BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

LePuRuShJa


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Kombėtarja e Francės nė mėnyrėn mė tė keqe tė mundshme e ka pėrfunduar botėrorin nė Afrikėn e Jugut. Franca mė synime tė mėdha ishte nisur nė botėror, por assesi nuk e kishin menduar se do tė kanė telashe e skandale tė shumta mes vete nė botėror. Pikėrisht skandalet nė mes pėrzgjedhėsit Domenech dhe futbollistėve. Anelka, futbollist qė ia pa sherrin kėtij botėrorit, pasi nga Federata e Futbollit tė Francės ėshtė pėrjashtuar nga kombėtarja. Nė ndeshjen e fundit tė grupit A Franca pėsoi humbje me rezultat 2:1 nga Afrika e Jugut dhe ėshtė pėrshėndetur nga ky botėror, qė gjatė do tė mbajnė nė mendje pėr tė keq, jo vetėm stafi i kombėtares, por edhe vetė dashamirėt e kėsaj kombėtare qė u zhgėnjyen nė masė tė madhe. Paraqitja e dobėt e Francės vazhdojė edhe nė ndeshjen e fundit, e cila i kushtoi me humbje. Tri ndeshje, dy humbje tė Francės dhe vetėm njė barazim i nxjerr me kombėtaren e Uruguait. Nė minutėn e 20-tė Tshabalala harkoi nga korneri, mė sė miri nė 16-sh gjendet futbollisti Khumalo, i cili shėnoi me kokė pėr shifrat 1:0. Afrika e Jugut vazhdoi me lojė tė mirė dhe duke gėzuar adhuruesit edhe me golin e dytė.



Futbollisti Masilela pėr mrekulli e gjen Mphela, i cili nga afėrsia shtoi epėrsinė nė 2:0 nė minutėn e 37-tė. Duhet theksuar se nė minutėn e 26-tė Franca mbeti pa njė futbollist, pasi Gourcuff pėrjashtohet nga loja me karton tė kuq. Francezėt nė pjesėn e dytė tė takimit shėnuan gol, duke iu falėnderuar futbollistit Malouda, qė shėnoi nė minutėn e 70-tė pas asistimit tė Riberyt. Franca zė vendin e fundit nė grup me vetėm njė pikė, ndėrsa Afrika e treta me katėr pikė eliminohet nga botėrori.
Franca-Afrika e Jugut 1:2 (0:2)
Stadiumi “State Stadium”, Bloemfontein.
Shikues: 39415.
Gjyqtarė: Ruiz (Kolumbia).
Shėnues: Malouda (70’) pėr Francėn dhe Khumalo (20’), Mphela (37’) pėr Afrikėn e Jugut.
KV: Diaby (Franca).
KK: Gourcuff (Franca).
Franca: Lloris; Sagna, Gallas, Squillaci, Clichy; Alou Diarra (Govou), Diaby; Gignac (Malouda), Gourcuff, Ribéry; Cissé (Henry).
Afrika e Jugut: Josephs; Ngcongca (Gaxa), Mokoena, Khumalo, Masilela; Pienaar, Sibaya, Khuboni (Modise), Tshabalala; Mphela, Parker (Nomvethe).


Trajneri Domenech vajton





http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto