Me krijuesin e muzikės moderne shqiptare

Share
avatar
Albatros
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Francė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19029
<b>Pikėt</b> Pikėt : 37312
<b>Votat</b> Votat : 106
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

Buzqeshje Me krijuesin e muzikės moderne shqiptare

Mesazh nga Albatros prej 2/5/2010, 00:35



”Pas heshtjes, ajo qė shpreh mė mirė atė qė nuk shprehet, ėshtė muzika” ėshtė njė nga thėniet e famshme tė Aldus Hakslej, qė pėrshkruan mė sė miri veprėn e kompozitorit, Akil Koci.

Kompozitori i shquar shqiptar, Akil Koci, ėshtė personazhi, qė do tė zėrė vend sot, nė rubrikėn ‘Portret artisti’, njė nga figurat e para tė muzikės atonale nė Kosovė dhe Shqipėri. Njė personalitet, qė ndryshoi mėnyrėn e tė kompozuarit nė muzikologjinė shqiptare. Lindi me 1 shator nė vitin 1936, nė njė familje me tradita dhe virtyte larta, prej babait i cili bėnte pjesė nė ata tė paktė intelektual tė Prizrenit, i cili ka folur shumė gjuhė dhe ka punuar nė vitet e 1900-ta si pėrkthyes nė konzulatėn e Austrisė.

Nė vendlindjen e tij, nė qytetin e bukur tė Prizrenit, prof. Koci, krahas shkollės fillore kreu edhe shkollėn e mesme tė muzikės nė degėn e teorisė, nė vitin 1957.

Studimet e larta pėr teori, i vijoi pranė Akademisė sė Muzikės nė Sarajevė nė vitin 1962, ndėrsa ka studiuar kompozimin, nė Akademinė e Muzikės nė Shkup, nė vitet 1973.

Karriera artistike e kompozitorit Koci, karakterizohet nga njė pėrgatitje e lartė profesionale e tij, jo vetėm nė rajon por edhe nė botėn perėndimore. Ai studioi muzikėn elektronike nė Nürenberg, te kompozitori Baumgartner, nė vitin 1974 ,tė gjitha kėto nga tre muaj si stipendist i DAAD, kurse u pranua edhe nė klasėn ndėrkombėtare tė kompozimit te kompozitori dhe profesori M. Kelemen, pranė "Statliche Hochschule für Musik", nė Shtutgart, nė vitet 1974-76.

Nė vitet 1979 - 1981 mbaroi studimet pasuniversitare, shkallėn e tretė nė muzikologji, nė Akademinė e Muzikės nė Sarajevė te prof. dr. Zija Kuēukaliq, ku dhe fiton titullin e Magjistrit tė Muzikologjisė Mr.Sci, me temėn "Rėndėsia dhe trajtimi i folklorit muzikor kosovar, nė veprat e kompozitorėve jugosllav." Prof. Koci ka punuar nė Fakultetin e Arteve nė Universitetin e Prishtinės, kurse deri nė mbylljen e Televizionit tė Prishtinės ishte kryeredaktor i Programit Muzikor.

Njė figurė unike e artit mistik, muzikės, prof. Koci u bė i njohur pėrmes kompozimeve nė zhanrin e tė gjitha gjinive, atė tė kėngės popullore, Zambaku i Prizrenit, argėtuese dhe serioze. Nga krijimtaria e tij, dallohen veprat skenike Sokoli e Mirusha, balet, Kėnga e Rexhės, balet, Era dhe kolona, balet, Zef Lush Marku, balet, Apokaliptika, Kthimi i Skėnderbeut nė Kruje,operė, etj. Kompozitori Koci njihet gjithashtu edhe si publicist, veprimtaria, e tė cilit ėshtė e njohur nė suazat kombėtare dhe ndėrkombėtare. Ai ėshtė konsideruar si babai i muzikės moderne shqiptare. Fitues i shumė shpėrblimeve brenda dhe jashtė vendit, si dhe ėshtė shpallur qytetar nderi i qytetit tė Prishtinė nė vitin 1974.

Qysh nė fillim, kompozitori Koci, u prezantua qartazi si njė artist i kompozimeve tė alternatives muzikore, pra i njė tendence tjetėr, nė realitetin tonė muzikor.

“Emrat dhe krijimtaria e sotme e Aleksandėr Peēit, Zeqirja Ballatės, Rafet Rudit, Thoma Gaqit, Thoma Simakut, Mendi Mengjiqit, Ermir Dergjinit, Endri Sinės etj, janė njė dėshmi mė shumė se pluralizimi muzikor i muzikės shqiptare, i filluar nga Akil Koci me veprat e tij, ėshtė tashmė njė vlerė e mbarė muzikės sonė“,- kanė vlerėsuar kėshtu suksesin dhe veprėn e Kocit, kritikėt mė tė shquar tė artit muzikor nė vend.


    Ora ėshtė 19/10/2018, 13:05