BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

LePuRuShJa


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
UPDATE-Negociatat pėr zgjidhjen e krizės politike kthehen nė pikėn zero. Investimi i Bashkimit Europian dhe Kėshillit tė Europės me njė delegacion ekspertėsh nuk ka mundur tė bindė tė paktėn pėr ditėn e parė tė bisedimeve palėt qė tė bien nė ujdi mbi njė zgjidhje tė pranueshme pėr realizimin e transparencės pėr zgjedhjet e shkuara parlamentare. Dy takimet e veēanta tė zhvilluara fillimisht me kreun e qeverisė Sali Berisha dhe mė pas me kreun e opozitės Edi Rama, pavarėsisht konfidencialitetit tė rreptė, mėsohet se nuk kanė dhėnė asnjė rezultat, ndėrsa mbeten ende tė hapura mundėsitė gjatė bisedimeve qė pritet tė mbahen edhe gjatė ditės sotme si pėr kutitė e materialeve zgjedhore ashtu edhe ato tė votimit.

Takimi me Berishėn

Takimi mes delegacionit tė Bashkimit Europian dhe kryeministrit Berisha pėr krizėn politike dhe qeverisėse qė ka bllokuar Shqipėrinė ka zgjatur pėr mė shumė se dy orė dhe ka pasur disa momente tensionimi. Edhe pse tė dyja palėt kanė vendosur qė zyrtarisht tė mos kenė asnjė komunikim me median nė lidhje me kėtė takim, burimet pranė kryeministrisė kanė pohuar se biseda ka qenė e nxehtė dhe ndėrkombėtarėt kanė kundėrshtuar dy nga pikat ku kryeministri Berisha nuk ka ndėr mend tė tėrhiqet (materialet zgjedhore dhe djegia e fletėve) si dhe kanė diskutuar pėr pikėn e tretė dhe atė mė tė rėndėsishme, fletėt e votimit. Ata kanė kundėrshtuar mėnyrėn se si Berisha ka ofruar hapjen e kutive pėr tė parė materialet zgjedhore. Kryeministri ka ofruar zgjidhjen nėpėrmjet arkivit, njė procedurė aspak transparente dhe qė nuk siguron asnjė garanci pėr opozitėn por edhe duket e pakuptimtė pėr ndėrkombėtarėt. Sipas tyre, hapja e kutive duhet tė vijė si pasojė e njė dialogu politik ku tė caktohen qartė modalitetet e komisionit hetimor. Pika tjetėr e debatuar ka qenė djegia apo jo e fletėve tė votimit. Kryeministri ka insistuar se Kodi Zgjedhor parashikon djegien e fletėve tė votimit ndėrsa dėrgimin e materialeve nė arkivin e shtetit. Por Kodi nuk pėrcakton asnjė datė ose afat pėr djegien e fletėve. Pika 6 e nenit 178 tė Kodit (djegia e fletėve) ėshtė bėrė nė funksion tė zgjedhjeve tė ardhshme qė kutitė tė jenė gati kur tė bėhen votimet e tjera. Zgjedhjet e ardhshme janė ato vendore nė vitin 2011 dhe, sipas ndėrkombėtarėve, nuk ka asnjė ngut pėr tė djegur fletėt e votimit deri sa pėr to tė vendosė Komisioni i Venecias. Pikėrisht rruga e fletėve tė votimit deri nė "Venecia" pėrmes njė kėrkese tė kryeparlamentares Topalli, qė do tė ishte thelbi i marrėveshjes politike, apo pėrmes Gjykatės Kushtetuese qė lihet nė dorė tė njė institucioni tė kontestuar fuqishėm nga opozita dhe ndėrkombėtarėt, do tė jenė pjesa mė e fortė e negociatave tė ditėve tė ardhshme.

Takimi me Ramėn

Menjėherė sapo kanė lėnė selinė e kryeministrit ekspertėt e BE-sė, KiE dhe Komisionit tė Venecias tė kryesuar nga Jana Sindelkova, zv/shefja e Kabinetit tė Komisionerit tė Zgjerimit, Stefan Fule kanė bujtur nė zyrėn e kryetarit tė PS-sė Edi Rama. Takimi ka zgjatur pėr afro 90 minuta, pra afro 30 minuta mė pak sesa ai me kryeministrin. Kreu socialistė Edi Rama ndryshe nga sa u prezantua nė darkėn e Strasburgut, dje pėrveē deputetes Vasilika Hysi shoqėrohej nė kėtė takim edhe me Damian Gjiknurin, njė njohės i mirė i ēėshtjeve zgjedhore dhe njė nga bashkėhartuesit e Kodit Elektoral. Vet pėrfaqėsimi nė njė nivel tė tillė teknikėsh, njohės tė Kushtetues dhe ligjit zgjedhor, por edhe pėrfaqėsimi i ndėrmjetėsve evropianė flet qartė se bisedimet kanė qenė tė karakterit teknik. Me gjithė se askush nuk ka pranuar tė bėj tė ditura rezultatet e kėtij takimi, burime pranė tij kanė konfirmuar vetėm faktin se gjatė bisedimeve tė mbrėmshme nuk ėshtė arritur asgjė konkrete dhe se palėt gjenden ende larg nė qėndrimet e tyre. Kėshtu socialistėt mėsohet se i kanė qėndruar dy kėrkesave tė tyre, hapje e kutive tė materialeve zgjedhore dhe nė varėsi tė tyre tė bėhet dhe verifikimi i fletėve tė votimit. Ēka lė tė kuptohet qartė se gjatė kėtij takimi, pala socialiste ka qenė e prerė se fletėt e votimit nuk duhet tė digjen. Pas takimit qė ka mbaruar nė orėn 22 e 30 minuta, pėrfaqėsuesit europianė nuk kanė pranuar tė deklarojnė asgjė, ndėrsa pėrfaqėsuesi i Komisionit Europian nė Tiranė, Helmut Lohan nuk ka nguruar tė bėj truprojėn e vartėses sė Fules duke ndalur gazetarėt qė ti afroheshin asaj. Fejzi Braushi
__________________

25 Maj


Rama: Jemi gati, zgjidhja eshte ne tavoline
Kryetari i Partisė Socialiste ka deklaruar se zgjidha ėshtė nė tavolinė dhe pala tjetėr duhet ta firmosė. "Ne jemi gati pėr zgjidhje por pala tjetėr nuk duhet tė fshihet pas alibive", tha ai gjatė njė konference pėr shtyp nga selia e PS-sė.


Ndėrsa u ndal edhe tek deklarata e djeshme e ambasadorit amerikan nė Tiranė, John Withers, i cili deklaroi se kriza nė Shqipėri ėshtė e qeverisjes. Po kėshtu ndau tė njėjtin mendim me Withers edhe pėr vendimin dysheus tė Kuvendit pėr rrėzimit e kandidatit tė Kushtetues, Vangjel Kosta.


"Ambasadori amerikan tha publikisht dje se kriza e thellė ku po zhytet Shqipėri kėrkon zgjidhje dhe opozita ėshtė e gatshme tė bėjė zgjidhje pa cėnuar tranparencėn dhe nė pėrputhje me Kushtetutėn e vendit. Shqipėria s'mund tė tėrhiqet nė krizėn e thellė qė i ka rrėnjėt nė kutitė e mbyllura", tha ai.


Ndėrsa pėr rrėzimin e kandidatit tė Topit pėr nė Kushtetuese, Rama u shpreh se ndaj tė njėjtin mendim me qeverinė e SHBA-sė mbi gjendjen e drejtėsisė. "Prirja pėr tė nėnshtruar drejtėsinė pėrmes rrėzimit tė konstitucionalistit Vangjel Kosta pėr motive tė errta nė kėtė kohė krize tė thellė ėshtė njė shqetėsim i madh. Duhet respektim, jo arrogancė, dialog dhe jo politikė destruktive, zgjidhje dhe jo thellim i krizės".


Nė fund Rama apeloi pėr zgjidhje, duke thėnė se kompromisi ėshtė nė tavoline. "Zgjidhja e kompromisit ėshtė nė tavolinė si shprehje e vullnetit tonė tė mirė dhe e vetėdijes sonė politike e qytetare pėr nevojėn e madhe qė ka Shqipėria sot pėr t'u ēliruar nga pesha e krizės sė mungesės sė transparencės".


"Ne jemi gati pėr zgjidhjen, pala tjetėr s'ka pse fshihet pas alibive qė tanimė janė rrėzuar dhe as duhet ta vonojė pranimin e zgjidhjes duke u faturuar shqiptarėve pasoja krejt tė pamerituara e duke shtuar peshėn e krizės nė kurriz tė interesave tė vendit dhe me pasoja tė pallogaritshme nė rrugėn e integrimit evropian".


Nje dite me pare kreu i PS-se Edi Rama gjate mbledhjes me deputetė, drejtues tė partisė si dhe qytetarė qė morėn pjesė nė grevėn e urisė u shpreh se falė grevės ra tabuja, "de facto" kutitė u hapėn. Ai kerkoi qe zgjidhja te behet brenda dy javeve pa kuti te mbyllura dhe flete te djegura, ndryshe opozita do t'i rikthehet protestave.



________






23 Maj

Kreu socialist, Edi Rama, ėshtė i bindur se kutitė do tė hapen dhe se transparenca e zgjedhjeve tė 28 qershorit do tė kryhet, pėr tė mos lėnė mė vend qė nė zgjedhjet e ardhshme tė ripėrsėritet fenomeni i vėrejtur nė Ruzhdie. Tryeza e Strasburgut, sipas tij, pati produktin e vet nė drejtim tė zhbllokimit tė situatės dhe tashmė ajo qė mbetet pėr tu bėrė ėshtė thjeshtė ēėshtje procedurash. "Falė sakrificės sė madhe tė atyre burrave dhe grave, djemve dhe vajzave qė ndėrmorėn hapin pėr tė hyrė nė njė grevė urie, ne sot jemi besimplotė duke u nisur nga fakti qė kutitė do hapen. Mbetet pėr tė diskutuar dhe zgjidhur sesi do tė procedohet konkretisht. Por, tani mė ėshtė e qartė se tė gjitha Ruzhdiet e Shqipėrisė nuk do tė mbeten mė nė errėsirėn e kutive tė mbyllura", - tha Rama gjatė bashkėbisedimit me gazetarėt, teksa ka theksuar se beteja pėr transparencėn ėshtė nė pikėn mė kulmore tė saj. Transparenca, sipas tij, do tė realizohet nėpėrmjet njė hetimi parlamentar qė do tė mund tė ketė akses tė plotė dhe mundėsinė qė tė nxjerrė nė dritė, gjithēka ka tė bėjė me mekanizmin famėkeq tė Ruzhdies. Shekulli





http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto