CV, c'fare eshte dhe si shkruhet

Share

Albatros
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti: Francė
<b>Gjinia</b> Gjinia: Male
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi: 12/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve: 19023
<b>Pikėt</b> Pikėt: 37309
<b>Votat</b> Votat: 107
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar: Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

Zemėr CV, c'fare eshte dhe si shkruhet

Mesazh nga Albatros prej 16/5/2010, 15:33

Cfarė ėshtė CV?

CV ėshtė mėnyra mė fleksibėl dhe e pėrshtatshme pėr tė bėrė njė aplikim. Ajo pėrmbledh tė dhėnat tuaja nė njė mėnyrė qė ju prezanton juve nėn drtėn mė tė mirė tė mundshme dhe mund tė pėrdoret pėr shumė aplikime nė tė njėjtėn kohė.
CV, ose ndryshe e quajtur dhe kurrikulumi apo rezymeja juaj janė mjetet nėpėrmjet tė cilave ju mund tė bėni promovimin e vetes tuaj.
Qėllimi ėshtė ta bindni drejtuesin apo specialistin e burimeve njerėzore qė t’ju thėrrasė pėr njė intervistė ku mund tė tregoni mė konkretisht aftesitė dhe personalitetitin tuaj. Prandaj kur tė shkruani CV tuaj, mos u nxitoni, por mendoni veten nė pozicion vendimmarrės, a do e kishit konsideruar pėr intervistė njė CV tė punuar dhe paraqitur nė mėnyrė tė pavėmendshme dhe tė pakujdesshme?

Si tė shkruani njė CV (Curriculum Vitae)

CV shėrben pėr tė bėrė prezantimin tuaj para njė personi qė nuk ju njeh dhe ka shumė pak kohe t’ju njohė. Duhet t’ju prezantojė juve nė kėndvėshtrimin mė tė mirė tė mundshėm, nė mėnyrė konēize dhe te strukturuar mirė. Ka shumė mėnyra pėr tė shkruar njė CV megjithatė gjithmonė ekzistojnė disa linja kryesore. Njė CV pėr qėllime biznesi nuk duhet tė kalojė njė faqe formati A4. Ndėrsa njė CV pėr qėllime akademike mund ta kalojė kėtė limit, duke pėrfshirė dhe konferencat, publikimet dhe aktivitete tė tjera qė mund tė keni kryer. Njė CV e shkruar mirė, fillimisht vė nė dukje informacionin mė tė rėndėsishėm pastaj ēdo informacion tjetėr plotėsues. Pėr kėtė funksion ne ju rekomandojmė ta adaptoni nė varėsi tė kėrkesave dhe fushės sė punėdhėnėsit. Pėrzgjedhja e informacionit bėhet nė varėsi tė pėrshtatjes me vendin e caktuar tė punės. Kushtojini vėmendje renditjes sė informacionit.

Detajet Personale

Kėtu duhen pėrfshirė datėlindja, adresa, e-maili, numri i telefonit dhe kur kėrkohet dhe gjinia, mosha dhe kombėsia. Nė rast se keni njė adresė permanente dhe njė tė pėrkohshme, specifikojeni kėtė. Nėqoftėse doni tė fitoni hapėsirė pėr tė ruajtur limitet e gjatėsisė sė CV, detajet personale mund tė shkruhen me njė madhėsi mė tė vogėl tė shkronjave se pjesa tjetėr e CV. Por asnjėherė mė tė madhe, pasi nuk janė ato qė duhet tė tėrheqin vėmendjen e punėdhėnėsit. Nė rast se CV juaj i ka krijuar interes lexuesit, atėherė ai do tė kthehet te detajet e kontaktit tuaj.

Cfarė informacioni duhet tė pėrmbajė njė CV?

Detajet personale
Edukimi dhe kualifikimet
Eksperienca nė punė
Aftėsitė e ndryshme
(Publikime)
(Referenca)

Rradha e paraqitjes sė kėtyre detajeve, dhe theksi qė i jepni secilės pjesė, varet nga ajo pėr tė cilėn jeni duke aplikuar dhe cfarė duhet tė ofroni.
Nėse po aplikoni pėr mė shumė se njė vend pune, duhet tė keni tipe tė ndryshme CV sipas fushave tė ndryshme tė karrierės, duke theksuar aftėsitė tuaja dhe eksperiencat e ndryshme tė pėrshtatura sipas fushės.

Pėr studentėt qė sapo kanė mbaruar, kėshillohet tė fillojnė CV-nė e tyre me historinė akademike. Ka shumė gjasa qė nė atė moshė edukimi tė jetė aseti i tyre mė i rėndėsishėm. Gjithashtu kėshillohet qė renditja tė bėhet nga eksperienca mė e fundit. Nė rast se keni arritje tė veēanta, atėherė ato duhet tė paraqiten nė CV, dhe titulli i dizertacionit apo data e diplomimit nėqoftėse ju mendoni se janė tė rėndėsishme dhe ndihmojnė nė pėrforcimin e profilit tuaj, duhet tė shkruhen nė CV. Kujdes, nėqoftėse vini rezultate apo arritje tė veēanta, tė vendosni gjithnjė informacion tė vėrtetė, sepse mund t’ju kėrkohen dokumentat pėrkatės dhe nėse keni gėnjyer aplikimi juaj do tė humbasė ēdo kredibilitet.

Ēmime/Vlerėsime tė marra

Nė rast se kjo kategori vlen pėr ju, atėherė duhet vendosur nė CV tuaj menjėherė pas seksionit tė edukimit. Kėtu mund tė pėrfshihen bursat, ēmime nė konkurse tė ndryshme, dhe ēdo lloj tjetėr dallimi.
Kėtu si pėr ēdo gjė tjetėr nė CV tuaj, jepni informacion tė plotė, si pėr shembull datėn, vendin, emrin e organizuesit, shtetin, dhe pozicionin qė ju keni fituar; pėr bursat duhet shkruar periudha kohore, emri i Universitetit, departamenti, emri i institucionit qė ka akorduar bursėn, dhe mbase dhe disa lėndė kryesore mbi tė cilat janė vlerėsuar aftėsitė tuaja pėr lėshimin e bursės.

Eksperienca Praktike

Nė kėtė seksion pėrfshihen dhe stazhet e punės. Mos jeni tė turpshem ndaj asaj qė keni kryer, mos i zvogėloni arritjet tuaja. Asnjeri nuk pret nga ju tė keni njė biznes tė madh, nėse jeni ende student. Ideja ėshtė qė kur aplikoni pėr punė duhet tė tregoni potencial rritje. Duhet treguar ēfarė keni pėrmirėsuar, ku, sa shumė, si dhe pėrgjegjėsitė e ngarkuara. Duhet tė ndihet njėfarė ndryshimi midis punės sė parė dhe tė fundit, duhet treguar se tashmė jeni gati tė merrni mė shumė pėrgjegjėsi. Ju duhet ta paraqisni veten si lider, person me iniciativė, kreativitet etj. Mos harroni, qėllimi ėshtė tė bindni atė qė lexon CV-nė tuaj se ju jeni zgjedhja mė e mirė pėr atė vend pune.

Aktivitetet Plotėsuese

Nė rast se jeni duke shkruar njė CV profesionale, dhe jo akademike, atėherė ky ėshtė rasti pėr tė theksuar konferencat, trajnimet dhe tė gjitha aktivitet e tjera plotėsuese qė i pėrshtaten pozicionit pėr tė cilin po aplikoni. Njė pėrshkrim i mirė kėtu mund t’ju ndihmojė tė tregoni sensin e iniciativės dhe pėrfshirjes dhe jo thjesht tė qenit njė student me nota te mira.

Gjuhėt

Rreshtoni numrin e gjuhėve qė flisni, duke pėrshkruar nivelin nė secilėn prej tyre vetėm me njė fjalė. Ne ju sugjerojmė tė klasifikoni dhe nivelin e bashkėbisedimit, qė mund tė jetė nivel i mesėm, nivel i avancuar, dhe rrjedhshėm. Pėrfshini nė CV ēertifikatat e gjuhėve dhe datat e tyre, nėqoftėse kjo ėshtė e aplikueshme pėr ju.

Aftėsitė Kompjuterike

Pėrfshini gjithēka qė dini, nga njohja e motorėve tė kėrkimit nė internet, aftėsitė e editimit tė teksteve, programet e veēanta mė tė avancuara, programim etj. Nėqoftėse keni njė ēertifikatė apo diplomė, kjo ju jep avantazh dhe nuk duhet tė mungojė nė CV tuaj.

Hobet

Pėrfshijini nėqoftėse mbetet hapsirė nė CV tuaj. Hobet tregojnė se ju bėni edhe gjėra tė tjera nė jetėn tuaj pėrveē punės apo shkollės. Ndaj nuk mund tė shihen pėrveēse me sy pozitiv.
Nė CV mund tė pėrfshihen dhe nėnkategori tė tjera qė ju mendoni se do tė vinin mė nė pah aftėsitė tuaja. Shpesh mund tė haset dhe seksioni i referencave, por kjo ėshtė nė varėsi tė kėrkesave tė punėdhėnėsit. Nėse ai nuk i kėrkon referencat, nuk ėshtė e nevojshme pėr ti vendosur. Punėdhėnėsta qė duan vėrtet tė marrin referenca pėr ju, do t’ju a kėrkojnė vetė kėtė.
Mos pėrfshini informacione tė rreme, mos u zgjasni nė detaje tė kota, CV duhet tė jetė sa mė koncize.

Kėshilla tė nevojshme

Cv juaj duhet tė jetė shkruar me shumė kujdes dhe qartėsi- shkrimi nuk duhet tė jetė i ngjeshur, por jo dhe me hapėsira shumė tė mėdha. Pėrdorni shkronjat nė bold dhe italics pėr tė theksuar titujt e pjesėve tė ndryshme tė CV dhe informacioni mė tė rėndėsishėm.
Mos shkruani nė pjesėn e pėrparme dhe tė pasme tė letėr – cdo faqe e CV duhet tė jetė nė letėr tė vecantė. Ėshtė mirė tė vendosni emrin tuaj nė zonėn “footer” nė mėnyrė qė tė shfaqet nė cdo faqe tė CV.

Jini koncizė – CV ėshtė njė aperitiv dhe duhet tė tretet sa mė shpejt. Nuk duhet tė vendosni aty cdo provim qė keni dhėnė , apo cdo aktivitet nė tė cilin jeni pėrfshirė – pėrfshini ata mė tė rėndėsishmit dhe mė tė pėrshtatshmit pėr vendin e punės ku po aplikoni.

Jini pozitiv – theksoni pikat tuaja tė forta, ato qė mund t’I bėjnė pėrshtypje lexuesit tė CV tuaj.

Jini tė ndershėm – edhe pse CV ju mundėson qė tė mos jepni detaje mbi dėshtime tuaja (p.sh nota tė ulėta), ajo qė nuk lejohet ėshtė dhėnia e informacioneve tė rreme.

Nėqoftėse do ta dėrgoni me postė CV tuaj, mos e palosni – futeni nė njė zarf A4 qė tė mos paloset ose zhubravitet.


Kleandra
♫ Anėtar/e ♫
♫ Anėtar/e ♫

<b>Shteti</b> Shteti: Shqipėria
<b>Gjinia</b> Gjinia: Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi: 24/11/2009
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve: 3302
<b>Pikėt</b> Pikėt: 6931
<b>Votat</b> Votat: 33

Zemėr Re: CV, c'fare eshte dhe si shkruhet

Mesazh nga Kleandra prej 16/5/2010, 15:35

Te gjitha kompanite kerkojne qe nje person qe kerkon pune te paraqesi C.V e tyre. Sidomos kur aplikon per nje vend pune neper gazete ose internet mbase edhe menyra tjera. Kur i prezanton C.V tende punėdhėnėsit/punėdhėnėses ata sic u tha me siper nuk para ja ven re edhe aq shum me gjat se i hedhin nje sy faqes pare gjithashtu edhe te dytes. Madje keshtu deshirojn ata qe te mendojme neve, prandaj duhet kesh shum kujdes qe kur shkruan nje C.V mos te mendosh, te shkruash cfar te te vi neper mend dhe duke menduar hajt mo se nuk ja hedhin syrin shum. C.V sa me e shkurtet te mund te jet aq me mir eshte, por gjithmon duke shkruar pikat me te rendesishme, dmth nuk ka vler sasi por vlerin e ka cilesia. Kur shkon per nje interviste juve paraqisni C.V tuaj, punedhensi e shef shpejt e shpejt te mer ne interviste dhe te thot ne rregull do ju kontaktojme kur te marrim vendimin. Gjat kohes qe ne jemi ne pritje te vendmarrjes atyre, ata verejne C.V tona dhe i fusin neper diskutim...dhe me rezulte qe kam lexuar dhe kam pas experience C.V me e shkurtet dhe e qarte ka fituar gjithmon, mbae ka pasur raste nje tjeter ka qen me perkatese per vendin e punes por e ka mar dikush tjeter. Kjo ndodh sepse punedhenesi vertet i ve re vetem 5min, por ne ato 5min tek ajo C.V e e thjeshte lexon se cfar mund te lexoj 10min tek nje C.V jashtmase e gjate.

Te shkruash nje C.V per ata qe e shkruajn nuk eshte e veshtir thjesht pak lodhje truri sepse duhet te shkruash dhe spjegohesh shum paster.

Ka lloj lloj C.V, si prsh duke filluar nga C.V standarde (per fillimstaret) ose C.V mature(e pjekur) dmth nje C.V profesionale. Ose edhe simas punes qe kerkoni. Prsh nje i dipllomuar ne kerkim te nje vendi pune qe i perket deges qe ka stjudjuar, do perfitonte shum po te shkruante nje C.V per mjekesi vetem, ose te nje dege tjeter.

Ky eshte nje mendim i imi per C.V

Burrelsja
ViP Nė B'SH ☆
☆ ViP Nė B'SH ☆

<b>Shteti</b> Shteti: Shqipėria
<b>Gjinia</b> Gjinia: Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi: 21/02/2013
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve: 1392
<b>Pikėt</b> Pikėt: 2733
<b>Votat</b> Votat: 21
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar: Gangstere_me_fam

Zemėr Re: CV, c'fare eshte dhe si shkruhet

Mesazh nga Burrelsja prej 23/2/2013, 09:48

interesante e kam msu ngaher po cme bo se kujtesa ben tveten

    Ora ėshtė 23/10/2014, 07:09