BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Federata Shqiptare e Futbollit do tė nisė hetimet pėr ndeshjet
Kamza-Turbina dhe Elbasani-Bylis. Dy ndeshjet dyshohet se janė
manipuluar qėllimisht nga protagonistėt nė fushėn e lojės.
Pas shumė
akuzash dhe deklaratash nė media, por jo vetėm, Komisioni i Disiplinės
nė FSHF ka vendosur dje nė mbledhjen e radhės qė tė hetojė ndeshjet
Kamza-Turbina dhe Elbasani-Bylis. Ky komision ka ngarkuar inspektorėt e
Disiplinės tė federatės qė tė bėjnė hetime pėr kėto ndeshje, mbi njė
manipulim tė rezultatit pėr sigurim tė avantazheve nė klasifikim.
Relacionet e Inspektorėve tė Disiplinės tė paraqiten deri nė mbledhjen e
ardhshme tė komisionit, i cili mund tė mblidhet nė fund tė kėsaj jave,
ose nė fillim tė javės tjetėr. Dy takimet e javės sė fundit tė
Kategorisė sė Parė pėrfunduan me goleada, ashtu sikundėr u interesonte
nė njė farė mėnyre protagonistėve. Kėshtu, Kamza shėnoi plot 10 gola nė
portėn e Turbinės, por ajo qė bėri mė shumė pėrshtypje ishte fakti se
ekipi i Perlat Mustės shėnoi 7 gola nė harkun e 12 minutave tė fundit tė
lojės, duke krijuar jo vetėm dyshime tė mėdha, por edhe njė ilaritet mė
shumė se qesharak. Nė tė njėjtėn kohė edhe nė Elbasan hapeshin dy
portat dhe ndeshja pėrfundonte 8-4. Kėtu, veē golave tė skuadrės
vendėse, duheshin edhe golat pėr sulmuesin e Bylisit, Romeo Hamzai, me
qėllim qė ai tė mund tė dilte golashėnuesi mė i mirė i kampionatit.
Faktikisht, Kamzės sė vendit tė tretė i duhej njė fitore me goleadė pėr
tė kaluar nė renditje Elbasanin e vendit tė dytė, me qėllim qė tė
ngjitej nė Superiore pa dashur qė tė luajė ndeshjet “play-off”. Mirėpo
kėtė hile e kuptuan mė sė miri edhe drejtuesit verdheblu, ndaj edhe ata
bėnė tė njėjtėn gjė nė pėrballjen e tyre nė Elbasan ndaj Bylisit. Tashmė
u mbetet inspektorėve tė Disiplinės qė tė vėrtetojnė nėse kėto
rezultate ishin fiktive dhe tė manipuluara. Por, edhe pas nisjes sė
kėtij hetimi, ekziston njė lloj skepticizmi, pasi edhe sezonin e kaluar
federata pati nisur hetim pėr ndeshjet e Superiores (Shkumbini-Bylis
0-2), por pa dalė nė njė konkluzion dhe pa mundur qė tė ndėshkojė
askėnd.

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto