1
Kapitullon opozita, mbyllet greva e urisė prej 20/5/2010, 10:10
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫


Ikin ēadrat, regjistrohet ēlirimi i vėrtetė i Tiranės. Edvini i pėrcjell lajmin e kobshėm protestuesve dhe grevistėve tė urisė, tė cilėt prej 19 ditėsh me radhė u mėsuan me jetėn e kampistit, duke besuar verbėrisht nė njė kauzė tė drejtė dhe legjitime, por qė rezultoi e kundėrta. Pėr 19 ditė me radhė u mbodh dhe u korr vetėm dėshtimi
Mbyllet greva e urisė e Partisė Socialiste. Edvin Rama pranon dėshtimin e plotė tė kauzės sė udhėhequr prej muajsh tė tėrė, duke u konfirmuar kėshtu para socialistėve tė thjeshtė si aksioni i skupeve dhe interesave personale. Protesta e pasdites pas deklaratave tė Spartakut, Blendi, Ilirit, Edvini nuk doli nė podium pėr minuta tė tėra, nga turpi i pranimit tė bllofit pėrpara dhjetėra protestuesve dhe grevistėve. Kryesocialisti doli si zakonisht tė pėrshėndesė protestuesit dhe grevistėt, por jo si gjithmonė, kėtė herė i duhej tė merrte mbi supe njė pėrgjegjėsi akoma edhe mė tė madhe, pasi do tu pėrcillte atyre lajmin e kobshėm tė mbylljes sė grevės sė urisė, duke firmosur kėshtu kapitullimin e kauzės opozitare.
Ju shpreh tė gjithėve mirėnjohjen e thellė, pėr mbėshtetjen, kurajėn, pėr pasionin me tė cilin jeni bėrė pjesė nė kėtė rrugė tė vėshtirė. Kjo mirėnjohje ėshtė pėr ju qė jeni kėtu, ėshtė pėr tė gjithė ata qė na ndjekin sot, nėpėrmjet kamerave tė televizioneve qė nuk i janė ndarė kėsaj proteste tė pandalshme. Nesėr, pėrfaqėsuesit e majtės dhe tė djathtės evropiane, presin nė tryezė tė dyja palėt, pėr tė kėrkuar zgjidhjen dhe pėr ti hapurr rrugėn transparencės, por edhe sfidave pėrballjes me sfidat e integrimit. Jemi tė gatshėm ti japim zgjidhje kėsaj krize, ti hapim rrugėn e integrimit tė vėrtetė tė Shqipėrisė drejt Bashkimit Evropian. Ky nuk ėshtė fundi i betejės sonė, por njė moment i besueshėm, por njė moment pėr tė shprehur tė gjithė vullnetin tonė njė zgjidhja dhe transparenca tė bėhet. Ne jemi tė gatshėm ti japim zgjidhje krizės sė krijuar, ne jemi tė gatshėm tė hapim rrugėn e liberalizimit tė vizave dhe tė integrimit tė vėrtetė tė Shqipėrisė, drejt Bashkimit Evropian.
Prandaj dėshiroj qė tė gjithė sė bashku tu bėjmė njė ftesė atyre qė janė ende nė sakrificėn e grevės sė urisė, qė tė bien nė tė njėjtėn mendje me ne pėr ta ndalur atė. Ne nuk e kemi harruar pėr asnjė sekondė tė vetme se nė ēmoment ėshtė vetė Shqipėria dhe se njė pjesė e rrugės sonė drejt Bashkimit Evropian ėshtė vendi ynė i pėrbashkėt- u shpreh kryesocialisti nė fjalėn e tij pėrpara protestuesve dhe grevistėve, duke u munduar tė bindė ata se mbyllja e grevės bėhet pėr arsye tė forta dhe jo pėr dėshtimin e kauzės opozitare, njė kauzė e paqenė dhe pa asnjė bazė ligjore, morale dhe etike. Pas 19 ditėsh torture nė bulevardin qendror tė kryeqytetit, grevistėt nga dita e sotme do kenė mundėsi tė shkojnė nėpėr shtėpitė e tyre, duke shėnuar kėshtu mbylljen e njė cikli tė dėshtuar migracioni, pasi gjithēka u nis nga opozita dhe u mbyll po nga ajo.
Ikin ēadrat, regjistrohet ēlirimi i vėrtetė i Tiranės
Askush mė shumė se qytetarėt e Tiranės nuk janė tė gėzuar pėr mbylljen e grevės sė urisė sė Partisė Socialiste, pasi kryeqytetasit, mė nė fund tė lėvizin tė lirė, pa barriera penguese, nė bulevardin qendror, Dėshmorėt e Kombit. Pas ditėsh tė tėra stėrmundimi dhe vuajtjesh qytetarėt e Tiranės, do kenė privilegjin e jashtėzakonshėm, pėr tė lėvizur tė lirė dhe pa barriera doganore, nė bulevardin e tyre, i cili deri dje ishte i zaptuar nga njė klikė e sėmurė, pėr tė sjellė rrokadė dhe destabilizim tė rendit civil nė vend.
Instalimi i kampit tė ēadristėve, madje i njohur ditėt e fundit si kampi i turpit, pasi askush nuk po e kuptonte se cila ėshtė arsyeja qė duhet tė diskriminohen qytetarėt e Tiranės, pėr tė qarkulluar lirshėm nė njė prej segmenteve mė jetikė tė kryeqytetit, segmentit ndaj tė cilit ata janė taksapagues tė bashkisė sė Edi Ramės.
Mė keq akoma dhe mė e pakonceptueshme ėshtė fakti kur mendohet se bulevardi u zu nga kryebashkiaku i kryeqytetit, nga ku nė asnjė vend tė botės nuk ėshtė njohur njė precedent i tillė.
Njė precedent i turpshėm, qė mund ti japė pėrgjigje vetėm Edi Rama, i cili mesa duket paguhet nga taksat e qytetarėve, pėr tė zėnė rrugėt dhe jo pėr ti sistemuar e rregulluar ato.















