BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

LePuRuShJa


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Gjermania dhe Gana kualifikojnė njėra-tjetrėn

Pėrfaqėsuesja e Gjermanisė ka siguruar kualifikimin nė 1/8 e finales sė Kampionatit Botėror, pas fitores prej 1-0 kundėr Ganės, qė po ashtu do tė luajė nė fazėn tjetėr falė golaverazhit mė tė mirė se Australia. Skuadra afrikane u tregua kundėrshtar i vėshtirė pėr gjermanėt, tė cilėt me vėshtirėsi tė madhe arritėn ta mposhtin. Golin e vetėm nė ndeshje e realizoi Mesut Ozil, i cili pas njė ore lojė, bėri njė goditje tė bukur me tė majtėn, pėr tė mposhtur portierin Olele. Pas kėsaj fitoreje, Gjermania kryeson Grupin D, me gjashtė pikė, dhe do tė luajė kundėr Anglisė, nė superduelin e 1/8 sė finales. Ndėrkohė, pėrkundėr humbjes, pėrfaqėsuesja e Ganės kualifikohet me pikė tė barabarta me Australinė, por me golaverazh mė tė mirė, ndėrsa kundėrshtar tė radhės do t’i ketė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Edhe pse fitoi, Australia nuk arriti tė kualifikohet pėr shkak tė golaverazhit mė tė keq se Gana, ndėrkohė qė Serbia e mbyll kėtė Botėror nė vendin e fundit nė Grupin D.

1/8 finale

Angli-Gjermani
Ganė-SHBA


Renditja, Grupi D

1.Gjermania 6 (+4)
2.Gana 4 (0)
3. Australia 4 (-3)
4.. Serbia 3 (-1)


Ecuria nė Grupin D

Serbia - Gana 0-1
Gjermani-Australi 4-0
Gjermani-Serbi 0-1
Gana-Australi 1-1
Gana-Gjermania 0-1
Australia-Serbia 2-1

………………………………………………………………………………….

GRUPI D

“World Cup 2010”
23.06.2010, ora 20:30
Stadiumi “Soccer City”, Johannesburg
Gjyqtar: Carlos Simon (Brazil)

GANE-GJERMANIA 0-1
Shėnues: Ozil 57’
Gana (4-1-4-1): Kingson; Paintsil, John Mensah, Jonathan Mensah, Sarpei; K.Boateng, Annan, Asamoah; Tagoe (Muntari 63’), D.A.Gyan (Amoah 81’), D.Ayeė (Adiyiah 92’).
Trajner: Rajevac
Gjermania (4-2-3-1): Neuer; Lahm, Mertesacker, Friedrich, J.Boateng (Jansen 67’); Khedira, Schweinsteiger (Kroos 81’); Muller (Trochowski 68’), Ozil, Podolski; Cacau. Trajner: Loew
Kartonė tė verdhė: D.Ayew(GH), Muller (GE)

Gana dhe Gjermania luajtėn njė ndeshje kualifikuese mes tyre, duke fiksuar njė fitore tė gjermanėve, cka u dha mundėsinė tė dyja skuadrave pėr mė tej. Tė dyja kanė luajtur njė ndeshje tė mirė nė Johanesburg, ndėrsa moti ishte i ftohtė, 11 gradė celsius. Gjermania luajti njė natyre loje shumė agresive, duke sulmuar, duke mos e lejuar Ganėn pėr t’iu pėrgjigjur me kundėrsulm tė shpejtė. Asnjėra palė nuk arriti pėr tė shėnuar gjysmėn e parė tė ndeshjes, megjithatė. Duke humbur me Serbinė, nė ndeshjen e dytė tė tyre nė grup, gjermanėt u pėrballėn me njė skenar tė tillė, ku u duhej tė fitonin patjetėr kundėr Ganės. Trajneri Joachim Loew, i prirur pėr tė marrė njė qėndrim mė agresiv tė tė tijve se sa nė ndeshjet e mėparshme, ka preferuar skemėn 4-2-3-1. Pėr gjermanėt, Cacau zėvendėsoi sulmuesin Miroslav Klose, i pezulluar, ndėrkohė qė Loew ka lėnė prapa Holger Badstuber me Jerome Boateng. Ganės i mjaftonte edhe njė barazim, pėr tė qenė e sigurtė nė kalimin e saj nė 16-she, pavarėsisht se si do tė rridhnin ngjarjet nė sfidėn tjetėr nė grup, Serbi-Australi. Trajneri Milovan Rajevac zgjodhi njė modul loje, duke e pėrshtatur me rrethanat. Trajneri serb i Ganės mbajti formimin e tij konservator, skemėn 4-2-3-1, dhe bėri vetėm njė ndryshim tė tij me kalimin e kohės. Ishte turku Mehmet Ozil, ai qė vendosi fatin e kėsaj ndeshjeje, me golin e tij, pas njė gjuajtjeje ballore nga rreth 16 metra, qė e gjeti tė papėrgatitur dhe disi tė dalė nga porta “gardianin” e Ganės.

………………………………………………………………………………..

GRUPI C

“Wold Cup 2010”
23.06.2010, ora 20:30
Stadiumi “Mbombela”, Nelspruit
Gjyqtar: Jorge Larrionda (Uruguaji)

AUSTRALIA-SERBIA 2-1
Shėnues: Cahill 78’ (A), Holman 83’ (A), Pantelic 85’ (S)
Australia (4-4-1-1): Schwarzer; Wilkshire (Garcia 81’), Neill, Beauchamp, Carney; Emerton, Culina, Valeri (Holman 66’), Bresciano (Chipperfield 66’); Cahill; Kennedy. Trajner: Verbeek.
Serbia (4-4-2): Stojkovic; Ivanovic, Lukovic, Vidic, Obradovic; Kuzmanovic (Lazovic 67’), Krasic (Tosic 47’), Stankovic, Jovanovic; Ninkovic, Zigic (Antelic 67’). Trajner: Antic
Kartonė tė verdhė: Lukivic (S), Beauchamp (A), Wilkshire (A), Ninkovic (S), Emerton (A)

Endrra e Kupės sė Botės pėr Australinė dhe Serbinė ka ardhur nė fund, me ndeshjen e luajtur nė Nelspruit, ku kanė fituar australianėt, me rezultatin 2-1. Tė dy ekipet janė larguar nga turneu, pėr shkak tė fitores minimale, 1-0, tė Gjermanisė kundėr Ganės. E cila ka kaluar nė 16-she kėto dy skuadrat e fundit. Shumė minuta lojė kaluan nė barazpeshė rezultati, ku tė dyja palėt tregoheshin tė kujdesshme pėr tė mos pėsuar gol. Deri nė minutėn e 69-tė, kur australianėt morėn kryesimin pėrmes Cahill, qė me kokė realoizi njė gol tė shkėlqyer. Jo shumė mė vonė, ishte Brett Holman, ai qė e dyfishoi rezultatin nė favor tė Australisė. Serbėt nuk heqin dorė nga sulmi, ndaj gjejnė golin e nderit nė minutėn e 85-tė, mė anė tė Marko Pantelic.

……………………………………………………………………………………………………..

Ndeshjet e mesditės

Anglia dhe SHBA-tė kualifikohen pėr nė 1/8 finale tė Botėrorit 2010, qė po zhvillohet nė Afrikėn e jugut. Kjo ka ndodhur pėr shak se: Pėrfaqėsuesja e Anglisė ka fituar minimalisht 1-0 kundėr Sllovenisė, pėr tė siguruar kalimin nė fazėn e eliminimit direkt tė Kampionatit Botėror, ndėrsa SHBA ka mundut me tė njėjtin rezultat minimal, 1-0, Algjerinė, duke shkuar edhe ato nė 16-she. “Tre Luanėt“ shfaqėn njė lojė shumė mė tė mirė se nė sfidat e mėparshme nė grupe, edhe pse vuajtėn nė finalizim, ku humbėn shumė raste tė pastra. Duke qenė se vetėm fitorja u kryente punė pėr t’u kualifikuar mė tutje, djemtė e Kapelos dukeshin tepėr tė mobilizuar pėr t’ia arritur kėsaj gjė. Njė krosim i nisur nga James Milner, u shfrytėzua mė sė miri nga Jermain Defoe, i cili e kaloi pėrfaqėsuesen e tij nė epėrsi (23’) pėr tė vendosur edhe rezultatin e pjesės sė parė 1-0. Edhe nė pjesėn e dytė Anglia ishte shumė mė mire se sllovenėt, mirėpo nė momente tė caktuara janė befasuar nga ballkanasit, qė edhe mund tė kishin barazuar. Sidoqoftė, deri nė fund tė takimit nuk u shėnua gol tjetėr. Pas kėsaj fitoreje, Anglia pozicionohet nė vendin e dytė tė Grupit C, pasi SHBA zuri vendin e parė, pas kualifikimit qė mori, falė fitores nė minutat e fundit, kundėr Algjerisė. Tashmė, kryesuesi i kėtij grupi, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės do tė takohen tė shtunėn (26.06.2010, nė orėn 20:30, nė Rustenburg) me fituesin e vendit tė dytė tė grupit D, ndėrsa fituesi i vendit tė dytė, Anglia, do tė ndeshet njė ditė mė pas, mė 27 qershor, nė orėn 16:00, nė Bloemfontein, me fituesin e vendit tė parė tė Grupit D.

Renditja, Grupi C

1.SHBA 5 (+1)
2.Anglia 5 (+1)
3.Sllovenia 4 (0)
4.Algjeria 1 (-2)


Ndeshjet, Grupi C

Angli - SHBA 0-0
Algjeri - Slloveni 0-0
Slloveni - SHBA 2-2
Angli - Algjeri 0-0
Slloveni - Angli 0-1
SHBA - Algjeri 1-0


Anglia vuan, por i mjafton njė gol

GRUPI C

“World Cup 2010”
23.06.2010, ora 16:00
Stadiumi “Port Elizabeth“, Johanesburg
Shikues: 36 863 vetė
Gjyqtar: Wolfgang Stark (Gjermani)

SLLOVENI-ANGLI 0-1
Shėnues: Defoe 23′
SLLOVENIA (4-4-2): Handanovic; Brecko, Suler, Cesar, Jokic; Birsa, Koren, Radosavljevic, Kirm (Matavz 79’); Ljubijankic (Dedic 62’), Novakovic. Trajner: Kek.
ANGLIA: (4-4-2): James; Johnson, Upson, Terry, A.Cole; Milner, Lampard, Barry, Gerrard; Defoe (Heskey 85’), Rooney (J.Cole 72’). Trajner: Capello.
Kartonė tė verdhė: Jokic, Birsa, Dedic (S), Johnson (A)

Defoe ia ka arritur qėllimi tė Anglisė, sepse u ka dėrguar tė tijtė nė raundin e dytė tė Botėrorit 2010, pas garės sė fortė qė u zhvillua nė grupin C, ku Sllovenia dhe Algjeria mbetėn jashtė. Njė fitore, pas dy barazimeve, u ka mjaftuar anglezėve qė “ta hedhin lumin”, por jo tė bindin pėr mė tej. Fitorja e arritur nė “Port Elizabeth”, ku Anglia mposhti Slloveninė 1-0, me njė gol tė realizuar nga Defoe, mbajtėn me shpresa kombin anglez dhe Capellon, nė pikėn e tij mė kritike nė krye tė “Tre Luanėve”. Pas vėshtirėsive fillestare, fillon njė dialog i gjatė mes lojtarėve anglezė dhe mbrojtjes sė pėrforcuar sllovene, ku portieri Handanovic bėn mrekullinė disa herė, duke evituar gola tė sigurtė, me pėrjashtim tė rastit tė Defoe, kur u gjet nė befasi. Tentativat e shumta tė Gerrard, Terry dhe Rooney janė pėrballuar me sukses nga sllovenėt, tė cilėt, megjithatė, deri nė minutėn e 92-tė ishin tė kualifikuar, edhe pse po mundeshin 1-0 nga Anglia. Por goli i SHBA nė limitin fundit tė ndeshjes sė saj me Algjerinė i ka bėrė sllovenėt tė shpėrthenin nė lotė, sepse mbetėn jashtė 1/8 finale. Natyrisht, pėr Anglinė nuk ka festė tė madhe futbolli, por ekziston kėnaqėsia e njė fitoreje tė rėndėsishme, qė ka cliruar sadopak nga makthi Fabio Capellon dhe tė besuarit e tij. Fabio Capello e kishte ndryshuar formacion e tij, krahasuar me barazimin 0-0 kundėr Algjerisė, nė tre pozicione. Nė qendėrmbrojtjen angleze luante Upson, nė vend tė Carragher; nė mesfushė ishte Milner, ai qė mori pėrsipėr pozicionin e Lennon, ndėrsa Defoe u aktivizua nė sulm, pėr Heskey.

