BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Buzqeshje Bylis-Elbasani nė superligė prej 16/5/2010, 10:48

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Java e fundit e kategorisė sė parė ka dhuruar estradė pa
limit, aq sa vlen tė pėrmendet ajo shprehja e popullit tonė, qė “turpi
hahet me bukė” nė futbollin shqiptar. Sepse ēudirat nuk kanė tė sosur,
jo vetėm deri javėn e fundit tė garės, por deri nė sekondėn e fundit tė
lojės. Sic ka bėrė dje Elbasani dhe Kamza, qė ishin vėnė nė garė, nė
distancė, pėr tė rregulluar e parakaluar njėri-tjetrin nė golaverazh, nė
funksion tė vendit tė dytė, qė tė shpiente direkt nė superligė. 12 gola
nė “Ruzhdi Bizhuta”, tė shoqėruar me 10 gola nė Kamėz, tregojnė mė sė
miri pėr masakaradėn qė ėshtė luajtur nė kėto dy fusha, tė cilat nuk
kanė qenė tė vetmet, ku lėshimet kanė dominuar mbi lojėn e vėrtetė.
Konkretisht, edhe Partizani, qė ankohej njė javė mė parė pėr manovra
jashtė fushe tė rivalėve tė vet, i ka hidhėruar pa masė tifozėt e tij,
teksa ka lejuar Skraparin tė fitojė ndaj tij, edhe pse ky i fundit ka
lejuar Lushnjėn njė javė mė parė tė fitojė nė Corovodė dhe tė nxjerrė
jashtė loje tė kuqtė. Sikurse thamė edhe mė sipėr, nė Elbasan dhe nė
Kamėz ėshtė shėnuar ndodhia mė e turpshme, qė i ka vėnė vulėn e zezė njė
edicioni futbollistik, qė ka pasur vetėm dicka tė vėrtetė, finalen e
Kupės sė Shqipėrisė. 10 gola ka shėnuar Kamza ndaj Turbinės, nė
pėrpjekje pėr tė kaluar Elbasanin nė golaverazh, por s’ia ka arritur
dot, pasi tė njėjtėn gjė kanė bėrė edhe verdheblutė ndaj Bylisit nė
“Ruzhdi Bizhuta”. Plot 8 gola kanė shėnuar tė besuarit e Krenar
Alimehmetit ndaj Bylisit, i cili nuk ka bėrė asnjė rezistėncė ndaj
vendasve, vetėm se ka menduar pėr Hamzain, qė ta nxirrte kryegolashėnues
tė kategorisė sė parė. Katėr golat e mallakastriotėve janė realizuar tė
gjithė nga Hamzai. Njė turp i madh, qė njollos edhe mė shumė futbollin
shqiptar, i cili po mbyll edicionin e tij mė skandaloz nė historikun e
vet.

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto