BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Buzqeshje Letersia e Lindjes prej 15/5/2010, 18:01

Kleandra


♫ Anėtar/e ♫
♫ Anėtar/e ♫
Letėrsia shqiptare e Rilindjes Kombėtare lindi dhe u zhvillua si pjesė e
pandarė e lėvizjes politiko-shoqėrore e kulturore pėr ēlirimin e vendit
nga zgjedha e huaj. Kjo lėvizje, qė nis nga mesi i shekullit XIX dhe
arrin deri nė vitin 1912, quhet Rilindje Kombėtare, prandaj edhe
letėrsia e kėsaj periudhe quhet letėrsi e Rilindjes Kombėtare. Kjo ėshtė
kryesisht njė letėrsi patriotike me frymė demokratike e popullore. Tema
kryesore e saj ishte dashuria pėr atdheun dhe popullin, evokimi i sė
kaluarės heroike dhe lufta pėr ēlirimin kombėtar e shoqėror.
Kushtet
historike qė pėrcaktuan zhvillimin e saj, ishin kryengritjet e
vazhdueshme kundėr pushtuesve osmane, lufta pėr pavarėsi dhe pėr
ruajtjen e tėrėsisė tokėsore tė vendit nga synimet grabitqare tė
imperialisteve dhe tė qarqeve shoviniste fqinje.
Letėrsia e Rilindjes
pati njė drejtim iluminist e nė periudhėn e fundit edhe vepra realiste,
por nė thelbin e vet ajo ishte njė letėrsi romantike. Nė veprat mė tė,
mira tė saj u shprehen ideale tė larta kombėtare, malli dhe dashuria e
zjarrtė pėr mėmėdheun, krenaria pėr tė kaluarėn e lavdishme tė popullit
shqiptar dhe ėndėrra pėr ta parė Shqipėrinė e lirė, tė pavarur e tė
lulėzuar.
Figura mė e shquar e kėsaj periudhe ėshtė padyshim, Naim
Frashėri, autor i poemės "Bagėti e Bujqėsi„ i "Historisė sė Skėnderbeut„
dhe i shumė poezive tė tjera patriotike, lirike e filozofike. Figura tė
tjera tė shquara janė Jeromim De Rada, A.Z.Cajupi, Gavril Dara i Riu,
Ndre Mjeda, Asdreni etj.
Letėrsia e Rilindjes shėnon njė etapė tė re
nė historinė e letėrsisė shqiptare. Ajo shėnon kalimin nga letėrsia me
brendi fetare e karakter didaktik, nė letersinė e re shqiptare, nė
letėrsinė e mirfilltė artistike, duke hedhur nė tė njėjtėn kohė edhe
bazat e gjuhės sonė letrare kombėtare.

2Buzqeshje Re: Letersia e Lindjes prej 15/5/2010, 18:01

Kleandra


♫ Anėtar/e ♫
♫ Anėtar/e ♫
Shqipėria ē'ka qenė, ē'ėshtė e ēdo tė bėhet

Ėshtė njė nga veprat
madhore tė Rilindjes, manifesti politik e ideologjik i saj. U botua nė
Bukuresht mė 1899, nė prag tė ngjarjevetė mėdha do tė ēonin nė fitoren e
pavarėsisė. Pėr kėtė, shqiptarėt duhet tė ishin tė pregatitur, tė
kishin programin e luftės dhe tė ndėrtimit tė shtetit tė ri. Duke
pėrgjithsuar pėrvojėn e gjerathershme tė lėvizjes kombėtare, kjo vepėr e
plotėsonte mė sė miri kėtė mision.
Siē tregon titulli, vepra
pėrbėhet nga tri pjesė.

Pjesa e parė

I kushtohet historisė
sė kaluar tė Shqipėrisė. Qėllimi i autorit ėshtė tė provojė se populli
shqiptar ėshtė nga popujt mė tė vjetėr tė Evropės, me njė gjuhė nga mė
tė vjetrat e mė tė bukurat, me kulturė e tradita tė pasura, qė ka tė
drejtė tė jetojė i lirė nė mes tė popujve tė tjerė dhe kombeve tė
qytetėruara. Si shumė rilindės tė tjerė, Samiu mbron origjinėn
pelazgjike tė popullit shqiptar.
Njė vend me rėndėsi i jep nė kėtė
pjesė figurės sė Skėnderbeut dhe epokės sė tij. Skėnderbeun e cilėson si
njė burrė qė i ka shokėt e rrallė nė histori, kurse pėr epokėn e tj
shkruan se "ėshtė m'ė bukur e m'ė bekuar e gjithė kohėrave pėr vendin
tėnė„, se atėherė i gjithė kombi ishte i bashkuar dhe u nderua nė gjithė
botėn. Kjo ėshtė njė nga synimet kryesore tė veprės; tė forcojė te
shqiptarėt ndėrgjegjjen dhe krenarinė kombėtare.

Pjesa e dytė

Jep
me nota tronditėse njė tablo realiste tė Shqipėrisė pas Tanzimatit.
"Qysh janė sot shqiptarėt?„-pyet Samiu me shqetėsim dhe tregon se
gjendja e vendit ėshtė e mjeruar nga ēdo pikpamje. Burimin e kėtij
mjerimi ai e sheh nė rradhė tė parė te zgjedha e huaj, qė e ka lėnė
vendin nė varfėri, padituri, dhe errėsirė. "Shqiptarėt, - shkruan Samiu,
- janė robėr tė poshtuar(poshtėruar) e t'unjurė, tė shkelur e tė
ēpėrnderė(turpėruar).
Pėrshkrimi ėshtė edhe mė i gjallė nė kontrast
me tė kaluarėn, tė cilėn nė pėrgjithėsi autori e idealizon. Ndaj dhe
stili bėhet mė zemėrak, vepra e patriotit vlon nga revolta kundėr
shtypjes kombėtare. Ata shqiptarė tė veshur dikur me "roba tė arta„ e tė
farkėtuar me armėt e argjėndta tė trimėrisė, shkruan Samiu, "Janė sot
lakuriq, me njė kėmishė qė qė s'ka ku ta zėrė qeni. Vetė edhe zaptieja e
taksidari, e ngre shkopnė e i rreh duke thirrur; Pagoni! E ku tė gjejė i
ziu qė tė paguajė? Atėherė shesin kanė, dhinė, ē'tė kenė, edhe gjer nė
qeramidhet e shtėpisė„.
Vend tė rėndėsishėm zė analiza qė Samiu u bėn
rreziqeve qė i kanoseshin Shqipėrisė.
Si gjithė rilindėsit, ai
mendonte se rreziku i parė Shqipėrisė i vinte nga Perandoria Osmane, tė
cilėn Samiu e quante
njė tė vdekur qė duhej varrosur sa mė parė. Sa
mė gjatė tė mbetej lidhur Shqipėria me kėtė perandori tė kalbur, aq mė
keq do tė ishte. Shteti osman dotė shembej sė shpejti dhe Shqipėria mund
tė groposej nė gėrmadhat e tij. Rreziku tjetėr, mendon Samiu,
shqiptarėve u vinte prej lakmive tė shovinistėve fqinjė, lakmi qė i
mbėshtetnin fuqitė imperialiste.
Rreziqe tė mėdha shqiptarėve edhe
prej grindjeve e pėrēarjeve midis tyre, sidomos prej pėrēarjes fetare,
gjithashtu prej padijes, prej mungesės sė shkollave shqipe. Kėto
rrethana i hapnin shteg rrezikut tė asimilimit tė shqiptarėve prej tė
huajve.

Pjesa e tretė

Fillon me pyetjen: "A mund tė
qėndrojė Shqipėria si ėshtė? Pėrgjigjja ėshtė, jo„. Nė pėrgjithėsi nė
kėtė pjesė Samiu paraqet programin e lėvizjes pėr tė ardhmen e
Shqipėrisė.
Nga analiza qė u bėri rrethanave politike nė fund tė
shekullit XIX, Samiu arriti nė pėrfundimin se rruga e vetme pėr tė
shpėtuar nga zgjedha osmane dhe nga rreziku i copėtimit prej shteteve
fqinje ishte qė Shqipėria tė shkėputej nga Turqia menjėherė, para se ajo
tė shembej dhe shqiptarėt tė formonin shtetin e tyre tė pavarur. Autori
mendonte se kjo s'arrihej me lutje, por me rrugėn e luftės sė
armatosur. "Shqiptarėt duhet t'i marrin ato qė duan me pahir, t'i
kėrkojnė me fjalė, po tė kenė edhe pushkėn plot„.
Si mendimtar
demokrat dhe iluminist, Samiu parashtron njė projekt tė gjerė me ide tė
pėrparuara pėr tė ardhmen e Shqipėrisė. Ai nuk e pranon idenė e
monarkisė. Si formė regjimi sipas tij, Shqipėria duhet tė ishte
republikė parlamentare qė do tė kishte nė krye njė pleqėsi. Kushtetuta e
shtetit tė ardhshėm shqiptar qė propozonte Samiu, pėrshkrohet nga fryma
demokratike. Ideali i tij pėr kėtė shtet ishte ideali i njė demokracie
borgjeze. Si shprehės i pikėpamjevetė klasės sė re tė borgjezisė, ky
ishte njė ideal i pėrparuar pėr kohėn, sepse ai i kundėrvihej shtetit
despotik osman.
Shumė i guximshėm e i pėrparuar pėr kohėn ishte
projekti i Samiut edhe pėr zhvillimin ekonomik e shoqėror tė vendit. Ai
kėrkonte tė ngrihej njė industri kombėtare, tė mėkėmbej bujqėsia, tė
zhvillohej komunikacioni automobilistik dhe hekurudhor, tė forcohej
mbrojtja etj. Vėmendje tė veēantė Samiu i kushtonte zhvillimit tė
arsimit e tė kulturės shqiptare. Si gjithė rilindėsit, ai kishte bindjen
se ajo qė u duhej mė shumė shqiptarėve ishte dituria. Pėr pėrhapjen e
saj ai kėrkonte njė sistem arsimi tė pėrgjithshėm e tė detyrueshėm pėr
tė gjithė, djem e vajza. Arsimin e donte nė gjuhėn amtare shqipe dhe
shkolla tė ishte laike, e shkėputur nga kisha e xhamia, njė shkollė qė
tė shėrbente si vatėr diturie dhe atdhetarizimi.
Samiu ėndėrronte
Shqipėrinė me shkolla tė tė gjitha kategorive, me universitet
("gjithėmėsime„ siē e quante ai), me akademi tė shkencave, muzeume e
biblioteka.
Siē shihet, nė veprėn "Shqipėria ē'ka qėnė, ē'ėshtė e
ē'do tė bėhet„ gjeti shprehje mendimi shqiptar mė i pėrparuar
politiko-shoqėror i kohės. Me kėtė vepėr Samiu u bė ideologu mė i shquar
i lėvizjes kombėtare shqiptare. Vepra e tij ėshtė njė traktat
politiko-shoqėror, megjithatė ajo ka vlera tė mėdha stilistike, njė
gjuhė e gjallė, e shprehėse. Stili i prozės sė Samiut ėshtė energjik,
herė polemist, herė fshikullues e herė me patos thirrės e mobilizues. "O
burrani o shqiptarė ! Zihuni me tė dy duart nė besė, nė lidhje e nė
bashkim, se kjo do t'ju shpėtojė!„
Fraza e Samiut ėshtė e qartė, me
mjete gjuhėsore plot ngarkesė emocionale. Mbasi ka parashtruar krejt
programin e tij, ja si e mbyll veprėn; "Ja qėllimi ynė! Ja puna jonė e
shenjtėruarė! Ja besa jonė! Nė mes tė shqiptarėve tė vėrtetė s'ka ndonjė
ndarje, ndonjė ēarje, ndonjė ndryshim! Janė tė tėrė vėllezėr, tė gjithė
njė trup, njė mendje, njė qėllim njė besė!„
Kjo vepėr solli njė
ndihmesė tė madhe pėr pasurimin e gjuhės letrare shqipe dhe pėr formimin
e stilit publiēistik.
Samiu vdiq nė Stamboll mė 1904, i pėrndjekur
nga autoritetet dhe i respektuar nga populli dhe opinoni pėrparimtar.

3Buzqeshje Re: Letersia e Lindjes prej 15/5/2010, 18:02

Kleandra


♫ Anėtar/e ♫
♫ Anėtar/e ♫
Bagėti e Bujqėsia (analizė)

Poema "Bagėtia e bujqėsia" u botua mė
1886. Ėshtė njė nga veprat mė tė bukura e mė tė frymėzuara jo vetėm tė
Naimit, por edhe tė krejt letėrsisė sė Rilindjes. Askush para Naimit nuk
i kishte kėnduar dashurisė e mallit pėr atdhe, krenarisė kombėtare dhe
bukurisė sė natyrės shqiptare me njė patos aq tė zjarrtė e me njė gjuhė
poetike aq tė ėmbėl e tė bukur.
Me kėtė poemė Naimi krijoi poezinė e
madhe tė Atdheut e tė natyrės shqiptare. Kjo vepėr jo vetėm u bė e
dashur pėr bashkatdhetarėt, por krijoi njė traditė tė pasur edhe pėr
poetėt qė erdhėn mė pas.
Siē e tregon edhe titulli, poema pėrbėhet
nga dy pjesė. Nė pjesėn e parė flitet pėr punėt e blegtorisė, pėr jetėn
dhe punėn e bariut, kurse nė pjesėn e dytė pėr punėt e bujkut.
Megjithatė, kjo s'ėshtė aspak njė vepėr pėr kėto fusha tė jetės.
Prej
tyre poeti vetėm sa merr pikėnisje pėr tė shprehur ndjenjat e flakta
patriotike. Nė tė vėrtetė, vepra ėshtė njė himn poetik i frymėzuar,
kushtuar Atdheut, natyrės dhe njerėzve tė tij.
Poema hapet me njė
apostrofė madhėshtore, e cila me njė qartėsi tė habitshme na sjell para
syve bukuritė e natyrės shqiptare, larminė dhe ngjyrat e saj, njė
peizazh tė pafund plot dritė e gjallėri.

O malet e Shqipėrisė e
ju, o lisat e gjatė,
fushat e gjera me lule q'u kam ndėr mend dit
`natė,
ju, bregore bukuroshe, e ju, lumenjt' e kulluar,
ēuka,
kodra, brinja, gėrxhe dhe pyje tė gjelbėruar,
do tė kėndoj bagėtinė
qė mbani ju e ushqeni
o vendėthit e bekuar ju mendjen ma dėfreni.

Motivi
i mallit pėr atdhe zė fill qė nė kėto vargje dhe e pėrshkron gjithė
poemėn. Larg vendlindjes, larg maleve dhe fushave, larg netėve tė
magjishme dhe mėngjeseve plot zhurma jetėsore, poeti ndien njė mall
zhuritės pėr ēdo gjė shqiptare. Nė atdhe gjithēka ėshtė e bukur, ndaj
dhe dėshira pėr t'u kthyer ėshtė e papėrmbajtur.
Kjo dėshirė pėr tė
fluturuar drejt Shqipėrisė ėshtė shprehur me mjete poetike nga mė tė
ndjerat. Poeti dėshiron tė ketė "vrapin e veriut… krahė pėllumbi…,
nxitimin e lumit me valė". Me apostrofa plot drithėrim ai i drejtohet
"fluturės krahėshkruar" ose "dallėndyshes bukuroshe" qė t'ia marrin
zemrėn e pėrmalluar e t'ia shpien nė Shqipėri. Veēanėrisht e goditur
ėshtė similituda, e ndėrtuar mbi bazėn e pėrfytyrimeve popullore tė
marra nga jeta e bariut dhe e bujkut shqiptar:

Kur dėgjon zėthin e
s'ėmės qysh e lė qingji kopenė
blegėrinė dy a tri herė edhe ikėn e
merr dhenė,
edhe nė i prefshin udhėn njėzet a tridhjetė vetė,
e ta
trembin ai s'kthehet, po shkon nė mes si shigjetė.
Ashtu dhe zemra
ime, mė lė kėtu, tek jam, mua,
vjen me vrap e me dėshirė aty, nė
viset e tua.

Njė tjetėr motiv i fuqishėm, qė e bėn poemėn tė
dashur e frymėzuese edhe pėr ne sot, ėshtė krenaria pėr Shqipėrinė,
krenaria pėr emrin shqiptar. Me dashurinė dhe krenarinė e flaktė
atdhetare, Naimi shprehu njė nga idetė mė tė rėndėsishme tė lėvizjes
kombėtare. Ai synonte tė ngjallte tek bashkatdhetarėt ndėrgjegjjen
kombėtare, t'i bėnte tė vetėdijshėm se ishin bij tė njė vendi me vlera
tė gjithanshme, tė njė atdheu qė priste shumė prej tyre. Zėri i poetit
buēet:

Ti Shqipėri, mė ep nder, mė ep emrin shqipėtar,
zemrėn
ti ma gatove plot me dėshirė e me zjarr.

Ishte e para herė nė
letėrsinė tonė qė njė gjė e tillė shprehej kaq bukur, me kaq zjarr e
pėrkushtim. Nė kėto dy vargje Naimi mishėron njė ide tė madhe e tė
pėrjetshme: nderin, dinjitetin njeriut ia jep Atdheu, balta e
vendlindjes, e gatuar me gjak e djersė, me historinė e me traditat, me
fisnikėrinė, bujarinė e gjithė vlerat e tjera morale; lumturinė, gėzimin
dhe kuptimin e jetės njeriu mund ta gjejė nė atdhč, nė vatrėn e vet,
mes njerėzve tė vet.
Kėto vargje tė pavdekshme patėn njė ndikim tė
jashtzakonshėm tek bashkatdhetarėt, aq mė tepėr qė shumė shqiptarė, tė
mėsuar nėpėr shkolla tė huaja e tė verbuar nga propogandat
antishqiptare, e kishin pėr turp tė pohonin kombėsinė e tyre tė vėrtetė.
Vargjet e Naimit i prekėn nė zemėr, ua drejtuan sytė dhe shpirtin nga
Atdheu, u kujtuan detyrėn si bij tė tij.
Poema e Naimit ėshtė njė
vepėr tipike romantike. Bota e pasur e ndjenjave, dėshira pėr t'u
arratisur "nga brengat, nga thashethemet", nga rrėmuja e qytetit
anadollak, krijon njė gjendje emocionale tė veēantė. Por romantizmi i
Naimit ėshtė aktiv. Poeti nuk tėrhiqet nė gjirin e natyrės pėr tė
lėnguar nė vetmi e pikėllim. Pėrkundėrazi duke u mrekulluar nga natyra e
bukur shqiptare, nga jeta e thjeshtė dhe e ndershme nė vendin e tij,
nga fisnikėria e njerėzve tė punės, ai ka dashur t'i nxisė shqiptarėt ta
duan Atdheun, tė kthehen nė vatrėn e tyre dhe lumturinė ta gjejnė nė
punė .
Motivi i punės mund tė themi se shtrihet nė gjithė poemėn, e
cila ėshtė kėshtu njė himn pėr punėn dhe pėr njerėzit e punės, pėr
bujqit dhe barinjtė. Poeti tregon nė skena tė bukura e plot lėvizje
veprimtarinė e pėrditshme tė bariut, tė stopanit qė bėn bulmet, tė
bujkut qė vė qetė pėrpara menatė; madje, edhe shpendėt, kafshėt dhe
kandrat janė nė punė e nė lėvizje tė pėrhershme. Nė kėtė himnizim tė
njerėzve tė thjeshtė e jo tė pėrfaqėsuesėve tė klasave tė larta
parazitare, gjejmė edhe njėherė ndjenjat demokratike tė Naimit.
Jetėn
nė atdhe Naimi e ka idealizuar, duke e paraqitur me ngjyrat mė tė
bukura e me tone idilike. Ai nuk ka dashur t'i paraqesė plagėt dhe
kundėrshtitė e mėdha tė jetės nė fshatin shqiptar tė asaj kohe dhe kjo
bėhet me qėllim, qė t'ua bėjė sa mė tė dashur vendlindjen shqiptarėve.
Megjithatė, aty-kėtu depėrton edhe ndonjė hollėsi qė tėrthorazi flet pėr
ato plagė: varri i njė udhėtari tė vdekur larg shtėpisė, njė plakė e
drobitur, njė lypės. Mbi tė gjitha plaga e madhe e robėrisė, padituria,
pėrēarjet, nuk i shpėtojnė nga sytė. Ai i prek tėrthorazi nė vargjet qė
mbyllin poemėn, kur shpreh dėshirėn qė Shqipėria tė hyjė nė rrugėn e
mbarėsisė.

Tregomu dhe shqiptarėt udhėn e punės sė mbarė,
bashkomi,
bėmi vėllezėr edhe fjeshtė shqiptarė.
Falmi, falmi Shqipėrisė ditėn e
bardhė tė lirisė,
udhėn e vėllazėrisė, vahn e gjithė mirėsisė.
Nxirr
tė vėrtetėn nė shesh, paskėtaj tė mbretėrojė,
errėsira tė pėrndahet,
gėnjeshtra tė pushojė.

Vlerat artistike tė poemės janė tė
gjithanshme, ndaj dhe idetė e saj janė aq tė prekshme. Figuracioni ėshtė
aq i pasur, i larmishėm e i vetvetishėm sa tė krijon njė ngazėllim tė
papėrmbajtur. Apostrofat drejtuar natyrės shqiptare, enumeracionet e
shumta qė japin larminė e saj dhe tė punėve, krahasimet dhe semilitudat e
goditura, epitetet e thjeshta dhe metaforat e bėjnė atė njė nga veprat
mė tė frymėzuara tė letėrsisė sonė. Duke u nisur nga jeta baritore, nga
loja e qengjave rreth mėmave tė tyre, Naimi krijon dhe simbole
shprehėse: fjala "mėmė" pėrsėritet aq shpesh, sa bėhet simbol, qė
pėrgjihtėson pėrkushtimin e poetit ndaj tokės mėmė, Shqipėrisė.

kėtė vepėr Naimi pėrdor njė shqipe tė kulluar dhe, mbi tė gjitha, arrit
tė zbulojė me forcėn e talentit poetik vlerat dhe mundėsitė e mėdha
shprehėse tė gjuhės sonė. Ai e ngriti atė nė rrafshin e gjuhės sė
poezisė sė vėrtetė, qė mund tė shprehte ndjenja nga mė tė hollat. Nė
poemė gjejmė njė leksik shumė tė pasur baritor e fshatarak, thirrorė e
pasthirrma plot efekt, gjejmė prapashtesat pėrkėdhelėse zvogluese: -zė,
-thė, -osh (e), qė sjellin aq ngrohtėsi:

Vashė bukuroshe e
bariut, qė vjen me llėrė pėrveshur,
me zemėr tė dėfryer e me buzėzė
tė qeshur…
nė sythit tėnd shoh gazė…,

Pėr t'u dhėnė jetė ideve
e ndjenjave tė zjarrta, Naimi krijoi njė varg tė ri nė poezinė
shqiptare, vargun 16-rrokėsh.
Vetėm ky varg i gjerė dhe i qetė mund
tė jepte atė tabllo madhėshtore tė natyrės shqiptare dhe ndjenjat e
pėrflakura tė poetit, ndaj dhe mban emrin e tij, vargu naimjan.
"Bagėti
e bujqėsia" ėshtė poemė liriko-epike, boshtin e sė cilės e formon
lirizmi, shprehja e mendimeve dhe e ndjenjave qė i vlojnėnė shpirt
poetit. Bota romantike e Naimit pėrmblidhet nė ekzaltimin nga bukuritė e
natyrės shqiptaree tė jetės baritore e fshatarake, nė dashurinė dhe
krenarinė pėr kombin, nė optimizmin dhe ngazėllimin pėr ditėn e bardhė
tė lirisė. Poema mbetet njė nga faqet mė tė bukura tė poezisė sė
Rilindjes, me ndikim tė fuqishėm edhe nė ditėt tona.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto