Ilaēet dhe bimet mjekesore qe sherojne te gjitha semundjet

Share

LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti: Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia: Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi: 11/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve: 121324
<b>Pikėt</b> Pikėt: 258011
<b>Votat</b> Votat: 308
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar: Mbrėmė erdhe pranė meje... Aroma jote mė shoqėronte... Kujtimet kujtonim ne tė dy... Si njė yllė shkėlqenin sytė e tu... Ishe ti vallė vėrtetė, apo ėndėrrat e mia...?!

Buzqeshje Ilaēet dhe bimet mjekesore qe sherojne te gjitha semundjet

Mesazh nga LePuRuShJa prej 7/9/2010, 12:47





Pėr sėmundje tė shumta nė trupin e njeriut si p.sh., obeziteti, diabeti, sėmundjet e zemrės, forma tė ndryshme tumorale, etj; shpesh si shkak kryesor kanė njė regjim ushqimor dhe njė ushqim tė papėrshtatshėm.

Por jo vetėm kaq. Mjaft prej tyre mund tė arrinin tė parandaloheshin falė njė ushqyerje tė shėndetshme dhe tė ekuilibruar. Ndėrkohė, shkenca ka arritur, falė studimeve tė ndryshme, qė tė tregojė se mjekimi nėpėrmjet ushqyerjes sė pėrshtatshme (terapia mjekėsore popullore) pėrmirėson cilėsinė e jetės dhe kursen shpenzime pėr kujdesin mjekėsor. Por ēfarė ėshtė njė ushqyerje e pėrshtatshme dhe e ekuilibruar?

Mund tė merrni pėrgjigje pėr shumė nga pyetjet qė ēdokujt mund t’i lindin nė jetėn e pėrditshme, siē janė roli dhe funksioni i yndyrnave, proteinave, vitaminave, ēfarė ėshtė njė dietė e shėndetshme, dhe pėr shumė elemente tė tjera tė rėndėsishme qė pėrbėjnė atė qė quhet njė ushqyerje e shėndetshme. Dieta ėshtė mėnyra e vetme pėr t’i lėnė tė pushojnė organet jetėsore dhe pėr t’i ndihmuar ato tė funksionojnė sa mė mirė, duke shmangur problemet e ndryshme shėndetėsore.

Ėshtė e nevojshme tė mėsohet njė teknikė sa mė e pėrshtatshme pėr njė dietė efikase dhe pa rreziqe, si edhe “sekrete” tė tjera pėr njė shėndet tė mirė. Cilat janė ushqimet qė kurojnė aneminė, frutat e perimet e dobishme pėr organizmin. Ndėrsa mė poshtė, radhiten kėshilla dhe receta me bimė e ushqime, tė cilat janė tė njohura pėr efektet e tyre kundėr tė gjitha sėmundjeve mė tė shpeshta qė rrezikojnė organizmin e njeriut. Kėto e shumė tė tjera nė njė suplement prej pesė faqesh, njė strategji e vėrtetė pėr njė jetė tė shėndetshme.

Cilat bimė kurojnė aneminė, sėmundjet e zemrės. Njė sėrė recetash tė mbėshtetura nė mjekėsinė moderne, por aq dhe nė atė popullore, pėr tė kuruar sėmundje tė ndryshme qė shfaqen nė organizmin tonė. Kėshillat mė tė fundit qė japin mjekėt pėr tė shmangur sėmundjet e zemrės, stomakut, aparatit tretės, gripit. Si tė luftoni kancerin, diabetin e shumė shqetėsime tė tjera me fruta dhe perime. Si tė shmangni sėmundjet e ndryshme, cila ėshtė strategjia e duhur pėr njė jetė tė shėndetshme. Cilat janė recetat mė tė fundit tė rekomanduara nga mjekėt pėr tė qenė tė shėndetshėm. Gjithēka nė numrin e sotėm nė njė suplement prej pesė faqesh, njė strategji e vėrtetė pėr njė jetė tė shėndetshme. Do tė gjeni kėshilla dhe receta pėr tė luftuar ēdo sėmundje qė ju shqetėson.

Ilaēet Popullore kundėr anemisė

Tė sėmurėt anemikė duhet tė konsumojnė ushqime tė pasura me hekur, si: mish, peshk, shpretkė, vezė, perime, fruta etj. Kėtyre tė sėmurėve u kėshillohet pėrdorimi i frutave tė freskėta, qė pėrmbajnė vitamine C, e cila ndihmon nė absorbimin ose marrjen e hekurit. Nėse pinė kafe, ēaj, kakao apo edhe lėngje tė tjera, qė pėrmbajnė kafeinė, duhet t’i marrin dy orė para ose pas ushqimit, sepse vėshtirėsojnė absorbimin e hekurit. Nė numrin e kėtij suplementi, janė pėrzgjedhur disa nga ushqimet bazė tė cilat luftojnė sėmundjen e anemisė dhe ndihmojnė tė gjithė pacientėt kronikė tė kėsaj sėmundje ta ndjejnė sa mė pak atė. Gjithēka pėrgatitet dhe konsumohet nė kushtet e shtėpisė, pa shpenzime tė mėdha financiare.

HURMA

Hurma duket tė jetė edhe njė nga frutat bazė, qė ndihmon nė eliminimin e sėmundjes. Pėr kurimin e anemisė nė mjekėsinė popullore pėrdoren pothuajse tė gjitha pjesėt e bimės, frutat, gjethet, degėt, rrėnjėt etj. Nė vendet arabe ėshtė ushqim kryesor, i cili shuan urinė pėr shkak tė pėrbėrjes sė celulozės. Hurmat kanė gjetur pėrdorim tė mirė kundėr anemisė. Edhe nė vendin tonė, mjekėt popullorė i kanė kthyer tė gjitha kėrkimet pėr sėmundjen e anemisė tek hurmat. Tezė kjo e cila hedh poshtė faktin e hurmat bėjnė mirė vetėm pėr gjėndrat tiroide. Pasi ato janė shumė tė domosdoshme tė konsumohen nga tė gjithė ata qė kanė probleme me gjakun e tyre, kryesisht mangėsira si nė rastin e anemikėve.

KAROTA

Karota ėshtė e pazėvendėsueshme pėr shėndetin e njeriut. Lėngu ditor i karotės nė sasi prej 50-150 gram ėshtė ilaē efikas te tė sėmurėt, qė vuajnė nga anemia. Karota nė periudhė rekord e rregullon pastrimin e gjakut. Kėshillohet qė tė gjithė ata persona qė vuajnė nga anemia, tė konsumojnė minimalisht 2 karota qė qėruara ēdo ditė, ndėrkohė qė nė ushqimet e tyre nuk duhet tė mungojė asnjėherė karotat. Vetėm pėrdorimi i pėrditshėm i karotave sjell eliminimin e problemeve me gjakun dhe ul riskun pėr sėmundje tė tjera.

RREPA E KUQE

Nisur edhe nga vetė ngjyra kuptohet qė rrepa e kuqe ėshtė ushqimi bazė pėr anemikėt. Kėtyre tė sėmurėve u kėshillohet pirja ēdo ditė e 150 ml lėng tė rrepės sė kuqe, para buke, apo tė konsumohet sa mė shpesh domatja. Nga ana tjetėr kėta pacientė kronikė, tė ēfarėdo grupmoshe qė tė jenė, duhet tė marrin ēdo ditė 10 - 15 fruta tė mandarinės pėr njė kohė prej 20 - 25 ditė. Injektimi i vitaminave, lėngjeve dhe sasive tė gjakut nėpėrmjet frutave dhe perimeve, sipas Mjekėsisė Popullore duket tė jetė edhe rroga mė e mirė pėr rritjen e nivelit tė gjakut nė organizėm dhe mbi tė gjitha normalizimin e sistemit organik.

GJETHE HITHRE

Njė kurė e efektshme pėr tė sėmundjen e gjakut ėshtė edhe ajo e pėrgatitur nga 250 gramė gjethe hithre, 10 gramė uthull dhe 10 gramė gjethe delli. Tė gjitha kėto vendosen nė 1 litėr ujė tė ftohtė, ku qėndrojnė 12 orė. Pastaj zihen pėr 10 minuta, ėmbėlsohen sipas dėshirės me mjaltė dhe pastaj sėrish mbyllen dhe qėndrojnė tė mbyllura pėr 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjatė tėrė ė ditės me lugėn e kafesė. Kjo duhet tė pėrsėritet disa herė nė muaj dhe ndihmon nė qarkullimin normal tė gjakut si dhe rritjen e sasisė sė tij nė organizėm. Ėshtė njė nga bazat kryesorė tė Mjekisė Popullore.

LULESHTRYDHJA

Ėshtė bimė shumėvjeēare me shije tė hidhur nė tė ėmbėl. Nė fitoterapi pėrdoren gjethet, rrėnja dhe lulet. Gjethet e reja tė kėsaj bime janė mjaft tė pasura me vitaminė C, me kripėn natyrore, e cila bėn pastrimin e gjakut. Nė shumė vende pėrdoret si sallatė, sidomos pėr ata qė vuajnė nga anemia. Luleshtrydhja pėrmban glikozidet e hidhura, insulinėn, taninet, vitaminėn B, C dhe provitaminėn A, shumė minerale, ka pėrqindje tė lartė tė kripėrave tė kaliumit, sidomos nė gjethe, karotenoide, proteinė, pektinėn, holinėn etj. Nė rast se konsumatorėt e kanė tė vėshtirė nė periudha tė caktuara qė tė gjejnė luleshtrydhe nė treg, atyre u kėshillohet edhe pėrdorimi i lėngjeve tė frutave qė me luleshtrydhe por qė nuk pėrmbajnė gaz.

FIKU

Ėshtė njė frut, qė pėrmban shumė karbohidrate, albuminė, yndyrė. Pėrdoret i freskėt, i tharė dhe i pėrpunuar nė produkte tė ndryshme. Rekomandohet tė pėrdoret nga personat e dobėsuar, nga anemikėt dhe nga ata qė ndiejnė shumė tė ftohtė, pasi i japin organizmit forcė dhe nxehtėsi. Njė tjetėr mėnyrė pėr kurimin e tė sėmurėve me anemi ėshtė edhe pirja e tri lugėve kafeje nė ditė nga masa e pėrftuar nga shalqiri, karafili, mastiku dhe sheqeri. Tre kokrra shalqiri mbushen me 50 gram karafil dhe 100 gram mastikė. Pasi piqen u hidhet sheqer. E gjithė masa e krijuar zihet derisa tė mpikset mirė dhe pihet ēdo ditė.

FARAT E ZEZA

Fara e Zezė pėrmban vaj acidik tė pangopur, vaj me eter, vitamina dhe njė sėrė substancash tė tjera tė domosdoshme pėr organizmin. Tashmė ėshtė vėrtetuar se vaji acidik i pangopur qė pėrmban fara e zezė ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinė. Por farat e zeza u bėjnė mirė edhe anemike. Kjo pasi fara pėrmban pėrafėrsisht 38 pėr qind karbohidrate, 35 pėr qind vajra tė ndryshėm, 21 pėr qind albumin dhe pjesa tjetėr pėrbėhet prej mė shumė se njėqind substanca tė ndryshme. Pėr t’u pėrmendur janė: vajrat acidike tė pangopura, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter (nigellon, alfa-pinen etj.)


Bimėt mjekėsore qė pėrdoren pėr mjekim

Aloa Vera

Pėr kėtė bimė janė gjetur shkrime tė ndryshme edhe nėpėr papiruse, pėr tė cilėn thuhet se ėshtė bimė shumė e dobishme dhe nga ajo janė prodhuar tableta tė vogla kundėr infeksioneve tė ndryshme.

Kopra

Foshnjave tė posalindura iu jepet nė formė ēaji, pėr pengimin e dhembjeve dhe shtangimeve tė cilat e pėrcjellin foshnjėn nė muajt e parė tė lindjes. Me sukses pėrdoret edhe kundėr kollit.

Trumėza

Ėshtė ekaspektorans i mirė dhe spazmolitik i lehtė. Ka edhe veprim bakteriologjik. Pėrdoret si bar pėr shėrimin e organeve tė tretjes, si edhe ndodhet si pėrbėrės i shumė ēajrave tjera.

Kamomili

Pėrdoret kundėr dhembjeve dhe shtrėngimeve, inflamacioneve tė lėkurės dhe mukozės sė gojės, fytit, hundės, syve, po ashtu pėr rregullimin e tretjes sė ushqimit, pastrimin e rrugėve urinare nga jashtė dhe brenda, kundėr hemorroideve.

Mendra

Pėrdoret si spazmolitik (kundėr ngėrēeve dhe shtangimeve nė lukth e organe tjera), pastaj pėr qetėsimin e shtangieve tė muskujve sidomos nė organet e tretjes etj.

Lėngu i Kulfimės

Bima e kufilmės ose lulevathit ėshtė njė prej bimėve mė tė njohura, qė ndihmojnė nė qarkullimin sa mė tė mirė tė gjakut, dhe ndihmon nė funksionimin e mirė tė zemrės. Nė rrahjet e shpejta tė saj ēaji ka dhėnė rezultate shumė tė mira. Mjekėt kėshillojnė pirjen e dy gotave ēaji nė ditė.

Kakaoja mbron nga sėmundjet e zemrės

Kakaoja mbron nga sėmundjet kardiovaskulare, stimulon neuronet, kuron gjendjen shpirtėrore. Ajo ka tė gjitha vetitė e ēokollatės.Stimuluese, antidepresive, pėr ēdo nevojė afrodiziake. Pėr disa persona nuk ka shumė ndryshime nga njė drogė. Kakaoja, mes tė gjitha ushqimeve, ėshtė burimi mė i pasur me "flavanoli", substanca biologjikisht aktive, tė cilat gjenden tek ushqimet bimore. Tė mos i ngatėrrojmė me "flavanoli"-t e verės, tė cilat mungojnė te kakaoja. Ato janė substanca intoksikuese, qė gjenden nė brendėsi tė saj, qė mbrojnė nga sėmundjet kardiovaskulare dhe ndihmojnė nė mbajtjen hapur tė arterieve. Pak kakao mund t‘i japė njė shtysė kujtesės. Kakaoja, si ēaji dhe kafeja, pėrmban substanca tė ngacmuese tė cilat veprojnė mbi receptorėt e sistemit nervor, duke rregulluar efektshmėrinė e qelizave. “Flavanoli” nxit njė pjesė tė mirė tė pėrgjigjeve tė neuroneve, qė ėshtė reagimi i parė nė bazė tė fenomeneve shumė tė vėshtira tė kujtesės dhe kuptimeve. Kakaoja pėrmban Flavan-3-ols, njė pėrbėrės i cili ndihmon nė uljen e presionit tė gjakut. Pėrbėrėsit e kakaos njihen si nga antioksidantėt mė tė pėrqendruar dhe qė ju mbrojnė realisht nga sėmundjet e zemrės dhe nga kanceri. Po ashtu, mos harroni edhe ēokollatėn e zezė, e cila ju mbron nga rreziku i vdekjes.

Kakao kuron:

1-Tė mbron nga sėmundjet kardiovaskulare
2-Ėshtė antidepresive
3-Bėn tė mundur uljen e presionit tė gjakut
4-Parandalon kancerin
5-Zhvillon kujtesėn

Fiku

Tė gjithė tė dhėnat e mjekėsisė popullore arrijnė nė tė njėjtin pėrfundim. Fiku ėshtė i domosdoshėm pėr tė vėnė nė punė aparatin tretės dhe i jep nxehtėsi trupit. Pėr kėtė arsye rekomandohet pėrdorimi i kėtij fruti pėrgjatė gjithė kohėn e sezonit tė tij. Kryesisht tek personat qė kanė probleme me gjakun, tek fėmijėt, si dhe tek problematikėt e stomakut.

Molla

Janė tė padiskutueshme efektet pozitive tė kėtij fruti. Madje qė nė lashtėsi ėshtė vėnė re,domosdoshmėria e organizmit pėr mollėt e kuqe dhe jeshile. Sipas Mjekisė Popullore ky frut pastron veshkat, shėron ērregullimet nė aparatin tretės. Dhe pėrdorimi i mollės jeshile bėn tė mundur edhe rėnien nga pasha, pėr tė gjithė fanatikėt e pamjes estetike.

Banania

Bėn mirė pėr organin bazė tė njeriut, zemrėn, forcon muskujt dhe e ēlodh trupin. Ėshtė e kėshillueshme pėrdorimi i kėtij fruti kryesisht nė mėngjes, si dhe pėrdorimi i tij shoqėruar me qumėsht. Nga ana tjetėr nė estetikė, banania pėrdoret pėr tė relaksuar fytyrėn, pėr t’i dhėnė asaj ndriēim dhe elasticitet. Mjekėsia Popullore e rekomandon pėr tė gjitha grupmoshat.

Kajsia

Ky mund tė quhet edhe si futi ēudibėrės, pėr Mjekėsisė Popullore. Nėpėrmjet konsumimit tė kajsisė, trupi i njeriut pėrfton prodhimin e gjakut. Zbukuron lėkurėn dhe bėn mirė pėr flokėt. Mbi tė gjitha ėshtė e kėshillueshme kryesisht pėr femrat, pasi mjekėt e bimėve deklarojnė se pėrdorimi I kajsisė bėn tė mundur parandalimin e kancerit.

Vishnja

Ėshtė njė frut i ėmbėl nė shije, shpesh mund tė ngatėrrohet edhe me qershinė. Por pėr ekspertėt e Mjekisė Popullore ky frut ėshtė super i pasur me vitamina dhe mineralet bazė pėr organizmin e njeriut. Pikėrisht pėr kėtė arsye rekomandohet qė ky frut tė konsumohet nga tė gjitha grupmoshat, veēanėrisht fėmijėt dhe tė moshuarit.

Qitro

Ėshtė njė frut me origjinė greke, nė pamje tė parė ngjan me portokallin, por ka njė shije mė tė athėt se agrumi tjetėr i ngjashėm. Mjekėsia Popullore tregon se ky lloj fruti, i cili e ka kohėn e vet nė vjeshtė, ndihmon veēanėrisht nė tretjen e ushqimit. Gjithashtu pakėson rrjedhjen e gjakut nga mishi i dhėmbėve, si dhe shėron ftohjen dhe bėn tė mundur stabilizimin e kolesterolin.

Portokalli

Shumė e pėrdorin kur janė tė ftohur, ndėrkohė qė rekomandohet konsumimi i portokallėve edhe pėrpara se tė na zėrė sėmundja. Sipas tė dhėnave rezulton se portokalli jo vetėm bėn tė mundur parandalimin e ftohjes apo tė gripit por edhe ėshtė njė “aleat” shumė I mirė pėr tė gjitha sėmundjet e zemrės dhe ndihmon qarkullimin e gjakut tek tė sėmuret e paralizuar.

Mandarina

Duket tė jetė njė ndėr agrumet mė tė preferuar tė Grekėve tė Lashtė, pasi vetė fruti ėshtė tepėr i ėmbėl dhe ka shumė lėng nė pėrbėrjen e tij. Madje shekuj mė parė ekzistonte njė teori, sipas sė cilės mandarina ndihmon nė luftimin e infeksionit. Teori e cila mbėshtetet edhe nė ditėt e sotme, madje mė tė vjetrit e shtrydhin kėtė frut dhe e vendosin nė vendin qė ka marrė infeksion.

Rrushi

I bardhė apo i kuq kjo nuk ka shumė rėndėsi. Ajo ēfarė na rekomandojnė mjekėt popullorė ėshtė konsumimi i tė paktėn njė ēerek kilogrami rrush nė ditė nga tė gjithė personat, pavarėsisht moshės. Rrushi pastron veshkat, ndihmon nė eliminimin e gurėve tė vegjėl, pastron infeksionet nė mėlēinė e zezė dhe stabilizon rrahjet e zemrės.

Pjepri

Pėr tė gjithė ata persona tė cilėt vuajnė nga pagjumėsia por qė nuk kanė gjetur ende zgjidhje me medikamentet, apo rekomandimet e mjekėve specialist, kurat popullore japin siguri maksimale. Sipas tyre konsumimi i pjeprit largon pagjumėsinė, si dhe bėn mirė pėr kancerin e zorrėve dhe tė lėkurės. Pėr kėtė arsye pjepri rekomandohet tė konsumohet nė temperaturėn normale, pa e future nė frigorifer, pasi i humbasin vlerat.

Qershia

Duket e pabesueshme por ėshtė e vėrtet. Qershitė bėjnė tė mundur uljen e kolesterolit nė trup. Madje ndryshe nga shumė fruta tė tjera, pėr pėrdoruesit e qershive vjen edhe njė lajm i mirė nga Mjekėsia Popullore. Pasi ata mund tė hanė sasi tė mėdha qershisė dhe tė mos shėndoshen, pėrkundrazi ky frut bėn tė mundur rėnien nga pesha si dhe kontrollon nivelin e yndyrnave nė gjak.

Dardha

Ėshtė njė ndėr frutat qė u rekomandohet tė gjithė njerėzve qė kanė probleme me zemrėn. Pasi dardha me tė gjitha pėrbėrjet e veta bėn tė mundur forcimin e damarėve tė zemrės si vendos ekuilibėr mes presionit tė ulėt tė gjakut. Pikėrisht pėr kėtė arsye, mjekėt popullorė kėshillojnė qė dardhat tė konsumohen ēdo ditė nga njerėzit qė kanė probleme me rrahjet e shpeshta tė zemrės, si dhe ata qė pėrjetojnė emocionet tė forta.

Speci

Pėr Mjekėsinė Popullore, ky perim duket tė jetė njė “fabrikė” mrekullish. Pasi konsumimi i shpeshtė i specit, rekomandohet njė i pagatuar ēdo ditė, bėn shumė mirė pėr forcimin e flokėve dhe eviton rėnien e tyre. Nga ana tjetėr nėpėrmjet specat mund tė zgjidhin edhe problemet e atyre qė i kanė thonjtė e dobėt dhe nuk u rriten. Speci ėshtė njė kurues total i lėkurės.

Brokoli

Preferohet tė konsumohet i zier, dhe pa asnjė yndyrė. Brokoli, njė ndėr bimėt jeshile mė tė pėrdorura nė kuzhinėn mesdhetare, pėr tė Urtėt Popullorė, veē tė tjerash ėshtė edhe “medikamenti” bazė pėr pakėsimin e rrezikut tė kancerit tė stomakut dhe tė tubit tė ushqimit. Nisur nga kjo, rekomandohet konsumimi i brokolit kryesisht nga gratė qė kanė rrezikshmėri tė lartė ndaj kancereve tė ndryshme.

Llahanaja

Ėshtė njė nga perimet mė tė veēanta qė kohėt e fundit, ka hyrė edhe nė tregun tonė. Libra tė tėrė tė Mjekėsisė Popullore tregojnė se nėpėrmjet kėsaj bime, bėhet e mundur edhe pengimi i plakjes dhe rigjenerimi i lėkurės. Njė arsye e mirė kjo pėr konsumimin tė pėrditshėm, kryesisht pėr tė gjithė ato femra qė harxhojnė para pa fund nė kėmbim tė rinisė sė tyre.

Karota

Janė tė njohura thuajse pėr tė gjithė njerėzit veēantitė dhe tė mirat e karotės. Pėrveēse u bėn shumė mirė dhėmbėve dhe ndihmon nė zbardhjen e tyre, karota i jep energji trupit tė njeriut dhe bėn tė mundur stabilizimin e nivelit tė kolesterolit nė gjak. Nuk lihen mėnjanė dhe vetitė e betakarotenit, aq shumė i kėshillueshėm edhe nga mjekėsia moderne, si njė element bazė pėr jetėgjatėsinė dhe funksionimin e mirė tė gjitha organeve tė njeriut.

Kastraveci

Jo mė kot, qė nė epokėn primitive, kohė kur ende nuk kishin dalė kremrat dhe produktet e paketuara tė cilat ndihmonin nė “zhdukjen” e syve tė plakur, tė enjtur dhe tė rrudhur. Edhe nė ditėt e sotme, pėrdorimi i kastravecit, duket tė ketė tė njėjtat veti ēudibėrėse. Mjekėsia Popullore vėrteton se ky produkt bėn tė numri nė rinimin e muskujve tė lėkurės, si dhe i jep elasticitet qelizave.

Hudhra

Hudhra ėshtė pa diskutim me vlera tė jashtėzakonshme. Sipas mjekėve pėrdorimi i saj bėn tė mundur uljen e tensionit, ndalon mpiksjen e gjakut, bėn mirė pėr zhdukjen e kancerit tė stomakut dhe forcon qėndrueshmėrinė e trupit. Pėr kėto dhe shumė tė tjera, rekomandohet pėrdorimi i hudhrės, nga tė gjitha grupmoshat.

Ananasi

Ananasi ėshtė fruti qė ndihmon nė forcimin e kockave, nė pėrmirėsimin e gjendjes shėndetėsore gjatė gripit, si dhe ndihmon nė parandalimin e problemeve dhe ul rrezikun e sėmundjeve tė zemrės. Edhe pse ėshtė pak e vėshtirė ta ndash frutin nga lėkura, rėndėsia qėndron tė pėrbėrėsit qė ky frut pėrmban. Ananasi ka vlera tė shumta pėr shėndetin e njeriut, sidomos pėr forcimin e kockave, pasi ėshtė njė frut shumė i pasur me vitaminė C. Sidomos njė ndikim tė dobishėm, ky frut ka pėr tė gjithė ata njerėz qė kanė probleme me jashtėqitjen. Ėshtė e kėshillueshme qė fruti tė jetė i freskėt dhe kjo gjė dallohet tek gjethet e tij. Ato nuk duhet tė jenė aspak tė zverdhura, por nė njė jeshile sa mė tė errėt. Mė tė mirėt janė ananaset e kultivuar nė Costa Rica, sepse pėrmbajnė mė shumė vitamina, nė krahasim me tė vendeve te tjera.

Bananet

Bananet janė shumė tė rėndėsishme nė pėrdorimin kundėr hemorragjisė Cerebrele, po ashtu ato ulin tensionin e lartė, ulin aciditetin e stomakut, si dhe ndihmojnė kundėr diarresė. Nė qoftė se vuani nga tensioni i lartė duhet tė mendoni gjithmonė, pėr frutin tropikal tė Bananes. Dielli ėshtė ai qė ngre tensionin, ndėrsa banania bėn tė kundėrtėn e tij. Studimet kanė treguar se banania ėshtė frut shumė i pasur me Kalium, dhe si e tillė ajo ndihmon nė uljen e rrezikut tė hemorragjisė Cerebrale. Banania ėshtė burim kaliumi, njė frut i tillė ka 396 miligram ose 11 pėr qind tė mineraleve tė nevojshme tė njė dite. “y deri tre banane ne dite janė optimale”, thotė Biofisikanti David Young. Nėpėrmjet kėtij fruti ndodh ulja e ndjeshme, qė shkakton kundėr aciditetit tė lartė nė stomak. Banania mbron stomakun, pasi arrin tė bllokojė bakteret qė mund tė jenė aktive nė tė.

Dardha

Dardhat njihen pėr efektet e tyre pozitive nė forcimin e kockave. Ato ulin sasinė e yndyrnave nė gjak,ndihmojnė nė tretjen e ushqimit, si dhe luftojnė infeksionet e ndryshme. Nė ēėshtjen e shėndetit edhe dardha do tė vendosej krahas mollės dhe portokallit. Por fruti jeshil, ka dhe diēka tė pėrbashkėt me fasulen, pasi ka njė pėrmbajtje shumė tė dobishme pėr uljen e kolosterolit nė gjak. Dhe siē e shpjegon dhe Dr.Mary Ellen Camire, kjo ėshtė diēka e rrallė te frutat. Gjithashtu, dardhat pėrmbajnė njė mineral shumė tė domosdoshėm pėr forcimin e kockave, duke ndihmuar kėshtu, kundėr osteoporozės, qė shkaktohet si rrjedhim i mungesės sė kėtij minerali, tė gjendur te dardha. Ky frut ėshtė i dobishėm dhe pėr trurin. Dardha para ngrėnies ashtu si molla nuk duhet qėruar, pasi shumė vitamina ndodhen nė lėkurėn e saj.

Peshku

Vlerat e peshkut janė tė padiskutueshme. Ato ulin rrezikshmėrinė e sėmundjeve tė zemrės. Gjithashtu, mjaft vlera ka pėr ata qė pinė duhanin, pasi bėn pastrimin e infeksioneve nė laring. Njė vlerė tė madhe ka vaji i Peshkut, i cili ėshtė i pasur me omega 3, shumė i nevojshėm pėr organizmin. Eskimezet janė njerėzit qė pėrdorin peshkun mė shumė nga ēdo popull nė botė dhe sėmundjet e zemrės pėr ta janė pothuajse tė panjohura. Sipas studiuesve Omega 3, qė pėrmban peshku ka ndikimin mė pozitiv nė organizmin e njeriut. Pėrdorimi i shpeshtė i peshkut ėshtė shumė me vlera pėr njerėzit qė kanė vėshtirėsi frymėmarrjeje, pėr ata qė vuajnė nga azma, ose pėr pėrdoruesit e rregullt tė duhanit. Peshkun rekomandohet ta pėrdorim patjetėr ēdo javė, mbase dhe dy herė nė javė.

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit ėshtė shumė i dobishėm pėr zemrėn dhe ndikon nė mirėfunksionimin e saj. Ky vaj ndikon nė uljen e sasisė sė kolesterolit nė gjak, si dhe ul rrezikun e shfaqjes sė kancerit te femrat. Tė gjitha llojet e yndyrnave, si gjalpi,margarina dhe vajrat pėrmbajnė kalori tė shumta, por qė nga organizmi i njeriut perceptohen nė mėnyra tė ndryshme. Greket e duan dhe janė pėrdoruesit e parė tė vajit tė ullirit dhe pėrdorin shumė pak gjalpin dhe margarinėn. Vaji i ullirit ėshtė quajtur ndryshe nga mjekėsia "Shoku mė i mirė pėr gruan", pasi luan njė ndikim shumė pozitiv nė mbrojtjen nga kanceri i gjirit. Pėrmbajtja kryesore nė vajin e ullirit ėshtė Vitamina E, e cila ka vetinė e rigjenerimit. Nė pėrgjithėsi vaji i ullirit, rron gjatė, si dhe duhet tė mbahet nė ambiente tė freskėta dhe tė thata, tė mbrojtura nga drita.

Qumėshti

Qumėshti ėshtė njė ndėr komponentėt mė tė rėndėsishme nė njė dietė tė shėndetshme. Nė tė gjenden pėrbėrės tė Ēilėt luajnė rol tė rėndėsishėm nė forcimin e kockave, ulin tensionin e gjakut, si dhe nivelin e lartė tė kolesterolit nė gjak. Qumėshti ndihmon edhe nė uljen e rrezikut tė prekjes nga paraliza tė ndryshme. Me gjithė vlerat e mėdha qė ka qumėshti, pėrsėri i rekomandueshėm ėshtė pėrdorimi i qumėshtit me yndyrė tė reduktuar. Njė gotė qumėsht pėrmban 10 pėr qind yndyrė. Nė kohėt e sotme ekziston mundėsia e njė qumėshti me yndyrė tė reduktuar. Qumėshti ėshtė i dobishėm edhe pėr trurin. Nė njė studim tė bėrė u zbulua se personat qė pinin njė gjysmė litri qumėsht nė ditė kishin 50 pėr qind rezistencė mė tė fortė kundrejt trombozės. Nė uljen e tensionit dhe kolosterolit ndikon pėrmbajtja e kalciumit tė gjendur te qumėshti. Kėshillohet tė paktėn njė gotė qumėsht nė ditė.

Kosi

Nėse dikush do t“iu ofronte njė luge me mikroorganizma tė gjallė pėr tė ngrėnė, natyrisht qė gjithkush s“do tė pranonte. Por ēfarė do tė bėnit nėse kjo gjė do tė sillte tė mira nė shėndetin tuaj? Miliona njerėz e bėjnė kėtė gjė duke ngrėnė, organizma tė vegjėl tė gjallė nėpėrmjet kosit. Sipas studiuesve janė pikėrisht kėta mikroorganizma qė forcojnė imunitetin e njeriut. Ata mbrojnė nga infeksionet. Kosi ėshtė njė burim ideal i kalciumit. Njė e mirė e madhe e kosit ėshtė efekti kundėr mykut nė trupin e njeriut. Kjo gjė ndodh kryesisht tek femrat. Po ashtu kosi ka efekte kuruese edhe pėr ulēerėn e stomakut dhe kėto efekte i kryen njėsoj si antibiotikėt. Kosi duhet tė pėrdoret i ftohtė. Kosi i freskėt pėrmban 100 milionė baktere pėr gram, ndaj rekomandohet pėrdorimi sa mė i freskėt i tij.

Misri

Misri vazhdon tė jetė numri njė pėr tė mbajtur konstante nivelin e kolosterolit nė gjak, pasi ul ndjeshėm grafikun e yndyrės nė gjak. Ai luan rol nė prodhimin e energjisė trupore te njeriu. Nė jug tė Dakotės nė ShBA, popullsia qė prej vitit 1892 feston njė festė me emrin "Festa e Misrit" ku njerėzit dekorojnė gjithēka me misėr. Misri ėshtė njė burim i vėrtetė proteinash dhe vitaminash. Nė njė studim tė bėrė me meshkuj tė cilėt kishin kolosterol tė lartė, pas njė trajtimi me produkte misri, si dhe me ushqime tė varfra nė yndyre, u arrit nė rezultate mjaft tė kėnaqshme. Misri gjithashtu ėshtė burim energjie. Ai pėrmban njė lloj vitamine B (Thiaminė) qė ėshtė e domosdoshme pėr njeriun.Nė vendin tonė njė pėrdorim tė veēantė ka zėnė "Buka e misrit" dhe gjithmonė ėshtė rekomanduar pėr njerėzit qė vuajnė nga hipertensioni.

Birra

“Paradoksi francez” apo mė mirė efektet pozitive tė alkoolit tė marrė nė doza tė vogla, qė do tė ishin shkatėrruese nė doza tė mėdha, ėshtė mbėshtetur sė fundmi edhe nga mjekėsia, jo vetėm pėr verėn por edhe pėr pijet e tjera alkoolike si birra. Pėrveē kėsaj, sinteza e studimeve dhjetėvjeēare ka treguar se e pirė nė mėnyrė tė rregullt e tė moderuar, birra ndihmon nė parandalimin e njė sėrė sėmundjesh koronare apo kardiovaskulare, nė sajė tė vitaminave tė grupit B, B6, B12; nė uljen e nivelit tė kolesterolit, nė sajė tė fibrave tė mureve tė qelizave tė elbit, etj. Njė tjetėr efekt pozitiv i birrės ėshtė pikėrisht veprimi antioksidant i maltos dhe ai parandalues i osteoporozės. Pra, mbron mė mirė se aspirina. Nėse e pirė nė mėnyrė tė moderuar nėnkupton deri nė 2 gota nė ditė nga 20Ēl secila, nė mėnyrė tė rregullt nėnkupton pirjen e birrės gjatė vakteve dhe aplikimin e kėsaj doze ēdo ditė.

Mjalti

Mjalti ka aftėsi kuruese pėr vetė vitaminėn B qė pėrmban. Mjalti pėrmban veti dezinfektuese pėr plagė dhe gėrvishtje tė lėkurės. Sipas studimit tė Dr.Molan mjalti triumfon mbi 7 lloje tė ndryshme bakteresh. Pėrveē shėrimit tė jashtėm mjalti ka dhe veti kuruese tė brendshme, si nė qetėsimin e stomakut. Kėshtu pėr kėta paciente do ishte e rekomandueshme 4 lugė ēaji mjaltė nė ditė. Njė rol tė rėndėsishėm mjalti luan kundėr diarresė, sidomos pėr fėmijėt e vegjėl, pasi ėshtė njė metode, mjaft e mirė kuruese brenda njė ushqimi. Mjalti nė kėtė rast, lufton bakteret dyfish mė shpejt, se sa njė tretje sheqeri. Gjithashtu, mjalti ndihmon edhe nė rastin e problemeve me jashtėqitjen. Kujdes duhet treguar nė pėrdorimin e mjaltit nga foshnjat. Nė ndryshim nga fėmijėt e vegjėl dhe tė rriturit, foshnjat nuk mund tė pėrballojnė tretjen nė mėnyrė optimale tė tij. Mjalti ka pėrmbajtje shumė tė lartė sheqeri, 300 gram sheqer mund tė krahasohen me 250 gram mjaltė.

5 tė mirat e rrepave

Rrepat janė rrėnjė me ngjyrė tė kuqe. Ato kanė shije tė ėmbėl dhe janė shumė ushqyese dhe vitaminoze, pothuajse mė tepėr se ēdo perime tjetėr. Veēanėrisht e shijshme ėshtė pjesa afėr me lėkurėn mbuluese tė rrepės. Efektet e rrepės janė tė ngjashme me ato tė spinaqit dhe tė dyja kėto bimė janė tė nevojshme e tė dobishme pėr organizmin. Rrepat pėrmbajnė folat dhe betainė, dy lėndė ushqyese tė cilat ndihmojnė nė ruajtjen e nivelit tė gjakut, rindėrtojnė arteriet e dėmtuara, zvogėlojnė rrezikun pėr sėmundjet e zemrės, etj. Mjekėsia Popullore vė theksin tek domosdoshmėria e kėsaj perimeje, madje kėshillohet tė gjithė amvisat qė tė pėrdorin sa mė shumė tė jetė e mundur nė menynė e tyre rrepėn e kuqe. Ėshtė e domosdoshme mėsimi i fėmijėve qė nė vegjėli me shijen e rrepave.

1-Zvogėlojnė rrezikun e sėmundjeve tė zemrės
2-Rindėrtojnė arteriet
3-Ruajnė nivelin e gjakut
4-Ndihmojnė anemikėt
5-Pėrmbajnė vitamina tė ndryshme

5 mėnyrat e konsumimit tė lakrės

Jo pak por 22 kalori mund tė pėrftojė gjithsecili nga ne nėse konsumon qoftė edhe 30 gramė lakėr tė gatuar. Mjekėsia Popullore ne Evropė, Azi, kohėt e fundit edhe nė Amerikė, tregon se ky ėshtė njė nga bimėt mė ēudibėrėse dhe mė tė domosdoshme, kjo edhe pėr numrin e kalorive qė pėrmban. Lakra pėrmban pėrbėrės tė cilėt stimulojnė prodhimin e enzimave nė organizėm, tė cilat realizojnė prodhimin e radikaleve tė lira dhe reduktojnė rrezikun e kancerit. Lakra mund tė hahet ashtu siē ėshtė e freskėt, mund tė gatuhet duke u zierė me kujdes apo tė merret gjatė ngrėnies sė produkteve nė fast-food-e. Nuk ėshtė i kėshillueshėm pėrdorimi i tepėrt i lakrės turshi.

1-Pėrmban 22 kalori
2-Stimulon enzimat nė organizėm
3-Reduktojnė rrezikun e kancerit
4-Rekomandohet lakra e zier
5-Nuk kėshillohet nė turshi

Gujava

Gujava ėshtė njė frut tropikal, pak i njohur nė vendin tonė, por qė ka filluar tė zėrė vend nė tryezėn e shumė vendeve evropiane. Ajo ka shije tė ėmbėl, por edhe pak tė athėt, pėr vetė sasinė e pakėt tė acideve trupore qė pėrmban. Gujava pėrmban sasi tė larta likopeni, njė antioksidant i cili lufton kancerin e prostatės. Ky frut tropikal, si asnjė prodhim tjetėr bimor pėrfshin nė pėrbėrjen e tij edhe pėrbėrėsit e domates dhe tė limonit. Nė fakt 1 gotė lėng nga fruti gujava pėrmban 688 mg potasium, njė sasi qė mund tė gjendej te njė banane. Tė urtėt kinezė, kėshillojnė qė tė gjithė njerėzit, veēanėrisht meshkujt tė konsumojnė kėtė frut, pasi thuhet qė meshkujt nuk dinė t’i zgjedhin ushqimet e tyre dhe tė hanė mė shumė yndyrna, duke lėnė mėnjanė ushqimet vitaminoze.

1-Pėrmban 688 potasium
2-Nė pėrbėrjen e tij ka domate dhe limon
3-Njė gotė lėng nga ky frut, e barabartė me njė banane
4-Pėrmban sasi tė vogėl acidesh

5-Shmang kancerit e prostatės

Lakra zvicerane

Bashkė me tė gjitha llojet e tjera tė bimėve jeshile tė shitura nė tregun e zarzavateve, nė tregun evropian dallohet edhe njė lloj tjetėr bime jeshile, nė formėn e gjethes sė lakrės. Kjo gjethe pėrmban lėndė tė nevojshme pėr mirėfunksionimin e shėndetit. Nė tė gjenden pėrbėrės tė ndryshėm ushqimorė, ndėr ta edhe betakaroteni. Nė lakrėn zvicerane gjenden kimikate tė cilat mbrojnė retinėn e syrit, si dhe pėrmban pigmente qė akumulohen dhe shfaqen nė retinėn e syrit.

1-Ka formėn e gjethes sė lakrės
2-Pėrmban lėndė tė nevojshme pėr organizmin
3-Nė tė gjenden pėrbėrės tė ndryshėm ushqimorė
4-Pėrmban betakaroteni
5-Pėrmban kimikate qė mbrojnė retinėn e syrit

Kanella

Kanella ėshtė njė nga aromat dhe erėzat mė tė vjetra tė njohura nė botė, e cila njihej pėr ndihmėn qė jepte te burrat qė kishin probleme me stomakun, vetėm nėse pėrzihej me sheqer. Kanella ndihmon nė kontrollimin e nivelit tė sheqerit nė gjak, nivelet e larta tė tė cilit pėrbėjnė rrezik pėr shfaqjen e sėmundjeve tė zemrės. Sipas studimeve, u zbulua se nėse tė sėmurėt me diabet tipi-2 konsumojnė kanellė pėr 6 javė, jo vetėm ulin nivelin e sheqerit nė gjak, por edhe LDL, kolesterolin e keq.

1-Ndihmon meshkujt pėr problemet me stomakun
2-Ndihmon nė kontrollimin e nivelit tė sheqerit nė gjak
3-Ndihmon nė sėmundjet e zemrės
4-Tė sėmurėt me diabet duhet tė konsumojnė kanellė pėr 6 javė
5-Ul nivelin e sheqerit nė gjak dhe kolesterolin e keq

Purslana

Edhe pse pėr FDA, Agjencinė e Kontrollit tė Ushqimeve nė botė, kjo bimė pėrbėn njė bar tė keq, njė lloj droge, nė shumė vende tė tjera pėrfshirė Meksikėn, Kinėn dhe Greqinė, kjo bimė barishtore ėshtė shumė e njohur dhe e pėrdorur. Purslana pėrmban Omega-3, njė pėrbėrės i cili ėshtė shumė i dobishėm pėr sėmundjet e zemrės. Shkencėtarėt shprehen se nė tė pėrmbahet 10 deri nė 20 herė mė shumė edhe melatonina, njė antioksidant i cili parandalon prodhimin dhe shtimin e qelizave kancerogjene.

1-Bimė barishtore shumė e njohur dhe e pėrdorur
2-Purslana pėrmban Omega-3
3-E dobishme pėr sėmundjet e zemrės
4-Ajo pėrmban 10 deri nė 20 herė mė shumė melatonina
5-Parandalon prodhimin dhe shtimin e qelizave kancerogjene

Shega

Lėngu i shegės ėshtė pija mė e preferuar pėr dekada tė tėra, nė vendet e Mesdheut Lindor dhe tani ka filluar tė jetė edhe shumė e kėrkuar nė Amerikė. Disa shkencėtarė izraelitė kanė zbuluar se burrat qė pinė njė gotė me lėng shege nė ditė, jo vetėm mbrohen nga kanceri i prostatės, por edhe rregullojnė sistemin e tyre sistolik, punėn e zemrės dhe presionin e gjakut. Katėr gota me njė lėng tė tillė do tė plotėsonin 50 pėr qind tė nevojave tuaja ditore pėr Vitaminėn C. Kėshtu ajo ndihmon jo vetėm nė shumė procese trupore, por shton edhe rezervat e vitaminave nė organizėm.

1-Mbron nga kanceri i prostatės
2-Rregullojnė sistemin sistolik
3-Rregullojnė punėn e zemrės dhe presionin e gjakut
4-Pėrmban vitaminėn C
5-Shton rezervat e vitaminave nė organizėm

Farat e frutave

Farat e disa frutave nė mjaft raste janė jo vetėm ngacmuese, por edhe tė kujtojnė shijen e frutit nga janė marrė. Edhe pse frutat nuk mund t’i mbijetojnė kohės, me farat e tyre nuk ndodh e njėjta gjė e tillė, sidomos kur ato pėrpunohen dhe konservohen. Tė tilla janė farat e kajsisė, bajamet, frutat e ndryshme tė thata, etj. Kėto fara dhe fruta tė thata pėrmbajnė antioksidantė tė cilat reduktojnė nivelin e insulinės rezistente nė gjak e cila mund tė jetė faktor rreziku pėr shfaqjen e diabetit.

1-Farat i mbijetojnė kohės
2-Ato mund tė pėrpunohen dhe konservohen
3-Pėrmbajnė antioksidantė
4-Reduktojnė nivelin e insulinės rezistente
5-Parandalojnė shfaqjen e diabetit

Kumbulla e thatė

Pse janė tė shėndetshme? Kumbullat e thara pėrmbajnė sasi tė larta acidi neoklorogjenik dhe klorogjenik, antioksidantė qė janė veēanėrisht efektivė nė luftėn kundėr “radikalit superoksid anion”. Ky radikal i keq shkakton dėmtime strukturale pėr qelizat dhe dėmtim i tillė mendohet tė jetė shkaktari kryesor i kancerit. Si t’i hani? Si njė meze. Mbėshtillni njė copė tė hollė proshute rreth kumbullės sė tharė dhe ngulni njė kunj dhėmbėsh. Piqeni pėr disa minuta nė furrė derisa kumbulla tė jetė e butė dhe proshuta e tharė.

1-Pėrmbajnė sasi tė larta acidi neoklorogjenik dhe klorogjenik
2-Janė efektivė kundėr “radikalit superoksid anion”
3-Luftojnė kancerin
4-Rigjeneron qelizat e dėmtuara
5-I reziston kohės

Fara kungulli

Kėto produkte qė hidhen poshtė nga kungulli janė pjesa mė e ushqyeshme e tij. Pse janė tė shėndetshme? Kapėrdimi i farave tė kungullit ėshtė mėnyra mė e thjeshtė pėr tė konsumuar magnez. Shkencėtarėt francezė kanė zbuluar se meshkujt me nivele tė larta magneziumi nė gjak janė 40 pėr qind mė pak tė rrezikuar nga vdekja e hershme se sa ata me nivele tė ulėta. Mesatarisht, meshkujt konsumojnė 353 mg nga minerali nė ditė, ndėrsa sasia e rekomandueshme ėshtė 420 mg. Si t’i hani? Tė plota, me gjithė lėvozhgė. Lėvorja ju siguron fibėr.

1-Pėrmbajnė magnez
2-Shmangin vdekjen e hershme
3-Lėvorja e tyre ju siguron fibrėn
4-Ėshtė mirė tė hahen me gjithė lėvore
5-Janė tė shėndetshme pėr zemrė.



S'tė dua me petale, stė dua me gjėmba
Por tė dua thellė nga zemra
Si yllė pėr mua, gjithmonė do mbetesh
Nė zemrėn time do digjesh e do tretesh ...!!



    Ora ėshtė 1/11/2014, 06:06