BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Buzqeshje Tevez pėrmbysi Meksikėn prej 27/6/2010, 23:45

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Kombėtarja e Argjentinės mposhti me rezultat 3:1 Meksikėn dhe nė ēerekfinale takohet me kombėtaren e Gjermanisė.
Kombėtarja e Argjentinės shėnoi fitore me rezultat 3:1 nė ndeshjen e tė tetės sė finales sė Kampionatit botėror nė pėrballje me Meksikėn, e cila u zhvillua nė stadiumin "Soccer City" nė Johannesburg. Nė 45 minutat e parė tė ndeshjes argjentinasit luajtėn shumė mė mirė, pėrveē qė shėnuan dy gola, krijuan edhe shumė raste. Nė minutėn e 26-tė, Argjentina kaloi nė epėrsi nėpėrmjet njė pozite tė dyshimtė jashtė loje.



Messi nė njė tollovi e gjen Tevezin, i cili me kokė ka futur topin nė rrjetė dhe 1:0. Ndėrkohė, futbollistėt e Meksikės protestuan ashpėr nė vendimet e gjyqtarėve, por gjyqtari Rosseti vendosi qė topi duhet tė niset nga qendra. Nė vazhdim tė takimit, Argjentina mbizotėroi me lojė, ndėrsa Meksika luajti paksa e shpėrqendruar.



Njė gabim i madh i mbrojtėsit Osorios, nga i cili pėrfitoi Higuain, duke ia vodhur topin dhe shėnuar pėr rezultatin 2:0 pikėrisht nė minutėn e 33-tė. Ky ėshtė edhe goli i katėrt nė botėror i Higuainit. Pjesa e parė e ndeshjes mbyllet me shifra 2:0 nė favor tė Argjentinės. Pas pėrfundimit tė pjesės sė parė pati edhe tensione nė mes futbollistėve argjentinas dhe meksikanėve, megjithatė, qetėsohen gjakrat.



Nė minutėn e 52-tė, Tevez me njė lėvizje dinake nga rreth 25 metra ka shėnuar evrogol, duke e mposhtur portierin Perez dhe 3:0. Ky ishte edhe goli mė i bukur i shėnuar deri mė tash nė botėror. Nė minutėn e 60-tė, Meksika pati rast tė mirė, por Barrera nuk u tregua i shkathėt dhe gjuajti jashtė portės.



Meksika mė nė fund shėnoi gol. Torrado pėr bukuri pason topin deri te Hernandez, i cili pėr mrekulli merr njė top, duke u liruar nė mes dy futbollistėve argjentinas brenda 16-shit, me gjujatje tė fortė plason topin nė kėndin e epėrm dhe 3:1 pikėrisht nė minutėn e 71-tė. Nė minutėn e 92-tė, Messi nga 16-17 metra rrezikoi portėn meksikane, por Perez me mund tė madh dėboi nė korrne. Argjentina shėnoi fitore me rezultat 3:1 dhe kualifikohet nė ēerekfinale, ndėrsa Meksika eliminohet nga botėrori. Kombėtarja e Argjentinės (me 3 korrik) nė ēerekfinale do tė takohet me kombėtaren e Gjermanisė.

B o x 1

Argjentina-Meksika 3:1 (2:0)

Stadiumi "Soccer City", Johannesburg.
Gjyqtar: Rosseti.
Shikues: 84.300.
Shėnues: Tevez (26' e 52'), Higuain (33') pėr Argjentinėn dhe Hernandez (71') pėr Meksikėn.
KV: Marquez (ME).
Argjentina: Romero, Demichelis, Burdisso, Heinze, Di Maria (Guetierrez), Higuain, Messi, Tevez (Veron), Mascherano, Otamendi, Rodriguez (Pastore).
Meksika: Perez, Rodriguez, Salcido, Marquez, Osorio, Torrado, Hernandez, Juarez, dos Santos, Guardado (Franco), Bautista (Barrera).

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto