Te biem nga pesha

Share

LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti: Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia: Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi: 11/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve: 120386
<b>Pikėt</b> Pikėt: 256223
<b>Votat</b> Votat: 308
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar: Mbrėmė erdhe pranė meje... Aroma jote mė shoqėronte... Kujtimet kujtonim ne tė dy... Si njė yllė shkėlqenin sytė e tu... Ishe ti vallė vėrtetė, apo ėndėrrat e mia...?!

Buzqeshje Te biem nga pesha

Mesazh nga LePuRuShJa prej 23/5/2010, 16:58



Prandaj, arsyetimet tona: “nuk ha fare, por trashem vazhdimisht”, janė tė pabaza. Ekziston njė matematikė e thjeshtė pėrmes sė cilės njė njeri mundet lehtė ta pėrcjell peshėn trupore nėse rritet gjegjėsisht zvogėlohet nė bazė tė numrit tė kalorive ditore tė marra dhe harxhuara. P.sh. nėse i merrni 2500 kalori gjatė ditės me ushqim dhe i harxhoni vetėm 1000 kalori nė ditė, kjo nėnkupton se ju do tė trasheni pėr 1500 kalori nė ditė. Kaloritė merren vetėm pėrmes ushqimit, kurse harxhohen pėrmes shumė mėnyrave tė ndryshme: aktiviteti fizik, ruajtja konstante e temperaturės trupore, funksionimi i organeve etj. Te moshat e reja metabolizmi ėshtė mė i shpejtė, ku kjo nėnkupton se sado qė tė konsumohet ajo edhe harxhohet. Me kalimin e viteve metabolizmi ndėrron (ngadalėsohet) tek shumica e njerėzve dhe me kėtė rriten prirjet pėr deponimin e indeve dhjamore-trashja.

Ē’ėshtė dieta?

Shumica e konceptojnė dietėn si njė regjim 1-mollėsh nė ditė, respektivisht gjer nė ato pėrmasa ku dėmtohet trupi. Dieta ėshtė njė kontroll i ushqimit! Normalisht se secili njeri duhet tė mbaj dietė gjatė tėrė jetės, por nė asnjė mėnyrė pėr ta shkatėrruar veten. Gabimet mė tė mėdha te dietat ndodhin zakonisht kur synohet njė humbje e madhe peshe brenda njė harku shumė tė shkurtėr kohor (para dasmave, shkuarjeve nė bregdet etj.)…

Si reagon trupi gjatė kėtyre dietave?

Trupi i njeriut ėshtė njė ushtri qė funksionon shumė mirė. Truri ėshtė ai i cili i bashkėrendon funskionet e organizmit me, ose pa vetėdijen tonė! Qė tė funksionojė, trupit tė njeriut i duhet energji sikurse edhe secilit aktivitet tjetėr natyror qė i duhet energji pėr tu manifestuar. Energjia e cila konsumohet (ushqimi) dhe nuk shfrytėzohet, deponohet, dhe ai deponim quhet DHJAMI i trupit.

Pra, pėr tu sforcuar trupi kėrkon energji; mė sė pari e shfrytėzon rrugėn e shkurtė pėr tė ardhur deri te ajo energji - prej lukthit (ushqimin e konsumuar gjatė ditės); kur harxhohen kėto resurse, lukthi dėrgon njė tjetėr sinjal nė tru dhe truri alarmon se trupit i duhet energji (truri thotė: - “ha bukė se i dhashė fund”-). Nėse edhe pas kėsaj nuk i japim trupit ushqim, ai fillon tė mobilizohet dhe shfrytėzon energjinė duke kursyer. Prioritet nė kėtė situatė kanė organet vitale qė duhet doemos tė funksionojnė! Si rrjedhojė, nė gjendje urie mungon koncentrimi. Kjo ndodh sepse truri nė kėto rrethana bashkėrendon ndryshe energjinė dhe e ēon aty ku ėshtė mė e domosdoshme. Pra, trurin e len pak keq per t’i dhėnė pėrparėsi kėshtu organeve tjera mė jetike. Nėse dieta zgjat mė shumė, atėherė truri mobilizohet dhe e ndėrron metabolizmin.

Truri kupton se trupi nuk ka energji tė mjaftueshme dhe fillon ta kursej energjinė maksimalisht. Nėse p.sh. organizmi gjatė njė ditė ka harxhuar zakonisht 1000 kalori, dhe gjatė dietave harxhon 500, apo mė pak kalori…ai do tė deponoj kalori edhe shumė mė shumė sesa para regjimit ushqimor. Por, nėse vazhdojmė tė mbajmė dietė (ta kontrollojmė ushqimin duke i dhėn mė pak kalori nė krahasim me energjinė e harxhuar gjatė ditės), ku kėsaj ja shtojmė aktivitetin fizik (sportin), atėherė nė fillim do ta vėreni se trupi moliset sepse merr edhe mė tutje energji nga lukthi. Mirėpo, lukthin nė anėn tjetėr ne nuk jemi duke e furnizuar me ushqim. Pėr kėtė arsye fillimi i dietės pėrcillet gjithnjė me molisje.

Pas njė periudhe tė shkurtė trupi kupton se nuk ka shpresa qė tė furnizohet edhe mė tej nga burimi i vjetėr (lukthi) me energji, andaj fillon tė konsumoj nga deponitė e krijuara mė herėt…pra, nis ta konsumoj DHJAMIN!. Kėshtu fillon procesi i dobėsimit! Shumica kanė pėrshtypjen se djersa ėshtė produkt i dhjamit, por gabohen kėtu! Djersa ėshtė thjeshtė lėng trupor me pėrmbajtje kripėrash dhe mineralesh qė dalin jashtė pėr ta ruajtur temperaturėn konstante te trupit (duke e ftohur atė). Sikurse qė rrjedh uji gjatė ftohjes nga pajisja klimatike, tė njėjtin parim funksionimi e ka edhe organizmi i njeriut.

Sė kėndejmi, mos e detyroni veten nėn veshjen e trashė gjatė ushtrimeve, gjegjėsisht tė mbėshtilleni me qese plastike sepse vetėm sa dehidroheni – humbni pa nevojė kripėra dhe minerale. Po ashtu ėshtė praktikė e gabueshme qė shpeshherė njerėzit pas ushtrimeve maten mbi peshore dhe pretendojnė t’i kenė humbur 2kg. Nė rastin tonė, aty nuk bėhet fjalė pėr 2kg dhjam, por 2 kg lėngje trupore me kripėra tė cilat ashtu kėshtu kompenzohen brenda dy orėve. Kėtu edhe qėndron arsyeja e tė eturit pas sportit, sepse uji pėrmban shumė kripėra dhe minerale tė nevojshme pėr organizmin tonė.

Kthehemi sėrish tek funksionimi i organizmit gjatė dietave. Pas njė periudhe dietash dhe ushtrimesh njeriu vjen deri te pesha ideale. Nė kėtė fazė ėshtė rrezik tė lihen ushtrimet dhe dieta. Me fjalė tjera, dieta guxon tė pėsoj pak ndryshime pėr tė ju pėrshtatur gjendjes sė re trupore, por assesi tė ndėrpritet tėrėsisht. Truri gjatė regjimit ushqimor i ka dhėnė urdhėr trupit qė ta ruaj maksimalisht ēka do (ushqimin) qė tė hyn nė trupin tonė. Nėse ne do ta ndėrpresim dietėn, atėherė trupi do tė ruaj energji (dhjam) shumė mė shumė sesa qė e ka bėrė atė para dietės nė fjalė. Po ashtu edhe metabolizmi ėshtė i ngadalėsuar, sepse dieta e ka dirigjuar trurin ta ngadalėsoj metabolizmin si kusht i domosdoshėm mbijetese. Kjo njihet edhe me termin JOJO EFEKT. Nėse nė kėtė fazė nuk i kushtoni vėmendje kontrolli tė ushqimit, atėherė rrezikoni tė shtoni peshė shumė mė shumė sesa para fillimit tė dietės!

Humbja e kilogramėve nuk ėshtė e rėndė sa edhe ruajtja e asaj gjendjeje! Para se tė filloni mė njė dietė, regjistroni nė njė fletore saktėsisht gjatė tėrė ditės sė ēka jeni duke ngrėne, madje edhe nėse ajo nėnkupton ēamēakėza, apo fara luledielli. Pastaj hulumtoni nė internet vlerat kalorike qė korrespondojnė pėr secilin ushqim tė marrė, ku me nje operacion matematikor mbledhjesh e shihni se sa kalori keni konsumuar atė ditė. Mos harroni se buka e zezė dhe ajo e bardhė pėrmbajnė numėr tė njėjtė kalorish! i vetmi dallim mes kėtyre dyjave ėshtė se e zeza ėshtė me e lehtė pėr lukth pėr tu pėrballuar, megjithatė te dyja trashin trupin njėjtė. Njėkėshtu, nuk ka ndonjė dallim midis verės sė bardhė dhe asaj tė zezė. Mos tė ju mashtrojė ngjyra, sepse ato kanė kalori tė njėjtė nė fund tė fundit! Nė numrat vijues do tė ju ilustrojmė shembuj mė konkret tė dietave, dhe rrjedhimisht edhe sugjerimet pėr aktivitetet sportive se si tė ushtrohet.



S'tė dua me petale, stė dua me gjėmba
Por tė dua thellė nga zemra
Si yllė pėr mua, gjithmonė do mbetesh
Nė zemrėn time do digjesh e do tretesh ...!!



    Ora ėshtė 2/8/2014, 08:31