1
Rama mbetet pa alternativė, u rikthehet protestave prej 24/9/2010, 15:32
Saranda
♫ Stafi Administrues ♫

Vendimi i koalicionit tė majtė: Nė tetor nisin protestat. Ngjela dhe Milo: Asnjė kompromis me Berishėn.
Nė njė kohė kur ndėrkombėtarėt bėjnė thirrje pėr uljen nė bisedime pozitė dhe opozitė qė ti japin fund ngėrēit politik, e majta shqiptare vendos rinisjen e protestave nėpėr rrugėt e Shqipėrisė. Kryetari i PS-sė, Edi Rama, tashmė i mbetur pa asnjė alternativė, duke vendosur kėshtu daljen nė rrugė deri nė plotėsimin e kėrkesės sė hapjes sė kutive tė 28 qershorit tė 2009-s. Pikėrisht pėr kėtė qėllim kreu i Partisė Socialiste, Rama, thirri dje aleatėt opozitarė nė njė takim pėr tė diskutuar rreth veprimeve tė mėtejshme qė do tė ndiqen nga opozita. Takimi i Ramės erdhi pas disa takimeve qė ka bėrė kryesocialisti nė disa qytete tė Shqipėrisė, ku si alternativė e vetme e tij ėshtė paraqitur protesta. Koalicioni i majtė vendosi rinisjen e njė aksioni mė tė fortė opozitar qė pritet tė fillojė nė muajin tetor me protesta masive nė tė gjithė vendin. Nė mbledhje ishin tė pranishėm kreu socialdemokrat Skėnder Gjinushi, ai i Partisė Ligj e Drejtėsi Spartak Ngjela, kryetari i PBDNJ-sė Vangjel Dule, ai i G99 Erion Veliaj si dhe kreu i PDS-sė Paskal Milo. Pas pėrfundimit tė takimit, kreu i Partisė Ligj dhe Drejtėsi, Spartak Ngjela, bėri tė ditur vendimin e opozitės pėr tė vazhduar rrugėn e protestave nė pamundėsi tė gjetjes sė njė konsensusi me qeverinė pėr transparencėn e zgjedhjeve. Morėm pėrsipėr tė drejtojmė njerėzit drejt protestave qė do tė fillojnė gjatė muajit tetor nė tė gjithė Shqipėrinė. Ēėshtja ėshtė manipulimi i votave dhe degradimi ekonomik, humbja e perspektivės dhe ēoroditja e madhe qė vjen nga kjo qeveri, - theksoi Ngjela. Edhe kryetari i PDS-sė, Paskal Milo, konfirmoi rinisjen e protestave masive muajin e ardhshėm. PS dhe aleatėt e saj kanė bėrė tė qartė se dialogu vazhdon deri nė njė kohė tė caktuar, por nė kohėn qė mazhoranca zgjat kėtė dialog pa fund, ne do presim edhe pak kohė pėr tiu kthyer protestave nė rrugė, - tha Milo. Krerėt e partive tė koalicionit opozitar kanė rėnė tashmė dakord se do tė veprojnė mbi bazėn e njė platforme apo marrėveshjeje tė pėrbashkėt. Ata pritet tė kenė njė zyrė tė pėrbashkėt, si koalicion pėr takimet, por bashkė me tė edhe njė qendėr pėr shtypin, ku herė pas here do tė dilet pėr deklaratat dhe qėndrimet e vendosura prej tyre.

















