1
Arrestohet udhėheqėsi i tifozėve serb qė dogji flamurin shqiptar prej 14/10/2010, 00:14
Dino
♥ Stafi Moderues ♥


Ultrasi serb, kafsha qė dogji flamurin shqiptar nė ndeshjen e ndėrprerė Itali-Serbi, tė vlefshme pėr kualifikueset e Euro 2012-s, quhet Ivan Bogdanoviē. I mbiquajtur njeriu i zi. Gazetat italiane e kanė pėrshkruar deri nė detaje arrestimin e tij nė orėn 3 tė natės midis 12 dhe 13 tetorit. Fotot e Ivanit, si nė stadium teksa hipte mbi rrjetėn e hekurt qė rrethon stadiumin e mė pas digjte flamurin shqiptar, por dhe tė arrestimit tė njeriut tė zi me tatuazhe bėnė xhiron e botės, duke mbjellė urrejtje. Pikėrisht tatuazhet ishin dhe thembra e tij e Akilit, pikėrisht prej tyre ai u zbulua dhe u arrestua, pasi ai Ivani i tmerrshėm ishte me kapuē nė kokė, kur bėri njė nga aktet barbare mė tė paprecedent nė stadiumet italiane, e ndoshta dhe nė futbollin botėror.
Agjentėt italianė e kėrkuan gjatė gjithė natės, pas ērregullimeve qė provokuan ultrasit serbė nė fushė, ndėrkohė qė shumica prej tyre hipi nė autobusė pas ndeshjes. Sėrish pati tension midis ultrasve dhe policisė italiane, qė mė pas u pėrforcua edhe me forca speciale, duke i detyruar tė gjithė tifozėt serbė tė hipnin nė stadium. Pėrveē njėrit. Ivanit. Njeriut tė zi. Njė 28-vjeēar, simboli i skuadrės Crevena Zvezda. Njė njėri-bombė. Me fizik tė madh. Tė frikshėm. Forcat italiane tė rendit i zbritėn njė nga njė tė gjithė pasagjerėt. Mė pas, ua zhveshėn tė gjithėve bluzat, pėr tė njohur tatuazhet e kapura nga telekamerat. Asnjė. Mė pas, autobusėt u rinisėn, larg stadiumit Marasi, pas njė nate tė transformuar nė njė ankth pėr tifozėt dhe skaudrat. Por, pa Ivanin. Pasi ai ishte fshehur diku.
Kur nga autobusėt kishte mbetur vetėm njė, ai ishte i rrethuar nga njė numėr i madh agjentėsh. Pikėrisht atje ndodhej njeriu i zi. Ishte ora 2.30 e mėngjesit, shkruan Gazzetta dello Sport. Tifozėt serbė ishin kontrolluar tė gjithė, por pa sukses, por mė pėrjashtim tė njėrit. Pikėrisht Ivanit. Nė orėn 2.41 ai u arrestua. Midis duartrokitjeve dhe sharjeve. Ishte arrestuar dhe i rrethuar nga shumė agjentė. Ndėrsa nė stadium, Ivani rinte kryelartė, aty midis policėve italianė, duarlidhur.
Ivani, ultrasi me tatuazhin bombė
Ivan Bogdanov, ultrasi serb i arrestuar nė mėngjesin e sė mėrkurės nė Xhenoa tė Italisė, ėshtė njė nga kapot historikė mė tė njohur tė tifozerisė serbe dhe tė Crvena Zvesdės sė Beogradit. Ivani ka njė tatuazh ku ėshtė vizatuar njė bombė e vendosur nė dorė tė bėrė nė pektoralin e djathtė dhe vitin 1389 nė bicepsin e djathtė: vitin e betejės sė serbėve kundėr turqve, qė simbolizon edhe shenjėn e shpirtit ultranacionalist serb. Sipas asaj qė tregon faqja serbe, B92.net, Bogdanov ėshtė 29 vjeē dhe njė i papunė. Dosja e tij penale ėshtė e mbushur plot e pėrplot: grindje, rrahje, agresion nė publik, por dhe prodhim e zotėrim tė substancave narkotike.
Serbia: Ndjesė pėr ngjarjen nė Itali
Serbia i kėrkon ndjesė Italisė pėr incidentet e njė ditė mė parė gjatė takimit mes dy kombėtareve tė futbollit.
Mediat serbe e kanė komentuar si turp dhe cnderim atė qė ndodhi nė stadium tė martėn nė mbrėmje.
Kėta ekstremistė nuk pėrfaqėsojnė ndjenjat e popullit serb, tha ambasadorja serbe nė Romė, Sanda Raskovic-Ivic. Sipas saj ajo qė ndodhi ishte fatkeqėsi dhe dicka shumė e shėmtuar.
Unė dhe tė gjithė serbėt jemi tė turpėruar. Gjej rastin pėr tė kėrkuar ndjesė nė emėr tė ambasadės, qeverisė dhe gjithė popullit serb, tha Raskovic-Ivic.
Mediat
Turp i ri; tifozėt ndėrpresin Itali-Serbi titullohet artikulli kryesor nė tė pėrditshmen e Beogradit Blic. Nė brendėsi tė tij theksohet se me kėtė incident, vijon pikiata e futbollit serb. Mund tė imagjinojmė se si janė ndjerė kapiteni dhe futbollistėt tanė. Me siguri, janė turpėruar.
Skandal nė Xhenova, titullohet edicioni online i Vesti.Ndėrsa Vreme hapet me njė fotografi ku titozėt serbė dogjėn flamurin shqiptar.
Autoritetet
Shqetesimin e ka ndjerė edhe ministrja serbe e Sportit, Snezana Samardzic-Markovic. Njė grup personash qė autoidentifikohen si tifozė tė Serbisė kanė cnderuar veten e tyre, dhe gjithė Serbinė. Imazhet e dhunės, tė para nė tė gjithė botėn, janė njė turp dhe njė goditje ndaj procesit tė ristrukturimit tė reputacionit tė sportit serb, tha ministrja.
Digjet flamuri serb para ambasadės Serbe nė Tiranė
Tiranė. Pas djegies sė flamurit shqiptar nga disa ultras serbė nė Itali gjatė ndeshjes me Italinė, vjen reagimi i tifozėve Kuq e zi qė djegin flamurin serb pėrpara pėrfaqėsisė diplomatike tė Serbisė nė Tiranė.
Nė orėt e mbrėmjes sė ditės sė martė tifozėt shqiptarė kanė protestuar para ambasadės serbe nė Tiranė ku edhe kanė djegur flamurin serb. Ndėrkohė qė gjatė kėsaj proteste nga tifozėt ėshtė qėlluar edhe njė punonjės i policisė i cili ka tentuar tė mos lejojė protestėn tė zhvillohej para derės sė ambasadės.
Madje, pėr tė shpėrndarė tifozėt, forcat e policisė kanė qėlluar disa here me armė nė ajėr. Por nuk dihet nėse plumbat ishin tė vėrtetė apo manovėr.















