BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Takimi nuk dihet sa do tė zgjasė "mbase gjithė natėn",
tha sot pasdite Armin Machmer punonjės i zyrės sė shtypit tė Martin
Schulz, duke komentuar takimin e nivelit tė lartė nė Strasburg.

Ai theksoi se bisedimet do tė jenė tė vėshtira, por megjithatė
shpresa pėr kompromis mbetet e madhe pėr tė gjitha palėt pjesėmarrėse.
Rezultatet priten dikur nga mėngjesi i ditės sė nesėrme.

Dje nė mbremje Kryetari i Grupit tė Partive Popullore Evropiane,
Joseph Daule, dhe kryetari i Grupit Parlamentar Socialist nė Parlamentin
Evropian, Martin Schultz, paralajmėruan Berishėn dhe Ramėn, me anė tė
njė letre dėrguar tė dyja palėve se "do tė ndėrpritet procesi i
anėtarėsimit evropian tė Shqipėrisė nėse nuk do tė gjendet njė zgjidhje e
ndershme pėr krizėn politike".




ora 13:00


Lideri socialist Edi Rama eshte nisur heret ne mengjes ne drejtim te
Strasburgut, ku me ndermjetesine e nderkombetareve do ulet ne nje darke
zyrtare me kryeministri Sali Berisha per te gjetur nje zgjidhje
kompromisi, qe pritet te nxjerre vendin nga kriza.


Kreu i PS-se, Edi Rama ka mberritur ne aeroport heret ne mengjes dhe pas
procedurave eshte nisur me avion drejt Strasburgut rreth ores 06.20 te
mengjesit te sotem. Ai shoqerohej nga deputetet Taulant Balla, Vasilika
Hysi, Damian Gjiknuri dhe nga nje prej keshilltareve te tij, Endri Fuga.



Shume me pas kreut te PS-se, shefi i qeverise, Sali Berisha ka mberritur
ne Aeroportin "Nene Tereza" rreth ores 13.00.


Ulja ne nje tryeze dialogu mes paleve duket se ka marrė udhė pas njė
letre qė komisioneri pėr zgjerimin e BE-sė Stefan Fule u ka nisur dy
liderėve kryesorė politik nė vend.


Natyrisht para se tė arrihej nė kėtė ndėrhyrje pėrfundimtare gjatė ditės
sė djeshme mėsohet se ambasadorėt e institucioneve ndėrkombėtare nė
Tiranė kanė zhvilluar njė sėrė negociatash me pėrfaqėsues tė tė dyja
palėve, nėpėrmjet tė cilave duket se ėshtė bėrė e mundur qė tė bindin
palėt, qė tė nisin dialogun pėr zgjidhjen e krizės, pikėrisht pėrmes njė
vizite, qė do tė zhvillohet sot nė Strasburg nga kryeministri Sali
Berisha dhe kryetari i opozitės, Edi Rama.


Me ftesė tė Joseph Doul, Kryetar i Grupit tė Partisė Popullore Evropiane
tė Martin Schulz, Kryetar i Grupit tė Partisė sė Socialistėve
Europiane, Kryeministri Berisha niset pėr nė Strasburg pėr tė darkuar
sot nė mbrėmje nė orėn 20:30 me ta edhe nė prani tė kreut tė opozitės
Edi Rama, pėr tė diskutuar natyrisht pėr gjetjen e zgjidhjes sė krizės.


"Me ftesė tė zotit Joseph Doul, Kryetar i Grupit tė Partisė Popullore
Evropiane nė Parlamentin Evropian dhe me ftesė tė zotit Martin Schulz,
Kryetar i Grupit tė Partisė sė Socialistėve Europianė nė Parlamentin
Evropian, Kryeministri Berisha niset pėr nė Strasburg, pėr tė marrė
pjesė nė njė darkė qė shtrohet pėr Kryeministrin e Republikės sė
Shqipėrisė, zotin Sali Berisha dhe pėr Kryetarin e Partisė Socialiste,
zotin Edi Rama. Gjatė kėsaj darke do tė diskutohet gjerėsisht mbi rrugėt
dhe mbi mėnyrat pėr t'i dhėnė fund ngėrēit politik nė Shqipėri", -
thuhet nė njoftimin pėr shtyp tė kryeministrisė.


Por ajo qė nė sitin e kryeministrisė nuk pėrfshihet ėshtė emri i
Komisionerit pėr Zgjerim, Stefan Fule, prania e tė cilit nė kėtė darkė
ėshtė konfirmuar nga dy partitė kryesore nė vend.



Por duket se negociatat pėr ti mbushur mendjen dy liderėve politikė
shqiptarė nuk kanė qenė tė lehta pėr ndėrkombėtarėt, pasi siē mėsohet
opozitės duket se i vunė kusht qė pėr tė negociuar zgjidhjen duhej mė
parė qė tė ndėrpriste grevėn e urisė. E njėjta kėrkesė ka qenė edhe pėr
kryeministrin Berisha, i cili duhet tė jepte garancinė e plotė se ishte i
gatshėm tė negocionte pėr opsionet e PS-sė, qė nė thelb konsistojnė nė
hapjen e kutive.


Edhe pse tė dy partitė kryesore nė vend nuk konfirmuan mundėsinė e
gjetjes sė njė kompromisi paraprak, pėr tė cilin shpresohet tė gjendet
sot nė Strasburg, Kryetari i opozitės, Edi Rama ka theksuar nė fund tė
fjalės sė mbajtur dje para protestuesve se nėse mazhoranca do tė ulet nė
kėtė tryezė pėr tė mos i dhėnė zgjidhje situatės, atėherė opozita do tė
jetė e gatshme, qė tė nisė sėrish grevėn e saj atje ku e la. Ndėrkohė
qė mbrėmė nė darkė palėt kanė pėrcaktuar edhe delegacionet me tė cilat
do tė ulen nė kėtė tryezė.


Sėbashku me Berishėn nė kėtė takim do tė jetė i pranishėm drejtori i
tij i kabinetit juristi Oerd Bylykbashi. Njė pėrfaqėsim ky sa politik aq
edhe dhe teknik, ēka lė tė kuptohet qartė se palėt do tė diskutojnė jo
vetėm parimisht, por edhe pėr zgjidhje konkrete juridike.

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto