1
Nė fokus Berati prej 1/5/2010, 23:20
Albatros
♫ Stafi Administrues ♫

Seria e aktiviteteve tė propozuara kėtė vit nga Ambasada Italiane nė Tiranė nėn moton Shqipėri-Itali 2010, zhvendoset nė qytetin e Beratit. Prej tė hėnės ka nisur edicioni i parė i Berat Festival 2010, qė e ka pasur sė pari prezantimin nė qytetin ku do tė zhvillohet. Berat Festival 2010 nuk ėshtė njė festival i mbėshtetur mirėfilli nė veprimtari kulturore. Programi lajmėron se ky aktivitet shtrihet dhe aktivizon tė gjitha aspektet e jetės sė pėrditshme. Vetė nėntitulli, Shije, ngjyra, tinguj, shpresė, pasion... dashuri, lajmėron njė tjetėr natyrė tė kėtij festivali qė do tė shėnojė edicionin e parė. Sipas organizatorėve, kjo nismė ka si qėllim pėrmirėsimin nė Evropė dhe nė botė, tė imazhit dhe potencialiteteve qė zotėron qyteti i njė mbi njė dritareve pėr zhvillimin e turizmit kulturor. Qyteti i Beratit, qyteti i kulturės dhe i vlerave tė shkėlqyera tė trashėgimisė kulturore kombėtare, ku ndėrthuren vlera tė pamohueshme tė trashėgimisė kulturore kombėtare dhe tė turizmit, e meriton plotėsisht ti dedikohet njė veprimtari e pėrvitshme e pėrmasave tė kėtij lloji.














