BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



Suzana Zisi - Meditime mbi glob 5 5 1

You are not connected. Please login or register

Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 3]

1Buzqeshje Suzana Zisi - Meditime mbi glob prej 19/6/2010, 01:26

SmOoThy`


♫ Anėtar/e ♫
♫ Anėtar/e ♫


Suzana Zisi, u lind nė Vlorė nė vitin 1967. U diplomua pėr Gjuhė dhe Letėrsi Shqipe nė Universitetin e Elbasanit nė vitin 1990.
Qysh atėherė e deri nė vitin 2000, ka botuar krijimet e veta poetike nė faqet e gazetave letrare tė kohės.

Nė vitin 2004 botoi vėllimin e parė poetik “E bardha ėshte pak”.
Libri u prit mirė nga kritika dhe lexuesit.
Ai u pėrzgjodh ndėr 5 vėllimet poetike mė tė mira, nga Juria e Konkursit Kombėtar “Penda e artė” nė vitin 2005.

Nė vitin 2006, botoi vėllimin e dytė poetik “ Imazhet kanė ftohtė”, me parathėnie tė studiuesit dhe poetit tė mirėnjohur, Agim Vinca.
Nė librin e saj tė dytė, Suzana, prezanton njė botė tė veēantė poetike, nėpėrmjet njė ndjeshmėrie filozofike dhe universale moderniste, e cila e shpalos trajtėn e saj, pėrmes metaforave dhe simboleve individuale. Metaforėn dhe simbolikėn e vet autoriale, poetja i ngre nė njė shkallė mė tė lartė nė frymėzimin dhe ligjėrimin poetik tė librit tė dytė, ē’ka ka sjellė jo vetėm farkėtimin e njė imazhi poetik specifik, por edhe njė pjekuri mė tė madhe nė vleresimin e ideve dhe dukurive tė botės reale e emocionale.

Nė 2009, shtėpia botuese "ODYSSEAS" nė Athinė (Greqi), boton nė gjuhėn greke, vėllimin poetik “ΣΤΙΣ ΕΡΗΜΟΥΣ ΤΗΣ ΣΙΩΠΗΣ .”,(Nė shkretėtirat e heshtjes), pėrkthyer nė greqisht nga poeti dhe perkthyesi i mirenjohur Niko Kacalidha.

Ne maj 2011, botoi vellimin e katert poetik “TĖ JESH... FJALĖ” - Shtepia Botuese “OMBRA GVG”.

Ne kete liber, poetja rikonfirmon edhe nje here qe nuk eshte rastesisht ne udhen e poezise por, rrugeton me dinjitet dhe profesionalizem ne udhen e veshtire te artit poetik.

Shumė nga krijimet poetike tė Suzanė Zisit, janė prezantuar jo vetėm nė revista e gazeta letrare shqiptare por edhe nė prestigjioze tė huaja. Disa poezi tė saj, nė vitin 2008, janė botuar nė revistėn letrare franceze “Le capital des mots”.

Sė fundmi ajo ėshtė prezente edhe nė revista letrare sllovene dhe kroate.

Nė poezinė shqipe pas viteve 90, Suzana Zisi ka spikatur gjithmonė e mė shumė si njė zė i vecantė poetik, modern dhe elegant. www.BotaShqiptareForum.com





http://ardhmeria-forum.4rumer.com

2Buzqeshje Re: Suzana Zisi - Meditime mbi glob prej 19/6/2010, 01:27

SmOoThy`


♫ Anėtar/e ♫
♫ Anėtar/e ♫
Meditim mbi glob

Hija e flokėve tė mi,
Mbuloi Europėn.
Nėn
diell,
mbete,
Ti.
Shqipėria ime e vogėl…!
Dhe,
si njė
princeshėzė e artė,
Dritė lėshon mbi glob…!
Faleminderit,
Pėrfytyrimi

im,
Snob...!!!





http://ardhmeria-forum.4rumer.com

3Buzqeshje Re: Suzana Zisi - Meditime mbi glob prej 19/6/2010, 01:27

SmOoThy`


♫ Anėtar/e ♫
♫ Anėtar/e ♫
E bardha eshte pak

Njė mur,
i lyer
me tė zezė
dhe me
tė bardhė...
E zeza - ėshtė shumė.
E bardha - pak.
Ngjyrat,

luftojnė ashpėr.
Ngjyrat,
lėshojnė gjak.
Pėrpėlitet e bardha.
E
zeza, shumohet.
Syri,
mė tmerrohet…!
Mur.
Mur i zi,
larė nė
gjak.
S’dalloj dot tė bardhėn.
E bardha,
.............ėshtė,

......................pak…!





http://ardhmeria-forum.4rumer.com

4Buzqeshje Re: Suzana Zisi - Meditime mbi glob prej 19/6/2010, 01:27

SmOoThy`


♫ Anėtar/e ♫
♫ Anėtar/e ♫
Nga sytė e tu



Nga sytė e tu,
buron njė dritė e
mirė.
Kjo dritė,
ka kohė qė mė mungon…
Mė duket vetja
shkretėtirė,
Ti – oaz qė mė tundon.
Jemi kaq larg…!
(ndonėse dy
hapa)
Mos e zgjat dorėnme ngurim.
Se digjem,
Digjem porsi
flaka...
Dhe,
mbetet
veēse,
Hiri im!!!





http://ardhmeria-forum.4rumer.com

5Buzqeshje Re: Suzana Zisi - Meditime mbi glob prej 19/6/2010, 01:27

SmOoThy`


♫ Anėtar/e ♫
♫ Anėtar/e ♫
Njė gjethe

E zgjidha,
magjinė
e egzistencės.
Jam
gjethe,
e flakur
mes rrugės…
Kalojnė
mbi
mua,
pushtete,
kėėsh…!





http://ardhmeria-forum.4rumer.com

6Buzqeshje Re: Suzana Zisi - Meditime mbi glob prej 19/6/2010, 01:28

SmOoThy`


♫ Anėtar/e ♫
♫ Anėtar/e ♫
"Unė - Udha jote, Ti - Qumėshti im..."





http://ardhmeria-forum.4rumer.com

7Buzqeshje Re: Suzana Zisi - Meditime mbi glob prej 19/6/2010, 01:28

SmOoThy`


♫ Anėtar/e ♫
♫ Anėtar/e ♫
. . .

Tė ndiej…
Hapash yll mė yll,

..................qiejve tė kėrkoj.
Jam hapėsira
qė nė kohė tė
gjej,
Jam tisi i natės,
.............puthjesh tė mbuloj.

Mbrėmjeve
tė kthjellėta,
E etur pėr zgjim,
Unė - udha jote,
Ti - qumėshti
im…





http://ardhmeria-forum.4rumer.com

8Buzqeshje Re: Suzana Zisi - Meditime mbi glob prej 19/6/2010, 01:28

SmOoThy`


♫ Anėtar/e ♫
♫ Anėtar/e ♫
Kthehu…


Zvarrite hapin e plogėsht,
Mbi gjurmėn qė le kur
erdhe,
(E parmja dhe e mbrapshta
S’pėrputhen aspak)

Kėėt e ikjeve
pa kthim,
Lermi nė prag.

Ktheje me fund kupėn e verės – gjak.
Edhe
trishtimin…

Pėr dashurinė qė nuk t’i ngrohu
……………………….ankthet e
ftohta,
Pėr zjarrin qė mbi hirin e saj u mpak.

Mėshoji me forcė
gjurmės sė ikjes,
Pėr tė gdhendur kthimin…





http://ardhmeria-forum.4rumer.com

9Buzqeshje Re: Suzana Zisi - Meditime mbi glob prej 19/6/2010, 01:28

SmOoThy`


♫ Anėtar/e ♫
♫ Anėtar/e ♫
“N”

“Askush, askund, asnjehere…Vetem
ti…”

(fragment)



Shkula njė copėz shpirt.
Me pelenėn e
formėsuar prej tij,
Tė mbulova…
Deshifrova pafajėsinė e syve tė tu
trembur…
Klitha pa zė…

Qielli,
Mes errėsirės sė virgjėr,
Po
pikturon njė tė errėt vrimė,
E cila,
Herė me duket si Ferri
qė mė pjek
me tė nxehtin zeher,
E herė ylber qė ngjason me njė “N”.

Njė shkronjė
asgjėprurėse,
Na largon skajesh, ty dhe mua.
Hepohet, pėrplaset
Humbet
dhe…s’na nxė…


Kafshova gjuhėn.
Me buzė tė perpiva.
(Mbase tė
helmova)
I trembur,
U lėshove rrugėve qė si
dije.


Sot,
Kėrkoj njė fjalė prej teje…
Njė fjalė tė pa shkruar
nė asnjė plazh tė lagur,
Zodiak,
Alfabet tė mykur,
Apo gjuhė tė
shuar…

E ke harruar…?

Nesėr,
Nė mėngjes,
Do pres kėmbė e
duar…
Sokakėve tė askundit pa dyer, pa
emra…

……………………………………………..

Pyllit tim tė errėt me gjemba,
Iu
largove Ti
dhe Zemra…





http://ardhmeria-forum.4rumer.com

10Buzqeshje Re: Suzana Zisi - Meditime mbi glob prej 19/6/2010, 01:29

SmOoThy`


♫ Anėtar/e ♫
♫ Anėtar/e ♫
Mesnate
21. 04. 2008


“Dashuria vret” - tha ajo,
Teksa
petalesh gurgulloi vesė.
Derdhur,
nė “tokėn e premtuar”…

Mikja ime
.
Lulėzuar,
kopshteve tė huaj,
Ka dashuria atdhe?
E ka “rendja” njė
kthim?

Gjethesh,
gjelbėroi perlėn e klorofiltė:
“Jemi
ne”

Mikja ime ,
Mbytu,
nė lotin tim…





http://ardhmeria-forum.4rumer.com

11Buzqeshje Re: Suzana Zisi - Meditime mbi glob prej 19/6/2010, 01:29

SmOoThy`


♫ Anėtar/e ♫
♫ Anėtar/e ♫
Mpreh limat e krahėve,
Fluturimthi pėr tek ti…
Jashte shi ,

brenda diell…
Aroportit tėnd, i gjėmojnė stuhi…
Mosqenia, veson
qiell.
Pa re tė rozta kujtimesh,
Pa shtreter tė ngrohtė trupash tė
lėmuar…
Do puthen nga tonat buzė – mungese,
Filxhanėt e kafesė duke
flirtuar,
nė “tė pėrgjumurin” takimin tonė…
Dimri,
Na la te
ngrire.
Pranvera na gjeti mumjezuar.
Poleni yt i ikjes,
ngjiz mitren
time – hon…
Nė horizontin e munguar,
Foshnja e asgjė-sė,
Vetveten
pikon…





http://ardhmeria-forum.4rumer.com

12Buzqeshje Re: Suzana Zisi - Meditime mbi glob prej 19/6/2010, 01:29

SmOoThy`


♫ Anėtar/e ♫
♫ Anėtar/e ♫
Mėngjes i ēmendur me(pa) ty…





http://ardhmeria-forum.4rumer.com

13Buzqeshje Re: Suzana Zisi - Meditime mbi glob prej 19/6/2010, 01:30

SmOoThy`


♫ Anėtar/e ♫
♫ Anėtar/e ♫
Si njė tymnajė hipnotike,
Ti tret shikimin mėngjesor mbi botė,

