1
Tendencat e flokėve pėr 2010 prej Sun 23 May - 16:28
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫

Tendencat e flokėve pėr sezonin e verės 2010, flokė natyrale dhe onde tė lehta ose edhe mbledhja e flokėve me modelime tė ndryshme. Kėshilla profesionale pėr njė paraqitje sa mė verore thjesht fantastike! Por cilat janė tendencat e flokėve pėr kėtė verė?
Ēfarė kėshillash praktike duhet tė ndiqni qė tė jeni nė gjendje tė realizoni ju vetė prerjet dhe modelimet sipas modės sė fundit?
Kėtė verė do tė shikohen flokė mė shumė natyrale, modelime tė thjeshta, qė ju bėjnė tė dukeni sikur sapo jeni ngritur nga krevati. Pra, ėshtė bėrė gjithēka qė mė nė fund tė ruhet efekti natyral. Nėse mendoni pėr njė modelim modern flokėsh pėr sezonin e plazhit, ndiqni kėshillat qė japin stilistėt e flokėve.
Sipas kėshillave tė stilistėve nė mbarė botėn, duket sikur kėtė verė duhet tė kalojmė orė tė tėra para pasqyrės nė njė parukeri me 5 yje, pėr tė arritur efektin qė duam. Por jo, stilistėt na qetėsojnė duke na dhėnė njė listė me kėshilla tė ēmuara, me tė cilat do tė jemi nė gjendje tė realizojmė prerje dhe stilime shumė trendi. Cilat janė kėshillat qė ata na japin?
Hapi 1: Tė punojmė nga qendra
Bazė pėr stilimin e flokėve nė sezonin e plazhit ėshtė vija e flokėve pėrmes, e cila, pėr kėtė verė, ėshtė vėrtet shumė nė modė.
Hapi 2: Pėrgatitini flokėt me shkumė
Pėr kėtė kapje verore punoni duke u nisur nga mesi. Pastaj ėshtė shumė e rėndėsishme ti pėrgatisni flokėt me njė shkumė tė butė, gjė qė shumė shpesh harrohet. Njė shkumė e lehtė u dhuron njė tekturė (formė) krejt tė ndryshme flokėve, pikėrisht kėtė efekt plazh qė ne kėrkojmė tė pėrftojmė.
Hapi 3: Tharja e flokėve
Hapi pasues ėshtė tharja e flokėve me tharėse. I thani lehtėsisht me dorė derisa e gjithė lagėshtira tė jetė larguar.
Hapi4
Pasi flokėt tė jenė tė thara, i modeloni me njė mashė tė mesme ose tė madhe. Shumė femra pėrdorin akoma metodėn klasike, d.m.th. rrotullojnė flokėt nga majat e sipėr pėrreth mashės pėr tė pasur njė kaēurrel klasik. Ndėrsa pėr tė pasur njė efekt mė modern, merrni njė pjesė flokėsh pėr ta bėrė kaēurrel nė mes dhe rrotullojeni dy herė rreth mashės. Prisni 10 sekonda dhe hiqni mashėn. Pėrsėriteni kėtė veprim me pjesė tė tjera flokėsh, nė total rreth 8 ose 10 herė dhe jeni gati. Nė mė pak se 5 minuta ndryshoni look!
Hapi 5: Produkt pėr plazh
Pėr tė kompletuar look-un mund tė pėrdorni njė produkt flokėsh pėr nė plazh qė i bėn tė duken mė shumė sikur tė ishin me rėrė.
Kėshilla pėr modelet e kapura
Njė tjetėr prirje qė do tė shohim shumė nė xhiro kėtė verė, janė modelet e kapura. Forma tė ndryshme apo siē quhen ndryshe casual, tė cilat janė modele nė tė cilat flokėt vijnė tė mbledhura nė forma tė ndryshme nė qendėr tė kokės, por pika e nisjes ėshtė gjithmonė e njėjta.
Hapi 1: Ndarja e flokėve nė tri pjesė
Pėr kėtė kapje tė mbledhur i ndani flokėt nė tri pjesė: majtas, qendėr dhe djathtas.
Hapi 2: Bisht i lartė
Tėrhiqini flokėt lart nga ana e majtė dhe e djathtė edhe lidhini nė njė bisht paksa tė lartė. Me kėtė keni krijuar bazėn pėr kapjen.
Hapi 3: Luani me modelimet
Tani i bie pjesės qendrore tė flokėve. Mundėsitė janė tė pafundme. Mund ti drejtoni,mund ti bėni me onde ose mund ti rregulloni me piastėr. Pasi ti keni rregulluar flokėt nė qendėr tė kokės, i fiksoni me karfica. Tani keni njė kapje me forma tė ndryshme. Tė drejtė e tė shndritshėm nė anė edhe tė rregulluar sipėr kokės. Kėto janė kapje tė lezetshme tė ofruara pėr sezonin e verės, pėr tė shkuar nė plazh, por edhe pėr njė darkė shik, kur doni tė kapardiseni me njė kapje stylish dhe moderne.











Flokėt




