1
Dy Brazilėt bėjnė nxehjen para 1/8 finale, Drogba i jep lamtumirėn Botėrorit! prej 25/6/2010, 19:53
Albatros
♫ Stafi Administrues ♫

Sfida e shumėpritur, e trumbetuar si njė El Clasico e kėtij Botėrori, ku mund tė shikonim futbollin-spektakėl, e ka kapėrcyer mėrzinė e kujtdo. Sepse Brazili dhe Portugalia, pavarėsisht ndonjė ndėrhyrjeje apo dyluftimi tė ashpėr nė dukje, kanė bėrė sikur po luajnė. Barazimi i bardhė 0-0 mes tyre, nė ndeshjen e luajtur nė Durban, u ka mjaftuar tė dyja palėve pėr tė shkuar nė 1/8 finale tė kėtij Botėrori. Njė lojė qė i shpėrblen tė dy Brazilėt, atė amerikano-latin, tė drejtuar nga Karlos Dunga, dhe atė europian, tė drejtuar nga Karlos Queiros, por, pa dyshim, kanė bėrė njė shfaqje jo tė denjė pėr fanellat e tė tyre. Nė njė lojė ku nuk ka munguar zemėrimi, nė fakt, cka amplifikohet nga shtatė kartonat e verdhė, pjesa e pare dukej mė shumė e ekuilibruar. Portugalia, nga ana e saj, ka pėrmbajtje dhe i kushton mė shumė mospėsimit tė golit, sepse ėshtė nė vendin e dytė nė grup dhe njė goleadė e Bregut tė Fildishtė ndaj Koresė sė Veriut mund ta linte jashtė 16-shes sė Botėrorit, ndėrsa Brazili e kishte siguruar kualifikimin nė grup. Formacioni i Dungės, pa Kakanė, e pezulluar pėr shkak tė kartonit tė kuq qė mori nė sfidėn paraardhėse tė Botėrorit, nuk ka pasur ritmin e zakonshėm, driblimet dhe kombinimet e bukura mes lojtarėve. Ndoshta ka munguar edhe dėshira pėr mė tepėr, lojtarėt e Brazilit kanė kursyer energjitė pėr mė tej, nuk kanė pasur motivacionin e nevojshėm, por nė njė situatė tė tillė, pėr tė tė vėnė nė gjumė, janė pėrfshirė edhe portugezėt. Pėrjashto ndonjė veprim tė bukur individual tė Kristiano Ronaldos, Portugalia nuk demonstroi elementė qė mund ta cojnė larg nė Afrikėn e Jugut. Megjithatė, faza tjetėr, e eliminimeve direkte, diket se do ti tendosė luzitanėt, por edhe brazilianėt, pėr tė dhėnė gjithcka nga arsenali i vet, sepse nuk ka mė mundėsi pėr tė korrigjuar gabimet, apo pėr tė rikuperuar hapat fals. Gjithcka zgjidhet brenda njė 90-minutėshi, nė rastin mė tė mirė, ose nė kohėn shtesė, 2×15 minuta, nėse nuk nevojitet edhe ekzekutimi i penalltive. Pėrfundimisht, Brazili e mbyll fazėn e grupeve nė vendin e parė, ndėrsa Portugalia nė vendin e dytė, duke pritur kundėrshtarėt nė 1/8 finale, qė do tė dalin nga ndeshjet e mbrėmjes, Kili-Spanjė dhe Zvicėr-Honduras.









Kampionati Botėror 2010




