BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...


BOTASHQIPTAREFORUM


You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Dino


♥ Stafi Moderues ♥
♥ Stafi Moderues ♥
Kalojnė 24 orė nė 24 bashkė. Ndihen si ēifti mė i vėzhguar i momentit, pėr shkak tė popullaritetit qė fituan nė “Big Brother”, por edhe shkak tė konflikteve qė u krijuan. Njė javė pas mbylljes sė “Big Brother 3” finalisti Erion Zeqiraj tregon rreth lidhjes sė shumėpėrfolur mes tij dhe Bertinės. Dyshimeve qė ai krijoi nė publik nė spektaklin e sė shtunės sė kaluar, duke e lėnė evazive vazhdimėsinė e kėsaj lidhjeje jashtė shtėpisė u ka dhėnė pėrgjigje nė kėtė intervistė tė tij tė parė. Pėrjetimet me Bertinėn, planet pėr pushimet e verės dhe ē’ka ndodhur jashtė shtėpisė mes tij, Oltės dhe Adės, Erioni vendos t’i rrėfejė pėr “Panorama Plus” .
Si ishte takimi i parė me Bertinėn jashtė shtėpisė, si kaloi ajo natė?
(qesh) Kaluam shumė mirė dhe po kalojmė shumė bukur, ndaj besoj se do vazhdojmė tė jemi mirė bashkė.
I sqaruat keqkuptimet qė kishit dhe nė ēfarė konkluzioni dolėt?
Po, tashmė i kemi sqaruar tė gjitha keqkuptimet e lojės dhe pėr momentin ndjehemi shumė mirė me njėri-tjetrin. Dolėm nė konkluzionin qė ēfarėdo qė ka ndodhur brenda shtėpisė le tė ngelet aty. Tashmė gjėrat jashtė po funksionojnė shumė mirė mes nesh dhe ndihemi shumė tė lumtur. Po na duket si njė dashuri e re…
Po dihet qė shkak pėr keqkuptime u bė Olta fillimisht dhe mė pas Ada. I ke takuar dy vajzat pas daljes nga shtėpia dhe ēfarė mendon pėr to tani qė loja ka mbaruar?
Po u takuam nė spektaklin “Post Big Brother”. Nga komunikimi qė patėm aty them se me Oltėn nuk besoj se mė lidh mė asgjė, madje nuk dua tė flas fare pėr tė pasi nuk mė intereson aspak. Ndėrsa me Adėn mendoj se mund tė takohemi pėr kafe.
A je nė gjendje ta shprehėsh me fjalė se ēfarė ėshtė kjo ndjenjė qė ke pėr Bertinėn, ėshtė pėr ty kjo dashuri e vėrtetė?
Tani pėr tani mund tė them se ėshtė njė ndjenjė shumė e bukur, po ndihemi shumė mirė me njėri- tjetrin dhe kėtė ndjenjė po e ushqejmė qė tė bėhet njė dashuri e fortė.
Jo mė kot ishte kjo pyetje, pasi thuhet se ėshtė Bertina ajo qė ėshtė mė shumė e dhėnė pas teje. Si do e komentoje?
Pėrderisa thuhet ngelet njė thashethem. Rėndėsi ka qė ndjejmė dhe kush mė shumė e kush me pak nuk na e ka vėnė njeri peshoren. (qesh) Ndoshta dikush e shfaq mė shumė ndjenjėn e dikush mė pak.
Kur ti ishe brenda shtėpisė Bertina deklaroi nė media se kishte takuar prindėrit e tu dhe kishte marrė miratimin e tyre. E ke ftuar Bertinėn nė shtėpi pas daljes tėnde?
Ende jo, po kur tė kemi kohė do i takojmė ata.
Ēfarė planesh keni bėrė bashkė, ku do i kaloni pushimet?
Kemi plane pėr verėn. Do shkojmė ca ditė nė Vlorė se na ka ftuar Jetmiri, dhe mė pas mendojmė tė udhėtojmė nė gjithė Shqipėrinė dhe nė Kosovė tė dy me Bertinėn.
Keni folur pėr ndonjė bashkėjetesė, po martesa mund tė ndodhė?
S’e di se ēfarė ndryshimi ka dashuria qė ne po kalojmė me bashkėjetesėn, pasi ne pjesėn mė tė madhe tė ditės e kalojmė bashkė. Pėrsa i pėrjet martesės ėshtė ende herėt. Nėse gjėrat do tė shkojnė mirė pse tė mos martohemi, po ēdo gjė ka kohėn e vet. Nė radhė tė parė ndjenja, se martesa ėshtė thjesht letėr.
Kėto ditė qė po e njeh mė nga afėr ēfarė tė metash ke vėnė re tek Bertina?
Mendoj se po tė ishte mė tolerante dhe mė menefregiste nė disa gjėra do ishte perfekte.
Tashmė qė “reality show” ka mbaruar, i ke marrė ofertat e para?
Ende jo, gjithsesi mendoj qė ėshtė herėt pasi kanė kaluar vetėm pak ditė nga mbyllja e spektaklit.


Erioni dhe Bertina, puthje dhe “show” nė karaoke

uket se kanė shije tė njėjta pėr argėtimin, ndėrsa direkt me daljes sė Erionit, pas pėrfundimit tė spektaklit, janė fotografuar duke bėrė show nė skenėn e “Magic 4” karaoke nė Tiranė, njė nga lokalet e natės, qė frekuentohet jashtė mase nga ish-banorėt e tė gjithė edicioneve tė “Big Brother” dhe shumė personazhe tė njohur. Por pėr Erionin, ky ka qenė njė rikthim nė pasionin e tij tė hershmėm, pasi edhe kur punonte si spiker lajmesh nė “Ora News” dhe drejtues i emisionit “Kioska”, ai direkt pas edicionit tė fundit tė lajmeve bashkohej me shoqėrinė e tij nė karaoke. Po ashtu dhe Bertina thuhet se ka qenė njė frekuentuese e karaokes, dhe e jetės sė natės. Por tashmė ata ndihen mė nė qendėr tė vėmendjes si njė ēift qė nuk kanė kursyer as puthjet nė publik ndėrsa kanė kėnduar kėngėt e tyre tė preferuara. Bertina e veshur me fustane me ngjyra dhe Erioni me veshje shik, qė janė nė stilin e tij, gjithmonė me kėmishė e xhaketė.


_________________________________________________________________________________
http://www.botashqiptareforum.com/
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

No Comment.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto