėr-tetė nė rrugėn e tyre tė gjatė.

Pėr shkak tė rėndėsisė sė madhe qė ka "Sira" nė jetėn e ēdo
muslimani, pėr tė kaluarėn ose pėr tė sotmen, janė shkruar shumė libra
nė tė cilat jeta e Resulullahut e ėshtė prekur nga aspekte tė ndryshme,
nė mėnyrė tematike ose metodologjike. Por vetėm disa janė librat mbi
jetėn dhe veprėn e Resulullahut e,tė cilat dallohen pėr stilin
tregimtar tė shkrimit, e krahas kėsaj autorėt u janė pėrm-bajtur me
besnikėri ndodhive historike dhe tė dhėnave tė sakta autentike, qė i
mundėson lexuesit t’i lexojė ato me lehtėsi, qė t’i kuptojė tėrėsisht
dhe t’i studiojė pa kurrfarė tė metash.

Ky libėr me titull nė gjuhėn arabe "Er-Rehiku-l-Mehtumi", nė
gjuhėn tonė do tė mund tė pėrkthehet si: "Nektari i vulosur i Xhenetit"
ose "Nektari i vulosur", shkruar nga profesor Safijju-R-Rahman
El-Mubarekfuri nga India dhe bėn pjesė nė librat e veēantė, me
kronologjinė e vet tė ngjarjeve. Kėtu ėshtė shprehur pėrfshirja e
tėrėsishme e "Sirės" sė pastėr pa fije dyshimi a pavėrtetėsie, tė cilat
janė komponente pėrcjellėse nė disa vepra. Gjithashtu ky libėr ėshtė i
kapshėm pėr opinionin e gjerė tė lexuesve, sikurse edhe pėr
hulumtuesit, profesioni i tė cilėve ėshtė "Sira". Secili do tė gjejė
aty atė qė dėshiron pėr vete. Andaj, kjo vepėr ka fituar ēmimin e parė
nė konkursin e Rabitės "Pėr Siren mė tė mirė".

Duhet tė nėnvizojmė se ky libėr ėshtė vetėm vazhdim i pėrpjekjeve
tė mėdha qė kanė bėrė shkencėtarėt e Indisė gjatė shumė shekujve, pėr
ruajtjen e traditės islame, duke kultivuar shumė shkenca islamike. Janė
tė njohura arritjet e tyre origjinale nė fushėn e tefsi-rit, tė
hadithit, tė Sires dhe tė shkencave tė tjera tė hadithit.

Dhe, teksa botojmė kėtė libėr pėr muslimanėt e Lindjes dhe tė
pėrėndimit, e lusim Allahun Y qė ta pėrdorin kėtė. Allahu e di se ēfarė
qėllimi ka ēdo njeri!
_________________

3Buzqeshje Re: Nektari i vulosur i Xhennetit prej 2/4/2009, 22:27

Vizitor


Vizitor
POZITA E ARABĖVE DHE E POPUJVE ARABĖ



Siretu Resulullahu ose Jetėshkrimi i Resulullahut e ėshtė interpretimi
i vėrtetė i Shpalljes sė Kur’anit dhe i porosisė tė cilėn Pejga-mberi e
ia komunikoi mbarė njerėzimit. Kjo Shpallje ėshtė udhėrrėfyesi me tė
cilin Allahu Y i ka nxjerrė njerėzit nga errėsira nė dritė, nga
idhujtaria nė besimin nė njė Zot.

Prandaj, ėshtė e pamundur tė pėrfytyrohet nė tėrėsi fuqia
madhėshtore e Shpalljes sė Allahut Y, vetėm nėse krahasohet gjendja qė
i ka paraprirė Shpalljes me gjendjen qė ka rezultuar nga ndikimi dhe
fuqia e saj. Nga ky aspekt sjellim kapitullin pėr popujt arabė dhe
ndodhitė historike para Islamit, e pastaj kapitullin mbi situatėn
historike tė periudhės nė tė cilėn paraqitet Muhammedi e.

Pozita e arabėve

Fjala El-Areb nė gjuhėn shqipe do tė thotė shkretėtirė, stepė, tokė
jopjellore, pa ujė dhe pa bimė. Me kėtė emėr, qė nga kohėt e lashta,
ėshtė quajtur Gadishulli Arabik, si edhe banorėt e kėtij vendi, tė
cilėt e kanė atdhe.

Gadishulli Arabik nga pėrėndimi kufizohet me Detin e Kuq dhe me
njė pjesė tė Gadishullit tė Sinajit, nga lindja me gjirin Arabik dhe me
njė pjesė tė madhe tė Irakut Jugor. Nė jug gjendet Deti Arabik, i cili
ėshtė vazhdim i Oqeanit Indian. Nė veri kufizohet me Sirinė dhe me njė
pjesė tė Irakut. Sipėrfaqja arrin deri nė njė milion - njė milion e
treqind mijė milje katrorė. (rreth 3 milionė km2) Gadishulli Arabik zė
njė vend shumė tė rėndėsishėm gjeostrategjik nė atė pjesė tė botės.

Pėrbėrja natyrore e tokės ėshtė zallore, pa kurrfarė pasurish
natyrore qė do t’i joshte tė huajt ta kolonizonin kėtė vend. Prandaj
Gadishulli Arabik ka mbetur i pamposhtur dhe i mbrojtur vetvetiu, qė
nga kohėt mė tė lashta e gjer mė sot. Edhe banorėt e kėtij Gadishulli
kanė qenė gjithnjė tė lirė dhe tė pamposhtur, pėrkundėr faktit se ishin
tė kufizuar me fuqitė mė tė mėdha botėrore tė asaj kohė: me Bizantin
dhe Persinė.

Pozita strategjike e Gadishullit Arabik ėshtė e rėndėsishme pėr
tėrė rajonin e Azisė Juglindore. Gjendet midis dy kontinenteve tė
njohura me emrin Bota e Vjetėr. Kufizimet nga toka dhe deti. Kufiri i
tij veriperėndimor ėshtė port prej nga hyhet nė Afrikė, ndėrsa kufiri
verilindor ėshtė ēelės pėr Evropėn. Ana lindore u hap derėn joara-bėve,
kėshtu qė lidhja me Indinė dhe me Kinėn ėshtė njėkohėsisht edhe lidhja
me Lindjen e Largėt. Nga kufiri verior, ky Gadishull, lidhet me Lindjen
e Afėrt. Pėr shkak tė pozitės sė tillė gjeografike tė Arabisė, veriu
dhe jugu i saj kanė qenė porte pėr popujt e tjerė, kanė qenė qendra
tregtare, kulturore, arsimore, fetare dhe qendra tė artit.

Popujt arabė

Historianėt i ndajnė arabėt nė tri grupe sipas origjinės:

1. Arabėt El-Baide, ose arabėt autoktonė tė kėtij Gadishulli, pėr
prejardhjen e tė cilėve nuk ka tė dhėna tė mjaftueshme me shkrim. Atyre
u takojnė fiset: Ad, Themud, Tasėm (degė e fisit tė zhdukur Ad nė
Jemen), Xhedis, Amlak dhe disa fise tė tjera. Kėta nė realitet janė
arabėt beduinė.

2. Arabėt El-Aribe, tė cilėt janė me origjinė nga Ja’reb bin Jeshxhel bin Kahtani, andaj quhen edhe arabė Kahtanije.

3. Arabėt El-Mustar’ebe, tė cilėt e kanė origjinėn nga Ismaili, dhe quhen arabė Adnanije.

Arabėt Kahtanije ose El-Aribe, kanė ardhur nga jugu i Arabisė.
Djepi i tyre ėshtė Jemeni. Familjet e tyre janė degėzuar me lidhje
martesore dhe dy nga fiset mė tė njohura janė:

a) Humejr, me familjet mė tė njohura: Zejdull-Xhumhur, Kuda’at dhe Sekasik;

b) Kehlan, me familjet mė tė njohura: Hemdan, Enmar, Tajj,
Midhhaxh, Kinda, Laham, Xhidham, El-Ezd, El-Evs, El-Hazrexh, ndėrsa
pasardhėsit e Xhefnit kanė qenė sundimtarė tė Shamit, pėrkatėsisht tė
Sirisė, tė Palestinės dhe tė Jordanisė. Fisi Kehlan nga Jemeni ėshtė
shpėrngulur nė tė gjitha viset e Arabisė, menjėherė pas shpėrthimit tė
pendės Arim. U bėnė tregtarė tė njohur, por tregtia u dėshtoi pasi
Bizanti zaptoi rrugėn detare, ndėrsa rruga tokėsore u rrėnua pas
pushtimit tė Egjiptit dhe tė Sirisė.

Fiset jetonin kryesisht nė marrėdhėnie tė mira, por ngandonjėherė
edhe tė kėqija. Ndėrkaq, gjithnjė garonin se cili do tė ishte mė i miri
dhe cili do tė fitote famė mė tė madhe. Ndėrmjet tyre gjithnjė
mbretėronte fryma e rivalitetit. Ndodhte qė mes tyre tė formonin edhe
lidhje gjaku me anė tė martesave, siē ka ndodhur me Humejrėt dhe me
Kehlanėt. Populli Kehlan ėshtė shpėrngulur nė tė katėr anėt, prej tyre
rrjedhin kėto katėr grupe tė pasardhėsve:
_________________

4Buzqeshje Re: Nektari i vulosur i Xhennetit prej 2/4/2009, 22:29

Vizitor


Vizitor
1. El-Ezdėt

Sipas mendimit tė kryeparit tė tyre, Umran b. Amrit, ata u shpėrngulėn
nė tė gjitha anėt. Udhėtuan nga Jemeni nė veri tė Arabisė. Njihen edhe
vendet ku janė vendosur pas shpėrnguljes sė fundit. Thalebe b. Amėr
El-Ezdi vajti nė Hixhaz dhe vendoset midis vendeve Thalebije dhe
Dhi-K**. Kur iu rrit i biri, u forcua dhe e mori botėn nė sy. Arrin tė
vendoset nė Medinė. Pasardhėsit e tij janė: El-Evs, El-Hazrexh, djemtė
e Harith b. Thalebit.

Harith b. Amri, nga fisi Huza’ah, ndahet prej tyre dhe arrin nė
rajonin e Hixhazit. Vendoset nė rrugėn Edh Dhahran. Fisi i tij, pasi
pushtoi Haremin dhe Mekėn, i zgjodhi kėto si vendbanime pėr vete, ku
prej andej dėboi Xherahimėt, banorėt e lashtė autoktonė. Amran b. Amri
shkoi nė Amman (Jordani), ku vendoset me familjen e vet.

Xhefre b. Amri shpėrngulet nė Sham, ku mbetet tė jetojė me
familjen e vet. Prej tij rrjedhin mbretėrit e Gassanit, tė cilėt e
marrin emrin nga uji Hixhaz (pus midis Remeit dhe Zeabetit), ku qe edhe
vendbanimi i tyre i parė, para se tė shkonin nė Sham.

2. Lahamėt dhe Xhedhamėt

Nga fisi i parė ėshtė pasardhėsi Nasėr b. Rebia, nga i cili rrjedhin mbretėrit e Menadhirit nė Hajėr.

3. Benu Tajjėt

Pas shkuarjes sė El-Ezdėve, Benu Tajjėt nisen pėr nė veri. Vendosen
nė dy kodra, Exha dhe Selma, andaj qė tė dyjat i quajtėn kodrat e
Tajjit.

4. Kindamėt

Ata vendosen nė rajonin e Bahrejnit, pastaj u detyruan me dhunė ta
braktisnin kėtė vend. Shkojnė nė Hadramevt e pastaj edhe nė Nexhd, ku
formojnė njė shtet me rėndėsi tė madhe strategjike, por ky shtet sė
shpejti shkatėrrohet pa lėnė kurrfarė gjurme. Kindamėt i takojnė fisit
Kuda’at me origjinė nga Humejri, megjithėse ka mendime tė ndryshme pėr
origjinėn e tyre. Ata, pas braktisjes sė Jemenit, vendosen nė
shkretėtirėn e Irakut.
_________________

5Buzqeshje Re: Nektari i vulosur i Xhennetit prej 2/4/2009, 22:30

Vizitor


Vizitor
Arabėt Mustar’ Ebe

Ata rrjedhin nga stėrgjysh Ibrahimi u, me origjinė nga viset irakiane,
saktėsisht nga qyteza "Ir" e cila ndodhej nė bregun pėrėndimor tė lumit
Eufrat, nė afėrsi tė Kufės. Gėrmimet dhe trashėgimia e kėtij vendi tė
rėndėsishėm historik janė pėrshkruar hollėsisht dhe ruhen nė libra. Po
ashtu janė ruajtur edhe shėnimet mbi origjinėn e familjes sė Ibrahimit
e dhe pėr ndodhitė shoqėrore e fetare tė asaj kohė.

Nga historia ėshtė e njohur se Ibrahimi e ėshtė shpėrngulur nga
vendi "Ir" nė vendin Haran apo Hiran, prej kėndej ka shkuar nė
Palestinė. Palestinėn e ka zgjedhur si qendėr pėr ushtrimin e misionit
tė vet, por udhėtonte pėrkohėsisht nė vende tė tjera e pėrsėri kthehej
aty.

Burimet pėrmendin se njė herė ka udhėtuar nė Egjipt te faraoni, i
cili ėshtė orvatur t’i bėnte intrigė dhe ligėshti gruas sė tij, por
Allahu Y kėtė intrigė ia ktheu atij. Faraoni vėren se sa e devotshme
ishte Sara ndaj Allahut Y, andaj ia jep vajzėn e vet, Haxheren, si
shėrbėtore. Sara e merr Haxheren nė shėrbim, pastaj e marton me
Ibrahimin e. Kėshtu Haxherja bėhet gruaja e dytė e Ibrahimit e, me kėtė
rast dėshton intriga e faraonit.

Ibrahimi e kthehet nė Palestinė dhe Allahu Y nga Haxherja i dhuron
Ismailin. Sara, gruaja e tij e parė ishte xheloze, andaj pėrpiqej t’ia
mbushte mendjen qė ta linte Haxheren dhe fėmijėn e saj tė vogėl,
Ismailin. Ai nuk deshi tė ndahej nga Haxherja, por pėr t’i plotėsuar
dėshirėn Sarės, e dėrgon kėtė nė Hixhaz dhe qė tė dy i la nė njė luginė
jopjellore, afėr shtėpisė sė Shenjtė Bejtul-Muharrem, e cila asokohe
ekzistonte nė formėn e njė grumbulli tė ngritur prej gurėsh e rėre, tė
cilėn herė pas here e rrihte era nga tė dyja anėt.

Ibrahimi e i la kėta nėn hijen e njė palmeje, nė afėrsi tė
Zem-zemit tė sotėm, i cili nuk ekzistonte atėbotė. Ky vend ndodhet nė
majė tė Mesxhidul-Haramit tė sotėm.NėkohėneHaxheres, e tėra ka qenė
shkretėtirė. U la ushqim dhe ujė e pastaj u kthye nė Palestinė.

Haxherja dhe djali i saj i vogėl qėndruan disa ditė nė
shkretėtirė, derisa iu harxhua ushqimi dhe uji. Pastaj, me vullnetin e
Allahut Y, uji filloi tė buronte nga rėra - burimi Zem-zem, i cili ua
shoi etjen dhe njėkohėsisht u bė burim i jetės sė tyre.

Rrėfimi pėr Haxheren dhe pėr Ismailin ėshtė i gjatė dhe i njohur.

Atėbotė aty arrin fisi Jemanit, i quajtur Xhurhum, apo brezi i dytė
i tyre, dhe me lejen e Haxheres, nėnės sė Ismailit, u vendosėn nė
truallin rreth Zem-zemit. Thuhet se fisi Xhurhum mė parė ka jetuar nė
shpatinat e maleve tė Mekės sė sotme. Buhariu, nė koleksionin e vet tė
haditheve, thotė qartė se ky fis ėshtė vendosur nė rajonin e Mekės sė
sotme pas Ismailit, para moshės madhore tė tij, se ata zbrisnin nga
malet nė kėtė luginė, por nė mungesė tė ujit nuk ishin vendosur aty mė
herėt.

Ibrahimi e herė pas here vinte nė Mekė pėr tė vizituar familjen e
vet tė braktisur. Nuk dihet saktėsisht numri i kėtyre udhėtimeve, por
historia ka shėnuar katėr. Allahu Y pėrmend nė Kur’an se Ibrahi-mi e
kishte ėndėrruar se duhej ta therte (flijonte) djalin e tij, Ismai-lin,
andaj kur deshi ta bėnte kėtė, Allahu Y tha: "Dhe, kur ata tė dy u
dorėzuan, e ai e shtriu me ballė pėrtokė, Ne e thirrėm: "O Ibrahim!Ti e
realizove ėndrrėn!Ne,metėvėrtetė,kėshtu i shpėr-blejmė ata qė bėjnė
vepra tė mira. Kjo, me tė vėrtetė, ishte njė sprovė e qartė!" Dhe Ne e
shpaguam atė me njė kurban tė madh..." (Es-Saffat: 103-107).

Nė Gjenezė, nė librin e parė tė Dhiatės sė Vjetėr, thuhet se
Ismaili ishte trembėdhjetė vjet mė i madh se Is’haku. Tregimi dėshmon
se kjo ka ndodhur para lindjes sė Is’hakut, sepse lajmi i parė pėr
Is’hakun pėrmendet pas rrėfimit tė shkruar nė tėrėsi mbi Ismailin. Nė
kėtė rrėfim pėrmendet sė paku njė udhėtim i Ibrahimit e para mo-shės
madhore tė Ismailit, ndėrsa tri udhėtime tė tjera i pėrmend Buhariu,
transmetuar nga Ibni Abbasi r.a., e ky drejtpėrdrejt nga Resulullahu e.

Ismaili rritet dhe bėhet njė djalosh i bukur e i pashėm. Gjuhėn
arabe e mėson nga fisi Xhurhum. Kėta e pėlqejnė shumė, andaj e martojnė
me njė vajzė nga fisi i tyre. Ndėrkohė i vdes nėna dhe Ibrahimi e u nis
nga Palestina pėr tė vizituar Haxheren dhe tė birin, Ismailin.

Nė Hixhaz arrin pas martesės sė Ismailit. E kėrkon Ismailin nė
shtėpi, por nuk e gjen, aty takon vetėm bashkėshorten e tij, me ē’rast
e pyet pėr Ismailin, si ishte dhe si jetonte. Ajo i ankohet pėr
varfėri, e Ibrahimi e e porosit atė qė t’i thoshte Ismailit ta ndėrrojė
pragun e shtėpisė. Ismaili e kupton porosinė e babait dhe ndahet nga
kjo grua e martohet me njė tjetėr, me tė bijėn e Mudad b. Amrit,
kryeparit tė moēėm tė fisit Xhurhum. Pas kėsaj martese tė Ismailit,
Ibrahimi e pėrsėri vjen pėr vizitė dhe pėrsėri nuk e gjen Ismailin nė
shtėpi, andaj e pyet gruan e tij se si ėshtė dhe si jeton. Ajo
falėnde-roi Allahun Y pėr ēdo gjė, e ai porosit Ismailin qė kėsaj radhe
tė pėr-forcojė pragun e shtėpisė. Pastaj Ibrahimi e kthehet nė
Palestinė.

Ibrahimi e vjen pėr tė tretėn herė dhe e gjen Ismailin duke
mprehur shigjeta nėn kurorėn e njė druri, afėr burimit Zem-zem. Nisen
drejt njėri tjetrit, sikur djali ndaj babės ashtu edhe baba ndaj
djalit. Takimi i tyre mė nė fund u bė pas njė kohė shumė tė gjatė.
Babai plak e kishte tė vėshtirė t’i fshihte lotėt e gėzimit para birit
tė vet, edhe i biri i ndershėm dhe i mirė nuk mund ta fshihte gėzimin
paratij.Njė kohė ata qėndruan sė bashku. Kėsaj here hodhėn theme-let
mbi tė cilat ngritėn Ka’ben. Ibrahimi e u komunikoi njerėzve ta kryenin
haxhin, ashtu siē kishte urdhėruar Allahu Y.

Allahu Y i dhuroi Ismailit dymbėdhjetė djem. Djemtė e tij
quheshin: Nabit apo Nabajot, Kajdar, Edbail, Mibsham, Mishma’a, Devmen.
Misha, Hudad, Jetmen, Jatur, Nefis dhe Kajdeman.

Prej tyre u shtuan dymbėdhjetė fise. Nė fillim qė tė gjithė
qėndronin nė Mekė. Merreshin me tregti. Udhėtonin rrugėve tregtare nė
relacionin pėrgjatė Jemen-Sham-Egjipt dhe anasjelltas. Pas njė-farė
kohė kėto fise shpėrngulen nė mbarė Arabinė, madje edhe jash-tė saj.
Shumė prej tyre harrohen, pėrveē fiseve Nabit dhe Kajdar. Nė veri tė
Hixhazit lulėzoi kultura e El-Enbatėve. Ky popull krijoi njė pushtet tė
fortė, tė cilit iu nėnshtruan fiset pėrreth. Kryeqendrėn e kishin nė
Batra. Askush nuk guxonte t’u kundėrvihej, gjersa erdhėn bizantinėt, tė
cilėt i nėnshtruan.

Profesor Sulejman En-Nedeviu, nė studimin e vet shkencor,
parashtron mendimin se prijėsit e fisit Gassan (Gassasinė), sikurse
edhe ensarėt nga fisi El-Evs dhe El-Hazrexh, nuk e kanė prejardhjen nga
kahtanėt, por nga familja e Nabit b. Ismailit, kėtė e dėshmojnė
gjur-mėt e tyre historike nė ato vende.

Bijtė, pėrkatėsisht pasardhėsit e Kajdarit, kanė mbetur nė Mekė,
ku edhe janė familjarizuar. Brezit tė tyre i takojnė Adnani dhe i biri
i tij, Me’adi. Nga ky i fundit arabėt Adnanijė kanė mbajtur nė mend
origjinėn e vet. Adnani ėshtė gjyshi i njėzetenjėtė nė brezin familjar
tė Resulullahut e. Ėshtė shėnuar se Resulullahu e gjatė pėrmendjes sė
origjinės sė vet, ka ardhur gjer tek Adnani, e atėherė ėshtė ndalur
duke thėnė: "As shkruesit nuk do tė ishin tė sigurt pėr babanė para
Adnanit." Nė tė kaluarėn ai nuk ka shkuar mė larg se Adnani. Me kėtė
pajtohen edhe shumė dijetarė, andaj nė origjinėn e Resulullahut e nuk
shkojnė pėrtej Adnanit, duke u bazuar nė hadi-thin e pėrmendur. Ata
thonė se nga Adnani e gjer tek Ibrahimi e ekzistojnė dyzet brezni.

Pasardhėsit e Me’adit janė shtuar nga i biri i tij Nezari, i vetmi
pasardhės i tij mashkull. Ai ka pasur katėr djem, nga tė cilėt rrjedhin
katėr fise: Ijjad, Emmar, Rebiah dhe Mudar. Dy tė fundit janė
nume-rikisht tė mėdha dhe tė njohura nė histori pėr nga fama dhe
autori-teti.

Nė kohėn paraislamike, nga fisi Rebiah, dolėn personalitete tė
rėndėsishme historike. Kėta janė: Esed b. Rebia, Abdul-Kajsi, dy djemtė
e Vailit: Bekri dhe Taglubi, pastaj Hanife etj.

Populli Mudar, me lidhje martesore dhe numerikisht i shumtė, u nda
nė dy fise tė mėdha: Kajs b. Mudar dhe Ilijas b. Mudar. Nga Kajs b.
Mudari pasojnė fiset: Benu Sulejm, Benu Havazin, Benu Gaffan, ndėrsa
nga Gaffanėt janė: Abesi dhe Dhubjan Eshxh’i dhe Gani b. Easari.

Nga Ilijas b. Mudari pasojnė: Temim b. Merre, Hudhejf b. Mudrike, Benu Esed b. Hudhejme dhe pasardhėsit e Ken’aneh b. Hudhejmes.

Nga Ken’aneti pasojnė kurejshėt, siē janė djemtė e Fihėr b. Malik
b. Nadar b. Ken’anetit. Kurejshėt me kohė u ndanė nė shumė fise, e mė
tė njohurat janė: Xhuhm, Sehm, Adijj, Mahzum, Tejmi, Zehra, ndėrsa
pasardhėsit e Kussaj b. Kelabit janė Abduddar b. Kussaji, Abdu Menaf b.
Kussaji dhe Esed b. Abdul-Uzza b. Kussaji.

Fisi Abdu Menaf degėzohet nė katėr familje: Abdu-sh-Shems, Neufel,
El-Muttalib dhe Hashim. Prej familjes Hashim, Allahu Y zgjo-dhi
Pejgamberin tonė, Muhammedin e, djalin e Abdullah b. Abdul-Muttalib b.
Hashimit. Resulullahu e ka thėnė: "Allahu e ka zgje-dhur Ismailin nga
bijtė e Ibrahimit, Ken’anin nga bijtė e Ismailit, kurejshėt nga bijtė e
Ken’anit, ndėrsa nga kurejshėt ka zgjedhur Benu Hashimitėt, e mua nga
Benu Hashimitėt."

Transmetohet nga Abbas b. Abdul-Muttalibi, i cili ka thėnė:
"Resulullahu e ka thėnė: "Allahu i ka krijuar krijesat, e mua mė ka
zgjedhur me origjinė nga brezi mė i mirė, nga fisi mė i mirė dhe nga
familja mė e mirė. Unė jam, pra, mė i miri si nga virtytet ashtu dhe
nga origjina." Kur u zgjerua fisi Adnanit, ata u shpėrndanė nė tėrė
Arabinė. Janė vendosur nėpėr shpatie tė kodrave dhe nėpėr lugina
pjellore. Pasardhėsit e Bekėr b. Vailit, Abdul-Kajsit, dhe pasardhėsit
e Temimit u vendosėn nė Bahrejn dhe mbetėn aty.

Fisi Benu Hanife b. Sa’d b. Ali b. Bekėr u vendos nė Jemame dhe nė
qytezat pėrreth, ndėrsa pasardhėsit e tjerė tė Bekėr b. Vailit u
vendosėn nė trevat prej Jemames nė Bahrejn, gjer te portet Sejf dhe
Kazimet nė bregdet dhe nė shpatiet e rajonit Sevad nė Irak. Fisi Taglib
u vendos nė luginėn e lumit Eufrat. Disa familje kanė jetuar sė bashku
me fisin Bekėr. Fisi Benu Temim u vendos nė fshatrat e Bas-rės. Benu
Sulejmėt (Selimėt) mbetėn nė afėrsi tė Medinės nė lugi-nėn Vadil-Kura
dhe Hajber nė lindje tė Medinės deri te dy kodrat (Xhebe-lejn), tė
cilat shtrihen deri nė El-Xherre. Nė Taif u vendos fisi The-kaf, kurse
fisi Havazin, nė lindje nga Meka, nė shpatiet e Evsasit nė rrugėn midis
Mekės dhe Basrės. Benu Esedėt u vendosėn nė pjesėn lindore tė Tejmit
dhe nė pėrėndim nga Kufa, mes tyre ishin shtėpitė e Buhtur b. Tajjit.
Largėsia prej tyre gjer nė Kufe ishte pesė ditė ecje nė kėmbė. Dhubjani
u vendos midis Tejmit dhe Havranit. Fami-lja e Ken’anit mbeti nė Tuham,
ndėrsa Mekėn dhe luginėn e saj e banuan kurejshėt, tė cilėt, pasi ishin
tė pėrēarė, i bashkoi A’ta-Kus b. Kulabi, qė i bėri tė njohur e me famė
qysh para Islamit.



PUSHTETI DHE UDHĖHEQJA TEK ARABĖT

Meqenėse duhet tė flasim pėr gjendjen e arabėve para Islamit,
vendosėm tė japim njė pasqyrė tė shkurtėr tė historikut arab, shtetit
dhe besimit tė tyre, nė mėnyrė qė t’i kuptojmė mė lehtė ngjarjet dhe
ndodhitė e jashtėzakonshme nė kohėn e shpalljes sė Islamit.

Gjatė kohės sė shpalljes sė Islamit, nė Gadishullin Arabik mbretėronin dy shtresa shoqėrore:

a) Mbretėrit e kurorėzuar, tė cilėt nuk gėzonin pavarėsi;

b) Paria dhe udhėheqja e fiseve, tė cilėt i gėzonin tė gjitha
privilegjet, sikurse dhe mbretėrit, por, ndryshe nga shumica prej tyre,
ata ishin tė pavarur. Rrallėherė kryeparėt e fiseve i nėnshtroheshin
mbretit. Mbretėrit e kurorėzuar ishin sundimtarėt e Jemenit, pastaj
sundimtarėt e familjes Gassan dhe sundimtarėt e El-Hajrit. Sundim-tarėt
e tjerė tė Gadishullit Arabik nuk kishin kurorė.
_________________

6Buzqeshje Re: Nektari i vulosur i Xhennetit prej 2/4/2009, 22:31

Vizitor


Vizitor
Pushteti nė Jemen



Populli mė i vjetėr i Jemenit ėshtė populli seb’e. Ata u takojnė
arabėve Arebe. Pėr ta kemi mėsuar mjaft nga gėrmimet arkeologjike tė
Evrit rreth shekullit XXV para lindjes sė Isait e, ose para erės sė re.
Shkallėn e lartė tė qytetėrimit e kanė arritur nė shekullin XI p.e.r.

Epokėn e sundimit tė tyre mund ta ndajmė nė katėr etapa:

1. Kjo periudhė arrin tė shėnohet gjer nė vitin 650. p.e.r. Sundimtarėt e kėsaj periudhe janė quajtur "Seb’ejėt e Fortė".

Kryeqendra e tyre ka qenė qyteti Sarvah, gėrmadhat e tė cilit
gjenden njė ditė udhėtimi nga qyteti M’areb ose Harib. Nė kohėn e
sundimtarėve seb’eit kishte filluar ndėrtimi i pendės sė famshme, tė
njohur me emrin "Seddu Me’reb", e cila kishte rėndėsi tė madhe
historike pėr Jemenin. Dihet se Seb’ejėt kanė qenė pushtues tė mėdhenj,
prandaj gjatė kohės sė sundimit tė tyre kanė pasur shumė koloni nė
Arabi dhe jashtė saj.

2. Periudha e dytė nga viti 650. p.e.r. Nė kėtė periudhė mbretėrit
mohuan emrin "Seb’ejėt e Fortė" dhe u quajtėn "Mbretėrit nga Seb’eja".
Si kryeqytet caktojnė M’arebin, nė vend tė Sarvahit, gėrmadhat e tė
cilit ekzistojnė gjashtėdhjetė millje larg nga ana lindore e San’it.

3. Periudha e tretė zgjat prej vitit 115 p.e.r. e gjer nė vitin
300 tė erės sė re. Seb’enė e sundojnė Himjerėt, tė cilėt pushtojnė
qytetin Rejdan, e bėjnė kryeqytet tė vetin dhe e riemėrtojnė me emrin
"Dhaffar". Gėrmadhat e Dhaffarit ekzistojnė nė kodrėn Midver afėr
Jeremit.

Qė nga kjo periudhė, Seb’eajtė dhe shteti i tyre fillojnė tė
dobėsohen dhe tė bijnė nė dekadencė. Ata humbėn tregun nė veri tė
Hixhazit, kėshtu qė u shkatėrrua tregtia e tyre. Ndėrkohė Bizanti, pasi
pushtoi Egjiptin, Sirinė dhe Shamin, mbizotėron me tregtinė detare dhe
me tregun e Hixhazit verior. Edhe pėrleshjet ndėrfisnore ndikojnė nė
shkatėrrimin e rrjetit tregtar tė Seb’ejėve. Tė gjitha kėto ndikuan
edhe nė shpėrnguljen e shpejtė tė familjes Kahtan, tė cilėt filluan tė
emigrojnė nė vise tė ndryshme tė Arabisė.

4. Periudha e katėrt zgjat nga viti 300. i erės sė re e gjer nė
pėrhapjen e Islamit nė Jemen. Kjo periudhė ėshtė e shėnuar me
pėrmbysje, konflikte dhe me luftėra qytetare, qė u mundėsuan tė huajve
t’i nėnshtrojnė ata dhe t’i lėnė pa liri.

Nė kėtė kohė Bizanti hyn nė Aden, dhe abisinasit me ndihmėn e tyre
pushtojnė Jemenin, pėr tė parėn herė nė vitin 340, duke shfrytėzuar
pėrleshjet ndėrmjet fiseve Hemdan dhe Himjer. Pushteti i
abisinasvezgjati gjer nė vitin 378,pastaj Jemeni fitoi pėrsėri
pavarė-sinė.

Ndėrkaq, atėbotė nė pendėn M’areb fillojnė tė paraqiten
plasaritje, e cila sė shpejti shpėrtheu dhe shkaktoi pėrmbytje tė
madhe. Pėr kėtė pėrmbytje na flet Kur’ani a.sh., siē flet edhe pėr
pėrmby-tjen e qytetit Irem, qė ka ndodhur nė vitin 450 apo 451. Nga kjo
katastrofė e madhe rrėnohet qyteti Amran dhe banorėt detyrohen tė
arratisen, duke e braktisur atė.

Nė vitin 523, udhėheqėsi hebraik Dhu-Nuvas, pėrgatit ushtrinė e
vet dhe niset nė njė fushatė tė madhe kundėr tė krishterėve tė
Nexhranit. Ai orvatet qė t’i kthejė me presion nga Krishterimi. Pasi
ata refuzojnė ta bėjnė kėtė, ai urdhėron tė hapen hendeqe dhe aty tė
hidhen tė krishterėt dhe tė digjen tė gjallė. Pėr kėtė ngjarje flet
Kur’ani nė suren "El-Buruxh". Allahu Y thotė:

"Mallkuar qofshin ata qė kanė hapur hendeqe." (El-Buruxh: 4)

Kjo ka qenė periudha e depėrtimit tė vrullshėm tė Krishterimit nė
Lindje, kjo valė pėrfshin edhe Arabinė. Kjo ishte periudhė e ndritshme
e Perandorisė Romake, e cila zgjerohej me tė shpejtė.

Bizantinėt i ngritėn abisinasit, ua pėrgatitėn anijet dhe dėrguan
afro shtatėdhjetė mijė luftėtarė qė tė zbarkojnė nė Arabinė Jugore.

Kėshtu abisinasit e krishterė pushtojnė Jemenin pėr tė dytėn herė
nė vitin 525 nėn udhėheqjen e Orijatit. Orijati mbetet nė Je-men, i
kurorėzuar nga mbreti i Abisinisė, gjersa e zėvendėsoi Ebrehe-ja,
mėkėmbėsi abisinas nė Jemen, i cili ishte njėri nga komandantėt e
Orijatit.

Ebreheja ėshtė njeriu qė nisi ushtrinė me elefantin qė tė rrėnojė
Ka’ben. Ky dhe ushtarėt e tij janė tė njohur nė histori me emrin
"As’habu-l-fil", ose pronarėt e elefantit. (Pėr ngjarjen me elefantin
do tė bėhet fjalė mė poshtė).

Pas ngjarjes me elefantin, Jemenasit kėrkojnė ndihmė nga
persianėt, tė cilėt i mundin abisinasit dhe i pėrzėnė nga vendi i tyre.
Atėherė, nė vitin 575 fitojnė pavarėsinė nėn udhėheqjen e Me’ad
Jekrebit. Me tė mbetėn disa abisinas si shėrbėtorė, ose si roje tė
Me’adit. Pas vdekjes sė tij pushon sundimi i jemenasve. Atėbotė
sunduesi persian, Kisra, emėron mėkėmbėsin e vet nė San’ae dhe shpall
Jemenin si provincė persiane. Kėshtu, nė Jemen ndėrrohen mėkėmbėsit
persianė njėri pas tjetrit, gjer nė vitin 638, kur Badhani pranon fenė
islame. Me kalimin e tij nė Islam, nė Jemen pushon sundimi persian.



Pushteti nė Hira



Persianėt sundonin Irakun dhe zonat e tij kufitare, sidomos gjatė
sundimit tė Karashit tė Madh, prej vitit 559 gjer nė 527 p.e.r. Askush
nuk i trazonte gjersa nuk ua tund fronin Aleksandri i Maqedonisė, nė
vitin 326 p.e.r.

Ai futi pėrēarje mes tyre, e pastaj nė Irak sunduan mbretėrit Tavaif, pushteti i tė cilėve zgjati gjer nė vitin 230 p.e.r.

Nė kohėn e kėtyre sundimtarėve, kahtanėt migrojnė dhe pushtojnė
shpatet pjellore tė Irakut. Me ata u bashkuan edhe disa grupe
adnanijėsh, kėshtu qė i zmbrapsėn mbretėrit Tavait nė luginėn e
Eufratit.

Persianėt e rimorėn pushtetin nė kohėn e Erdishirit, themeluesit
tė shtetit sasadin, nė vitin 226 p.e.r. Ai i bashkoi persianėt dhe
robė-roi arabėt, tė cilėt jetonin nė pjesėt kufitare tė mbretėrisė sė
tij. Ky ishte shkaku qė fisi arab Kuda’at tė tėrhiqej prej kėtyre
viseve dhe tė vendosej nė Sham.

Gjatė kohės sė sundimit tė Erdishirit, nė rajonin e Hirasė
sundonte Hudhejme El-Vedahi. Ky njėkohėsisht ishte sundimtar i arabėve
tė tjerė, tė cilėt jetonin nė shkretėtirėn irakiane, si dhe tė fiseve
Rebiah dhe Mudar.

Erdishiri pa se nuk mund tė sundonte drejtpėrdrejt nė Arabi, dhe
se nuk do tė mund t’i ndalte arabėt nga sulmet e tyre nė viset kufitare
tė mbretėrisėsėvet,prandajvendosi qė si sundimtar tė emėron-te njė
arab, i cili do tė ishte besnik ndaj tij. Kėshtu, arabėt do tė ishin tė
mirėpritur nė luftė kundėr Bizantit. Arabėt e Irakut do tė kishin
pėrparėsi ndaj arabėve tė Shamit, tė cilėt tanimė ishin nėn sundimin e
Bizantit.

Mbreti i Hirasė, Hudhejme, gjithnjė e mbante tė pėrgatitur njė
ēetė kalorėsie pėr shuarjen e kryengritjeve. Ai vdiq nė vitin 268 tė
erės sė re.

Pas vdekjes sė Hudhejmes, nė Hira sundonte Amėr b. Adijj b. Safėr
El-Lahmi, sunduesi i parė nga Lahmitėt. Ky qėndroi nė pushtet derisa
persianėt i vendosėn Kubadh b. Ferjuzin. Nė kohėn e tij shfa-qet
Mazdaku, i cili filloi tė propagandojė dėshirėn e madhe pėr liri
(liberalizėm).Ithtaritij ishte Kubadhi, si dhe shumė shtetas tė tjerė.
Kubadhi i dėrgoi sunduesit tė Hirasė, Mundhir b. Mause-Semait, njė
ftesė qė t’i bashkohej kėsaj lėvizjeje dhe tė pranonte idenė e tij. Ky
e refuzoi kėtė ftesė, pėr ēka Kubadhi e shkarkoi nga pushteti, e nė
vend tė tij emėroi El-Harith b. Amėr b. Haxher El-Kindijjin, i cili iu
pėrgjigj ftesės sė tij.



Kubadhi, pas vetes la nė pushtet Kisra Enu Shirevahin, armikun mė
tė madh tė lirisė, i cili vrau Mazdakun dhe shumė ithtarė tė tij, e
pastaj e ktheu Mundhirin sundimtar tė Hirasė. Gjithashtu, ka dashur qė
ta nėnshtrojė edhe El-Harith b. Amrin, por ky ikėn te fisi Kuleb dhe
aty mbetet gjer nė vdekje.

Sundimi i Mundhirit vazhdoi njė kohė tė gjatė, sepse atė e
trashėgonin trashėgimtarėt e tij. Kjo ishte dinasti e vėrtetė. Me tė
ardhur nė post Nu’man b. Mundhiri, Kisra zemėrohet me tė dhe (pas njė
shpifjeje – spiunimi qė ia bėn Zejd b. Adijj El-Ibadiji) e fton nė
kryeqendrėn e vet. (Nu’mani largohet fshehtazi dhe shkon te Hani b.
Mes’udi, kryetari i fisit El-Shejban, tė cilit i lė nė ruajtje familjen
dhe pasurinė e vet). Pastaj shkon te Kisra, i cili e hedh nė burg dhe
aty mbetet gjer nė vdekje.

Nė vend tė tij, pėr sundimtar tė Hirasė, Kisra emėron Ijjas b.
Ka’bist El-Tajjin, duke e urdhėruar qė tė kėrkonte nga Hani b. Mes’-udi
t’ia dorėzonte atė qė gjendej tek ai. Mirėpo, Hani kėtė e refuzon
kategorikisht, prandaj Kisra i shpall luftė. Ai pėrgatiti me shpejtėsi
kėmbėsorinė e kalorėsinė dhe i vėrsulet Ijjasit. Mes dy ushtrive
zhvillohet njė luftė e ashpėr nė Dhi-K**. Benu Shejbanėt korrin fitore
tė madhe, tė cilėn persianėt nuk mund ta mohonin. Kjo ishte hera e parė
qė arabėt dalin fitues kundėr tė huajve. Kjo ka ndodhur menjėherė pas
lindjes se Resulullahut e, i cili u lind tetė muaj pas emėrimit tė
Ijjas b. Ka’bisit sundues tė Hirasė. Ndėrkaq, pas Ijjasit, Kisra
rivendos pėrsėri pushtetin e vet dhe pėrsėri emėron njė mėkėmbės arab
nga familja e Lahmit. Prej Lahmitėve, pushtetin e mori El-Mundhiri, i
njohur me pseudonimin M’arur, i cili sundoi vetėm tetė muaj. Atė e
mposht Halid b. Velidi me ushtrinė muslimane
_________________

7Buzqeshje Re: Nektari i vulosur i Xhennetit prej 2/4/2009, 22:32

Vizitor


Vizitor
Pushteti nė Sham



Nė periudhėn kur arabėt dyndeshin nė mėnyrė masive, nė Sham arriti
familja Kuda’at dhe vendoset aty. Ata ishin me origjinė nga Sulejh b.
Helvanėt, prej tė cilėve rrjedhin Dexhxham b. Sulejtėt, fisi mė i
njohur me emrin Dexhxhaim.

Bizantinėt i pėrdornin kėta si mburojė e gjallė nga sulmet
tokėsore tė arabėve, dhe si mbrojtje e fortė kundėr persianėve.
Ndėrkohė kėta morėn pushtetin nga bizantinėt, ku edhe sunduan njė kohė
tė gjatė. Sundimtari mė i njohur Dexhxhaim ka qenė Zijad b.
El-Hubevleti. Nė histori, sundimi i tyre pėrmendet prej fillimit deri
nė mbarim tė shekullit tė dytė tė erės sė re. Ata pushojnė sė sunduari
pas ardhjes sė Ali Gassanėve, familja qė i mposhti Dexhxhaimėt, prandaj
bizantinėt i emėronin kėta si sundimtarė tė arabėve tė Shamit.
Udhėheqėsi i tyre ka qenė Devmet Xhendeli.

Sundimtarėt Gassanė nė Sham janė emėruar si mėkėmbės tė mbretėrve
bizantinė gjer nė shpėrthimin e betejės sė Jermukut, nė vitin 13
hixhrij. Mbreti i tyre i fundit, Xhebel b. Ejhami, i nėnshtro-het
Islamit nė kohėn e Umer b. Hattabit t, sundimtarit tė besimdrejtėve.
_________________

8Buzqeshje Re: Nektari i vulosur i Xhennetit prej 2/4/2009, 22:33

Vizitor


Vizitor
Pushteti nė Hixhaz



Ismaili e ka qenė personaliteti mė i shquar nė Mekė dhe kryetari i
pėrhershėm i Ka’bes gjatė tėrė jetės sė vet. Ai ka jetuar 137 vjet.
Pastaj kėtė e zėvendėsojnė tė bijtė, Nabiti, mė vonė Kajdari e disa
thonė Akisi.

Mė pas, Mekėn e udhėheqi gjyshi i tyre, Medad b. Amėr Xhurhumi.
Kėshtu qė e tėrė qeverisja e Mekės ishte nė duart e tyre. Bijtė e
Ismailit kanė qenė tė nderuar dhe me famė nė sajė tė autoritetit tė
babės dhe gjyshit tė tyre, ndėrtuesve tė Ka’bes, por ata nuk kanė pasur
pushtet mbi Mekėn.

Kaluan shumė kohė, e pasardhėsit e Ismailit nuk patėn fatin tė
kishin ndonjė pozitė tė lartė nė pushtet. Ata dalėngadalė harrohen,
pėrderisa nuk dobėsohen Xhurhumėt, para ardhjes sė Buhatanaserit. Qysh
atėherė mbi qiellin mekas filloi tė ndriēonte ylli politik i
adnanijėve, siē do tė tregojnė edhe ndodhitė e ardhshme. Veēanėrisht
kjo shihet nė luftėn e Buhatanaserit kundėr arabėve nė Dhate Irk.
Koma-ndanti i arabėve nė kėtė luftė nuk ka qenė nga Xhurhumėt.

Bijtė e Adnanit shpėrndahen nėpėr Jemen nė kohėn e luftės sė Buhatanaserit, nė vitin 587 p.e.r.

Barmijahu dhe Me’adi nisen pėr nė Sham kundėr dėshirės sė
Buhatanaserit, prandaj ky shtoi presionin e vet e Me’adi kthehet nė
Mekė. Nga xhurhumėt takon vetėm Xhershem b. Xhelhemetin dhe martohet me
bijėn e tij, Mu’anaten, e cila lind, Nezarin. Pas kėsaj ndodhie gjendja
e xhurhumėve keqėsohet. Jeta e tyre bėhet gjithnjė e mė e vėshtirė,
prandaj fillojnė tė ushtrojnė dhunė ndaj vizituesve tė Mekės dhe
lejojnė shpėrndarjen e pasurisė sė Ka’bes.Kėto ngjarje i hidhėrojnė dhe
i pezmatojnė adnanijėt. Kur fisi Huza’ah erdhi nė Meri Dhahran dhe pa
se adnanijėt iknin nga xherahimijtė, shfrytėzuan rastin dhe mbetėn nė
pushtet nė sajė tė tyre, tė cilėt u kthyen t’i ndihmojnė Huza’atėt. Mė
sė shumti u kishte ndihmuar Benu Bekėr b. Abdu Menaf b. Ken’aneti. Ata
i sulmojnė xhurhumėt duke i pėrzėnė larg Mekės, kėshtu qyteti ra nė
sundimin e tyre, nė gjysmėn e shekullit tė dytė tė erės sė re. Kur fisi
Xhurhum mori rrugėn e mėrgimit, ata mė parė fshehėn nė pusin Zem-zem ca
gjėra me vlerė nga Ka’bja, ku i mbuluan mirė nė mėnyrė qė tė mos
dukeshin.

Ebu_Duxhaneh Nuk ėshtė nė linjė Reporto Postime Tė Papėlqyeshme Pėrgjigju Me Kuotė



Ibni Is’haku thotė: Amėr b. Harith b. Mudadi, nga fisi Xhurhum,
braktisi Mekėn duke fshehur nė pus dy kaproj tė artė dhe
Haxherul-esvedin (gurin e zi), kurse ai dhe suita e tij vajtėn nė
Jemen. Ishin tejet tė dėshpruar pėr shkak tė braktisjes sė Mekės dhe
lėnies sė pasurisė sė vlefshme aty. Periudha e Ismailit u nė histori
njihet rrethshekullitXXparaerėssėre,sipaskėsajxhurhumėtka nė qėndru-ar
nė Mekė nė shekullin XXI, ndėrsa pushteti i tyre ka lulėzuar ofro
njėzet shekuj.

Huza’atėt fitojnė pavarėsinė nė Mekė dhe njė pjesė tė pushtetit ua
marrin Benu Bekėrve, kurse fisi Mudar ka pasur tri detyra, pėrkatėsisht
tri leje gjatė kohės sė haxhit.

E para: T’i drejtojnė njerėzit, haxhilerėt, nga Arafati nė
Muzdelife dhe tė lejojnė kthimin e tyre nga Minna nė Mekė. Kėtė e bėnin
njerėzit e Benu Gavh b. Merit nga familja e Ilijas b. Mudarit. Ata e
kanė pasur ofiqin Sufė, qė do tė thotė nėpunėsit e Ka’bes.

Rėndėsia e lejes qėndronte nė atė se asnjėri nga haxhilerėt nuk ka
guxuar t’i gjuante guralecat pėrderisa kėtė mė parė nuk e bėnte Sufa.
Pasi gjuante ai, kėtė e bėnin edhe haxhilerėt e tjerė. Kur e
pėrfundonin gjuajtjen dhe niseshin pėr nė Minne, Sufėt qėndronin nė
Aka’ba dhe pritnin tė kalonin tė gjithė haxhilerėt. Pas ndėrprerjes sė
zinxhirit tė Sufėve, kėta u trashėguan nga familja Benu Sa’d b. Zejd
Munati nga fisi Temim.

E dyta: Kujdesi pėr kthimin kolektiv tė haxhilerėve nė Minne, nė mėngjesin e ditės sė kurbanit. Kėtė e kryenin Benu Advanėt.

E treta: Respektimi i muajve tė shenjtė - "Eshhuru-l-hurum". Pėr
respektimin e kėtyre muajve kujdeseshin Benu Temim b. Adijjėt nga fisi
Benu Ken’aneh.

Familja Huza’ah ka sunduar nė Mekė treqind vjet. Nė kohėn e tyre
adnanijėt shpėrngulen nė territorin e Nexhdit dhe nė shpatiet e Irakut
dhe Bahrejnit. Nė shpatiet e Mekės mbeten familjet kurejshe: Hulul,
Harm dhe Bujutah, tė pėrziera mes vetes. Kėta nuk kanė pasur kurrfarė
pushteti nė Mekė, e as nė Ka’be, gjersa erdhi nė pushtet Kussaj b.
Kulabit.

Historia tregon se babai i Kussajit ka vdekur ende pa u lindur
Kussaji. Nėna e tij pėrsėri martohet me njėrin nga Benu Udhretėt, qė
quhej Rebiah b. Haram, dhe e merr me vete nė vendlindje, nė shpa-tet e
Shamit.Kur rritet Kussaji, kthehet nė Mekė,ku asokohe sundon-te Hulejl
b. Habeshi nga fisi Huza’ah. Kussaji kėrkoi vajzėn e tij, Hubejjėn, pėr
grua dhe, pasi babai i saj pranoi, martohet me tė.

Pas vdekjes sė Hulejlit, shpėrthen lufta ndėrmjet fiseve Huza’ah
dhe Kurejsh, qė i mundėson Kussajit tė mbizotėrojė me Mekėn dhe Ka’ben.

Rreth shkaqeve tė shpėrthimit tė luftėrave ndėrmjet kėtyre dy fiseve, ekzistojnė tė shėnuara tri versione:
_________________

9Buzqeshje Re: Nektari i vulosur i Xhennetit prej 2/4/2009, 22:34

Vizitor


Vizitor
Versioni i parė:

Kur Kussajit i lindin fėmijėt dhe fiton pasuri tė madhe, autoritet dhe
prestigj, pas falimentimit tė Hulejlit, vendos tė marrė udhėheqjen mbi
Mekėn dhe Ka’ben. Ai mendon se kėtė e meriton mė shumė se huza’atėt dhe
Benu Bekrėt, sepse kurejshėt janė arabė
origjinarėdhetrashėgimtarėtėIsmailit.Pėrkėtėshkaka rrihet marrė-veshja
mes njė kurejshi dhe njė benu ken’aneti pėr persekutimin e fiseve
Huza’ah dhe Benu Bekėr nga Meka dhe kėshtu veprojnė mė tutje.

Versioni i dytė:

Hulejli, siē mendon fisi Huza’ah, e kishte lėnė me testament qė Kussaji tė udhėhiqte Mekėn dhe Ka’ben.



Versioni i tretė:

Hulejli ia ka dhuruar vajzės sė vet, Hubejjės, pushtetin mbi Ka’ben
dhe ka emėruar Ebu Gibshan Huza’aiun pėr ndihmės tė saj, pra-ndaj ky
bėhet derėtar i Ka’bes. Pas vdekjes sė Hulejlit, ajo e blen shėrbimin e
Ebu Gibshanit pėr Kussajin, pėr njė shakull verė. Huza’atėt zemėrohen
pėr shkak talljes sė tillė me objektin e shenjtė dhe pėrpiqen qė t’ia
ndalojnė Kussajit qeverisjen mbi Ka’ben. Pėr kėtė arsye Kussaji tubon
kurejshėt dhe Benu Ken’anijėt pėr t’i pėrzėrė huza’atėt nga Meka dhe
ashtu ndodhi.

Sido qė tė jetė, se pas vdekjes sė Hulejlit dhe pas punėve qė
kryenin Sufėt, Kussaji sė bashku me kurejshėt dhe ken’anijėt ka ardhur
dhe u ka thėnė huza’atėve: "Ne jemi mė meritues dhe mė tė denjė pėr
kėto punė, prandaj jemi mė tė nevojshėm se ju." Ndėr-kaq, huza’atėt nė
tė njėjtin moment sulmojnė me gjithė atė qė kanė pasur nė disponim, por
megjithatė pėsojnė disfatė nga Kussaji.

Pra, huza’atėt dhe benu bekrėt u mundėn nga Kussaji, i cili i
rrahu egėrsisht nė njė pėrleshje tė pėrgjakshme, dhe qė tė dy fiset u
bėnė pre e luftės. Pas kėsaj disfate huza’atėt dhe benu bekrėt kėrkojnė
armėpushim. Atėherė detyrohen qė tė pranojnė publikisht se Kussaji e
meritonte tė bėhej kryetar i Mekės e i Ka’bes dhe se i tėrė gjaku qė
ishte derdhur nė kėto beteja ka qenė falur. Pėrveē kėsaj, huza’atėt dhe
benu bekrėt kanė qenė tė detyruar t’u japin kurej-shėve dhe ken’anijėve
dėmshpėrblim gjaku. Vendimin pėr tėrė kėtė e shqiptoi Ja’mur b. Arifi
nga benu bekrėt, prandaj kėtė e quajtėn "Esh-shedah". Kussaji merr
pushtetin mbi Ka’be dhe Mekė nė gjysmėn e shekullit tė pestė tė erės sė
re, apo mė saktė nė vitin 440. Pas tij, kurejshėt e marrin tėrėsisht
udhėheqjen dhe sundimin mbi Mekė, qytet i cili asokohe bėhet qendėr
kryesore fetare, e vizituar nga arabėt e tėrė Gadishullit Arabik.
Kussaji solli fisin e vet nė Mekė, ndėrsa udhėheqjen dhe kryerjen e
shėrbimeve tė rėndėsi-shme nė lidhje me haxhin ua caktoi kurejshėve. Ai
shpalli se: Ali Saf-vani, Nes’ati, Udvani dhe Meret b. Avfi kanė marrė
detyra tė rėndė-sishme dhe pozita udhėheqėse nė Mekė. Kussaji nė
periudhėn e ardhshme ka luajtur rol tė rėndėsishėm nė organizimin e
punėve nė Mekė.

Ai ka themeluar "Daru-n-Nedveti" - sallėn e Kėshillit nga ana e
majtė e Haremi-sherifit tė Ka’bes, duke ia kthyer derėn nė mesxhid;
salla e Kėshillit ka qenė vend tubimi i kurejshėve, ku merreshin
vendime tė rėndėsishme. Kjo sallė e Kėshillit i ka tejkaluar tė gjitha
parashikimet e kurejshėve pėr nga funksioni i vet. Ishte skenė ku
merreshin vendime tė rėndėsishme, jepeshin mendime tė ndryshme,
bėheshin diskutime dhe zgjidheshin mė sė miri tė gjitha problemet.

Funksionet e nderit qė ka kryer ose ka mbikėqyrur Kussaji:



1. Udhėheqjen dhe kryesimin e sallės sė Kėshillit dhe kėshillin, ku
zgjidheshin tė gjitha problemet, merreshin tė gjitha vendimet e
rėndėsishme dhe bėheshin martesat dhe dasmat.

2. Udhėheqja, organizimi dhe rregullimi i aktiviteteve ushtarake.
Tė gjitha fushatat ushtarake janė organizuar nėn udhėheqjen e tij.

3. Protektorati dhe komisariati mbi Ka’ben. Vetėm ai ka mundur t’i
hapte dyert e Ka’bes dhe askush tjetėr. Ai mbante ēelėsin e Ka’bes dhe
vetė shėrbente nė Ka’be nė ēdo pikėpamje.

4. Furnizimi i haxhilerėve me ushqim dhe me ujė. Pėr haxhilerėt i
mbushnin koritat me ujė dhe u siguronin hurma dhe rrush tė thatė. Ēdo
haxhi e ka pasur ujin pa pagesė, qė ka pasur rėndėsi tė madhe nė kėto
vise tė nxehta.

5. Kujdesi pėr ushqimin e haxhilerėve; ushqimi pėrgatitej nė tė
gjitha vendet ku kryheshin ceremonitė e haxhit. Kussaji u kishte
caktuar banorėve tė Mekės tatimin vjetor, tė cilin e paguanin tė gjithė
nė kohėn e haxhit. Nga ky tatim sigurohej ushqimi pėr haxhilerėt e
varfėr.

Tė gjitha kėto punė i mbikėqyrte apo i kryente vetė Kussaji. Edhe
i biri i tij, Abdu Menafi, bėhet i famshėm qysh gjatė jetės sė babait.
Kussaji kishte edhe njė djalė mė tė madh, Abduddarin, por Abdu Menafi
ishte mė i aftė. Njė herė Kussaji i kishte thėnė Abdu Menafit: "Ty do
tė dėrgoj nė mes tė popullit, do tė propozoj, e nėse ata tė pranojnė e
tė zgjedhin, atėherė unė do t’i lė nė amanet punėt me interes pėr
kurejshėt, Mekėn dhe Ka’ben."

Derisa ishte gjallė, kėtij ia besoi udhėheqjen e Kėshillit,
protektoratin mbi Ka’ben, udhėheqjen ushtarake dhe kujdesin pėr
furnizimin e haxhilerėve. Kussaji nuk ka pasur kurrė ndonjė vėrejtje nė
kryerjen e kėtyre punėve, ndėrsa i biri ka punuar si gjatė jetės, ashtu
edhe pas vdekjes sė tij.

Pas vdekjes sė Abdu Menafit, punėt i trashėguan djemtė e tij. Por
ēdo gjė ka qenė nė rregull, gjersa rebeluan djemtė e Abduddarit,
vėllait mė tė madh tė Abdu Menafit, tė cilėt lakmonin pozitėn dhe
pushtetin. Atėherė kurejshėt ndahen nė dy tabore dhe pėr pak sa nuk
filluan luftėn mes tyre. Mirėpo, mė nė fund pajtohen dhe pushtetin e
ndajnė nė mes djemve tė Abdu Menafit dhe tė Abduddarit.



Furnizimi me ujė dhe me ushqim u takonte djemve tė Abdu Menafit,
kurse Kėshilli dhe ruajtja e Ka’bes, djemve tė Abduddarit. Benu Abdul
Menafėt tė gjitha vendimet e rėndėsishme i sillnin sipas zakoneve
tradicionale tė arabėve, me short apo me tėrheqjen e shigjetėzave. Nė
kėtė mėnyrė dėshironin tė siguronin edhe trashėgi-minė e punėve rreth
Ka’bes. Ata me short e zgjodhėn Hisham b. Abdu Menafin, i cili
trashėgoi sikajetin dhe refadetin (furnizimin me ujė dhe me ushqim), tė
cilat i ushtroi gjer nė vdekje. Kur vdiq Hisha-mi, atė e trashėgoi
vėllai i tij El-Muttalib b. Abdu Menafi e pas kėtij e trashėgoi Abdul
Muttalib b. Hisham b. Abdu Menafi, gjyshi i Resulu-llahut e. Pastaj
kėto punė i trashėgonin pasardhėsit e tij, tė cilat i kanė kryer deri
nė shpalljen e Islamit. Atėherė kujdesi rreth Ka’bes bie nė duart e
Abbas b. Abdul-Muttalibit.

Kurejshėt kanė pasur edhe funksione tė tjera, pėrveē katėr tė
pėrmendurave, qė i ndanin edhe nė familjet e tjera. Ata formuan nė Mekė
qeveritė tė ngjashme me qeveritė e shteteve demokratike.
Kanėpasurorganizimineqeverisėsidisaqeverisot.Kanėp asur kėshi-llin dhe
sesionin e parlamentit. Po japim pasqyrėn e kėtyre funksio-neve
qeveritare:

1. Qeverisja mbi mejsirin, duke kėrkuar ndihmė nga idhujt. Kėtė punė e udhėhiqnin benu xhumhėt;

2. Kujdesi pėr pasurinė dhe dhuratat e dedikuara zotave – idhujve
tė Ka’bes. Nė kėtė shėrbim bėnte pjesė edhe zgjidhja e konflikteve dhe
e mosmarrėveshjeve, kėtė punė e kryenin benu sehmėt;

3. Kėshilli qeveritar, tė cilin e udhėhiqnin benu esedėt;

4. Dėmshpėrblimi pėr vrasje, caktimi i dėmshpėrblimit, pėrkatėsisht i borxhit pėr viktimėn, kėtė e bėnin benu temimėt;

5. "Ukab" - ruajtja e flamurit nacional - fisnor, qė e mbanin benu umejjėt;

6. Kujdesi pėr kubben dhe rregullimin e ēadrave pėr haxhilerėt, si
dhe kujdesi pėr kalorėsinė. Kėtė detyrė e kryenin benu mahzumėt;

7. Kujdesi pėr ceremonitė - ritualet e haxhit dhe udhėtimi prej
njė vendi nė vendin tjetėr ceremonial. Me kėtė merreshin benu adijjėt.
_________________

10Buzqeshje Re: Nektari i vulosur i Xhennetit prej 2/4/2009, 22:35

Vizitor


Vizitor
Pushteti i arabėve tė tjerė



Mė parė folėm pėr shpėrnguljen e kahtanėve dhe tė adnanijėve, dhe se si
i kanė ndarė mes tyre tokat arabe. Ato fise qė gjendeshin nė afėrsi tė
Hirasė ishin nėn mbikėqyrjen e mbretit tė Hirasė, ndėrsa ato qė
gjendeshin nė shkretėtirėn e Shamit ishin nėn mbikėqyrjen e gassanėve.
Kjo mbikėqyrje ishte vetėm simbolike, sepse fiset e kishin lirinė e
plotė tė qeverisjes.

Pavarėsinė e plotė e kanė pasur vetėm fiset beduine, tė cilat
jetonin nė brendinė e shkretėtirės arabike. Ēdo fis ka pasur
udhėheqėsin e vet fisnor, kryetarin, kanė pasur qeverisjen e vet tė
brendshme, prandaj ēdo fis ka qenė si njė shtet i vogėl i pavarur,
rregulli-mi i tė cilave ka qenė besnikėria ndaj fisit, mbrojtja e
interesave reciproke, ruajtja dhe mbrojtja e vendit nga armiku.
Kryetari i fisit gėzonte autoritet tė madh. Ka qenė porsi mbret nė
shtetin e vet. Fisi e respektonte fjalėn e kryeparit tė vet, qoftė nė
paqe apo nė luftė. Pushteti i tij ka qenė i fortė sikurse pushteti i
diktatorit mė tė fuqishėm. Nėse ai binte nė konflikt me dikė, pas vetes
kishte me mijėra shpata tė pėrgatitura, i kishte njerėzit qė nuk
pyetnin fare pėr shkaqet e konfliktit, e as qė kėrkonin shpjegim pėr
kėtė. Verbėrisht zba-tonin urdhrat e udhėheqėsit tė vet fisnor. Por
ekzistonte edhe konku-rrenca familjare pėr pushtet. Kushėrinjtė garonin
mes tyre nė fisnikėri dhe bujari ndaj mysafirit, nė trimėri, burrėri,
nė mbrojtjen e njerėzve, tė cilėve u bėhej padrejtėsi, tė tėra kėto i
bėnin pėr tė fituar autoritet te njerėzit. Kishin poetė tė posaēėm,
oratorė tė fisit. Me kėtė lartėsoheshin mbi rivalėt, duke fituar
prestigj pėr pushtet.

Arabėt kanė qenė popull tejet elokuentė (qė flet bukur). Kanė qenė
tė talentuar nė poezi. Poetėt kishin vend tė posaēėm nė shoqėri. Ata e
mbronin fisin me gjuhė, prandaj gėzonin autoritet jo mė pak se
pushtetarėt. Kryeparėt dhe magnatėt (zotėrinjtė e mėdhenj) kanė pasur
privilegje tė posaēme nė ndarjen e presė. Ata i gėzonin kėto privilegje
mirba’a, saffij, neshitah dhe fudul.

Mirba’a do tė thotė njė e katėrta e presė.

Saffij ishte tėrė ajo qė merrte personalisht kryepari pėr vete, para shpėrndarjes sė presė.

Neshitah ishte tėrė ajo qė kryepari konfiskonte gjatė kthimit nė fis.

Fudul ishte mbetja gjatė ndarjes sė presė, e cila nuk mund t’u
ndahej luftėtarėve nė pjesė tė barabartė, si p.sh. devetė, kuajt, etj.



Situata politike nė Arabi



Kemi folur pėr pushtetet arabe, ndėrsa tani tė themi diēka nė lidhje me situatėn e pėrgjithshme politike.

Nė situatė tė vėshtirė politike gjendeshin tri krahina arabe, tė
cilat kufizoheshin me shtetet e huaja. Ėshtė e pakontestueshme se
situata politike ka pasur ndikim tė drejtpėrdrejtė nė situatėn
shoqė-rore dhe ekonomike. Prandaj, situata nė kėto krahina ishte tejet
e rėndė dhe nuk hetohej kurrfarė pėrparimi. Populli ishte i ndarė nė
klasa. Ekzistonin pronarėt dhe skllevėrit, apo shtresa sundimtare dhe
ajo e shtypur. Sundimtarėt nė tė gjitha krahinat ishin kryesisht tė
huaj. Ata tėrė pasurinė e kishin nė duart e veta, ndėrsa skllevėrit
kanė qenė borxhli tė pėrhershėm.

Skllevėrit, tė cilėt i punojnė tokat bujqėsore, nga tė cilat i
tėrė fitimi i shkonte pushtetit. Pushteti shfrytėzonte kėtė fitim, e
shpen-zonte pėr zbavitje, qejfe tė ndryshme, pėr dhurata, pėr ryshfete
dhe korrupsion, kurse skllevėrit, me verbėrinė e vet, bridhnin nė
errėsirė tė pėrhershme, nga e cila nuk kėrkonin tė dilnin dot, madje as
qė tentonin tė dilnin. Ata nuk kishin kujt t’i ankoheshin dhe nuk i
mbronte kush, sepse nga kjo gjendje nuk kishte rrugėdalje. Duronin
pajtueshėm robėrinė dhe tė gjitha llojet e mundimeve, sepse men-donin
se kėshtu iu ishte caktuar nga Zoti, dhe se pushteti ėshtė parė-sor,
kurse e drejta e tyre dytėsore.

Fiset fqinje tė kėtyre krahinave kanė qenė mjaft tė lėkundshme dhe
tė pastabilizuara. Nuk kanė pasur ndonjė qėllim tė veēantė jetėsor.
Kohė pas kohė futeshin nė Irak apo nė Sham, duke bredhur pėr ushqim.

Edhe arabėt nė brendėsi tė Arabisė nuk kanė qenė tė lidhur mes
tyre. Ata kryesisht kanė qenė tė ngarkuar me origjinėn fisnore, me
zakone, bestytni etj. Ata nuk kanė pasur njė pushtet tė fuqishėm
qendror, i cili do t’i mbronte nė rast fatkeqėsie dhe t’i ruante nga e
keqja.



Pushteti nė Hixhaz



Tė gjithė arabėt e shikonin me respekt Hixhazin. U interesonte
shumė situata politike aty. Hixhazi pėr ta shėrbente si kalim gjer nė
qendrėn fetare botėrore, nė Mekė, nė Ka’be, ndaj e konsideronin si
krahinė tė shenjtė. Sundimtarėt e Hixhazit i respektonin si mbrojtės tė
qendrės fetare, Mekės dhe tempullit tė shenjtė, Ka’bes. Pėr
Mekėnkemithėnėsekaqenė kryeqendėr,kufunksiononteedhe push-teti fetar
edhe pushteti laik.

Nė Ka’be miratoheshin vendime tė rėndėsishme. Detyra kryesore e
pushtetit ka qenė kujdesi ndaj punėve me interes jetik pėr haxhi-lerėt.

Nė Mekė funksiononte edhe gjyqtaria. Ata gjykonin sipas ligjit fetar tė Ibrahimit e.

Pushteti nė Hixhaz i ngjante pushtetit tė sotėm parlamentar,
ndonėse ka qenė i dobėt qė tė mund tė mbante peshėn e shtetit me
qendrėn fetare mė tė madhe nė botė. Kjo tregohet si e saktė kur
shpėrthen konflikti me abisinasit, pėr ēka do tė flitet mė vonė.
_________________

11Buzqeshje Re: Nektari i vulosur i Xhennetit prej 2/4/2009, 22:36

Vizitor


Vizitor
Shumica e arabėve pėr njė kohė tė gjatė, kanė
pasuar fenė e Ismailit e, i cili i thėrriste nė fenė e babės sė vet
Ibrahimit e. Ata besonin nė njė Zot tė Vetėm dhe rrėfenin fenė e Tij.
Kjo ka zgjatur gjersa filluan t’i harrojnė porositė dhe ndalesat e
Zotit. Me gjithė zhytjen gjithnjė e mė tė madhe nė idhujtari, pėrherė
ka ekzistuar Zoti - Allahu Y - Suprem, tė cilit i drejtoheshin nė
momentet e vėsh-tira. Disa rituale tė haxhit i kanė mbajtur, derisa
erdhi nė pushtet Amėr b. Lihjai, kryepar i fisit Huza’ah. Ai ishte
rritur nė njė mjedis fetar, qė i respektonte kufijtė e Zotit. Shquhej
pėr sinqeritet dhe devotshmėri, andaj populli e donte dhe e
konsideronte si njeri tė madh. Njė herė ky udhėton pėr nė Sham qė tė
vizitonte viset ku ishin dėrguar mė sė shumti Pejgamberė dhe ku kishin
zbritur mė sė shumti Shpalljet e Zotit. Atje sheh se banorėt i
adhuronin idhujt, kjo i pėl-qeu dhe besoi se ata kishin tė drejtė. Nga
Shami kthehet duke mbar-tur me vete njė idhull qė quhej Hubel dhe e
vendosi nė Ka’be. Pastaj u bėri thirrje banorėve tė Mekės nė
politeizėm. Ata iu pėrgjigjėn kėsaj thirrjeje pasi e ēmonin Lihjanin,
duke menduar se ajo nė ēka i thėrriste ky ishte gjė e mirė. Brenda njė
kohė tė shkurtėr tė gjithė banorėt e Hixhazit filluan t’i pasonin
banorėt e Mekės, sepse ata ishin pronarė tė Ka’bes dhe banorė tė
Haremit.

Ndėr idhujt mė tė vjetėr nė Ka’be konsiderohej edhe Menati, tė
cilin e kishin sjellė nga bregu i Detit tė Kuq, prej njėfarė vendi afėr
Kudejdit. Pastaj ishte i njohur Lati, tė cilin e kishin sjellė nga
Taifi dhe Uza, dhe qė e kishin blerė nė Vadi Nahėl. Kėta tre idhuj kanė
qenė mė tė mėdhenjtė.

Shirku, politeizmi, dita-ditės merrte hov mė tė madh, ndėrsa numri
i idhujve rritej gjithnjė e mė tepėr. Tė tillė ka pasur nė ēdo vend tė
Hixhazit. Thuhet se Amėr b. Lihjai ka pasur lidhje me xhinėt, e njėri
prej tyre e kishte lajmėruar se idhujt nga periudha e popullit tė Nuhit
e, qė quheshin Vedd, Suvaa, Jeguth, Jeuk dhe Nasėra, janė tė fshehur
(tė groposur) nė Xhidde, prandaj duhet tė gjenden dhe tė sillen nė
Ka’be. Ai i gjeti kėta idhuj nė vendin e quajtur Tiham, nė bregun e
Detit tė Kuq, nė veri tė Hixhazit, dhe i solli nė Ka’be. Kur erdhi koha
e haxhit, ai ua tregoi haxhilerėve dhe pėrsėri i vendosi nė Ka’be.

Nga kjo kohė ēdo fis e kishte zotin e vet idhull, bile edhe ēdo
shtėpi veē e veē. Haremi i Ka’bes mbushet me idhuj. Nė kohėn e
ēli-rimit tė Mekės, Resulullahu e gjeti 360 idhuj nė Ka’be, tė cilėt i
rrėzoi dhe i theu, pastaj urdhėroi qė tė gjitha mbeturinat tė
nxirreshin nga Haremi dhe tė digjeshin.

Asokohe politeizmi dhe idhujtaria ishin bėrė manifestim i vėrtetė
i tėrė popullatės arabe paraislamike, ndėrkaq ishin tė bindur se
gjithnjė janė duke pasuar fenė e Ibrahimit e.

Arabėt e kohės paraislamike "El-Xhahilijjun" - injorantė nė besim,
kanė pasur zakone dhe besim tė veēantė ceremonial nė vetė pėrmbajtjen e
lutjeve - pranė figurės - idhull, qė ishin trillime, kryesisht tė Amėr
b. Lihjait. Atė qė bėnte ai, shumica e konsideronin si risi tė bukur,
me ēka hijeshohej feja e Ibrahimit e, tė cilėn tanimė e kishin shėmtuar
tėrėsisht.

Ja disa ceremoni gjatė adhurimit tė idhujve:

1. Rrinin nė kėmbė afėr idhullit, tė cilin e adhuronin dhe i
luteshin, i kėrkonin mbrojtje, ndihmė, i luteshin pėr dėshira, besonin
nė shef’atin e tij - angazhimin te Zoti pėr mėkatet e bėra etj.

2. Rreth idhullit bėnin pelegrinazh, tavaf (ecnin rreth e pėrqark
tyre), bėnin sexhde para tij dhe ishin tė pėrulur dhe tė penduar.

3. Para idhullit thernin kurban, me ndihmėn e tė cilit orvateshin
t’i afroheshin shenjtėrisė sė tij. Para tyre thernin ēdo ditė edhe
kafshėt shtėpiake. Kėtė lloj therjeje Allahu Y ua ka ndaluar
muslima-nėve, po ashtu edhe ngrėnien e mishit nga kafsha e therur nė
kėtė mėnyrė. Allahu Y thotė:"..dhe u ėshtė e ndaluar ajo qė ėshtė
flijuar pėr hir tė idhujve.." (El-Maide: 3) si dhe: "Mos e hani atė qė,
kur ėshtė therur nuk ėshtė pėrmendur emri i Allahut; ajo me tė vėrtetė
ėshtė mėkat i madh." (El-En’am: 121).

4. Njė nga mėnyrat e afrimit ndaj hyjnisė ka qenė edhe ofrimi i
ushqimit dhe i pijes idhujve. Gjithashtu ndanin njė pjesė nga tė
lash-tat dhe kafshėt dhe i sillnin para idhujve. E nga e tėrė kjo,
gjėja mė interesante ėshtė se gjithnjė e ndanin njė pjesė pėr Allahun,
Zotin Suprem.

E kanė pasur zakon qė disa gjėra nuk kanė dashur t’ua atribuonin
idhujve, pėr tė cilat e dinin se i takonin vetėm Allahut, por,
gjithashtu, nuk e ndanin pėr Allahun Y atė qė mendonin se i takon vetėm
idhullit nė situatėn pėrkatėse.

Allahu i Lartėsuar thotė:

"..dhe thonė sipas hamendjes sė tyre: "Kjo ėshtė pėr Allahun,
ndėrsa kjo ėshtė e idhujve tanė." Mirėpo, ajo pjesė qė ėshtė pėr idhujt
e tyre nuk arrin (nuk jepet) te Zoti, kurse ajo qė ata e kanė caktuar
pėr Allahun, ajo arrin (jepet) te idhujt e tyre. Sa gjykim tė shėmtuar
bėjnė ata." (6, 136)

5. Njėra nga mėnyrat pėr t’iu afruar idhujve ka qenė flijimi i
kafshėve shtėpiake dhe frutave, siē e cekėm mė lart.Allahu Y thotė:

"Ata thonė: "Kėto kafshė shtėpiake dhe kėto tė lashta janė tė
ndaluara, nuk mund t’i hajė askush, pėrveē atij qė ia lejojmė ne"; e
sipas hamendjes sė tyre, edhe disa kafshė shtėpiake janė tė ndaluara
pėr ngarkim dhe disa kafshė qė, kur i therin nuk e pėrmendin emrin e
Allahut, duke e pėrgėnjeshtruar Atė. Ai do t’i ndėshkojė ata pėr
gėnjeshtrat e trilluara." (El-En’am: 138)



6. Nė ritualet pėr t’iu afruar idhullit bėnte pjesė edhe adhurimi i
kafshėve tė caktuara: "behiret, saibet, vesilet dhe hamet". Ibni
Is’haku thotė: "El-behiret, vajza e es-saibes quhej deveja e liruar,
pėrkatėsisht, ajo e cila kishte lindur dhjetė deve femėr, nė mesin e tė
cilave nuk kishte deve mashkull. Kėtyre deveve nuk i hipnin, nuk i
qethnin, ato nuk punonin punė tė rėnda dhe qumėshtin e saj nuk e pinte
askush, pėrveē mysafirit. Nėse ajo pėrsėri lindte femėr, viēit ia
prenin veshin dhe ndaj saj silleshin sikurse ndaj nėnės sė saj. Pra,
kjo e fundit (deveja e njėmbėdhjetė) quhej behiret – vajza e saibes (e
devesė sė liruar).

El-vesilet; deveja qė kishte lindur pesė herė nga dy viēa femėr,
nė mesin e tė cilave nuk kishte asnjė viē mashkull. Ajo quhej vesilet.
Viēat qė lindin pas kėtyre, ishin tė lejuara vetėm pėr meshkujt,
pėr-veē nėse lindte viēi i ngordhur, e kėtė e hanin tė gjithė, meshkujt
dhe femrat.

El-hami ėshtė el-fahėl, fahėl ėshtė dromedar - mashkulli i devesė
me tė cilin ajo ka lindur dhjetė deve femra, nė mesin e tė cilave nuk
kishte asnjė deve mashkull. Kurrizi i tij kishte vlerė tė madhe (ishte
i mbrojtur), askush nuk i hipte, e pėrdornin pėr asnjė lloj punė nuk i
qethej qimja dhe ruhej vetėm pėr shtim.




12Buzqeshje Re: Nektari i vulosur i Xhennetit prej 2/4/2009, 22:38

Vizitor


Vizitor
Nė lidhje me kėtė Kur’ani thotė:

"Allahu nuk e pėrligji behirėn, as saibėn, as vesilėn, as hamin,
por ata qė nuk besojnė, trillojnė gėnjeshtra pėr Allahun, e shumica
prej tyre nuk kanė mend." (El-Maide: 103)

Allahu Y po ashtu thotė:

"Dhe ata thanė: "Ajo qė gjendet nė barkun e kėtyre kafshėve
shtėpiake, u pėrket vetėm meshkujve tanė, kurse pėr gratė tona janė tė
ndaluara. E, nėse ato lindin tė ngordhura, ata tė gjithė (burra e gra)
janė pjesėmarrės nė tė." Allahu do t’i ndėshkojė ata pėr gėnjeshtra, se
Ai me tė vėrtetė ėshtė i Plotdijshėm dhe i Gjithdijshėm." (El-En’am:
139)

Mirėpo ekzistojnė edhe shpjegime tė tjera tė kėtyre llojeve tė kafshėve.

Se’id b. El-Musejjibi mendon se kėto lloj kafshėsh janė tė
dedikuara vetėm pėr idhujt e tyre, ndėrsa nė hadithin autentik, i cili
ėshtė "merfu’un"-i pandėrprerė,i transmetuar nga Resulullahu e thuhet:
"Amėr b. Lihjai ka qenė i pari, i cili i ka mbrojtur dhe i ka liruar
kėto lloje kafshėsh dhe i ka futur nė rituale adhurimi."

Tė gjitha punėt paraprake, arabėt i bėnin pėr tė kėnaqur zotat,
duke besuar se ato do t’i afronin tek Allahu dhe se do tė
ndėrmjetėsonin dhe do tė angazhoheshin pėr ta tek Allahu.

Nė lidhje me kėtė, Kur’ani thotė:

"E, ata qė marrin mbrojtės, pos Allahut thonė: "Ne u lutemi atyre
vetėm qė tė na afrojnė tek Allahu." (Ez-Zumer: 3). "Ata adhurojnė,
pėrveē Allahut, atė qė as nuk u bėnė dėm, as nuk u sjell dobi dhe
thonė: "Kėta janė ndėrmjetėsit tanė tek Allahu." (Junus: 1

Arabėt e bėnin ndarjen e shumė gjėrave me ndihmėn e shigjetėzave pa
pupla, tė cilat shėrbenin pėr bixhoz dhe pėr lojė. Ekzistonin tri lloje
shigjetėzash: shigjetėza nė tė cilat shkruante "Po" dhe shigjetėza nė
tė cilat shkruante "Jo", qė i pėrdornin pėr tė marrė vendime lidhur me
punėn, me udhėtimet, me martesėn etj. Nėse dil-te shigjetėza me "Po",
atėherė kėtė punė e bėnin, ndėrsa me "Jo", nuk e bėnin atė vit, por
pėrsėri i hidhnin vitin e ardhshėm, e kėshtu me radhė. Ekzistonin dhe
shigjetėzat nė tė cilat kishte ujė ose gjak, nė to shkruhej: "ėshtė nga
ju", "nuk ėshtė juaji" dhe "tė dyjat". Kėshtu p.sh. nėse dyshonin nė
origjinėn e fėmijės, e vendosnin atė para "Hubelit", i merrnin me vete
njėqind kurbanė, tė cilėt ia dorė-zonin shortarit (fallxhiut). Ky i
hidhte shigjetėzat dhe nėse dilte "ėshtė nga ju", do tė thoshte se
fėmija ėshtė juaji dhe ka tė drejtė trashėgimie, e nėse dilte "nuk
ėshtė juaji", nuk kishte tė drejtė nė trashėgim, e nėse dilte "tė
dyjat", fėmija mbetej nė kėtė familje, trajtohej sikurse i tyre, por pa
tė drejtė nė trashėgim dhe pa baba tė vėrtetė.

E ngjashme me shigjetėzat ka qenė gurėgaca dhe lojėrat e
rrezikshme tė cilat kanė lidhje me bastet. Me bast ndanin mishin e
kurbanit tė flijuar pėr idhujt dhe tė therur me shortin e
shigjetė-zave.Arabėtbesoninnėfjalėte"Kahinėve","arrafėve"dh e
"munexh-xhimėve".



"Kahin" ishte ai qė parashikonte tė ardhmen. Ai e shpallte veten si
njohės i fshehtėsive. Mes tyre kishte edhe tė atillė qė mendo-nin se
ishin pasues tė xhinėve dhe se ata u sillnin lajme.

"Arraf" ishte ai qė e konsideronte veten si njohės tė ngjarjeve me
shkaqe dhe pasoja, tė cilat i theksonte nė situatat pėrkatėse. Ai e
qėllonte p.sh. se kush ėshtė vjedhėsi, ku ka ndodhur vjedhja, ēka ėshtė
vjedhur dhe pėrgjithėsisht i qėllonte ngjarjet e pėrditshme.

"Munexhxhim" ishte ai qė zbulonte kismetin dhe ngjarjet nėpėrmjet
horoskopit dhe yjeve. Ky ishte astrolog. Besimi nė fjalėt e tij nė
realitet paraqiste adhurimin e yjeve.

Arabėt besonin nė parashenja (isharet i keq) apo nė pesimizėm. Ata
nė kėtė besim shkonin aq larg, saqė kalimin e maces pėrtej rrugės, ose
fluturimin e zogut pėrmbi kokė, e konsideronin fatkeqėsi. I afroheshin
zogut apo kaprollit pėr ta trembur dhe, nėse ikte nė anėn e djathtė,
vazhdonin punėn e filluar dhe e konsideronin hair, nėse ikte nė anėn e
majtė, ata e ndėrprisnin punėn e filluar duke e parė si parashenjė "tė
keqe". Kėtyre zakoneve shortare mund t’u shtohen edhe disa tė tjera, si
p.sh.: mbajtja e shputės sė lepurit rreth qafe, pastaj ndrojtja prej
disa ditėve apo muajve, prej disa kafshėve, shtėpive, grave, besimi nė
armikun ose kryeparėt. Gjithashtu, besonin se trupi i tė vrarit nuk do
tė qetėsohet derisa tė paguhet gjaku dhe se shpirti i tij do tė rrijė
pezull duke thėnė: "Ma ktheni trupin tim, ma ktheni trupin tim", ose
"mė jepni ujė, mė jepni ujė", e kur kryhej hakmarrja ose kur paguhej
gjaku, shpirti hynte pėrsėri nė trup dhe trupi qetėsohej.

Ja, kėshtu pra kanė besuar arabėt paraislamikė, edhe pse kanė
pasur diēka nga besimi i Ibrahimit e, tė cilin nuk e kanė braktisur
krejtėsisht, si p.sh. lavdėrimin e Ka’bes ose tavafin rreth Ka’bes,
kryerjen e haxhit, umres, qėndrimin nė Arafat, Muzdelife dhe therjen e
kurbaneve. Por, gjithashtu, nė tė gjitha kėto kanė futur edhe bid’ate -
risi.

Kurejshėt thoshin: "Ne jemi bijtė e Ibrahimit dhe trashėgimtarė tė
Ka’bes, ne jemi pronarėt e saj dhe banorė tė Mekės. Askush prej arabėve
nuk gėzon tė drejta dhe pozita tė tilla." Vetėn e quanin "elhimes", ky
ishte emri i pėrbashkėt i tė gjithė pjesėtarėve tė fisit Kurejsh, Kinan
dhe Xhedil. "Ne nuk guxojmė ta braktisim Haremin dhe t’i zhveshim
ihramet." Ata nuk qėndronin nė Arafat e as qė bėnin ifaden nga Arafati,
por kėtė e bėnin nga Muzdelifeja. (Ifade ėshtė kthimi i pėrbashkėt
grupor nga Arafati.)

Nė lidhje me kėtė Allahu Y thotė:

"Mandej kthehuni nga Arafati, siē kthehen tė gjithė tė tjerėt dhe kėrkoni ndjesė prej Allahut." (El-Bekare:199)

Ata po ashtu thoshin: "Ne himesėt nuk guxojmė tė marrim ushqim dhe
ta fėrgojmė nė gjalp gjersa jemi nė ihrame. Ne nuk hyjmė nė ēadra nga
kėmenda (lesh dhie ose deveje), por kur kemi nevojė tė pushojmė,
pushojmė vetėm nėpėr shtėpi pėrderisa jemi nė ihrame." Gjithashtu
thoshin: " Kush ka ardhur nė Tempull e me vete ka marrė ushqim, nuk
duhet ta hajė atė ushqim gjatė kohės sė haxhit dhe umres."



Atyre qė banonin jashtė haremit u urdhėronin qė tavafin e parė
rreth Ka’bes ta bėnin nė rrobat e ndonjė himesi, e nėse nuk gjenin
petka pėrkatėse, meshkujt e bėnin tavafin lakuriq. Femrat kėtė e bėnin
krejtėsisht tė zhveshura, me pėrjashtim tė njė kėmishe tė prerė. Nė
lidhje me veshjen Allahu Y thotė: "O bijtė e Ademit, vishuni bukur
kurdo qė tė faleni!" (El-Araf: 31)

Nėse ndonjė mashkull a femėr kishte nderin ta bėnte tavafin nė
teshat e veta, nė tė cilat kishte ardhur, atėherė pasi e kryente
tavafin, i flakte ato dhe nuk i pėrdorte mė, as ai e as dikush tjetėr.
E kishin zakon qė tė mos hynin nė shtėpi nga dera kryesore, pėrderisa
ishin nė ihrame, por nė pjesėn e mbrapme tė shtėpisė bėnin njė tė ēelur
nėpėr tė cilėn hynin dhe dilnin.

Kėtė absurditet qė e konsideronin bamirėsi, Kur’ani e ka ndaluar,
ku qėndron: "...Nuk shprehet mirėsia me tė hyrėt nė shtėpi nga pjesa e
prapme, por mirėsia qėndron nė tė ruajturit nga tė kėqijat. Hyni nė
shtėpi nga dyert e tyre dhe druajuni Allahut." (El-Bekare: 189)

Tė gjitha kėto bindje fetare tė arabėve paraislamikė kanė qenė
shirk i kulluar ose politeizėm. Po kėshtu janė edhe besimet nė idhuj,
fall, nė trille etj. Madje edhe hebrenjtė, tė krishterėt, mexhusijėt –
adhuruesit e zjarrit, seb’ejėt dhe tė tjerėt gjenin rrugė tė volitshme
tė hynin nė Arabi me bindje dhe adetet e veta fetare. Hebrenjtė tė
paktėn kanė pasur dy periudha kur depėrtuan me sukses nė trevat e
Arabisė:

1. Shpėrngulja e tyre gjatė fushatave luftarake tė Asirisė dhe
Babilonisė nė Palestinė. Fushata pushtuese ushtarake u nis si shkas i
presionit ndaj hebrenjve, pėr shkak tė rrėnimit tė qyteteve dhe
tempujve tė tyre nga vetė mbreti Buhatanaseri nė vitin 589. para erės
sė re.

Shumica e hebrenjve tė robėruar dėrgohen nė Babiloni dhe prej aty
ndajnė tokėn e braktisur prej Palestinės deri nė Hixhaz, qė tė
vendoseshin nė veri tė Arabisė.

2. Pas pushtimit tė Palestinės nga ana e Bizantit, nėn udhėheqjen
e komandantit romak Betatsit, nė vitin 70 tė erės sė re, bizantinėt u
bėjnė presion hebrenjve dhe pasi rrėnojnė tempujt e tyre, shumė fise
hebreje shpėrngulen nė Hixhaz. Ata zėnė vend nė Jethrib (Medinė),
Hajber dhe Tejma dhe ndėrtojnė vendbanime, fshatra dhe kėshtjella.
Kėshtu depėrton feja hebraike nė Arabi, nėpėrmjet muhaxhirėve ose
refugjatėve hebrenj. Hebrenjtė bėhen edhe faktor politik, pėr tė cilėt
flitej para ardhjes sė Islamit, sidomos gjatė shekullit tė parė tė
Islamit. Kur fillon tė pėrhapet Islami, nė Arabi jetonin fiset e
njohura hebreje: Hajber, Nadir, Kurejdha, Mustalak, Kajnuka, kurse
shkrimtari i njohur Es-Semhudi nė veprėn e vet "Vefaul-Vefa", nė faqen
116, pėrmend mbi njėzet fise hebreje.

Feja hebraike ka arritur nė Jemen pėrmes Es’ad Ebi Kurebit, i cili
si luftėtar shkoi nė Jethrib ku edhe pranoi besimin hebraik. Ai mori me
vete dy rabinė nga fisi Benu Kurejdha nė Jemen.

Feja hebraike pėrhapej shpejt nė Jemen, kėshtu qė me ardhjen e
djalit tė Es’adit, Jusufit, nė pushtet, Dhu-Nuvasi i vėrsulet tė
krishterėve tė Nexhranit dhe u bėn thirrje ta pranojnė hebraizmin. Pasi
kėta kundėrshtojnė, ai i hedh nė hendeqet e hapura dhe i djeg. Nė zjarr
janė djegur pa dallimi meshkuj, femra, pleq e tė rinj.

Thuhet se numri i viktimave ka qenė rreth 20 dhe 40 mijė veta. Kjo
ka ndodhur nė tetor tė vitit 523 tė erės sė re, kurse Kur’ani pėrmend
njė pjesė tė kėsaj ngjarjeje nė kapitullin "El-Buruxh".

Pėrhapja e Krishterimit nė Arabi depėrton krahas pushtimit tė tokave arabe nga bizantinėt dhe abisinasit.

Pushtimi i parė i Jemenit nga ana e Abisinisė u bė nė vitin 340
para erės sė re dhe zgjati deri nė vitin 378. Nė kėtė periudhė nė Jemen
fillon predikimi i Ungjillit nė tė gjitha krahinat. Atėbotė nė Nexhran
vjen njė besimtar i madh i quajtur Fimijan dhe i thėrret nexhranėt nė
fenė e krishterė. Si besimtar i devotshėm qė ishte, populli i beson dhe
pranon Krishterimin menjėherė pas udhėheqėsit tė vet, Malbuit.



Kur abisinasit hynė nė Jemen, shkelėn atė qė kishte bėrė
Dhu-Nuvasi, kurse Ebreheja merr pushtetin. Ai filloi ta zgjerojė
Krishte-rimin shumė shpejt dhe me pėrmasa tė gjera, saqė deshi qė nė
Jemen tė ndėrtonte Ka’ben, qė rolin dhe rėndėsinė e Mekės ta kishte
Jemeni. Ebreheja u nis ta rrėnonte Ka’ben nė Mekė, por merr ndė-shkimin
e merituar tė Allahut Y nė kėtė dhe nė atė botė.

Krishterimin e pranojnė fiset arabe Gassasin, Taglib, Tajj dhe
disa tė tjerė qė kufizoheshin me Bizantin, kėtė e pranojnė edhe disa
sundimtarė tė Hirasė.

Besimin farisej apo idhujtarinė nė zjarr, ose nė arabisht
mexhusijė, kryesisht e pranuan arabėt qė jetonin nė viset kufitare nga
Persia. Ithtarė tė kėtij besimi ka pasur edhe nė Irak dhe nė Bahrejn,
sidomos nė Ahsa dhe Hixhėr, qytete tė Bahrejnit, si dhe nė bregun e
gjirit Arabik. Kėtė besim e kanė ndjekur edhe Jemenasit gjatė dominimit
persian.

Mbi sebeizmin na flasin shumė gėrmime arkeologjike nė Irak.

Ky ka qenė besimi i popullit tė Ibrahim Kaldejsit. Kaldejsėt kanė
qenė popull semit qė u kanė besuar astrologėve dhe astrologjisė. Kėtė
lloj besimi nė tė kaluarėn e kishin pėrvetėsuar banorėt e Shamit dhe tė
Jemenit. Por, pas vėrshimit tė Krishterimit dhe tė Hebraizmit, ky besim
filloi t’i humbte ithtarėt e vet. Megjithatė, edhe mė tutje ekzistonin
besimtarė tė kėtillė tė pėrzier me fariseizėm, sidomos nė Irak dhe nė
brigjet e gjirit Arabik.
_________________

13Buzqeshje Re: Nektari i vulosur i Xhennetit prej 2/4/2009, 22:41

Vizitor


Vizitor
Gjendja fetare



Islami i gjen tė tėra kėto religjione dhe besime tek arabėt, qė ishin duke u dobėsuar dhe duke stagnuar.

Idhujtarėt qė deklaronin se duke ndjekur fenė e Ibrahimit e, ishin larg
urdhrave dhe ndalesave tė sheriatit tė Ibrahimit dhe larg
ahlakut-moralit tė Ibrahimit e. Ishin zhytur thellė nė lajthitje dhe
mėkate, prandaj me kohė ata pėrvetėsuan idhujtarinė, politeizmin, me tė
gjitha zakonet shoqėruese tė tij. E tėrė kjo ka lėnė gjurmė tė thella
nė vetėdijen shoqėrore, politike dhe fetare tė kėtij populli.

Hebraizmi shndėrrohet nė dyfytyrėsi dhe nė diktaturė. Prijėsit
hebrenj u bėnė zotėr tė kombit tė tyre. Ata i gjykonin njerėzit dhe
ndikonin nė fatin e tyre. Para tyre njerėzit jepnin llogari pėr gabimet
private, madje edhe pėr fjalėn e shqiptuar nė pėrshpėritje. Tėrė
preokupimi i tyre ishte pushteti dhe pasuria. Besimi i vėrtetė
dobėso-hej, ndėrsa zgjerohej ateizmi, herezia dhe indiferenca ndaj
mėsimit, qė Allahu Y nxit dhe urdhėron secilin ta nderojė kėtė, pra
mėsimin dhe diturinė.

Krishterimi ishte besim qė kishte filluar tė shtrėngonte mendjen.
Kjo ishte pėrzierje e ēuditshme e Zotit dhe njeriut. Prandaj nuk ka
lėnė gjurmė tė thella dhe tė vėrteta tek arabėt, pėr shkak tė
doktrinarizmit tė ndryshėm dhe reflektimit tė tij nė mėnyrėn e jetės sė
tyre, qė e jetonin e tė cilėn nuk mund ta braktisin.

Gjendja e besimeve tė tjera tek arabėt ka qenė sikurse gjendja e
politeistėve - mushrikėve. Zemrat e tyre kanė qenė tė ngjashme, sikurse
zakonet, bindjet fetare dhe pikėpamjet e tyre mbi botėn.
_________________

14Buzqeshje Re: Nektari i vulosur i Xhennetit prej 2/4/2009, 22:42

Vizitor


Vizitor
SHOQĖRIA PARAISLAMIKE ARABE



Pas trajtimit tė gjendjes politike dhe fetare nė Gadishullin Arabik,
tani tė themi diēka shkurtimisht pėr rrethanat shoqėrore dhe ekonomike
tė asaj periudhe.

Rrethanat shoqėrore

Arabėt kanė pasur disa shtresa shoqėrore me dallime tė theksuara
ndėrmjet tyre. Marrėdhėniet mes njerėzve tė parisė (tė fiseve) kanė
qenė nė shkallėn e ngritjes dhe tė pėrparimit. Njerėzit kishin lirinė e
tė shprehurit dhe vullnetin e lirė. Kur dikush dėshironte t’i
lavdėronte virtytet arabe, bujarinė, trimėrinė, parėsinė etj., shprehej
me vargje tė cilat i thurte aty pėr aty.

Gruaja ishte nė gjendje, nėse dėshironte, t’i paqėsonte fiset e
tėra, apo edhe t’i fuste nė grindje, nė ato pėrmasa, saqė mund tė
shkaktoheshin gjakderdhje dhe luftėra.

Megjithatė, mashkulli ishte kryefamiljar dhe mbartės i fjalės
kryesore nė shtėpi. Gruaja dhe burri ishin tė lidhur me martesė, me
lejen e prindit apo kujdestarit tė saj, ajo nuk kishte tė drejtė tė
kundėrshtonte.

Te shtresat e tjera mbretėronte zakoni i pėrzierjes sė mashkullit
dhe femrės. Kjo nuk mund tė shpjegohet ndryshe, pėrveēse aty ka
mbretėruar amoraliteti, paturpėsia, shfrenimi dhe prostitucioni.

Ebu Davudi transmeton nga Aishja radijAllahu anha, se kurorėzimi nė periudhėn paraislamike ėshtė bėrė nė kėto mėnyra:

1. Ekzistonte martesa sikurse kjo e sotmja. Djalit i gjenin vaj-zėn, e kėrkonin, pastaj kurorėzoheshin.

2. Burri i thoshte gruas, pas pėrfundimit tė ciklit mujor, shko te
filan njeri dhe kėrko tė jetosh me tė. Burri i saj nuk i afrohej derisa
konstatohej se kishte mbetur shtatzėnė me atė njeri. Nėse mbetej
shtatzėnė, burri e merrte pėrsėri, nėse dėshironte. Kėshtu vepronte nė
rast se tė gjithė fėmijėt i kishin vajza, e dėshironte tė kishte djalė.
Kjo lloj martese quhej "nikahul-istibdai."

3. Mblidhej grupi prej tre deri nė dhjetė persona dhe tė gjithė
bėnin marrėdhėnie seksuale me njė grua. Nėse mbetej shtatzėnė, pas
lindjes, ajo i thėrriste tė gjithė pjesėmarrėsit nė kėtė akt tė
turpshėm, e qė ishin tė detyruar tė vinin, dhe zgjidhte atė qė
dėshironte, tė bėhej baba i foshnjės sė saj. Ky e pranonte fėmijėn dhe
i jepte emrin familjar.

4. Te gruaja vinin shumė njerėz, e ajo nuk guxonte tė refuzonte
asnjėrin prej tyre. Kėto parimisht kanė qenė gra publike, nė dyert e
veta vinin flamuj si shenja njohjeje tė shtėpisė sė tyre. Ēdokush qė
dėshironte tė shkonte te ky soj grash, e dinte se ku duhej shkuar. Nėse
ndonjėra prej tyre mbetej shtatzėnė dhe lindte foshnjėn, atė-herė
tuboheshin tė gjithė ata qė e kishin vizituar dhe thirrnin ekspertin
(njohėsin e mirė tė gjurmėve). Ai e merrte foshnjėn nė prehėr dhe
zgjidhte enigmėn se cili prej tyre ishte babai. Pasi konstatonte se
cili ishte babai i foshnjės, sipas disa normash tė tij, atėherė ky
ishte i detyruar ta merrte foshnjėn, t’i jepte emrin e vet dhe tė
kujdesej pėr tė.



Me ardhjen e Shpalljes, Allahu Y i anuloi tė gjitha kėto lloje martesash dhe lejoi vetėm martesėn e sotme islamike.

Tek arabėt paraislamikė ekzistonte edhe njė mėnyrė tjetėr e
martesės, pėrkatėsisht mashkulli, si fitues nė dyluftim, fitonte gruan
e ardhshme. Fėmijėt e lindur nga kėto lidhje nuk kanė pasur kurrfarė tė
drejtash atėsie, por kanė qenė tė turpėruar gjatė tėrė jetės.

Ėshtė e njohur se arabėt e periudhės paraislamike kanė pasur
mundėsi tė kenė gra sa kanė dėshiruar. Madje njėkohėsisht bėnin kurorė
me dy motra, si dhe me gratė e baballarėve tė tyre, nėse mbeteshin tė
veja apo tė lėshuara. Nė lidhje me kėtė na flet Kur’ani nė ajetet 22
dhe 23 tė kaptinės "En-Nisa". Gjithashtu, burrat kanė pasur tė drejtė
t’u jepnin grave shkurorėzime me numėr tė pakufizue-shėm.

Amoraliteti dhe shfrenimi mbretėronin te tė gjitha shtresat e
shoqėrisė paraislamike arabe. Nuk mund tė veēohet asnjė shtresė e
shoqėrisė, pėrveē rasteve individuale, qė kanė ēuar jetė tė moralshme
dhe qė lavirinė e kanė konsideruar si amoralitet dhe si turp tė madh.

Robėreshat e blera kishin mė tepėr favore sesa ato tė luftės. Arabėt nuk e konsideronin tė turpshme jetesėn me robėresha.

Ebu Davudi transmeton nga Amėr b. Shu’ajbi, e ky nga babai i vet,
pastaj nga gjyshi, i cili ka thėnė: "Njė njeri ka thėnė: filan filani
ėshtė djali im. Para Islamit ka jetuar me njė robėreshė, prandaj
Resulullahu e i thotė: "Islami nuk pranon njė martesė tė tillė, koha e
xhahilijetit ka kaluar, fėmija ėshtė i atij nė shtratin e tė cilit
lindet, ndėrsa shkelja e kurorės ėshtė e ndaluar".

Tregimi mbi grindjen mes Sa’d b. Vekkasit dhe Abd b. Zum’atit
rreth djalit tė robėreshės sė Zum’atit ėshtė i njohur. Djali ėshtė
quajtur Abdu-r-Rahman b. Zum’ah. Raporti mes prindit dhe fėmijėve mund
tė klasifikohet nė disa kategori. Ka pasur nga ata qė tho-shin:
"Fėmijėt tanė janė mėlēitė tona qė ecin nėpėr tokė", ndėrsa ka pasur
edhe tė tillė qė i mbytnin vajzat e veta ose i shtinin tė gjalla nė
dhe, duke iu drojtur turpit, e ka pasur edhe nga ata qė i mbytnin nė
barkun e nėnės duke iu frikėsuar varfėrisė dhe turpit. Nė lidhje me
kėtė na flet Kur’ani nė kėto ajete: El-enam: 151; En-Nahėl:58-59;
El-Isra’:31 dhe Et-Tekuir: 8.



Megjithatė nuk mund tė themi se ky ka qenė aspekt mbizotėrues i
etikės dhe i moralit. Pėr arabėt ka qenė shumė e rėndėsishme qė tė
kishin shumė djem, tė cilėt do tė luftonin pėr atdheun e vet.
Marrėdhėniet ndėrmjet vėllezėrve, nipėrve si dhe ndėrmjet kushėrinjve
tė tjerė, kanė qenė tė bazuara nė lidhjet e forta tė gjakut. Kanė
jetuar pėr patriotizmin fisnor dhe pėr tė kanė vdekur. Fryma e
bash-kimit mbretėronte nė suazat e njė fisi, dhe kjo e rriste mė tepėr
patriotizmin. Bazė e rendit shoqėror tė njė fisi ka qenė patriotizmi
individual dhe atdhedashuria e gjakut. I pėrmbaheshin njė rregulli tė
pashkruar: "Ndihmoji vėllait tėnd qoftė ai i drejtė a jo". Natyrisht,
ky parim nuk ka qenė nė pajtim me parimin e doktrinės islame qė thotė:
"Ndihma e tiranit duhet tė jetė e tillė, qė ta pengojė krye-rjen e
tiranisė".

Garimi nė origjinė dhe ndershmėri (mburrje) shpeshherė ka qenė
shkas pėr shpėrthimin e luftėrave ndėrmjet tyre, madje edhe nė mesin e
atyre fiseve qė kanė pasur babain tė pėrbashkėt. Kjo ka ndodhur mes
fiseve Evs dhe Hazrexh, Abes dhe Zuhjan, si dhe Bekėr dhe Taglib, e
disa tė tjerėve. Ndėrkaq, marrėdhėniet shoqėrore mes fiseve me origjinė
tė ndryshme nuk kanė qenė tė forta dhe tė fuqi-shme. Ato
shkatėrroheshin nė luftėra tė pėrgjakshme. Nė raste tė veēanta
kryeparėt e fiseve organizonin tubime publike nė tė cilat vinin fise tė
ndryshme, sidomos nė muajt e shenjtė, muajt e haxhit. Kėta muaj kanė
pasur rėndėsi tė madhe pėr arabėt, sepse gjatė kėty-re muajve ata
rivendosnin marrėdhėniet normale njerėzore dhe zgji-dhnin shumė
probleme jetėsore.

Thėnė shkurtimisht, rrethanat shoqėrore kanė qenė nė gjendje tė
mjerueshme, e si mos tė ishte kėshtu, kur ndėr arabėt mbretėronte
injoranca dhe bestytnia, kurse bota jetonte nė politeizėm dhe nė
ideologji tė errėt. Gratė bliheshin dhe shiteshin. Ato trajtoheshin si
ndonjė gjėsend, derisa mashkulli nuk ka pasur kurrfarė kufizimesh, as
njerėzore e as morale. Ka jetuar si ka dashur dhe me kė ka dashur vetė.

Pushtetin e ndanin pasanikėt, tė cilėt i mbushnin arkat me Flori nė kurriz tė tė varfėrve, apo tė pushtetit, i cili gjithnjė ka qenė i gatshėm tė luftonte.
_________________

15Buzqeshje Re: Nektari i vulosur i Xhennetit prej 2/4/2009, 22:43

Vizitor


Vizitor
Gjendja ekonomike



Gjendja ekonomike gjithnjė ka qenė rezultat i rrethanave shoqėrore. Kjo
mė sė miri shihej nė standardin jetėsor tė njerėzve tė asaj kohė.
Tregtia ka qenė burimi kryesor i sigurimit tė mjeteve materiale pėr
jetesė, e ushtrohej vetėm atėherė kur rrugėt ishin tė sigurta dhe nė
kohė paqeje. Kjo ka qenė gati e pamundur nė trevat arabe, pėrveē nė
muajt e shenjtė. Gjatė kėtyre muajve organizoheshin panaire tė njohura
tregtare. Vendpanairet e njohura kanė qenė ("suk" - ēarshi) Ukadh,
Dhu-l-Mexhaz, Maxhne dhe shumė tė tjera.

Zejtaria dhe strukturat e tjera prodhuese nuk kanė qenė tė
zhvilluara dhe pėr arabėt kanė qenė diēka e huaj, bile mė e huaj se pėr
ēdo popull tjetėr. Shumė lloje tė zejtarisė kanė lulėzuar nė Jemen dhe
nė Hira, kurse mė tė njohurat kanė qenė: pėrpunimi i lėkurės dhe i
tekstilit, ndėrsa banorėt e Arabisė qendrore merreshin me bleg-tori dhe
me bujqėsi.

Gratė arabe tirrnin lesh dhe thurnin veshmbathje, por mė sė
tepėrmi pėr nevojat e veta dhe tė luftėtarėve, sepse e tėrė kjo ka qenė
e rrezikuar nga plaēkitja e sulmuesve, prandaj as qė mund tė bėhej
fjalė pėr ndonjė prodhimtari. Ėshtė me rėndėsi tė pėrmendet se,
kryesisht mbretėronte njė gjendje e tėrėsishme varfėrie, skamjeje dhe
urie.
_________________

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 2]

Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto