Sekretet e njė lidhje romantike

Share
avatar
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122940
<b>Pikėt</b> Pikėt : 260943
<b>Votat</b> Votat : 311
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

Buzqeshje Sekretet e njė lidhje romantike

Mesazh nga LePuRuShJa prej 7/9/2010, 12:20



Dhe ky ėshtė vetėm fillimi i njė marrėdhėnieje, qė edhe pse mund tė shndėrrohet nė njė marrėdhėnie ekskluzive, mund tė zgjasė njė jetė tė tėrė. Pėlqimi ėshtė hapi i parė, por mė pas kur futesh nė bisedė mund tė kuptosh qė tėrėsia e gjėrave tė pėrbashkėta ėshtė shumė mė e madhe nga sa e kishe menduar nė fillim. Me njė person tė tillė ke dėshirė qė tė lėsh edhe njė tjetėr takim pėr ta thelluar mė tej njohjen dhe dalėngadalė e kupton qė pėlqimi shndėrrohet e merr formėn e romancės. Dhe kur kjo ndodh, atėherė gjėrat shkrihen dhe tė duket se atė njeri qė e pėlqeve aq shumė nė fillim e ke njohur prej njė jete tė tėrė dhe nuk arrin tė kuptosh dot se si ke mundur mė parė tė mos e kesh pasur nė jetėn tėnde. Por kjo lloj marrėdhėnie, kjo romancė qė mund tė shndėrrohet nė njė gjė shumė tė rėndėsishme, nuk ndodh pa arsye. Studiues tė ndryshėm kanė dalė nė shumė pėrfundime nė lidhje me kėtė fenomen dhe sė fundi ėshtė botuar njė libėr, nė tė cilin pasqyrohen edhe arsyet e njė lidhjeje “magjike”. Nė fakt, bėhet fjalė pėr 5 faktorė qė ndikojnė nė njė lidhje tė tillė. Ata janė: vulnerabiliteti, proksimiteti, rezonanca, ngjashmėria dhe mjedisi.

Tė kuptuarit e tė gjitha kėtyre proceseve e bėn mė tė lehtė faktin e lidhjes mes njerėzve dhe mbi tė gjitha shpjegon faktin se pėrse nė disa raste arsyet e lidhjes apo pėlqimit kanė tė bėjnė pikėrisht me atė person dhe jo me ndonjė person tjetėr. Le t’i shohim tė gjithė kėta faktorė nė veēanti.

Vulnerabiliteti


I pari i faktorėve tė sipėrpėrmendur ėshtė tėrėsisht i kuptueshėm. Kur kemi brenda vetes dėshirėn pėr tė qenė tė hapur ndaj ambientit tė jashtėm edhe personat qė na rrethojnė e ndiejnė dhe janė mė tė predispozuar pėr tė marrė mesazhe nga ne dhe pėr t’u lidhur. Madje, nė shumė raste, demonstrime tė vogla tė dobėsisė njerėzore na bėjnė shumė mė tė pranueshėm dhe tėrheqės se sa shprehje tė forcės sonė apo tė qenėt nė komandė tė situatave tė ndryshme. Nėse do tė themi “Mė vjen keq” pėr njė shkelje kėmbe, pėr njė mungesė kujtese apo gjėra tė vogla tė tjera na afron mė shumė me tė tjerėt pėrreth. Njerėzit, duke qenė se janė tė ndėrgjegjshėm qė janė qenie me gabime, duan tė kenė tė bėjnė me qenie tė tilla dhe jo me ata qė mund tė hiqen si perfektė. Dhe kur kaloni barrierėn e parė tė intimitetit me dikė qė pėlqeni ėshtė shumė mė e thjeshtė rruga qė tė ēon drejt njė lidhjeje mė tė thellė me personin tjetėr. Ka njė linjė ndarėse tė qartė mes tė shfaqurit tė pėlqimit ndaj njė tjetri pėrmes metodave tė buta e njerėzore dhe tė shfaqurit tė kėsaj ndjenje nė mėnyrė prepotente e shumė tė hapur. Vulnerabiliteti tė bėn edhe qė t’i besosh personit tjetėr. Kur je i hapur pėr tė treguar me sinqeritet se cili je dhe cilat janė dobėsitė e tua, krijon njė lidhje mė tė fortė se nė rastin kur pėrpiqesh qė tė tregohesh se je i pathyeshėm dhe nė zotėrim tė vazhdueshėm tė situatės. Njė njeri i tillė ėshtė i lodhshėm dhe nė disa raste e pėr disa tipa i frikshėm. Dhe nuk ka gjė mė tė mirė se kur tė dyja palėt luajnė nė kėtė mėnyrė, pra duke qenė tė hapur e tė ēlirėt. Menjėherė mes tyre krijohet njė atmosferė shumė intime dhe njė terren i pėrshtatshėm pėr tė vazhduar mė tej nė faza tė tjera tė marrėdhėnies. Njė sjellje e tillė e hapur pėrmes shfaqjes sė dobėsive personale kursen edhe shumė kohė pėr dy persona nė njė marrėdhėnie qė nė rast tė kundėrt mund tė kėrkonte shumė mė tepėr ditė pėr t’u krijuar dy tė njohurve njė intimitet tė denjė pėr njė marrėdhėnie qė mund tė konsiderohet si romancė.

Afrimiteti

Mund tė jetė fati ai qė ju bėn qė tė bini kokė e kėmbė brenda me njė njeri qė e shihni pėr herė tė parė, por nė kėtė rast mund tė ndikojė edhe fakti i aftėsisė me kėtė person shumė tė veēantė. Si pėr shembull, nė rastin kur bėhet fjalė pėr dikė qė banon afėr jush.

Studimet kanė nxjerrė nė dritė se njė numėr i madh romancash lulėzojnė me persona me tė cilėt kemi afri qoftė pėr sa i pėrket banimit, apo edhe tė punuarit bashkė. Pra bėhet fjalė pėr shanset e mėdha qė tė jep afėrsia me njerėzit. Nėse keni ndėrmend qė tė gjeni shpirtin binjak, bėni mirė qė para se tė kėrkoni nė fund tė botės tė hidhni sytė rrotull mė me vėmendje se mė parė, sepse ka tė ngjarė qė ėshtė pikėrisht afėr jush e tė mos ta keni vėnė re.

Rezonanca

Por sigurisht qė afėrsia nuk ėshtė kushti i vetėm pėr lindjen e njė romance, sepse nė njė rast tė tillė tė gjithė do tė pėrfundonim nė marrėdhėnie me shokėt e bankės, apo fqinjėt e pallatit. Njė nga arsyet mė tė forta tė kėtyre lidhjeve ėshtė edhe rezonanca. Kjo ka tė bėjė me ndjesinė qė ke kur je i bindur nė shumė aftėsi tė tuat dhe ndihesh tėrėsisht komod nė lėkurėn tėnde. Dhe kur arrin nė kėtė ndjesi ta gjesh edhe te njė tjetėr dhe sė bashku tė krijoni njė ndjenjė komforti tė pėrbashkėt ėshtė njė fillim i mirė pėr njė lidhje romantike. Njė ndjenjė e tillė vetėbesimi tė bėn shumė tėrheqės pėr mjaft njerėz rrotull dhe i tėrheq tė tjerėt pas teje si me “mastiē”. Sigurisht qė njė rezonancė e tillė ėshtė mė e fortė nė kushtet e stimujve alkoolikė, por ka mė shumė efekt kur ėshtė nė kushte normale. Dhe kur dy veta tėrhiqen me njėri-tjetrin, situata ėshtė shumė “e nxehtė”. Sipas njė studimi, ne influencohemi shumė nga ambienti ku jetojmė dhe kemi shumė mė tepėr shanse qė tė qeshim pėr njė barsoletė kur jemi nė grup se sa po ta dėgjonim tė njėjtėn barsoletė po tė ishim vetėm. Ėshtė e vėshtirė tė lidhesh me dikė qė nuk ka njė sens humori, qė nuk ėshtė i muhabetit dhe qė nuk pėrēon miqėsi. Tė gjitha kėto nė tė njėjtėn kohė janė shumė tė domosdoshme edhe pėr njė lidhje tė gjatė e tė qėndrueshme.

Ngjashmėria

Harrojeni shprehjen qė thotė se tė kundėrtat tėrhiqen. Kjo mund tė ndodhė pėr 5 minutat e para tė njė njohje deri nė momentin qė e gjeni veten nė njė kundėrshti me personin qė jeni pranė. Njė lidhje e mirė nuk mund tė ndodhė kurrė nė rast se nuk do tė ketė mes njerėzve shumė tė pėrbashkėta. Sipas shumė studiuesve, ne jemi tė destinuar qė tė kėrkojmė dhe tė ndihemi mirė mes njerėzve, me tė cilėt kemi ngjashmėri, pra kemi ose tipare tė pėrbashkėta, ose ndajmė tė njėjtat interesa. Pra jo tė kundėrtat, por tė ngjashmet tėrhiqen me njėra-tjetrėn.

Mjedisi

Nė jetėn tonė e dimė mirė se herė pas here takojmė njerėz me tė cilėt krijojmė marrėdhėnie tė mira miqėsie, pra takojmė njerėz me tė cilėt shkojmė mirė, tė cilėve ua pėlqejmė bisedėn, humorin dhe shumė gjėra tė tjera. Por sigurisht qė njė lidhje e qėndrueshme kėrkon shumė mė tepėr se aq. Dhe nė njė rast tė tillė ėshtė njė lidhje qė jo vetėm tė ēon nė martesė, por mbi tė gjitha nė njė marrėdhėnie miqėsore qė zgjat pėr vite tė tėra. Njė nga gjėrat qė i bėjnė njerėzit bashkė ėshtė tė kaluarit sė bashku tė vėshtirėsive, si nė rastin e sėmundjeve, tė fatkeqėsive personale, apo kolektive. Nė raste tė tilla mes njerėzve vendoset njė raport shumė i thellė e i qėndrueshėm, qė nėse gjen terrenin e duhur mund tė shndėrrohet nė njė raport dashurie tė gjatė. Madje, sipas studimeve, del se sa mė e madhe tė jetė vėshtirėsia aq mė tė mėdha janė shanset qė dy persona qė mbrujnė marrėdhėnien e tyre nė kėtė vėshtirėsi t’ia dalin mbanė nė krijimin e njė lidhjeje afatgjatė.



E ke ba rrugė, tu ardhė e tu shku, kur tė dush
E megjithatė s'tė ve faj
Fryma s'merr leje sa herė vjen e ikė.

    Ora ėshtė 22/10/2017, 22:47