shtratin e reve tė dashurisė sime/tėnde
Derdhen rėnkimesh dhe ca pika lotė…

Tė sotmet,
Do ia nis me krahė ėndrrash Hėnės,
Netėve tė gjata tė
pritjes pėrvėluese…
Shuaje etjen nė burimet e mia tė buzėve,
Qė dhembin
nga uria jote e mėndafshtė gjarpėruese.
Ma jep gjuhėn e nxehtė ta gėlltis
brenda vetes
E shpirtin tė ta thith gjer nė pafundėsi.
Flokėt qė mu lagėn
buzėve nga puthjet
Do ia thur pelena “bebes dashuri”,
“Foshnjės” qė po
ēmend e dhemb tek unė
E dhemb e klith pashmangshmėrisht tek ti…
Dorėn e
bardhė , tė brishtė mos e zgjat,
se shemben konturet e rinj tė
padurimit,
Lermė tė largohem udhės sė pasosur,
T’i rrembej vdekjes, agun e
zgjimit.
Sytė mos i ēel pasi shpinėn mua,
ma kthen me njė: “Dua” tė pa
thenė,
Rrugės ku gjėmojnė, e mbyten dashuritė,
trete atė lot ende tė
parėnė…
Se, lagu pa dashur puthjen e brishtė
Qė tė lashė mbi faqe kur
thamė: “Paēim shpirt…”





http://ardhmeria-forum.4rumer.com

14Buzqeshje Re: Suzana Zisi - Meditime mbi glob prej 19/6/2010, 01:30

SmOoThy`


♫ Anėtar/e ♫
♫ Anėtar/e ♫
. . .


Gjysma - mashkull.
Gjysma -
femėr.
Lind,
rron,
vdes ndėr sy.

Hapėsire dhe kohė e matur me
zemėr,
Dashuri…





http://ardhmeria-forum.4rumer.com

15Buzqeshje Re: Suzana Zisi - Meditime mbi glob prej 19/6/2010, 01:30

SmOoThy`


♫ Anėtar/e ♫
♫ Anėtar/e ♫
Vinca

Vargut tė poeteshave shqiptare tė kohės sonė po i shtohen
nga dita nė ditė emra tė rinj. Suzana Zisi, ėshtė pa dyshim njė nga kėta emra.
Pas botimit tė librit tė saj tė parė, E bardha ėshtė pak (2004), Suzana del para
lexuesve me librin e saj tė dytė Imazhet kanė ftohtė, qė e shpalos nė mėnyrė
akoma mė tė plotė e mė tė nuancuar botėn e saj poetike. Shikuar nga pikėpamja e
qėndrimit qė mban ndaj jetės, njeriut dhe vetes poezia e Suzana Zisit do tė mund
tė karakterizohej si poezi e peziazhit shpirtėror.



Shpalimi i
botės komplekse shpirtėrore tė njeriut, tė femrės nė veēanti, depėrtimi nė
labirintin e dėshirave, ėndrrave, shpresave, dilemave dhe shqetėsimeve tė
subjektit lirik, ėshtė njė veēori e pėrgjithshme e kėsaj poezie. Ky pozicion, sa
soditės, aq edhe refleksiv, e pėrcakton nė masė tė madhe edhe strukturėn ritmike
dhe figurative tė kėsaj poezie.



I pėrbėrė nga rreth njėqind
poezi, vėllimi poetik Imazhet kanė ftohtė ndahet nė tre cikle: Ėndrra nė pjatėn
e mungesės…, Lulevjeshte dhe Metafora e diellit. Edhe pse nga pikėpamja e
ligjėrimit poetik libri ka njė unitet tė theksuar artistik, megjithatė bie nė sy
fakti se derisa nė ciklin e parė mbizotėrojnė motivet qė lidhen me dehumanizimin
dhe tjetėrsimin e njeriut nė kohėn tonė (peziazhi urban, imazhet gri, ftohtėsia
dhe mungesa sugjerojnė pikėrisht kėtė emocion), nė dy ciklet e tjera ndeshim njė
atmosferė disi mė tė butė e mė subtile, pra kemi tė bėjmė me njė lirikė tipike
femėrore, nocion ky qė nė kėtė rast nuk ka kurrfarė konotacionesh negative.
Pėrkundrazi. Imazhet e rėnda e dramatike tė ciklit tė parė, ku poetesha i
referohet shpesh mitologjisė antike e biblike (Adami, Eva, Zoti, djalli,
Krishti, Zeusi, Pandora, Prometeu, Narcisi, Dionisi etj.), por edhe realitetit
bashkėkohor, e ku nuk mungojė herė-herė as vizionet apokaliptike, zėvendėsohen
nė dy ciklet vijuese nga njė ndjeshmėri mė e butė lirike e intime, ku figura
qendrore dalin lulevjeshta dhe dielli, qė shfaqen qė nė titujt e cikleve.




Dashuria ėshtė njė lajtmotiv i poezisė sė Suzana Zisit. Kėtė
ndjenjė kaq tė thellė dhe motiv tė lashtė poetik autorja e kėtij libri arrin ta
trajtojė me njė ndjeshmėri tė hollė lirike e shprehje moderne poetike. Nė disa
nga vjershat mė tė bukura tė librit, ēfarė janė, fjala vjen, Nė ėndrrėn time,
Fillim-fundi im, Pėshpėrimė etj. ndjenja e dashurisė merr pėrmasa kozmike. Nė
lojėn magjike tė dashurisė hyjnė: dielli, qielli, yjet, retė, shiu… Ėshtė njė
“valle”, qė ta kujton pak a shumė vallen eterike lasgushiane, por e luajtur
ndryshe, me mjete tė tjera e tingėllim tė ri dhe nė tjetėr kohė gjithsesi.




Suzana Zisi ėshtė krijuese qė e zotėron mirė ritmin, figurėn,
fjalėn, rimėn dhe ngjyrimin stilistik, predispozitė kjo pa tė cilėn askush
s’ėshtė bėrė poet nė kėtė botė. Ėshtė pėr t’u pėrshėndetur gjithashtu fakti qė
elementet fundamentale tė poezisė (rimėn, ritmin, metaforėn etj.) ajo i vė nė
shėrbim tė mendimit poetik. Fjala dhe ideja nė vargun e saj janė nė harmoni tė
plotė.



Unė jam pėshpėrimė,
e stinės sė ndezur.
Dehem duke
pirė, honeve tė trillit…
Ndėrsa ti i ndrojtur
i derdh
lulevjeshte,
Kupės sė praruar me mushtin e pyllit…



thuhet nė
vjershėn Musht i lulevjeshtės, ndėrsa vjersha Vjeshtė … Mėngjes hapet e mbyllet
me vargjet:



Vjeshtė…
Mėngjes…
Pi tė trishtėn mjegull, nė
vend tė kafesė….



Muza poetike e Suzana Zisit ndėrton “mure
marrėzie”. Absurdi dhe rebelimi nuk janė tė panjohura pėr tė, por nė aurėn e saj
mbizotėrojnė dashuria dhe humanizmi. Poeti, sipas Suzanės, i ngjan njė zogu
fantastik qė “ēukit simbole” dhe “ftillon metafora”, duke mbėshtjellė gjithēka
me “rima e asociacione”.



Zogjtė e malit ēukisin
simbole,
Metaforat, ftillohen deteve me shkumė,
Tkurren vargjet,
shkretėtirave tė heshtjes,
Jam unė...
Tė mbėshtjell me rima dhe
asosiacione.
Tretem
e detit shkumė,
e qiellit, re…
Ashtu e
pėrgjakur, nderem mbi lėkurėn tėnde,
Dhe duke pėshpėritur: “Je imi
Diell…”
Fle…



Njė nga poezitė e librit nė fjalė titullohet Ty
qė po mė lexon tani… Ėshtė e qartė se poetesha jonė, si ēdo krijues tjetėr,
dėshiron tė komunikojė me lexuesin e saj hipotetik, me atė tė cilit ia dedikon
vargjet e saj dhe ia detyron frymėzimin. Me ēiltėrsi e modesti autorja shpreh
dėshirėn e saj qė tė krijojė njė varg qė “shpirtin ta ngroh”, me njė ritėm qė
t’i ngjajė “lėkundjes sė valėve”; njė varg qė tė pėrēojė dritė nė shpirtin e
njeriut e tė gdhendė njė varkėzė me emrin “fjalė”, pėr tė
pėrfunduar:



Dhe ti,
i ulur brenda saj,
Nėse do ndihesh i
gėzuar,
Ėmbėl do mė pėshpėrisėsh:
“Ėshtė shpirti yt, duhet
lexuar…”.





http://ardhmeria-forum.4rumer.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 3]

Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto