Dino
♥ Stafi Moderues ♥

Protesta tė fuqishme ndėrkombėtare po bėhen pėr shkak tė ndėrhyrjes sė sotme tė komandosėve tė Izraelit nė flotėn e anijeve me ndihma pėr Gazėn, me ērast u vranė sė paku 10 aktivistė, qė pėrpiqen tė dėrgojnė ndihma humanitare nė Gazė.Turqia e ka ftuar ambasadorin e Izraelit dhe ka tėrhequr vėrejtjen pėr konsekuenca tė papėrmirėsueshme pėr marrėdhėniet e tyre.
Nė Stamboll policia u angazhua nė kthimin prapa tė turmės sė zemėruar, qė kishte depėrtuar nė hyrjet e Konsullatės sė Izraelit.
Greqia ėshtė tėrhequr nga ushtrimet e pėrbashkėta ushtarake me Izraelin dhe ka kėrkuar raport tė menjėhershėm pėr sigurinė e afro 30 grekėve nė flotėn e anijeve.
Lėvizja Islamiste, Hamas, qė e udhėheq Rripin e Gazės, ka kėrkuar nga myslimanėt qė tė ngriten nė protesta para ambasadave izraelite nė gjithė botėn.
Lideri palestinez, Mahmud Abbas, i ka shpallur tri ditė zie dhe tha se forcat izraelite janė pėrgjegjėse pėr atė qė ai e cilėsoi si masakėr. Shefi i Ligės Arabe, Amr Musa, ka vlerėsuar se ndėrhyrja ishte krim kundėr misionit humanitar.
Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, e dėnoi sulmin izraelit si johuman, duke thėnė se kjo e solli Izraelin mė afėr se kurrė afėr fundit tė tij.
Franca dhe Gjermania kanė shprehur shqetėsim, derisa shefja pėr tė drejtat e njeriut e OKB-sė, Navi Pillavi, ėshtė shprehur e shokuar lidhur me dhunėn.
Shefja e politikės sė jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Eshton, nga Izraeli ka kėrkuar ndėrmjarrjen e hetimit tė plotė.
Incidenti i pėrgjashkėshm u bė para takimit nė Uashington, ndėrmjet presidentit Barak Obama dhe kryeministrit tė Izraelit, Benjamin Netanjahu.
)
_________________________________________________________________________________




Forumi



