Saranda
♫ Stafi Administrues ♫

Deputetja e PD-sė Albana Vokshi i ėshtė pėrgjigjur akuzave tė njėpasnjėshme tė PS-sė nė lidhje me pasurinė e saj.
Nė reagimin e Vokshit thuhet se PS po ngre tym pa paraqitur asnjė fakt konkret dhe se ėshtė e gatshme t'i nėnshtrohet cdo lloj hetimi
"As unė dhe as familja ime nuk kemi ndikuar nė asnjė rast nė marrjen e licencave apo lejeve koncensionare nė favor tė Arjan Tartarit"- u shpreh Vokshi
Mė tej nė deklaratėn e saj deputetja Vokshi tha se me nisjen e seksionit tė ri parlamentar do tė kėrkoj nisjen e hetimve pėr Edi Ramėn nė lidhje me :
"1-Fshehjen e pasurisė, deklarimin e vetėm 3000 Euro pasuri ndėrkohė qė ka betonizuar gjithė Tiranėn dhe ka dhėnė lejet e ndėrtimit nė favor tė vetėm dy firmave tė ndėrtimit.
2- Konfliktin e interesit pėr dhėnien e lejeve tė ndėrtimit nga Kryetari i Bashkisė sė Tiranės dhe njėkohėsisht kryetar i PS-sė vartėsve tė tij politikė qė sot janė deputetė.
3-Pėrdorimin e drogės dhe pasojat qė ajo ka sjellė nė veprimtarinė e tij.
4-Dhunėn sistematike tė ushtruar ndaj grave dhe marrėdhėniet me tė birin"
Gjatė ditės partia socialiste nėprmjet deputetit Besnik Bara bėri thirrje kryeministrit Sali Berisha tė flase per firmen qe ka vene ne koncensionet e dhena per llogari te bashkeshortit te deputetes se PD-se, Albana Vokshi.
Deputeti Bare gjate nje komunikimi me mediat, ka bere publike skemen e perfitimit te pasurise permes favoreve dhe korrupsionit, duke nxjerre ne pah motren e Vokshit, drejtoreshė e Ministrit tė Ekonomisė.
"Motra qė propozon koncesionet, dhe koncesionet i jepen kunatit. Kjo ėshtė skema korruptive e Shtetit tė Motrave. Mimoza Vokshi drejtoreshė sygjeron, Albana Vokshi kėshillon dhe Berisha nė karrigen e kryeministrit firmos pėr burrin e motrės sė vogėl Vokshi, pra pėr bashkėshortin e Albanės. Kjo ėshtė skema pėr tė pėrfituar 4 miliard dollarė pasuri tė shqiptarėve. Berisha sot bėn mirė tė mos heshtė por tė flasė, firmėn e ka vėnė ai pėr kėto 4 mld dollarė pasuri publike"- tha Bare.
Sipas tij, Berisha sot duhet t'u japė llogari shqiptarėve si ka firmosur pikėt bonus, vetėm e vetėm qė burri i Albanės tė merrte katėr koncensione nė naftė dhe gaz, po ashtu edhe dy Hidrocentrale?
Dje Partia Socialiste, nė vijim tė denoncimit pėr pėrfitimin pasuror tė deputetes sė PD-sė, Albana Voshki ka bėrė apel pėr dorėzimin e imunitetit tė saj dhe hapjen rrugė pėr hetimin.
Gjatė njė deklarate pėr shtyp, nėnkryetarja e grupit tė PS-sė, Vasilika Hysi ka thėnė se dorėzimi i imunitetit duhet bėrė qė t'i hapet rruga drejtėsisė, "e cila qoftė pėr zonjėn Vokshi, qoftė pėr zotin Prifti, duhet tė fillojė hetimet sa mė shpejt lidhur me korrupsionin dhe vjedhjen e pasurisė sė shqiptarėve".
________________
Partia Socialiste ka denoncuar disa here me radhe menyren e pasurimit te deputetes se PD-se, Albana Vokshi, ish kėshilltare pėr ekponominė e kryeministrit Sali Berisha. Deputeti socialist Artan Gaci gjatė njė komunikimi me mediat ka deklaruar se Berisha i kaloi burrit tė kėshilltares kontrata pėr nxjerrje nafte nga nėntoka shqiptare pėr 25 vite. "Rezervat e naftės nė zonat ku kompania e Albana Vokshit punon, kapin njė vlerė tregu prej afėr 4 miliardė dollarėsh, sipas njė llogaritjeje tė vetė kompanisė. Kompania e Vokshit dhe Tartarit po nxjerr miliona dollarė duke paguar shtetin shqiptar me thėrrime. Sali Berisha i ka falur deputetes Vokshi pasurinė publike tė shqiptarėve. E kuptoni Sali Berisha i ka falur Albana Vokshit 4 miliardė dollarė tė pasurisė publike. Ndėrsa taksat qė paguan kjo kompani nė arkėn e shtetit janė qesharake, 2-6%."- tha ai.
Me heret, deputetja socialiste Olta Xhaēka ka treguar me fakte se bashkėshorti i zonjės Vokshi, babai i fėmijės sė saj ėshtė njė nga aksionerėt kryesorė tė njė kompanie tė regjistruar nė ishujt Kajman, e cila aktualisht vepron nė fushėn e nxjerrjes sė naftės dhe gazit natyror nė Shqipėri.
Para saj, ka qene deputetja Mimi Kodheli ka treguar me dokumente tė Kėshillit tė Ministrave favoret qė i janė bėrė deputetes Vokshi, qė nė legjislaturėn e kaluar ka qenė kėshilltare ekonomike e Berishės. Sipas saj, me vendim qeverie i jane dhene dy hidrocentrale deputetes Vokshi.
_______________
Pasuria, pronat e padeklaruara tė Albana Vokshit, deputetes sė PD
TIRANĖ- Zbulohen dokumentet qė vėrtetojnė pasurinė miliona dollarėshe tė bashkėshortit tė deputetes sė Partisė Demokratike, Albana Vokshi. Arian Tartari sot ka nė pronėsinė e tij gjashtė milionė aksione ose pak mė shumė se 10% tė vlerės sė kompanisė "STREAM OIL & GAS LIMITED", tė cilat bazuara nė vlerėn e aksioneve nė bursen e Toronto Stock Exchange vlejnė 3,78 milione dollarė. Megjithėse znj. Vokshi nė Shqipėri nuk deklaron asnjė kacidhe nga kėto tė ardhura, kjo pasuri ėshtė e deklaruar nė insitucionet e qeverisė kanadeze, ku ekziston dokumentacioni i plotė i shoqėrisė "STREAM OIL & GAS LIMITED". Po pėrveē kėsaj kompanie qė me vendim tė Kėshillit tė Ministrave tė Republikės sė Shqipėrisė ka ekskluzivitetin e kėrkimit dhe pėrpunimit tė hidrokarburanteve, z. Tartari rezulton tė jetė aksioner dhe nė katėr shoqėri tė tjera qė ēuditėrisht po me vendime tė Kėshillit tė Ministrave pėrfitojnė koncesione nga qeveria shqiptare. Ajo qė bie nė sy ėshtė fakti qė tė gjitha kėto shoqėri janė krijuar gjatė qeverisjes sė Partisė Demokratike dhe aksionerė janė njerėz tė pėrfolur si tė afėrm me familjen kryeministrore.
Pasuria
Asnjė nga pesė shoqėritė ku Tartari ėshtė aksioner nuk ndodhet nė formularin qė Albana Vokshi ka dorėzuar nė Inspektoratin e Lartė tė Deklarimit dhe Kontrollit tė Pasurive. Nėse behet fjalė pėr biznesin e arit tė zi nė Shqipėri, aksioner do tė jetė patjetėr bashkėshorti i znj.Vokshi. Po kėshtu nisur nga dokumentacioni zyrtar, Arian Tartari rezulton tė jetė pėrfaqėsues edhe nė shoqėri ndėrtimi, turizėm apo dhe tė eksport importit ku pėr tė marrė ekzluzivitetin nė treg nuk kanė munguar as VKM- e kryeministrit.
Kėshtu nė bazė tė dokumentacioneve zyrtare, bashkėshorti i znj. Vokshi rezulton tė jetė pėrfaqėsues i shoqėrisė "VISION CONSTRUCTION". Kjo kompani ėshtė krijuar nė vititn 2007 dhe operon nė fushėn e ndėrtimit, prodhim materiale ndertimi, tregti mallrash tė ndryshėm etj. Njė tjetėr kompani ku z. Tartari behet aksionet vetėm njė vit mė vonė ėshtė "TREVI Group" dhe ka objekt tė punės sė saj punime dheu, sistemime, ndėrtime civile, vepra arti, tregti artikuj tė ndryshėm.
Duket se jashtė vėmendjes sė z. Tartari nuk janė as ndėrtimi i ujėsjellėsve dhe kanalizimet. Referuar dokumentacioneve, bashkėshorti i znj. Vokshi rezulton tė jetė i pėrfshirė dhe nė shoqėrinė "ART - CONSTRUCTION", ku objekti kryesor i veprimtarisė sė saj ėshtė pikėrisht kjo fushė. Njė tjetėr shoqėri e krijuar po gjatė qeverisjes sė PD-sė dhe ky z. Tartari rezulton tė jetė aksioner ėshtė "ALBAENERGIAPLUS" sh.p.k. Megjithėse ishte njė vit e krijuar, me vendim tė Kėshillit tė Ministrave kjo shoqėri e pėrfaqėsuar nga bashkėshorti i znj. Vokshi arrin tė pėrfitojė marrėveshje koncesionare nė ndėrtimin e hidrocentraleve nė vend. Por pėr tė gjithė kėtė aktivitet tregtar tė bashkėshortit tė saj, znj. Vokshi nuk ka deklaruar asnjė tė dhėnė. Fletėt e saj tė deklarimit tė pasurisė, tre tė tilla, janė mbushur me ca llogari bankare qė nuk i kalojnė vlerėn e njė milion lekėve tė vjetra, dhe pensionin e tė atit.
________________
Skandali, deputetja e PD fsheh pasurinė katėr milionė dollarėshe
Albana Vokshi, deputetja e partisė Demokratike dhe ish kėshiltarja e kryteministrit pėr ēėshtjet ekonomike jeton me pensionin e babait tė saj. Megjithėse kjo ėshtė e pabesueshme qoftė edhe pėr njė fėmijė ėshtė pikėrisht ajo ēfarė ka deklaruar deputetja e Partisė Demokratike Vokshi. Nga ajo qė ka deklaruar deputetja sheh se znj. Vokshi jo vetėm qė ėshtė e varfėr por e gjithė pasuria e saj, buron nga puna qė ka kryer nė insitucionet shqiptare qė nga ish kėshilltare e kryeministrit berisha, anetare bordi tė OSSH e deri tek rroga si deputete e parlamentit Shqiptar. Nė tre faqe tė deklarimit tė pasurisė, znj. Vokshi nuk ka shkruar asnjė rrjesht pėr tė ardhurat nga kompania e bashkėshortit tė saj, qė vitet e fundit operon me fonde tė dhėna dhe nga shteti shqiptar.
Pasuria
Pėrkundėr sa ajo ka deklaruar, Albana Vokshi I ka l kaluar shifrat me gjashtė zero nė llogarinė e saj bankare. Nga tė ardhurat qė disponon familja e deputetes sė partisė Demokratike znj. Vokshi mund tė pėrfshihet ndėr familjet e kamura tė kėtij vendi tė varfer. Dhe kjo fale aktivitetit tė firmės sė bashkėshorit qė ėshtė njė ndėr firmat e privilegjuara tė qeverisė pėr dhėnien e fondeve publike. Pėr kundėr kėtyre tė ardhurave, znj. Vokshi nuk ka deklaruar asnjė kacidhe pėrsa i pėrket kėtij aktiviteti qė zotėron familja e saj. Nė deklaratėn e pasurisė, znj, Vokshi ka relatuar si pasuri, njė llogari bankare prej 11 mijė dollarėsh ndėrkohė qė ka dhe njė kredi prej prej 30 mijė eurosh. Pėrsa I pėrket llogarive tė saj bankare zonja Vokshi i ka argumentuar tė ardhurat e saj si rezultat i punės qė ka kryer gjatė qeverisjes sė Partisė Demokratike. Por nė fakt ėshtė krejt e kundėrta. Pasuria e kuotuar nė bursat ndėrkombėtare tė zonjės Vokshi ėshtė tė paktėn 4 milion dollarė amerikanė. Pasuri kjo pėr tė cilėn deputetja nuk nuk deklaron asnjė kacidhe. Bėhet fjalė pėr shoqėrinė "STREAM OIL & GAS", ku bashkėshorti I Albana Vokshit ėshtė aksioner dhe administrator I shoqėrisė. Shoqėria ėshtė e kuotuar nė bursat ndėrkombėatre ka 49,9 milione aksione. Nė bazė tė vlerės sė aksioneve sipas tregut tė bursave, kompania vlen 31 milion dollare amerikane. Kur aksionet e kėsaj kompanie janė hedhur ne bursė, paratė e nxjerra i kane shkuar kompanise dhe pronareve tė saj fillestar, njė ndėr tė cilėt ėshtė bashkėshorti i znj. Vokshi. Pėrtej kėtyre fitimeve qė pėrllogatiten million dollare, z. Tartari ka ka nė pronė 6 milione aksione ose 10% tė shoqėrinė "STREAM OIL & GAS". Kėto aksione tė bazuara nė vleren e aksioneve nė bursėn e Toronto Stock Exchange ku shiten dhe blihen, vlejne 3,78 milione dollarė. Veē kėsaj, po nė bazė tė dokumentave Arian Tartari ka vetem 500 mije aksione me pak se Kryetari i Bordit tė Drejtoreve dhe Presidenti i shoqėrisė "STREAM OIL & GAS",
Sotirios Kapotas. Fakt ky qė tregon se z. Tartari ėshtė duke u kompesuar pėr shumė mė shumė se ēfarė prezupozon titulli i tij. Referuar dokomentave tė kėsaj shoqėrie qė kohet e fundit ka akses tė plotė nė marrjen e ndėrmarjeve me konēesion apo dhe nė sektorin e punėve publike, z. ėshtė kthyer nė njėriun mė tė fuqishėm tė kompanisė. Jo mė larg se dy vjet mė parė z. Tartari dhe Kapotas janė tė vetmit aksionere qė kanė tė drejtėn e votės pėr vendim-marrje tė shoqėrisė. Tė gjithė tė tjerėt janė pasive. Por me gjithė tė ardhurat miliona dollarėshe qė z. Tartari siguron nė shoqėrinė e tij, Albana Vokshi nuk ka tė deklaruar asnjė kacidhe pėr veē pensionit tė babait tė saj, 253 mije lekėsh. Por pėrkundėr sa deklaron znj. Vokshi, bashkėshorti i saj Arian Tartari, rezulton tė jetė bashkėaksioner nė disa kompani tė tjera me miq tė tjerė tė familjes kryeministrore. Dhe referuar tė dhėnave zyrtare aktiviteti i viteve tė fundit tė bashkėshortit tė deputetes sė Partisė Demokratike, znj. Vokshi s'ėshtė gjė tjetėr veēse krijim shoqėrish, nėpėrmjet tė cilave ka fituar jo pak punė publike tė ardhurat kėto pėr tė cilat znj. Vokshi nuk shkruan asnjė rrjeshtė nė deklaratėn e saj tė pasurisė.
Qeveria ia dha tė drejtėn e shfrytėzimit tė naftės "firmės kanadeze" qė rezulton se drejtohet nga Arjan Tartari
Arian Tartari, bashkėshorti i deputetes Vjollca Vokshi ka pėrfituar nė koncesion nafte qė i jep tė drejtėn e shfrytėzimit tė vendburimeve tė naftės nėn emrin e njė kompanie kanadeze.Falė vendimit tė miratuar nga Kėshilli i Ministrave, Tartari posedon tė drejtėn e shfrytėzimit tė vendburimeve tė naftės nga Ballshi e deri nė Devoll. Por edhe pse kompania ėshtė prezantuar si kanadeze, ajo rezulton qė tė jetė nėn drejtimin e Arjan Tartarit dhe njė shtetasi grek qė si zyrė ka Ishujt Kajman, njė zonė e njohur pėr ngritjen e firmave fantazmė pasi legjislacioni fiskal ėshtė shumė liberal. Bėhet fjalė pėr shoqėrinė "STREAM OIL & GAS" ku mė 23 gusht tė 2009 qeveria shqiptare miraton marrėveshjen e koncesioni me kėtė kompani pėr shfrytėzimin e vendburimeve kryesore nė vend. Kėshtu nė bazė tė vendimit tė Kėshillit tė Ministrave, kompania "STREAM OIL & GAS", ėshtė sot menaxhere e kėtyre vendburimeve. Pėr 25 vjet kjo shoqėri ka tė drejtėn e kėrkimit, pėrpunimit dhe tregtimin tė naftės dhe gazit nė tė cilėn pritet tė prodhohet. "Vendosim miratimin e marrėveshjeve hidrokarbure, pėr zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve nė vendburimin Ballsh-Hekal, ndėrmjet Albpetrol, sha-sė, dhe STREAM OIL & GAS Limited". Miratimin e marrėveshjes hidrokarbure, pėr zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve nė vendburimin Gorisht-Kocul, ndėrmjet Albpetrol, sha-sė, dhe STREAM OIL & GAS Limited.Miratimin e marrėveshjes hidrokarbure, pėr zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve nė vendburimin Cakran-Mollaj, ndėrmjet Albpetrol, sha-sė, dhe STREAM OIL & GAS Limited, Miratimin e marrėveshjes hidrokarbure, pėr zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve nė vendburimin e Delvinės, ndėrmjet Albpetrol, sha-sė, dhe STREAM OIL & GAS Limited"- thuhet nė vendimi e kėshillit tė ministrave tė datės 23 gusht 2009.
Konēesionete hidrocentraleve
Arjan Tartari, burri I deputetes Albana Vokshi rezulton te jetė njeriu mė I priveligjuar I qeverisė sė kryeministrit Berisha. Firmat nė tė cilat ai ėshtė aksioner apo dhe administrator fijnė tė drejten e koncesioneve apo dhe fondeve publike nga qeveria shqiptare. Bėhet fjalė pėr koncesionet e firmosura nga qeveria Berisha nė tetor tė vitit 2007-tė dhe fituese ėshtė njė firmė qė ka pėr aksionerė dy njerėz tė njohur tė kryeministrit, bashkėshortin e kėshilltares sė tij pėr ēėshtjet ekonomike, Albana Vokshit, dhe mikut tė kahershėm tė familjes, Rahman Selmanllarit.Nė korrik tė vitit 2007-tė, me vendim tė Kėshillit tė Ministrave, miratohet marrėveshja pėr dhėnien nė koncesion tė ndėrtimit tė hidrocentraleve. Kanė qenė vendime maratonė tė kryeministrit kėto, ku ndėrmjet tyre ėshtė dhe ndėrtimi i hidrocentralit nė Suha. Firma fituese e koncesionit shpallet "Albanergiaplus" Sh.p.k. Aso kohe, marrėveshja u reklamua si sukseset e radhės sė qeverisė dhe se projekti do tė ulte ndjeshėm importimin e energjisė elektrike. Nė fakt, mė shumė se sa zbutja e krizės sė energjisė elektrike, bie nė sy fakti se si firma arrin tė fitojė kėto koncesione. Nė kėtė kohė qė ėshtė firmosur marrėveshja, znj. Vokshi kryente detyrėn e kėshilltares sė kryeministrit pėr ēėshtjet ekonomike. Referuar tė dhėnave zyrtare tė regjistrit tė shoqėrive zyrtare, bėhet me dije se kjo shoqėri ėshtė krijuar mė 4 prill tė vitit 2006. Por, kjo nuk e ka penguar z. Tartari qė vetėm njė vit mė pas tė fitojė njė marrėveshje koncesioni, qoftė nė sektorin e prodhimit tė energjetikės nė vend dhe atė tė pėrpunimit tė naftės.
_________________________________________________________________________________




Forumi




No Comment.