BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

LePuRuShJa


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫


Uruguaji – Holanda 2-3Shėnues: Forlan 40′, Pereira 90′/ Van Bronkhorst 18′, Shnejder 70′, Roben 73′

URUGUAJI: Muzlera, M.Pereira, Viktorino, Godin, M.Kaseres, Perez, Arevalo, Gargano, A.Pereira (Abreu 78′), Forlan (Fernandez 84′), Kavani.

Trajner: Tabarez.

HOLANDA: Stekelenburg, Boulahrouz, Heitinga, Matijsen, Van Bronkhorst, Van Bomel, De Zeu (Van der Vart 46?), Roben (Elia 89′), Shnejder, Kait, Van Persi. Trajner: Van Marvijk.

Gjyqtar: Irmatov (Uzbekistan)

Kartonė tė verdhė: Maksi Pereira, Kaseres, Shnejder, Van Bomel.

Holanda ėshtė finalistja e parė e Botėrorit. Nė Kejp Taun, “tulipanėt” mundin 3-2 Uruguajin dhe tani presin fituesen e sotme tė Gjermani-Spanjė. Ndeshje mėse e lehtė nė pjesėn e parė pėr skuadrėn e Van Marvijkut, qė kalon nė epėrsi nė minutėn e 18-tė me Van Bronkhorstin dhe pastaj barazohen nė minutėn e 40-tė nga Forlani (pėr faj edhe tė Skekelenburgut). Amerikano-latinėt kėmbėngulin, por brenda 3 minutash Shnejder e Roben kalojnė nė epėrsi Holandėn 3-1. Nė minutat shtesė Maksi Perreira shėnon golin e dytė, por nuk kishte mė kohė pėr mrekullinė. Pėr Holandėn ėshtė fitorja e dhjetė po nė kaq ndeshje nė 2010-ėn, e 16-ta radhazi. Ėshtė finalja e tretė e Botėrorit, pas atyre paraardhėse nė 1974-ėn dhe 1978-ėn. Uruguaji nė fushė me katėr lojtarė tė Serisė A, do tė luajė mė 10 korrik nė Port Elizabet finalen pėr vendin e tretė dhe njė ditė mė pas, tė dielėn, Holanda nė “Soccer City Stadium” tė Johanesburgut, do tė luajė pėr triumfin final. Sido qė tė shkojė gjysmėfinalja e sotme, Gjermani-Spanjė, kjo do tė jetė fitorja e parė nė njė Botėror e njė skuadre europiane jashtė Kontinentit tė Vjetėr.
HOLANDA PĖRPARA - Pjesa e parė nuk ėshtė spektakolare, me pėrjashtim tė dy goditjeve tė paparashikuara pėr portierėt respektivė, por qė vlejnė barazimin 1-1, me skuadrat qė e mbyllin nė paqe pjesėn e parė. Goditja e Van Bronkhorstit ėshtė “vdekjeprurėse”, ajo e Forlanit kurajoze, falė edhe bashkėpunimit tė portierit Stekelenburg, qė kishte dalė gabim. “Jabulani” ka sigurisht dorėn e tij nė tė dy golat. Por nė absolute Holanda nuk shkėlqen, ndonėse mbėshtetej nga njė stadium i veshur thuajse i tėri nė “portokalli”, qė e shndėrroi Kejp Taunin nė njė arenė tė shtėpisė pėr formacionin e Van Marvijkut. Megjithatė holandezėt e nisin mirė: pas njė tjetėr goditjeje tė Kaitit, nė minutėn e 18-tė ata gjejnė epėrsinė: Van Bronkhorst shėnon njė super-gol nga njė pozicion i prirėt nga mė shumė se 25 metra. Ata qė ndoshta u trembėn nga goditja e tij, nė fund u panė tė festojnė me kapitenin 35-vjeēar. Pėr anėsorin e majtė, ky ėshtė Botėrori i tretė dhe me golin fantastik, kurorėzon njė karrierė tė gjatė. Muzlera vetėm sa e prek topin, por nuk mund ta shmangė atė tė hyjė nė portė, teksa preku dhe shtyllėn. Holanda pėrpara dhe stadiumi dridhet. Por skuadra favorite nuk insiston. Lodhet tė gjejė pėrshtatjen mes Van Persit, Shnejderit e Robenit.

BARAZIMI “ĒELESTE” - Uruguaji reziston, pavarėsisht nga mungesat e shumta tė Fuēiles e Suarezit (tė pezulluar), Luganos e Lodeiros (tė dėmtuar). Nė fillim kėrkojnė njė 11-metėrsh pėr njė faull ndaj Kavanit, pastaj barazojnė me Forlanin dhe asgjė mė shumė. Ėshtė goli i katėrt nė kėtė Botėror pėr bjondin e Atletikos sė Madridit, qė mbrėmė luajti si kapiten dhe nė pjesėn mė tė madhe tė ndeshjes si organizator i ekipit tė tij.
HOLANDA NDRYSHON - Dhe shtohet ndjeshėm presioni nė pjesėn e dytė. Van der Vart futet nė vend tė De Zeut, por rasti mė i mirė ėshtė pėr Uruguajin. Boulharouz ngatėrrohet dhe lėshon njė pasim tė gabuar pas, Kavani ėshtė aty, Stekelenburg shtyn me kėmbė dhe Van Bronkhorst bėhet sėrish vendimtar teksa shpėton portėn e boshatisur me kokė nga goditja e Pereirės. Pastaj Forlan bėhet i rrezikshėm me njė goditje standarde qė grushtohet nga portieri.

SHNEJDER E ROBEN - Megjithatė supremacia holandeze do tė vėrehet me kalimin e minutave, ku trysnia sa vjen e bėhet mė e madhe nė portėn e Muzlerės. Dhe goli i dytė vjen me Uezli Shnejderin, qė shėnon nga njė pozicion i vėshtirė dhe topi mes disa devijimeve tė mbrojtėsve kundėrshtarė (me Van Persin nė pozicion tė dukshėm jashtė loje) hyn nė cepin ku nuk e arrinte dot Muzlera. Pas tri minutash, Holanda shėnon sėrish: njė krosim nga e majta e Kaitit, gjen kokėn e Robenit qė si pėr ēudi shėnon me kokė (sikundėr dhe Shenjderi ndaj Brazilit mė 2 korrik nė ēerekfinale). Pėr njė Uruguaj thuajse nė gjumė, qė bėri njė figurė tė keqe, nuk mjafton as goli nė kohėn shtesė i Perreirės, me Stekelenburgun akoma tė pavėmendshėm. Holanda e shikon Botėrorin njė hap larg nė pritje tė kundėrshtarit qė do ta mėsojė sonte.

Van Marvijk: Kemi njė takim me historinė!Trajneri i Holandės, Bert Van Marvijk, e ka pėrshkruar arritjen e finales sė Kupės sė Botės si njė krenari tė pabesueshme. Holandezėt fituan 3-2 ndaj Uruguajit nė gjysmėfinalen e luajtur tė martėn nė mbrėmje mė Kejp Taun, duke fituar njė vend nė finale, pas atyre tė humbura nga ekipi i futbollit total nė vitet 1974 dhe 1978. Uezli Shnejder dhe Arjen Roben shėnuan golat vendimtarė pėr “tulipanėt” nė
pjesėn e dytė, pasi mė parė Diego Forlan barazoi avantazhin e Xhovani Van Bronkhorstit. Van Marvijk ėshtė kritikuar pėr stilin e lojės, nė krahasim me tė kaluarėn “portokalli”, por ai bėn pjesė nė histori dhe mund tė shprehė lumturinė pas vėrshėllimės sė fundit tė gjyqtarit Irmatov.

TRAJNERI - “Kjo qė kemi arritur ėshtė diēka e jashtėzakonshme. Na janė dashur tė presim 32 vjet dhe tani njė vend i vogėl si i yni ėshtė sėrish nė finalen e Kupės sė Botės, - tha Van Marvijk, i cili nuk ėshtė i ngopur pas suksesit ndaj Urguajit dhe sheh nga finalja. - Nuk mendoj pėr atė qė ndodhi ndaj Uruguajit, por mendoj vetėm pėr finalen. Do tė bėjmė mė tė mirėn tonė, sepse kemi njė mision pėr tė pėrmbushur dhe ende nuk ia kemi dalė. E nisėm ndeshjen ngadalė, pastaj u zgjuam nė pjesėn e dytė. Gjithsesi, duhet ende tė pėrmirėsohemi pėr tė fituar ndeshjen e fundit. Kemi njė takim me historinė.”

SHNEJDER - Ndėrkohė, pas ndeshjes Uezli Shnejder ėshtė i lumtur, mė i lumtur se kur fitoi Ligėn e Kampioneve me Interin. Golashėnuesi mė i mirė i Botėrorit qėndron me kėmbė nė tokė, por pranon: “Duhet tė vazhdojmė punėn, edhe pse nuk kam ndjerė asnjėherė njė kėnaqėsi mė tė madhe se kjo. Tė fitosh me ekipin kombėtar ėshtė krejtėsisht ndryshe, nė krahasim me klubet. Ndaj Uruguajit na u desh tė luftonim dhe tė saktifikonim, por ia dolėm dhe tani jemi nė finale. Jemi gati tė bėjmė gjithēka pėr ta fituar atė ndeshje, por nuk ka ardhur momenti pėr tė festuar. Jemi njė hap larg historisė.”

Roben: Gjermani apo Spanjė, ėshtė njėlloj
Arjen Roben ėshtė nė qiellin e shtatė pas fitores 3-2 ndaj Uruguajit. Talenti holandez i Bajernit tė Mynihut shijon arritjen nė finalen e Kupės sė Botės 2010. “E dinim qė do tė ishte njė ndeshje e vėshtirė, - tha autori i golit tė tretė pėr “tulipanėt”. - Nė pjesėn e parė vuajtėm, por nė 45 minutat e dyta nisėm t’i bėjmė gjėrat ashtu si dimė dhe gjithēka shkoi nė anėn tonė. Jemi njė skuadėr e madhe, por mund tė bėhemi e paharrueshme nėse fitojmė finalen.”
Kundėrshtari i Holandės mė 11 korrik do tė jetė Gjermania ose Spanja. Roben nuk ka preferenca: “Gjermania dhe Spanja janė skuadra tė mėdha, por pėr mua ėshtė njėlloj e vėshtirė.”

Tabarez: Dhamė gjithēka, ikim me kokėn lartBotėrori 2010 mbyllet nė gjysmėfinale pėr Uruguajin, pas humbjes 3-2 ndaj Holandės, mbrėmė nė Kejp Taun. Skuadra e vetme joeuropiane e mbetur nė garė, mund tė ngjitet nė podium nėse fiton tė shtunėn nė “finalen e vogėl” pėr vendet 3-4. Pas ndeshjes sė djeshme “babai” i uruguajanėve, Oksar Uashington Tabarez mbron skuadrėn e tij: “Largohemi nga Afrika e Jugut me kokėn lart. Dhamė gjithēka qė kishim nė mundėsitė tona dhe jam krenar pėr kėta djem. Fitoi Holanda sepse ishte mė e mirė.”

Pjesa e parė u mbyll nė barazim 1-1, ndėrsa goli i dytė pėr Holandėn u shėnua nė mesin e pjesės sė dytė nga Uezli Shnejder. Nė trajektoren e topit tė goditur nga mesfushori ndodhej Robin Van Persi nė pozicion jashtė loje, qė shqetėsonte pamjen e portierit Muzlera. Nė lidhje me kėtė episod, Tabarez tha: “Ishte pozicion jashtė loje. Jepet si i tillė, sepse sulmuesi shqetėsonte pamjen e portierit tonė. Padyshim qė ai gol ishte i parregullt, por unė nuk duam tė merrem me gjyqtarėt, sepse nė fund tė fundit mendoj se Holanda ishte mė e fortė dhe e meritoi kualifikimin. Ne u shtėrnguam dorėn atyre, pavarėsisht nga trishtimi dhe u uruam atyre fat nė finale.”

Diego Forlan: Realizuam objektivin tonė
Sulmuesi i Uruguajit, Diego Forlan, largohet me kokėn lart nga Kupa e Botės 2010, pasi dje shėnoi golin e tij tė katėrt nė kėtė veprimtari, nė ndeshjen e humbur 3-2 ndaj Holandės nė gjysmėfinale. “Arritja nė gjysmėfinale e pėrmbysi misionin tonė, - tha lojtari i Atletikos sė Madridit. - Populli uruguajan ėshtė krenar pėr kėtė ekip dhe kjo na mbush me lumturi. Holanda e meritoi finalen, por pėr mėnyrėn si luajtėm them se po tė kishim qenė ne finalistėt, nuk do tė kishim vjedhur asgjė.” Diego Forlan ka shėnuar njė gol mė pak se Uezli Shnejder dhe David Vila, tė cilėt janė nė garė pėr “Kėpucėn e Artė” tė Botėrorit 2010.





http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto