BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Buzqeshje Nė pritje tė kampionit tė ri prej 10/7/2010, 15:00

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
E diela do tė jetė dita e fundit e Kampionatit botėror qė mbahet nė Afrikėn e Jugut. Adhuruesit e futbollit nė mbarė rruzullin tokėsor presin tė mėsojnė se kush do tė jetė kampion mė i ri i botės? Spanja apo Holanda do tė stolisen me epitetin e kupės sė botės. Kėsaj here trofeu do tė vjen nė Evropė, por a do tė shkojė nė Spanjė apo nė Holandė do tė shihet tė dielėn nė mbrėmje. Adhuruesit janė nė pritje tė kampionit tė ri. Po kush janė kampionėt e deritashėm tė botės? Nga viti 1930 ėshtė mbajtur botėrori dhe pėr herė tė parė nė Uruguai. Atėkohė kampion i parė i botės ka qenė Uruguai. Pas katėr vjetėve Kupa e Botės ėshtė mbajtur nė Itali dhe kampion u bėnė mikpritėsit, pra Italia. Nė vitin 1938 Kampionati botėror organizohet nė Francė, por sėrish Italia kampione. Pėr 12 vjet mė radhė nuk mbahet Kampionati botėror pėr shkak tė luftės sė dytė botėrore. Nė vitin 1950 kampionati organizohet nė Brazil, ku Uruguai pėr herė tė dytė fiton Kupėn e Botės.

Zvicrės iu ėshtė besuar botėrori nė vitin 1954 dhe Gjermania triumfon, duke u bėrė kampione e botės. Pas katėr vjetėsh kupa organizohet nė skandinavi pėrkatėsisht nė Suedi, ku Brazili pėr herė tė parė pėrqafon trofeun e Kupės. Vazhdon mbizotėrimi i Brazilit edhe pas katėr vjetėsh, ku rrėmben trofeun edhe nė Kili. Djepi i futbollit Anglia ėshtė organizatore nė vitin 1966 dhe i gėzohet kėtij trofeut tė ēmueshėm, qė nga ajo e kohė e deri mė sot as qė ka mundur tė rrėmbejė. Brazili shkėlqen nė botėrorin e mbajtur nė Meksikė nė vitin 1970 dhe bėhet kombėtarja qė fiton trofeun pėr herė tė tretė tė Kupės sė Botės. Gjermania organizatore nė vitin 1974 dhe nuk lėshon pe si mikpritės, e ndal trofeun nė shtėpi. Edhe Argjentina e bėri njė gjė tė tillė nė vitin 1978, e cila ishte organizatore e botėrori dhe ngadhėnjeu. Italia barazohet me trofe me Brazilin. Italia fiton Kupėn pėr herė tė tretė nė vitin 1982 e organizuar nė Itali. Pas katėr vjetėsh, Argjentina qė atėkohė ka pasur protagonistin mė tė mirė tė saj, tė famshmin Diego Armando Maradona, shkėlqyen dhe morėn Kupėn, e cila ishte organizuar nė Meksikė.

Nė vitin 1990 Italia nuk e shfrytėzoi pėrparėsinė qė e kishte si organizatore e Kupės, pasi Gjermania ishte mė e suksesshme dhe bėhet kampione. Brazili mrekullon edhe nė vitin 1994 nė botėrorin e mbajtur nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe ėshtė kombėtarja mė mė sė shumti trofe. Franca nė vitin 1998 ishte organizatore e botėrorit dhe stoliset me epitetin e Kupės pėr herė tė parė nė historikun e saj. Brazili bėhet fitues i pesėfishtė i Kupės sė Botės pikėrisht nė vitin 2002 nė Korenė e Jugut. Nė vitin 2006 gjermanėt janė organizatorė tė kupės, ndėrsa Italia shpallet kampione e Botės dhe ishte trofeu i katėrt. Brazili deri mė tash ėshtė pesė herė kampion bote, pastaj Italia me katėr trofe, Gjermania 3, Argjentina 2, Uruguai 2, Anglia dhe Franca.


Kampionėt e botės

1930 Uruguai
1934 Italia
1938 Italia
1950 Uruguai
1954 Gjermania
1958 Brazili
1962 Brazili
1966 Anglia
1970 Brazili
1974 Gjermania
1978 Argjentina
1982 Italia
1986 Argjentina
1990 Gjermania
1994 Brazili
1998 Franca
2002 Brazili
2006 Italia
2010?

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto