1
Klose e Muller ata qė kėrcyen tango dhe jo Messi prej 4/7/2010, 18:11
Albatros
♫ Stafi Administrues ♫

Gjermania qė bėri historinė nė botėror. Fitore me vlera tė mėdha ndaj Argjentinės dhe qė ngriti nė kėmbė tėrė shtetin e Gjermanisė. Kombėtarja e Gjermanisė qė nė fillim askujt nuk ia ka mbushur syrin dhe shumėkush e ka hequr si jo kandidate pėr ta fituar botėrorin. Njohėsit e futbollit kishin favorizuar sė tepėrmi Brazilin, Argjentinėn, por edhe Italia ka qenė nė kombinim, por qė tė gjitha tė eliminuara nga botėrori. Nga favoritėt numėr njė edhe mė tutje mbetet nė garė Spanja, por qė tashmė ka pėrballė Gjermaninė e fortė. Gjermania e gėzuar, motivuar dhe mezi pret tė triumfojė edhe ndaj Spanjės dhe tė shkojė nė finalen e madhe tė botėrorit. Gjermania qė shkėlqen dhe qė mahniti qė tė gjithė njohėsit e kėtij sporti. Gjermania mahniti jo vetėm me lojė, por edhe me fitore bindėse. Menjėherė pas sinjalizimit tė pėrfundimit tė ndeshjes nga gjyqtari uzbek, Irmatov, nė Berlin dhe Mynih ka startuar festa e tifozėve gjermanė, tė cilėt kishin ngjyrosur sheshet dhe rrugėt e mėdha me ngjyrat e flamuri kombėtar. Gjermani hyjnore ėshtė titulli i tė pėrditshmes Bild e cila nė shkrimin e saj ka thurrur elozhe per Lev dhe lojtarėt e tij. Sipas kėsaj gazete, ishin Klose, Muller dhe Fridrish ata qė kėrcyen tango dhe jo Messi me shokėt e tij. "Klose mund Albicelesten e ka titullir Kicker fitoren e mrekullueshme 4:0 ndaj Argjentinės. Ėshtė vėrtetė njė ėndėrr, ka deklaruar pas ndeshjes kancelarja gjermane Angela Merkel. Kemi lojtarė tė rinj nė moshė, por ata kanė bėrė njė lojė tė madhe, duke mos i lėnė asnjė hapėsirė Argjentinės, tha Merkel, e cila nė tribunėn Vip ka festuar pas ēdo goli me presidentin afrikanojugor Jacob Zuma. Janė treguar tė ashpra mediat argjentinase ndaj komėbtares sė tyre pas kėsaj humbje qė i la dhe jashtė botėrorit. Gjermania tupėron Argjentinėn dhe del nė gjysėmfinale, shkruan e pėrditshmja vendase Clarin. Ndėrkohė qė kritikat nuk janė kursyer nė mediat argjentinase, nga Brazili vjen reagimi mė gjallėrues nga gazeta sportive Globo Esporte, titulli i sė cilės ėshtė: hahahahahahahah. Njė tjetėr titull ironik nė Brazil ėshtė dhe ai i O Globo nė faqen e saj nė internet: Mos, Argjentina kthehet nė shtėpi, ndėrsa Maradona nuk do tė mund tė zhvishet ne Obelisco. Kjo ėshtė Gjermani qė po bėnė mrekullinė, qė turpėron tė tjerėt me lojė dhe qė po ngjitet nė piedestalin e botės. Gjermania e Kloses, Mullerit, Podolskit etj.














