1
Fillon Samiti i BE-sė nė Sarajevė prej 2/6/2010, 13:22
Dino
♥ Stafi Moderues ♥

Sot nė Sarajevė fillon Samiti i Bashkimit Evropian kushtuar Ballkanit Perėndimor. Kosovėn e pėrfaqėson ministri i Jashtėm Skender Hyseni.
Nė konferencė do tė marrin pjesė 48 delegacione qė kanė arritur dje dhe sot nė mėngjes, nga vendet e rajonit, pėrafqėsuesit e 27 vendeve anėtare tė BE-sė, SHBA-sė, Rusisė, Turqisė, Kėshillit tė Evropės, OSBE-sė, NATO-s dhe tė Komisionit tė Venecias. Nė konferencė do tė marrin pjesė edhe pėrfaqėsuesja e BE pėr politikėn e Jashtme e tė Sigurisė Ketrin Eshton si dhe komisioneri pėr shtrirje Shtefan Fyle.
Disa vende tė BE-sė do tė dėrgojnė ministrat e Jashtėm, tjerat drejtorėt politik apo zėvendėsit e vet. Ėshtė njoftuar se nuk do tė marrė pjesė ministri i Jashtėm i Francės Bernar Kushner dhe ai i Gjermanisė Guido Vstervele. Nė cilėsi tė vėzhguesit SHBA-tė do ti pėrfaqėsojė zėvendės-sekretari i shtetit Xhejms Stajnberg, Turqinė ministri Ahmet Davutoglu kurse Rusinė ambasadori i kėtij vendi nė Satrajevė, Aleksandar Bocan Harēenko.
Takimi do tė fillojė nė ora 9 dhe do tė pėrfundojė me njė konferencė pėr gazetarė tė mbajtur nga ministri i Jashtėm i Spanjės Moratinos dhe ai i Bosnjės e Hercegovinės Alkalaj.
Tema tė konferencės janė integrimi i vendeve tė Ballkanit Perėndimor nė Bashkimin Evropian, bashkėpunimi rajonal, marrėdhėniet midis vendeve fqinje, zbatimi i reformave nė shtetet e rajonit si dhe pasojat e krizės ekonomike botėrore. Nė takim pėrfaqėsuesit e BE-sė do ta paraqesin pėrkushtim pėr integrimin e vendeve tė Ballkanit Perėndimor dhe me kėtė konferencė do tė japin njė impuls tė ri kėtij integrimi. Tubimi do tė mbahet sipas formatit GIMNIH, pa cekjen e funksioneve dhe emrin e shteteve pjesėmarrėse, qė ka qenė kompromis pėr pjesėmarrjen edhe tė Kosovės nė kėtė takim, tė cilėn gjė mė herėt e ka kundėrshtuar Serbia. Prandaj konferenca e ka edhe simbolikėn e vet sepse pėr herė tė parė nė njė tubim tė tillė tė lartė ndėrkombėtar do tė jenė nė njė sallė ministrat e Jashtėm tė Serbisė dhe tė Kosovės, Vuk Jeremiq e Skėnder Hyseni. Ata tė dy janė tė vendosur nė hotelin Holidej pro nuk dihet nėse kanė pasur ndonjė takim kalimthi apo shtrėngim duarsh sikur qė ende nuk dihet se si do tė ulen nė sallė. Ky akt sipas analistėve tė shumtė shėnon edhe faqe tė re tė raporteve nė marrėdhėniet e vendeve tė rajonit dhe mund tė ndikojė nė relaksimin e tyre.
Nė tubim merr pjesė edhe shefi i UNMIK-ut Lamberto Zanieri i cili sipas njoftimeve do tė flas nė emėr tė misionit tė KB, e jo tė Kosovės.
Ideja e organizatorit ka qenė qė nė konferencė tė miratohet deklarata e pėrbashkėt. Mirėpo burimet e informuara mirė thonė se pėr kėtė nuk ėshtė arritur pelqimi, kėshtu qė takimi do tė pėrfundojė vetėm me njė deklaratė modeste presidenciale tė hartuar nga Spanja.
Konferencėn po e pėrcjellin mbi 300 gazetarė.















