BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...


BOTASHQIPTAREFORUM


You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

LePuRuShJa


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

Nė balotazhin presidencial nė Poloni nė bazė tė rezultateve paraprake liberal-konservatori Bronislaw Komorowski ėshtė fitues me 52 % tė votave. Rivali i tij, konservatori Jaroslaė Kaczyinski pason me 47%.

Pjesėmarrja nė votimet e balotazhit ishte mė e lartė nga sa pritej me njė kuotė prej 55 %. Komorowski nė njė prononcim para pėrkrahėsve tė tij nė qėndrėn e tij tė luftės elektorale nė Varshavė, pas shpalljes sė rezultateve tė sondazhit paselektoral e cilėsoi kėtė si "njė fitore pėr demokracinė". Rezultatet zyrtare tė votimeve shpallen tė hėnėn (05.06)Komorowski kryesoi qysh nė raundin e parė tė votimit mė 20 qershor me rezultatin 41,5 %, por atij i mungonte shumica absolute. Kaczynski nė raundin e parė doli i dyti me 36,5 % tė votave. Nisur nga fakti qė kandidati socialdemokrat Grzegorz Napieralski nė raundin e parė pati njė rezultat befasues tė mirė me mbi 13%, Komorowski dhe Kaczynski pėrpara balotazhit u pėrpoqėn tė bėjnė pėr vete elektoratin e majtė. Ndėrkohė Kaczynski mundi ta ngushtojė ndjeshėm diferencėn kundrejt rivalit tė tij nga kampi konservator i qeverisė.


Zgjedhjet presidencial si test pėr ato parlamentaret nė fund tė 2011-ės

Zgjedhjet presidenciale nė Poloni tė planifikuara tė mbaheshin nė vjeshtė u zhvilluan para kohe pėr shkak tė vdekjes tragjike mė 10 prill nė njė aksident ajror tė presidentit Lech Kaczynski. Ky i fundit bashkė me 96 anėtarė tė qeverisė dhe pėrfaqėsues tė institucioneve shtetėrore humbėn jetėn pas rėzimit tė avionit, me te cilin ata udhėtonin pėr nė Smolensk tė Rusisė. Komorowski-t, asokohe president i parlamentit, iu ngarkua detyra e pėrkohshme e presidentit.Kryeministri Jaroslaw Kaczynski gjatė luftės elektorale u pėrpoq ta pėrmirėsojė imzahin e tij, pasi ai konsiderohet si njė konservator nacionalist i ngurtė dhe polarizues. Kaczynski konsiderohet si skeptik ndaj BE-sė. Kaczynski pranoi humbjen duke e uruar pėr fitoren rivalin e tij.

Komorowski, i cili ėshtė mė pak karizmatik, por i ekujlibruar dhe pro Evropės, e ka akuzuar rivalin e tij nė njė nga manifestimet e fundit elektorale, se po pėrēan vendin. Zgjedhjet presidenciale nė Poloni konsiderohen si njė test pėr zgjedhjet parlamentare nė fund tė vitit 2011.
Detyrat e presidentit tė Polonisė
Presidenti nė Poloni nuk ka vetėm detyra reprezantative, por pjesėrisht ai edhe mund ta influencojė dukshėm politikėn e vendit: Presidenti ka tė drejtėn e vetos ndaj ligjeve dhe ka tė drejtėn e fjalės lidhur me politikėn e jashtme dhe tė sigurisė. Presidenti Lech Kaczynski i pat shfrytėzuar disa herė kėto kompetenca duke bllokuar ndėr tė tjera reformėn nė sistemin e pensioneve, tė sigurimeve shėndetėsore si dhe nė sektorin e medias.


_________________________________________________________________________________
http://www.botashqiptareforum.com
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

No Comment.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto