Ēfarė ėshtė letra e motivimit?

Share

Albatros
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti: Francė
<b>Gjinia</b> Gjinia: Male
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi: 12/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve: 19033
<b>Pikėt</b> Pikėt: 37309
<b>Votat</b> Votat: 107
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar: Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

Zemėr Ēfarė ėshtė letra e motivimit?

Mesazh nga Albatros prej 16/5/2010, 15:35

Ēfarė ėshtė letra e motivimit?

Letra e motivimit ėshtė njė dokument qė shoqėron CV personale kur aplikoni pėr njė punė, ndryshe quhet dhe deklarim i qėllimit. Letra ėshtė afėrsisht 200-250 fjalė, jo mė shumė se njė faqe e gjysėm dhe ka njė strukturė relativisht rigoroze. Qėllimi ėshtė tė tregohen aktivitetet ndihmėse, ose tė theksohen aktivitetet e cilėsuara nė CV tuaj tė cilat ju rrisin shanset pėr ta fituar njė vend pune. Me fjalė tė tjera, letra e motivimit duhet tė jetė pėrgjigja e pyetjes sė punėdhėnėsit: “pėrse duhet tė punėsoj pikėrisht kėtė person?”

Pėrmbledhje e pėrgjithshme
Letra e motivimit ėshtė gjithmonė e shkruajtur nga vetė personi qė kėrkon njė vend pune. Ajo ėshtė shpesh pjesa mė e rėndėsishme e aplikimit pėr punė sepse i tregon punėdhėnėsit aftėsitė tuaja tė komunikimit, tė vendosjes sė theksit nė aktivitetet qė ju keni kryer, tė reklamimit tė cilėsive tuaja, tė aftėsive tuaja tė artikulimit, deri diku dhe tė personalitetit tuaj.

Letra e motivimit duhet tė jetė konēize, e organizuar mirė, e pėrshtatur pėr vendin e punės ku ju aplikoni.

Letrat e motivimit marrin shumė kohe, megjithatė mos ngurroni t’i jepni kohėn dhe rėndėsinė e duhur dhe ta formuloni sa mė mirė
Evitoni letra qė nuk i drejtohen njė personi tė caktuar (evitoni: I nderuar Zotėri/Zonjė, Drejtuar Personit Pėrgjegjes/tė interesuar etj) Mundohuni tė gjeni paraprakisht kujt duhet t’i drejtohet letra, titullin e saktė tė personit pėrgjegjės si dhe adresėn e biznesit.

Jini te fokusuar dhe konēizė. Lini jashtė detajet e tepėrta. Evitoni tė pėrsėrisni informacionin qė keni dhėnė tashmė nė CV

Jini tė sjellshėm dhe profesionalė. Falėnderoni punėdhėnėsin pėr konsiderimin e aplikimit tuaj, pėr mundėsinė e intervistės, etj.

Firmosini letrat tuaja. Ėshtė e rėndėsishme tė tregoheni seriozė duke siguruar autorėsinė, marrjen e pėrgjegjėsive mbi materialin qė keni dhėnė, si dhe pėr tė evituar ndonjė ngatėrresė tė mundėshme.

Ēfarė duhet pėrfshirė

Tregoni interesin tuaj ndaj pozicionit, punėdhėnėsit, kompanisė, institucionit etj. Bėni kėrkimin tuaj mbi institucioni ku po aplikoni!

Identifikoni dhe zgjeroni informacionin mbi aftėsitė tuaja dhe eksperiencat e punės mė tė vlefshme pėr pozicionin qė po aplikoni.

Tregoni se si keto aftėsi plotėsojnė kėrkesat e punėdhėnėsit.

Ēfarė nuk duhet perfshirė

Sqarime tė stėrholluara tė CV tuaj

Gabime gramatikore apo drejtshkrimi

Ripėrsėritje e shprehjeve formulė, kjo tregon mungesė imagjinate.

Informacion personal tė panevojshėm, apo fotografi

Ēfarė s’duhet tė bėsh

Letra e motivimit ėshtė prezantimi yt i parė me punėdhenėsin, nisur nga ky fakt gabimet nė formulimin a saj duhen eleminuar sepse pėrshtypja e parė luan rol tė rėndėsishėm nė imazhin tuaj afatgjatė. Qėllimi ynė ėshtė t’ju krijojmė njė ide pėr modelimin dhe strukturimin e letrės sė motivimit nė mėnyrė qė ajo tė jetė funksionale dhe e dobishme pėr punėsimin tuaj.

1) Mos e ekzagjero me ‘unė’!
Letra e motivimit nuk ėshtė autobiografi. Fokusohu nė pėrmbushjen e kėrkesave tė punėdhėnėsit jo nė historinė e jetės tende. Nuk duhet tė japėsh pėrshtypjen e njeriut tė pėrqendruar tek vetja, prandaj minimizo pėrdorimin e fjalės ‘unė’ sidomos nė fillim tė fjalisė.

2) Mos bėj nisje tė dobėt tė letrės!
Nė krijimin e letrės pėrqendrohu nė hapjen e saj, ėshtė me rėndėsi tė zgjosh interes tek lexuesi duke i tėrhequr vėmendjen qė nė fillimet e letrės. Pėrshembull: Njė hapje e dobėt - Ju lutem mė konsideroni mua nė pozicionin e pėrgjegjėsit tė shitjeve. Mėnyra e sakte: Eksperienca dhe pozicioni qė ju ofroni pėrkon me eksperiencėn time 3 vjecare si top-menaxher.

3) Mos pėrjashto pikat e tua tė forta!
Letra e motivimit ėshtė treguesi i aftėsive tė tua si kandidat. Sikurse dhe CV, letra e motivimit duhet tė jetė e detajuar me arritjet e tua profesionale, duhen dhėnė arsyet kryesore pėrse ti duhet tė jesh ai/ajo qė thirret pėr intervistė. Nė letrėn e motivimit duhen theksuar sukseset e tua tė deritanishme.
Pėr shembull: Aftėsitė komunikuese - Pesė vjet eksperiencė nė ligjėratė publike, dhe eksperiencė nė nivelin ekzekutiv tė raportimit. Njohuritė kompjuterike: Nivel i ēertifikuar nė MS Office, si dhe ekspert nė dizenjimin dhe zhvillimin e faqes internet.

4) Mos pėrpiloni njė letėr as tepėr tė gjatė as tepėr tė shkurtėr!
Nėqoftėse letra juaj ėshtė vetėm njė ose dy paragrafė ka shumė mundėsi tė mos paraqesė tė gjithė informacionin thelbėsor duke e bėrė letrėn jo efektive. Nėqoftėse e kalon njė faqe mund tė bėhet e mėrzitshme, pikėrisht pėr kėtė fakt duhet tė jetė sa mė koncize dhe tėrheqėse. Respekto kohėn e atij qė e lexon!

5) Mos pėrsėrit fjalėt e CV tėnde
Letra e motivimit nuk duhet tė pėrsėrisė atė qė keni shkruar nė CV. Formulo nė mėnyrė efikase letrėn dhe lejo qė CV jote tė mos mbetet nė hije. Mund tė tregosh njė nga arritjet e tua shkurtimisht, si “Shitja ime mė e madhe”, ose “Triumfi im teknologjik”.

6) Ji specifik!
Nė momentin qė ti i pėrgjigjesh njė oferte pune referohu tek pozicioni specifik i punės qė ofrohet. Punėdhėnėsit i paraqiten shumė aplikime kėshtu qė sigurohu qė nė letrėn tėnde tė japesh gjithė pėrbėrėsit qė pėrkojnė me kėrkesat dhe nevojat e punėdhėnėsit.

7) Mos harro, tė shkruarit duhet tė jetė uniform!
Nėqoftėse ti po aplikon pėr njė numėr tė ndryshėm pozicionesh atėherė mėnyra e tė shkruarit duhet tė jetė nė vija tė pėrgjithshme dhe uniforme. E rėndėsishme ėshtė tė mos e drejtosh letrėn tėnde nė vendin e gabuar me emrin e gabuar.

8)Mos e mbyll letrėn nė mėnyrė pasive!
Vendos tė ardhmen tėnde nė duart e tua dhe suksesi do tė pasojė. Tingėllo i sigurtė pėr aftėsitė e tua; mbylle letrėn me njė fjali si: “Do tė jem duke ndjekur me vėmendje zhvillimet dhe jam i gatshėm pėr t’iu pėrgjigjur pyetjeve qė mund tė keni. Ndėrkohė mund tė kontaktoni me mua nė kėtė numėr telefoni”.

9)Mos u trego i pasjellshėm!
Letra juaj e motivimit duhet tė pasqyrojė falenderimet tuaja si dhe konsideratėn pėr kohėn e lexuesit.

10)Mos harro tė firmosėsh letrėn tėnde!

Etika duhet tė karakterizojė letrėn tuaj. Firmosja tregon vėmendje ndaj detajeve gjė qė vlerėsohet nė etikėn e biznesit. Nėqoftėse letra juaj dėrgohet me e-mail firmosja s’ėshtė e domosdoshme.


    Ora ėshtė 24/4/2014, 21:49