……………………………………………………………………..

Donovan godet nė fund, Amerika nė “qiellin e shtatė“

GRUPI C

“World Cup 2010”
23.06.2010, ora 16:00
Stadiumi “Loftus Versfeld“, Pretoria
Shikues: 35 000 vetė
Gjyqtar: Frank de Bleeckere (Belgjikė)

SHBA - ALGJERIA 1-0
Shėnues: Donovan 92’
SHBA (4-4-2): Howard, Cerundolo, De Merit, Bocanegra, Bornstein; Donovan, M.Bradley, Edu (Buddle 64’), Dempsey; Altidore, Gomez (Feilhaber 46’). Trajner: B.Bradley
ALGJERIA (3-4-2-1): M’bouli, Bougherra, Halliche, Yahia; Kadir, Yebda, Lacen, Belhadj; Ziani (Guedioura 79’), Matmour; Djebbour (Ghezzal 66’). Trajner: Saadane.
Kartonė tė verdhė: Yebda (A); Altidore (SH); Yahia (A);

“Ne do tė veprojmė si njė kolektiv i fortė. Ky ėshtė shansi ynė pėr sukses ndaj Algjerisė.” Kėshtu ishte shprehur Donovan, pak orė para se tė fillonte loja. Dhe SHBA tregoi sėrish kompaktėsinė e saj, por u kualifikua nė 16-she falė njė goli tė shėnuar nė kohėn shtesė nga lojtari kryesor, Donovan. Nga ana e vet, Algjeria e trajnerit Rabah Saadane nuk kishte ndryshuar shumė nga barazimi 0-0 kundėr Anglisė. Ndryshim kishte vetėm nė njė pozitė. Ashtu si nė ndeshjen e parė kundėr Sllovenisė (0-1), ishte Djebbour, qė e nisi titullar lojėn nė nė sulm, ndėrsa Boudebouz ishte planifikuar tė aktivizohej nė njė afat tė dytė. SHBA e filloi ndeshjen disi e shpėrqėndruar dhe ishte me fat qė shpėtoi nga pėsimi i golit nga Djebbour, i cili goditi vetėm shtyllėn. Gomez ėshtė pėrgjigjur nė anėn tjetėr me njė top qė valėvitet nė distancė, pa e prekur dot rrjetėn e algjerianėve. Gradualisht, tė besuarit e trajnerit Bradley erdhėn duke e rritur mė shumė lojėn e tyre dhe e shtuan ndjeshėm shkallėn e ndikimit nė lojėn e kundėrshtarit. I cili filloi tė mendonte mė shumė pėr mbrojtjen, duke reduktuar forcat ofensive. SHBA duhej ta kishte marrė komandėn e ndeshjes, po t’i kishte menaxhuar mė mirė dhe shtyrė nė rrjetė pėr 1-0 rastet e pastra tė Dempsey (35’) dhe Altidore (36’). Algjeria duket e pėrqendruar nė kėtė fazė nė mbrojtje, si prioritet, por nuk mungon edhe sė kundėrsulmuari. Matmour (38’) dhe Ziani (43’) u pėrpoqėn tė konkludojnė me gjuajtje nga larg nė kuadratin e amerikanėve, por pa sukses. Loja nė gjysmėn e dytė tė ndeshjes filloi mė e ngadaltė. Algjeria lufton mė shumė, por nuk krijon dot shanse reale. Derisa e ul ngadalė ritmin, edhe pėr shkak se tė besuarit e trajnerit Bradley ndėrmarrin ofensivėn pėr tė shėnuar dhe gjetur fitoren. Si e vetmja alternativė pėr t’u kualifikuar. Por qėllimi final nuk u arrit brenda 90 minutave tė rregullta. Duhej tė vinte koha shtesė, qė Donovan tė kalojė SHBA nė epėrsi dhe tė ngrejė nė ekstazė tėrė kombin amerikan, qė e shihte veten nė limitin e mundshėm nė 1/8 finale.





http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto