BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Ministri i Shėndetėsisė Bujar Bukoshi dhe Ambasadori i Italisė nė
Kosovė, Majkėll Xhifoni, nėnshkruan sot nė Prishtinė Marrėveshjen e
bashkėpunimit midis Kosovės dhe Italisė nė fushėn e shėndetėsisė.
Ministri Bukoshi e ka vlerėsuar lart mbėshtetjen e Italisė pėr
shėndetėsinė kosovare dhe projektet e saj pėr tė ndihmuar nė disa fusha
tė caktuara tė shėndetėsisė si kardiologjia, kardiokirurgjia dhe nė
ngritjen e kapaciteteve tė sistemit shėndetėsor tė Kosovės. "Partnerėt
tanė nga Italia kanė zhvilluar projekte tė rėndėsishme pėr shėndetėsinė
kosovare, prandaj ne besojmė qė marrėveshja e sotme do ta forcojė kėtė
partneritet tė fortė midis dy shteteve edhe nė shėndetėsi", tha Bukoshi,
duke pėrmendur investimet qė janė bėrė dhe do tė bėhen nga shteti
italian nė pėrfundimin e projektit tė Kardiokirurgjisė nė Kosovė.
Ambasadori Xhifoni tha se nėnshkrimi i marrėveshjes ėshtė akti final i
njė bashkėpunimi tė mirė midis autoriteteve kosovare dhe atyre italiane
nė fushėn e shėndetėsisė dhe rezultat edhe i Konferencės sė donatorėve
pėr Kosovėn, tė mbajtur nė Bruksel. "Ne jemi tė fokusuar drejtpėrdrejt
qė ta ndihmojmė Kosovėn nė tri fusha: nė atė tė shėndetėsisė, promovimit
dhe ruajtjes sė trashėgimisė kulturore dhe etnike dhe nė bujqėsi",
nėnvizoi Xhifoni, duke theksuar se Italia, qė ka ndihmuar konkretisht
Spitalin e Pejės dhe Qendrėn Klinike Universitare tė Kosovės, do ta
vazhdojė pėrkrahjen me ekspertė pėr avancimin e sistemit publik
shėndetėsor tė Kosovės. Ky bashkėpunim prej ditės sė sotme ndėrkaq,
ėshtė konkretizuar edhe me Marrėveshje bashkėpunimi ndėrshtetėrore midis
dy shteteve nė shėndetėsi.

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto