BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
UPDATE - Komisioni Europian ka miratuar propozimin pėr heqjen e regjimit tė vizave pėr Shqipėrinė dhe Bosnjėn. Lajmi i mirė pėr tė gjithė shtetasit shqiptarė ėshtė dhėnė sot nė mesditė nga Komisionerja e Ēėshtjeve tė Brendshme nė KE, Cecilia Malmström. Nderkohe qe ambasadori i KE-se ne vendin tone, Helmut Lohan, qe ndoqi direkt konferencen, deklaroi se Shqiperia duhet te punoje per arritjen e standardeve dhe kushteve qe ka lene Kolegji.


"Jam shumė e lumtur qė KE-ja miratoi rekomandimin pėr heqjen e vizave pėr Shqipėrinė dhe Bosnjen. Tani i takon Parlamentit Europian dhe Kėshillit tė Europės tė marrin vendimin final", tha Malmstrom nė konferencėn e posaēme pėr shtyp.


Ndėrsa vijoi se ky propozim ėshtė njė lajm i mirė pėr popujt e Shqipėrisė dhe Bosnjės, po kėshtu ėshtė pjesė shumė e rėndėsishme e politikes brenda BE-sė. "Propozimi i sotėm vjen pas njė pune tė rėndėsishme dhe dua tė pėrgėzoj autoritetet e dy vendeve, sepse kanė bėrė pėrmirėsime nė fushėn e ligjeve. Megjithėatė ka ende disa kritere qė duhet tė plotėsohen. Shqipėria duhet tė ketė njė strategji pėr riatdhesimin e shqiptarėve, duhet tė forcohen kapacitetet pėr luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit si dhe duhet zbatuar ligji antimafia. Po kėshtu edhe Bosnja", u shpreh ajo.


Se si do tė plotėsohen kėto kritere mbetet pėr t'u parė gjatė muajve tė verės. Komisionerja Malmstrom, njoftoi se Komisioni Europian do tė monitorojė gjatė veres kriteret e vendosura nga Komisioni. Pas monitorimit do tė ketė njė tjetėr vlerėsim. "Mė lejoni tė theksoj se duhet njė pėrgjegjėsi nga ana e kėtyre dy vendeve pėr realizimin e kritereve", tha Komisionerja.


Mė tej ajo iu pėrgjigj pyetjeve tė gazetarėve tė pranishėm, nėse ka njė afat pėrfundimtar, tė parashikueshėm pėr hyrjen tė fuqi tė ligjit pėr regjimin e vizave. Malmstron theksoi gjithēka mbetet pėr t'u parė, pasi ka disa kritere tė paplotėsuara.


Pra do tė vijė njė ekip i KE-sė gjatė muajve tė verės nė Shqipėri, qė do tė bėjė njė raport nė fillim tė vjeshtės, lidhur me plotėsimin e tre kritereve tė mbetura. Sipas saj, s'ka njė datė fikse, por procedura tė domosdoshme pėr t'u ndjekur deri nė finalizimin e ligjit.



Lohan: Plotesoni standardet e kerkuara
Lohan ka pėrshendetur vendimin e marrė pėr miratimin e rekomandimit, por nuk ka bėrė komente nėse kriza politike do tė ndikojė nė vendimin pėrfundimtar pėr lėvizjen e lirė.


"Vendimi qė do tė merret nga Kėshilli dhe nga eurodeputetėt nė Parlamentin Europian mbi propozimin e Komisionit, do tė jetė njė vendim politik, sepse do tė merret nga politikanė. Parėsore mbetet qė udhėtimi pa viza do tė bėhet realitet vetėm kur tė tėra standardet do tė pėrmbushen", -tha Lohan.


Ambasadori deklaroi se vendimi politik do tė merret bashkėrisht, pasi bėhet fjalė pėr njė bashkėvendimmarrje nga Kėshilli i Ministrave dhe anėtarėt e Parlamentit Europian.
"Kėta politikanė do tė vendosin kur tė vijė koha pėr tė marrė vendimin. Dhe kjo do tė jetė pasi
Shqipėria tė pėrmbushė standardet e vonuara. Nuk mund tė shtojė asgjė tjetėr sot, unė nuk mund ta marr me mend sesi politikanėt europianė do tė pėrcaktojnė votėn e tyre", tha ai.


Sipas tij, propozimi i bėrė sot, i miratuar sot nga Komisioni Europian pėr udhėtimin pa viza pėr shqiptarėt, ėshtė shumė i rėndėsishėm dhe njė njė lajm shumė i mirė.


"Nuk kam asnjė koment pėr asgjė tjetėr. Thashė edhe mė parė, nuk kam asnjė koment, dhe jam shumė i lumtur tė pėrsėris sa herė qė ju do tė dėshėronit dhe do tė kishit nevojė, unė nuk kam asnjė koment", tha Lohan.


Njė ditė mė parė Kolegji i Komisionereve ne Strasburg miratoi rekomandimin per liberalizimin e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen. Rekomandimi i Komisionit u miratua sipas "procedures se shkruar" dhe hyri nė fuqi tė enjten (sot) nė orėn 12:00.

Media kishte bere te ditur, qe para zhvillimit te mbledhjes se pritej te merrej nje vendim pozitiv, por i kushtezuar nga pėrmbushja e kritereve tė mbetura. Tre ishin rekomandimet qe priteshin nga nderkombetaret per vendin tone: 1- Zhvillimi i njė politike dhe strategjie pėr tė mbeshtetur integrimin e tė riatdhesuarve shqiptarė; 2- Forcimi i kapaciteteve pėr zbatimin e ligjit tė luftės ndaj korrupsionit dhe krimit te organizuar; 3 - Zbatimi efikas i ligjit tė ri 'Antimafia' pėr konfiskimin e pasurive tė personave tė botės sė krimit.


Pas miratimit nga Kolegji i Komisionereve, draft - rekomandimi do t'i kalojnė pėr miratim Parlamentit Europian e me pas Keshillit te Ministrave te Brendshem te BE-sė. Shqyrtimi i rekomandimit te Komisionit nga dy institucionet e tjera europiane shoqerohet me verifikimin ne terren te kritereve te mbetura per Shqiperine dhe Bosnjen nga ekspertet e BE-sė pėr vizat.

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto