Truri dhe dashuria

Share
avatar
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 123005
<b>Pikėt</b> Pikėt : 261012
<b>Votat</b> Votat : 311
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

Buzqeshje Truri dhe dashuria

Mesazh nga LePuRuShJa prej 18/10/2010, 20:18



Flutura nė stomak, dhimbje kur thyhet zemra, tė gjitha kėto janė shenja tė njė lidhjeje tė fortė mes njerėzve. Shkenca pėrpiqet qė tė zbulojė misteret e dashurisė.

Tė rėnėt nė dashuri nuk ėshtė njė veprim aq i thjeshtė sa ē’mund tė duket, por ėshtė njė reaksion shumė i shpejtė. Ato ndjenja tė jashtėzakonshme dhe gjithėpėrfshirėse tė tė qenėt kokė e kėmbė nė dashuri, ēmendurisht tė lidhur me njė person tė dashur janė rezultat i njė reaksioni shumė tė shpejtė dhe kompleks tė trurit. Tė qenėt nė dashuri, ose mė saktėsisht tė qenėt nė njė gjendje emocionale intensive tė nevojės pėr t’u bashkuar me njė person tjetėr, nė tė cilėn pėrfshihen komponentė tė sjelljes, kimikė e tė tjerė, ėshtė njė ēėshtje shumė e ndėrlikuar.

Sipas njė kėrkimi tė ri, nuk bėhet fjalė sikundėr mendojnė disa pėr njė ndjenjė bazike, por pėr njė proces gjithėpėrfshirės, nė tė cilin pėrfshihen 12 zona tė trurit qė bashkėpunojnė dhe prodhojnė njė moment qė e quajmė “magjik”. Dhe shkencėtarėt kanė zbuluar se aktiviteti i parė specifik nė lidhje me dashurinė nis brenda njė fraksioni shumė tė shkurtėr kohor.

Sipas njė studimi tė ri tė titulluar “Neuroimagjinata e dashurisė”, rajone tė ndryshme tė trurit me emra tė vėshtirė tė tillė si dorsolateral, frontal, apo anterior, si dhe elemente kimike tė tilla si dopamina dhe oksitoksina, pėrfshihen nė krijimin e ndjenjave tė dashurisė. Disa nga kėto zona aktivizohen edhe kur njerėzit janė nėn ndikimin e alkoolit, apo tė drogave, pra tė pėrfshirė nga euforia. Kjo tė bėn tė mendosh se rėnia nė dashuri ka tė njėjtin efekt, apo efekt tė ngjashėm nė trurin e njeriut me atė qė shkakton pėrdorimi i kokainės.

“Edhe pse shumė teori nė lidhje me emocionet e kanė cilėsuar dashurinė si njė emocion bazė, dashuria nė fakt ėshtė shumė mė tepėr se kaq”, deklaron njė mjek. Sipas tij, dashuria pėrfshin emocione bazė dhe gjithashtu edhe emocione tė ndėrlikuara, motive dhe objektiva, pamje e njohje. Dashuria pasionante, qė ka qenė dhe ėshtė vazhdimisht objektivi kryesor i vargjeve tė poetėve, shkrimtarėve dhe artistėve po studiohet gjithnjė e mė shumė nga shkencėtarėt. Nė qendėr tė kėtyre kėrkimeve ėshtė imazhi i rezonancės magnetike ose fRMI, njė mjet relativisht i ri, i cili pėrdoret pėr tė gjurmuar aktivitetin e trurit. Sa mė e madhe tė jetė puna e kryer nga njė zonė trunore, aq mė e madhe ėshtė edhe sasia e oksigjenit qė i duhet asaj zone.

Identifikimi i zonave tė pėrfshira tė trurit mund tė krijojnė edhe terapi tė reja qė kanė tė bėjnė me mirėfunksionimin e kėtyre zonave. Krijimi i njė harte trunore qė tregon edhe rrugėtimin e dashurisė sė vėrtetė, pra tė kėsaj ndjenje supreme, nuk ėshtė thjesht njė ushtrim akademik, apo kimik. Tė kuptuarit e rrjeteve trunore qė aktivizohen gjatė pėrjetimit tė dashurisė sė vėrtetė mund tė ndihmojė mjekėt qė tė kuptojnė mė mirė problemet psikologjike dhe terapeutike, duke gjetur kėshtu edhe trajtimet e reja pėr ēiftet qė vuajnė nga varėsia ndaj dashurisė, tė ndjerit tė padashuruar apo tė vetmuar, ose tė refuzuar nė dashuri.

“Sa mė e mirė tė jetė pėr ne shkalla e tė kuptuarit tė dashurisė, aq mė i madh do tė jetė respekti ynė pėr domethėnien dhe fuqinė e rolit tė dashurisė nė shėndetin mendor dhe fizik”, thotė njė mjek. Nė kėrkimet me fMRI, vendosen skanerė nė trurin e meshkujve dhe femrave qė kanė dalė vullnetarė pėr tė kryer eksperimente.

Kjo bėhet, pasi atyre u janė treguar disa stimuj vizualė nė lidhje me partnerėt apo tė dashurit. Mė pas, rezultatet analizohen pėr tė parė se ēfarė veprimesh ndodhin nė trurin e tė dashuruarve kur u “injektohen” imazhe tė tė dashurve. Gjashtė studime fRMI janė zhvilluar deri mė tani dhe nė kėto studime janė pėrfshirė 120 persona dhe mė pas nė pėrfundim tė tė gjithė kėtyre eksperimenteve shkencėtarėt i kanė bėrė bashkė pėrfundimet pėr tė hartuar tė ashtuquajturėn harta e dashurisė nė tru. Nė njė nga kėto eksperimente, 17 meshkuj dhe gra, tė cilėt deklaruan se ishin tėrėsisht, dhe kokė e kėmbė tė dashuruar me partnerėt e tyre, pranuan qė t’i nėnshtroheshin skanimit tė trurit, ndėrsa ishin duke parė njė foto tė tė dashurit tė zemrės pėr gjatė njė kohe prej 17 sekondash. Skanimi tregoi se nė ato sekonda kishte njė aktivitet shumė tė madh tė disa neuroneve nė disa zona tė veēanta tė trurit, prej tė cilave aktivizoheshin edhe emetimi i disa lėndėve kimike, i dopaminės, pėr shembull, qė shkakton sensacione tė njėjta me ato qė pėrjetojnė njerėzit kur pinė kokainė.

Rritja e aktivitetit vihet re edhe nė hipocampusin poasterior, njė zonė nė tė cilėn ndodhen memoria dhe qendra tė tjera trunore qė kanė tė bėjnė me emocionet. Ndėrkohė, po nė kėto sekonda ka njė ulje shumė tė ndjeshme tė zonave nė tė cilat pėrqendrohen aktivitetet e ndjenjave tė frikės dhe ankthit. Sipas mjekėve nė pėrgjithėsi, kėto analiza tregojnė se dashuria pasionante pėrfshin zona trunore qė kanė brenda tyre zonat emocionale, ato tė motivimeve, shpėrblimeve, njohjen sociale, vėmendjen dhe vetė prezantimin apo imazhin e trupit.

Aktiviteti nė kėto zona ēon nė ndryshime nė nivelin e njė numri kimikatesh nė tru pėrfshi rritjen e sasisė sė dopaminės, oksitiksinės, adrenalinės, vasopresinės dhe uljen ndėrkohė tė serototinės qė shfaqet si njė nga simptomat mė tė zakonshme tė tė rėnit nė dashuri dhe nxit tė menduarit e vazhdueshėm tė njė individi pėr njeriun e dashur, mallin dhe gjendjen e mungesės sė madhe pėr kėtė person, euforinė dhe energjinė e madhe. Dopamina lidhet me ndjenja tė tilla si euforia, motivimi, aktiviteti motor, dėshira, malli dhe varėsia, ndėrsa adrenalina ėshtė njė kimikat qė shton vėmendjen e individit dhe nxit shumė kujtesėn afatshkurtėr, hiperaktivitetin dhe sjelljet e orientuara.

Ėshtė adrenalina pikėrisht ajo qė e bėn zemrėn qė tė rrahė si e ēmendur nė momentet kur duhet tė takojmė personin e dashur, apo kur ndodhemi pėrballė tij pas njė kohe tė gjatė. Rėndėsia e dopaminės ėshtė shfaqur dhe ka dalė nė pah nė njė numėr shumė tė madh studimesh qė janė bėrė nė botėn e kafshėve. Kėshtu, kemi njė rritje shumė tė madhe tė dopaminės kur dy kafshė tė sė njėjtės specie, por tė gjinisė sė ndryshme ēiftėzohen. Dhe bėhet fjalė pėr tė gjitha llojet e kafshėve dhe shpendėve.

Hormoni rritet edhe mė shumė nė sasi kur nis fėrkimi lėkurė mė lėkurė i kafshėve dhe rritet shumė si pasojė edhe presioni i gjakut dhe kjo nė njėfarė mėnyre e nxit dhe e forcon edhe vetė lidhjen. Ndėrsa kur niveli i dopaminės bie, atėherė njė femėr, ose njė mashkull e ka humbur interesin ndaj partnerit. Studiuesit e Universitetit tė Pavias nė Itali janė marrė edhe me studimin e faktorit tė rritjes sė nervave. Kėshtu, ata kanė matur gjatėsinė e vazove tė gjakut nė raste tė ndryshme tė meshkujve dhe femrave qė kishin rėnė nė dashuri kohėt e fundit dhe ato ishin mė tė mėdha sapo partnerėt afroheshin me njėri-tjetrin.

Ky fenomen ishte mė i madh dhe mė i dukshėm te gratė dhe burrat qė kishin rėnė nė dashuri sė fundi. Ndėrsa ato qė ishin nė njė marrėdhėnie mė tė gjatė kishin njė situatė mė tė qetė dhe mė normale nė kėtė drejtim. Por sigurisht, truri ėshtė qendra e dashurisė dhe si pasojė ai ėshtė edhe objekti i studimit tė shkencėtarėve. Pikėpamja e shumė studiuesve qė janė marrė me eksperimente nė lidhje me dashurinė dhe mbi tė gjitha dashurinė romantike mendojnė se procesi i dashurisė romantike ėshtė njė nga tre proceset mė tė rėndėsishme qė ndodh nė qenie e gjitarėve pėr sa i pėrket riprodhimit tė species sė tyre.

Sugjerimi nė kėtė rast ėshtė se dėshira pėr seks i motivon njerėzit qė tė jenė nė kėrkim tė partnerėve tė pėrshtatshėm pėr t’u bashkuar me ta fizikisht, ndėrsa dashuria romantike i motivon njerėzit qė tė kėrkojnė tipare specifike te partnerėt nė mėnyrė qė sė bashku tė krijojnė njė jetėgjatėsi nė lidhjen e tyre pėr tė sjellė nė jetė fėmijė, pra pasardhės, por mbi tė gjitha pėr tė pasur pėrgjegjėsinė e pėrkujdesjes pėr ta. Dhe pėr tė gjithė studiuesit, pushteti dhe forca e dashurisė sė vėrtetė ėshtė shumė mė e madhe edhe se dėshira seksuale dhe mė e madhe forcė ndryshuese dhe pėrmirėsuese e njeriut.



E ke ba rrugė, tu ardhė e tu shku, kur tė dush
E megjithatė s'tė ve faj
Fryma s'merr leje sa herė vjen e ikė.

Kleandra
♫ Anėtar/e ♫
♫ Anėtar/e ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 24/11/2009
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 3302
<b>Pikėt</b> Pikėt : 6931
<b>Votat</b> Votat : 33

Buzqeshje Re: Truri dhe dashuria

Mesazh nga Kleandra prej 19/10/2010, 00:31

Eh truri nganjehere udhezon zemren edhe ndjenjiat e nje dashurie duke i thene truri zemres kurre mos e lendo pjesen qe un mundohem te udhezoj aty ku mendja te shpie

    Ora ėshtė 26/6/2017, 12:35