1
Europa League, triumfon Atleltico Madrid nė shtesė prej 13/5/2010, 13:03
Albatros
♫ Stafi Administrues ♫


Atleltico Madridi ka fituar trofeun e Europa League, pas fitores prej 2-1 kundėr befasisė sė sivjetme nė kėtė garė, Fulhamit. Skuadra spanjolle kaloi e para nė epėrsi, pas njė aksioni tė ndėrtuar ndėrmjet Reyes, Aguero dhe Diego Forlan, dhe ishte ky i fundit qė mposhti portierin Schwarzer (32). Mirėpo, kaluan vetėm pesė minuta dhe anglezėt barazuan shifrat, kur topi arriti me fat te Simon Davies, i cili shėnoi nga afėrsia pėr rezultatin 1-1 (37), i cili ishte i fundit pėr pjesėn e parė.
Pėrkundėr lojės dinamike qė u zhvillua, nė pjesėn e dytė nuk pati gola, kėshtu qė skuadrat shkuan nė shtesė pėr tė vendosur fituesin. Edhe shtesa e pare e lojės prej 15 minutash nuk ndryshoi gjė nv rezultatin e kohės sė rregullt, 1-1, por duhej pritur shtesa e dytė, pikėrisht minuta e 116-tė, katėr minuta para se tė shkohej nė ekzekutimin e penalltive, qė Diego Forlan tė shėnonte golin e fitores dhe tė trofeut. Pėrkundėr humbjes, Fulhami duhet tė krenohet me suksesin e arritur nė kėtė garė, pasi nė rrugėtimin e vet drejt finales sė Hamburgut arriti tė eliminojė skuadra tė mėdha europiane. Me fitimin e Europa League nga Atletico Madrid, Spanja nuk del duarbosh nga kompeticionet e mėdha europiane, pavarėsisht se dy skuadra tė tjera me emėr, Real Madridi dhe Barcelona, shiheshin favorite absolute nė njė tjetėr trofe, madhor nė kontinent, Ligėn e Kampioneve, por nuk janė pjesė e saj, pasi mė 22 maj, nė stadiumin Santiago Bernabeu, finaliste do tė jetė Bajern Mynih dhe Inter.














