BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

LePuRuShJa


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫


Shkencėtarėt kanė zbuluar njė mėnyrė tė re pėr tė mėsuar se si fėmijėt e shfrytėzojnė informacionin vizual pėr t’iu pėrshtatur mjedisit rrethues.

Megjithėse ka pasur teknologji dhe pajisje mjekėsore prej vitesh, asnjėherė mė parė kėto pajisje nuk kanė qenė kaq tė vogla sa tė analizojnė se si fėmijėt e vegjėl e shohin mjedisin rreth tyre. Studimet e fundit tregojnė se pėrdorimi i kėsaj teknologjie jep rezultate tė rėndėsishme nė fushėn e analizimit tė zhvillimit perceptues, njohės dhe social tė fėmijės. Imagjinoni sikur po e shihni botėn pėrmes syve tė njė fėmije. Si orientohet ai nė mjedisin ku ndodhet? Studiuesit nė Universitetin e Nju Jorkut, nėn drejtimin e Dr. Karen Adolph, kanė zbuluar njė metodė tė re pėr tė analizuar kėtė proces.

“Ky projekt studion shqisat pamore, zhvillimin e tyre normal. Janė bėrė shumė kėrkime lidhur me shikimin nė rrethana artificiale. Megjithatė, pas mbi 100 vjet studimesh, ende nuk dinim se ku i drejton njeriu sytė nė jetėn e pėrditshme dhe pėrse?” Fin ėshtė 8 muajshe. Ajo ėshtė pėrfshirė nė eksperiment dhe do tė mbajė nė kokė njė pajisje qė ndjek lėvizjet e syrit. Pajisja ka 2 kamera, njėra qė ndjek pamjen qė ka para syve fėmija, ndėrsa tjetra qė ndjek lėvizjen e bebes sė syrit. Njė kompiuter analizon tė dyja pamjet qė xhirojnė kamerat pėr tė pėrcaktuar se ēfarė po sheh Fin. Pajisja peshon rreth 45 gramė.

Xhejson Bebkok ėshtė themelues i kompanisė Positive Science me seli nė Nju Jork, e cila ka zhvilluar pajisjen gjatė dekadės sė fundit. Ai ka punuar pėr ta shndėrruar pajisjen nė njė trajtė sa mė tė vogėl dhe tė lehtė qė tė pėrdoret nga foshnjet. “Tani qė kamerat dhe ndjesorėt janė kaq tė vegjėl, mund tė kapim imazhe qė kanė tė njėjtėn madhėsi sa gishti i vogėl i dorės. Tani mund tė ndėrthurim teknologji qė deri dje na dukeshin tė pamundura”.

Metoda e ekipit ėshtė tė analizojė sė pari shikimin e fėmijės, kur ėshtė i lirė tė lėvizė e tė luajė. Ajo qė zbuluan pėrmes kėsaj teknike, e la ekipin tė shtangur. Xhon Franēak ėshtė studiuesi kryesor i projektit. “Kur e filluam projektin menduam se fėmijėt do t’i kishin gjithė kohėn sytė tek nėna, pasi kjo ėshtė ideja e pėrgjithshme qė ekziton nė fushėn e analizimit tė zhvillimit social tė fėmijės”. Por nė njė dhomė tė mbushur me lodra dhe me pengesa qė duhet tė kalojė duke u ngjitur apo duke u zvarritur, fėmija shihte nga nėna vetėm gjysmėn e kohės. Edhe nėse i kishin sytė nga nėna, fėmijėt shihnin tek fytyra e saj vetėm 15 pėr qind tė kohės. “Nėse fėmijėt nuk e ndjekin nėnėn me sy aq shumė sa mendohej mė parė, kjo ndryshon mėnyrėn si duhet tė analizojmė procesin e zhvillimit tė fėmijėve duke mėsuar nga tė tjerėt”.

Por fėmijėt gjithmonė i hedhin njė shikim tė drejtpėrdrejtė objektit qė duan tė marrin nė dorė. Njė tjetėr zbulim interesant ėshtė se megjithėse 75 pėr qind tė kohės fėmijėt i hedhin vėshtrim tė drejtėpėrdrejtė pengesave qė kanė pėrpara, kur duan t’i kalojnė ato, ky s’ėshtė njė proces i domosdoshėm, pasi fėmijėt mund tė analizojnė shumė mirė informacionin nga shikimi periferik. Shkencėtarėt po pėrpiqen tė zbulojnė metoda tė reja pėr tė realizuar studime bazė, por ata shtojnė se teknologjia ekzistuese mund tė gjejė zbatim nė njė numėr fushash. “Nė tė ardhmen mund tė gjejė zbatim nė fushėn e kurimit tė problemeve tė zhvillimit tek fėmijėt, apo studimet mjekėsore”. Kėta studiues sapo kanė filluar ta kuptojnė procesin e orientimit tė fėmijėve tė vegjėl nė mjedisin rrethues. Ata thonė se studimet e ardhshme mund t’i ndihmojnė mjekėt tė identifikojnė terapi pėr fėmijėt me autizėm apo probleme nė lėvizje./voa/





http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto