1
Brazili qe dhjetė vjet dominon ndaj Kilit prej 27/6/2010, 14:45
Albatros
♫ Stafi Administrues ♫

Tė hėnėn zhvillohen dy ndeshje. E para, Holanda-Sllovakia nė orėn 16.00 dhe e dyta, Brazili-Kili, nė orėn 20.30. Ballafaqimi latinoamerikanė, Brazil-Kili me padurim pritet nga dashamirėt e kėtij sporti. Brazili i fuqishėm pėrballė Kilit qė po dėshmon lojėra tė mira nė botėror. Tė dy kombėtaret kanė pasur nismė tė mirė nė botėror dhe me sukses kaluan fazėn e grupit. Kombėtarja e Brazilit me pėrzgjedhėsin Dunga presin fitore kundėr Kilit. Brazili nė fazėn e Grupi G ka shėnuar dy fitore, njė herė barazoi. Ata mposhtėn me rezultat 2:1 Korenė e Veriut, pastaj Bregun Fildishtė me shifra 3:1 dhe sė fundi barazoi 0:0 me Portugalinė. Ndėrkaq, kombėtarja e Kilit nė Grupin H shėnoi fitore ndaj Zvicrės me rezultat 1:0, gjunjėzoi Hondurasin me rezultat 1:0 dhe sė fundi humbi 2:1 nga Spanja. Nė pėrgjithėsi Brazili llogaritet favorit nė ballafaqim me Kilin. Nga viti 2004 e kėndej Brazili gjithherė e ka mposhtur Kilin. Pėr Brazilin asnjėherė Kili nuk ka qenė rival i denjė, por tash gjėrat mund tė jenė mė ndryshe nė botėror. Kili fitoren e fundit ndaj Brazilit e ka arritur me 15 gusht tė vitit 2000, kur e pati mundur me rezultat 2:1 nė fazėn e grupit tė Amerikės. Qė nga ajo kohė e kėndej Kili nuk di ēka ėshtė fitorja pėrpos njė barazimit qė ka shėnuar 0:0 nė vitin 2004 me brazilianėt. Brazili vazhdimisht ka dominuar dhe ka traditė superiore ndaj kombėtares kiliane. Samba braziliane ėshtė favorite jo vetėm ndaj Kilit, por nga shumė njohės tė kėtij sporti vlerėsohet si kandidati numėr njė pėr ta fituar botėrorin. Ndėrkaq, nė ndeshjen tjetėr takohen Holanda dhe Sllovakia, dy kombėtare mė shumė tė panjohura pėr njėri-tjetrin. Holanda me traditė nė botėror dhe Sllovakia qė ėshtė hera e parė qė merr pjesė nė botėror, por nė fakt ēuan peshė botėrorin. Sllovakėt qė eliminuan kampionin nė fuqi tė botės, Italinė, tashmė pėrgatisin formulėn e gjunjėzimit edhe tė Tulipanėve. Holanda nė Grupin E ka shėnuar tri fitore, duke mundur Kamerunin me rezultat 2:1, Japoninė 1:0 dhe Danimarkėn me rezultat 2:0. Sllovakia barazoi me Zelandėn e Re 1:1, pėsoi humbje me shifra 2:0 nga Paraguai dhe sė fundi shėnoi fitore historike 3:2 kundėr Italisė. Holanda qė ka njė Robben tė fuqishėm llogaritet favorite, por edhe Sllovakia ka lojėn e vet. Holandezėt nga bastet hiqen favorite tė plotė, por nė botėror gjithmonė kanė ndodhur befasitė dhe shumė herė ka fituar edhe kombėtarja qė mė sė paku ėshtė pritur. Dy ballafaqime tė sė hėnės priten me kureshtje: Brazili-Kili dhe Holanda-Sllovakia.









Kampionati Botėror 2010




