BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...


BOTASHQIPTAREFORUM


You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

LePuRuShJa


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫


Nė faqen e sotme tė kėshillave nė “Bluetooth” do tė zėnė vend gjithė mėnyrat e mundshme pėr eliminimin e zbokthit. Zbokthi shkaktohet nga njė parazit tepėr i zakonshėm, qė ėshtė njė kėrpudhė lėkure e quajtur Pityrisporum ovale. Pjesa mė e madhe e tė rriturve e kanė kėtė kėrpudhė nė lėkurė. Kur kjo kėrpudhė ndodhet nė sasi tė mėdha ose kur njeriu ėshtė tepėr i ndjeshėm ndaj saj, lėkura kundėrvepron duke krijuar zbokth nė tabanin e flokėve. Kur ulet sasia kėsaj kėrpudhe nė lėkurė, pushon edhe krijimi i zbokthit.

Lėkura e tabanit tė flokėve, ashtu si edhe tėrė lėkura e trupit tė njeriut nė pėrgjithėsi, ripėrtėrihet pėrgjatė shkėputjes sė qelizave tė jashtme nė leskra tė vogla, shpeshherė tė padukshme, tė thata e tė bardha. Vetėm kur kėto leskra bėhen tė dukshme kemi tė bėjmė me zbokth.

Zbokthi ėshtė njė problem shumė i bezdisshėm, pasi flokėt duken sikur janė tė palara. Veē kėsaj ai shkakton kruarje dhe rėnie floku. Njė tjetėr problem qė shkakton lidhet me fytyrėn; pasi ata tė cilėt vuajnė nga zbokthi, janė tė prirur pėr krijimin e akneve dhe puērrave. Ekzistojnė produkte tė shumta kundra zbokthit, por ato nuk mund t’u ndihmojnė nė ēdo rast ose mund dhe t’u shkaktojnė alergji.

Pėr situata tė tilla janė disa zgjidhje nė kushtet e shtėpisė, tė cilat mund tė jenė shumė mė tė efektshme sesa shampot kundra zbokthit. Nėse nuk keni alergji ndaj produkteve kundra zbokthit, atėherė ju kėshillojmė ta luftoni atė me kėto zgjidhje nė kushtet e shtėpisė dhe shampot veēanėrisht pėr zbokthin.

Si ta shmangim zbokthin?
Specialistėt kėshillojnė pėr tė gjithė njerėzit qė kanė probleme me zbokthin qė tė kenė shumė kujdes nė mėnyrėn e larjes sė flokėve. Kėshtu, atyre u rekomandohet qė tė mos e hedhin shampon direkt tek flokėt, kėshillohet qė mė parė ta hidhni nė pėllėmbėn e dorės, pasi kėshtu nuk acarohet tabani i flokėve. Gjithashtu, ėshtė shumė e domosdoshme tė mos pėrdoren pėr flokėt solucione qė pėrmbajnė alkool pasi ai than lėkurėn.

Ndėrkaq, duhet t’i shmangeni stresit dhe tė bėni gjumė tė rregullt, pasi pagjumėsia dhe stresi shtojnė zbokthin. Nė rastin kur zbokthi ėshtė nė sasi tė vogla mund tė pėrdoret nė mėnyrė tė rregullt njė shampo e zakonshme kundra tij nė ēdo larje tė kokės. Kur zbokthi ėshtė nė sasi mesatare, duhet pėrdorur ēdo dy ditė njė shampo e veēantė qė pėrmban lėndė qė mbysin kėrpudhat.

Kur zbokthi ėshtė nė sasi shqetėsuese, ėshtė nevoja e pėrdorimit tė njė mjeti efektiv siē janė shampoja Fungoral apo trajtuesi i zbokthit Gentinor. Fungoral duhet pėrdorur dy herė nė javė muajin e parė dhe pastaj njė herė nė javė apo kur lindė nevoja. Kjo shmapo mund t’ua thajė flokun disa njerėzve, prandaj kėshillohet qė ata tė pėrdorin pak balsam nė majat e flokėve. Trajtuesi i zbokthit Gentinor pėrdoret tri herė nė javė derisa zbokthi tė zhduket e mė pas sa herė tė lindė nevoja.

Kėshillat e mėposhtme nė kushtet e shtėpisė mund t’ju vijnė shumė nė ndihmė pėr parandalimin dhe trajtimin e zbokthit.

Mund t’ju duken si kėshillat e gjyshes, por disa pėrbėrės pėrdoren pėr prodhimin e shampove kundra zbokthit. Nėse i pėrgatisni vete maskat, do tė keni zgjidhjen 100% natyrale pėr zbokthin tuaj, e cila ėshtė e efektshme, dhe sigurisht ēfarė ka nė pėrbėrje do ta aplikoni nė kokė. Zgjidhja e parė pėr zbokthin ėshtė Aloe Vera.

Fėrkojeni xhelin e Aloe Verės nė kokėn tuaj, lėreni pėr 10 minuta dhe lajini flokėt tuaj me njė shampo tė lehtė. Bėjeni kėtė nė mėnyrė tė rregullt. Nė mėnyrė qė tė trajtoni zbokthin, pėrdorni limonin, pasi ju ndihmon tė kthejė balancėn e pH nė lėkurėn e kokės. Pėrzieni 15 ml vaj arra kokosi me disa pika limoni, dhe masazhojeni nė flokė. Lėreni nė flokė gjatė gjithė natės dhe shpėrlajini ditėn e nesėrme.

Kjo maskė zvogėlon sasinė e zbokthit nė kokė. Njė trajtim tjetėr i efektshėm kundra zbokthit ėshtė dhe pėrzierja e njė luge ēaji lėng limoni me 2 lugė ēaji uthull. Pėrzierja duhet masazhuar nė kokė dhe mė pas tė shpėlahet. Zbokthi ėshtė njė problem i madh pėr shumė njerėz. Ai jo vetėm qė dėmton flokėt, por ėshtė dhe njė dukuri e shėmtuar nga ana estetike. Njė tjetėr recetė ėshtė dhe vaji i eukaliptit. Pėrzieni disa pika me vaj me 20 ml vaj arrė kokosi dhe masazhojeni nė kokė.

Bėjeni kėtė 2 herė nė javė pėr disa javė. Aspirina ėshtė mjaft e efektshme pėr eliminimin e zbokthit. Shtypni dy tableta dhe pėrziejini me shampon. Lėreni kėtė pėrbėrje nė kokė pėr disa minuta e mė pas shpėrlajeni atė. Kėnaja ėshtė njė prej zgjidhjeve mė tė mira dhe pėr rėnien e flokut dhe pėr zbokthin. Ndihmon nė rifitimin e shėndetit tė flokut tuaj.

Pluhuri i kėnasė i pėrzierė me pėrbėrės tjerė ėshtė mjaft i efektshėm nė trajtimin e zbokthit. Njė mėnyrė tjetėr pėr tė kuruar zbokthin nė shtėpi ėshtė dhe maska e flokėve me ullinj. Pėrzieni vaj ulliri me vaj bajame. Fėrkojeni pėrzierjen nė kokė dhe lėreni tė veprojė pėr disa minuta, e mė pas shpėlajeni atė.


_________________________________________________________________________________
http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto