1
Marifete te vogla pėr model tė bukur prej Tue 1 Jun - 11:06
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫

Shumica e grave nuk janė tė kėnaqura me flokėt e tyre. Pritjet ne sallonet e parukerise na marrin shpesh energjinė, sepse disa modele kėrkojnė mundim, humbje kohe dhe para.Provoni disa marifete tė vogla me ndihmėn e tė cilave do ta kurseni kohėn, kurse flokėt tuaj do tė duken tė pėrsosura.
Tokėzat (bigudina)e sajuara
Pėr ti sajuar tokėzat e vėrteta tė ēastit ruani kartonėt e letrės sė tualetit dhe veproni nė kėtė mėnyrė:
* Ndani flokėt e porsalara nė dhjetė pjesė, merrni rolet e kartonit, mbėshtillni flokėt dhe fiksojini anash. Pastaj flokėve aplikojini llakun dhe i lini tė thahen pėr 30 minuta.
* Zhdridhni kartonėt, shkundni ngapak flokėt me gishta dhe ja tek keni nje model trendi.
Birra pėr flokė tė bukura
I keni flokėt jo tė drejta, nuk dėshironi ti shkurtoni. Receta e vjetėr pėr flokė tė bukura ėshtė birra. Nė flokėt e thara hidhni birrė dhe mė rastin e tharjes sė flokėve kthejeni kokėn poshte. Me shkunjde tė flokėve do ti arrini efektet, sikurse, vėrtet, tė kishit dalė nga salloni i bukurise.
Stolitė pėr flokė ia ndėrrojnė pamjen frizurės
Shfrytėzojeni modėn e sivjetme, stolisini flokėt me shirita, karfica dhe me fjongo interesante. Ėshtė njėsoj si te bėheni gati pėr tė shkuar nė punė, nė shkollė, pėr dalje e mbrėmjes ose vetėm pėr kafe me shoqet, nuk do tė gaboni, nėse nė flokė keni vėnė karfica stolisėse, qė kushtojnė . Pėr variantet ditore parukieret propozojnė karfica dhe shiritat tė thjeshtė njėngjyrėsh, kurse pėr raste e mbrėmjesh flokėt tuaja mund ti zbukurojnė shiritat dhe karficat glamuroze me pėrla tė vogla dhe me pupla.Ikub











Flokėt



