BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Dino


♥ Stafi Moderues ♥
♥ Stafi Moderues ♥
OSLO- Nė kryeqytetin e Norvegjisė tashmė gjithcka ėshtė drejt pėrfundimit pėr tre netėt e Festivalit Europian tė Kėngės, 25, 27 dhe 29 maj (finalja). Kėngėtarėt konkurentė, pėrqafėsues tė 39 shteteve janė vendosur nė Oslo dhe kanė nisur intervistat televizive, si dhe performancat e para pėr skenėn madhėshtore tė Eurosong e cila do tė ngrihet nė stadiumin Telenor Arena. Shqipėria pėrfaqėsohet nė kėtė eveniment me kėngėn “It’s all about you” tė kėnduar nga Juliana Pasha, me muzikė tė Ardit Gjebresė dhe lirikė tė Ardit Gjebresė e Pirro Cako.
E shoqėruar nė skenė nga tre kėngėtare me ngjyrė nga Amerika por me banim nė Itali dhe nėn tingujt e muzikės sė violinistit tė njohur dhe nė arenat ndėrkombėtare shqiptari Olen Cezari, Juliana Pasha kėndoi perfomancėn e parė nė stadiumin Telenor Arena, afėr kryeqytetit tė Norvegjisė mė 17 maj. Nė intervistėn e saj pėr faqen esctoday.com, ku publikohen intervistat e tė gjithė kėngėtarėve konkurentė tė festivalit, Juliana Pasha tregoi sa e lumtur ishte me performancėn e saj dhe sa krenare qė pėrfaqėsonte vendin e saj nė kėtė eveniment. “Fitorja ėshtė gjithnjė nė dorėn tuaj dhe duhet tė votoni. Nėse pėlqeni kėngėn tonė, e ndjeni nė zemėr dhe mendoni se ėshtė kėnga mė e mirė votoni dhe na jepni shansin tė hyjmė nė finale dhe kjo performacė qė keni dėgjuar tani- Ėshtė mesazhi qė kėngėtarja shqiptare ka dhėnė nė intervistėn e saj. Jam shumė e lumtur qė jam kėtu” – ėshtė shprehur kėngėtarja shqiptare pas kuintave menjėherė pas performancės.Pasha ka treguar copėza tė realitetit tė kaluar tė atdheut tė saj, si dhe arsyen pse shqiptarėt kėndojnė me njė zė aq tė bukur.“Vite mė parė nė vendin tonė jo tė gjithė kanė pasur televizor nėpėr shtėpi dhe shkonin nė familje tė tjera pėr tė parė evenimente si Sanremo apo Eurosong. Tani qė jemi kėtu qė prej 7 vitesh dhe tė mendosh se unė pėrfaqėsoj kėtė herė Shqipėrinė, nuk e dini sa e lumtur jam. Jam shumė shumė e lumtur“Sa herė qė kėndoj mendoj se kjo ėshtė gjėja qė unė kam dashur gjithnjė tė bėj.Prandja tė gjithė kėngėtarėt nė Shqipėri kėndojnė me shpirt. Ato kanė kėngėn nė zemėr dhe duan ta ndajnė me tė gjithė shqiptarėt, por mbase dhe se ne bėrtasim shumė. Kur isha fėmijė gjithnjė ulėrija dhe mamaja ime thoshte ti do tė bėhesh kėngėtare “Juliana Pasha do tė ngjitet nė skenė nė natėn e parė tė gjysmė finales, mė 25 maj sė bashku me Glenys Vargas nga New York City, Desiree Keedjour from Chicago dhe Joy from New York, dhe violinistin Olen Cezari.





http://www.botashqiptareforum.com/

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto