BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Ndeshja miqėsore me Maqedoninė, qė do tė luhet mė 17 nėntor nė stadiumin e Korcės, po afron, sikurse ka nisur tė mendohet edhe pėr pėrgatitjet e drejtuesve tė FSHF-sė, tė kombėtares dhe tė klubit tė Skėnderbeut, si mikpritės I kėsaj sfide fqinjėsh. Por, nga sa merret vesh, kanė filluar tė pėrgatiten edhe tifozėt kuqezinj, qė duket se do ta shfrytėzojnė kėtė ndeshje si momentin e duhur pėr t’iu kundėrpėrgjigjur kolegėve serbė dhe atyre rusė pėr djegien e flamurit tonė kombėtar (nė ndeshjen Itali-Serbi dhe nė sfidėn Zenit Petersburg-Hajduk I Spilitit). Cka do tė thotė se do tė veprojnė me tė njėjtėn monedhė gjatė ndeshjes miqėsore me Maqedoninė, pėr tė mos mbetur prapa nė kėtė drejtim. Njė sinjal tė tillė e ka edhe vetė Federata Shqiptare e Futbollit, e cila ėshtė shprehur e shqetėsuar pėrsa i pėrket mbarėvajtjes sė ndeshjes miqėsore mes Shqipėrisė dhe Maqedonisė, qė do tė luhet mė 17 nėntor nė Korēė. Drejtuesit e FSHF-sė janė informuar se disa grupe “ultras” tė tifozėve kuqezinj po programojnė qė tė djegin njė flamur serb dhe njė flamur rus nė kėtė ndeshje, si pėrgjigje ndaj djegies sė flamurit shqiptar nga tifozėt seb nė Xhenova dhe nga tifozėt rus nė takimin e “Europa League”, Zenit – Hajduk. Vetė sekretari i pėrgjithshėm i FSHF-sė, Eduard Prodani, ka nėnvizuar se nuk ka njė njofitm zyrtar tė tifozėve kuqezinj pėr njė plan tė tillė, as informacione nga policia, megjithatė, ai u ka bėrė njė apel tifozėve kuqezinj pėr tė hequr dorė nga tė tilla iniciativa. “Ashtu si nė takimet e tjera tė kombėtares, bashkėpunimi me policinė do tė jetė maksmal, por kėtė herė do t’i kėrkoj zyrtarisht Policisė sė Shtetit qė tė marrė masa drastike dhe tė shtojė vigjilencėn gjatė takimit. Nuk jemi njoftuar zyrtarisht pėr njė plan tė tillė tė tifozėve, por personalisht e shoh si njė veprim tė gabuar tė fansave, nėse ata vėrtet kanė ndėrmend tė djegin flamuj tė kujtdo shteti nė stadium gjatė ndeshjes. Kjo vetėm sa do tė nxinte imazhin e Shqipėrisė dhe do t’i hapte akoma mė shumė probleme FSHF-sė”, - ka pohuar Prodani.

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto