1
Mbrojtja e fėmijėve nga alergjia prej 2/11/2010, 17:38
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫

Sipas shkencėtarėve, sėmundjet alergjike nuk duhet ti shohim si tė parėndėsishme. Pėr tu mbrojtur nga kėto sėmundje ata na kėshillojnė qė ti veshim fėmijėt mė rroba pambuku, tė mos mbajmė nė shtėpi gjėra tė parėndėsishme, dhe tė kemi kujdes lagėshtirėn.
Specialistėt pėr shėndetin dhe sėmundjet e fėmijėve thonė se shumė nėna dhe baballarė nuk janė nė dijeni pėr problemet alergjike te fėmijėve tė tyre. Ata flasin mė tej rreth shkaqeve tė alergjisė, faktorėt gjenetikė, natyrorė, si dhe ushqimet, mund tė bėhen shkak pėr shfaqjen e alergjisė. Ata mohojnė kategorikisht hipotezėn se alergjia mund tė transmetohet nga qumėshti i nėnės tek fėmija, duke theksuar se qumėshti i nėnės ėshtė ushqimi mė i mirė, mė i pastėr dhe mė i shėndetshėm pėr bebet, i pazėvendėsueshėm me asgjė tjetėr.
Nuk duhet tė pengohet marrėdhėnia nėnė-bebe me idenė se alergjia transmetohet nga nėna tek fėmija. Specialistėt thonė se njė fėmijė i cili, nė vitet e para tė lindjes ka kaluar sėmundje alergjike, gjatė rritjes mund tė pėrballet me pėrmasa tė ndryshme tė alergjisė. Mund tė dalin nė pah reaksione alergjike kundėr njė ushqimi ose njė pėrmbajtjeje si, qumėshti, djathi, etj.
Shumė prej shkaqeve tė alergjisė nuk mund ti pengojmė. Pjalmimet e pemėve, ndryshimin e motit si dhe faktorėt e tjerė natyror dhe gjenetike smund ti zhdukim. Por duhanin qė dėmton si shėndetin tonė ashtu dhe tė njerėzve tone tė dashur qė na rrethojnė, mund ta lemė...
Shkaqet gjenetike dhe natyrore e bėjnė tė pamundur zhdukjen tėrėsore te alergjisė, megjithėse ajo mund tė shtyhet dhe shėrohet. Mė tej na bėn tė ditur se ka shumė njerėz tė cilėt janė alergjik por kujtojnė se kanė grip ose rrufė. Ēdo i sėmurė nga alergjia duhet patjetėr ti marrė ilaēet deri sa ti pėrfundojė. Mendimi qė sėmundja tani kaloi dhe nuk ėshtė e nevojshme ti mbaroj ilaēet ėshtė shumė i gabuar.
Metodat e mbrojtjes sė fėmijėve nga alergjia
Qumėshti i nėnės ndihmon shėrimin e alergjisė, dhe pėr kėtė arsye bebet duhet qė patjetėr tė ushqehen me qumėshtin e nėnės. Nėse njė familje ka tė sėmurė alergjik, me astma ose me grip, duhet qė fėmija tė kontrollohet pėr kėtė. Pėrveē kėsaj ėshtė e nevojshme tė dihet e kaluara alergjike e fėmijės. Sepse fėmijėt, nėna dhe babai i tė cilėve kanė organizėm alergjik, pėrmbajnė nė vetvete katėr herė mė shumė rrezik se fėmijėt e tjerė pėr ta pasur kėtė sėmundje.
Bebeve nuk duhet tua shtojmė ushqimin para kohės sė duhur nėse nuk ekziston ndonjė arsye pėr kėtė. Nėse nė shtėpi gjenden gjėra tė panevojshme, tė tepėrta, kjo shton vėshtirėsinė e mbajtjes nėn kontroll tė pluhurave dhe tė papastėrtive. Pėr kėtė arsye, veēanėrisht nė dhomėn e fėmijės, nuk duhet tė gjenden nė asnjė mėnyre gjėra tė panevojshme. Gjithashtu, mjetet tė cilat e shtojnė lagėshtirėn duhet tė hiqen nga pėrdorimi.
Sipas kėrkimeve tė bėra, niveli ideal i lagėshtirės brenda shtėpisė ėshtė 55% . Nėse kalon mbi 55%, atėherė nė muret e shtėpisė fillojnė tė krijohen kėrpudha myku. Shtėpitė duhet patjetėr tė pastrohen me fshesė me korrent shumė tė fuqishme, tė paktėn njė herė nė javė. Rrobat duhet tė lahen jo mė pak se njė herė nė javė me 55 gradė e sipėr. Sugjerohet tė vishen rroba me pėrbėrje pambuku. Kanotierat, qė njerėzit i pėrdorin shpesh duke menduar se janė tė dobishme pėr disa sėmundje, duhet tė mbahen larg. Sepse ato janė prodhime me pėrmbajtje leshi, i cili shton alergjinė mė shumė.















