BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫


Nė koncertin e parė me kėngė e valle shqiptare nė Bosnjėn e pasluftės, AKVP “Besa” nga Gostivari ngazėlleu jo vetėm publikun shqiptar por edhe atė boshnjak. Krahas publikut tė shumtė, kėtė eveniment i cili i ka tejkaluar edhe pritjet e vet anėtarėve tė kėtij ansambli, koncertin e ndoqėn ambasadori i Maqedonisė nė Sarajevė Rami Rexhepi, kryetari i Shoqatės shqiptare nė BeH Muharem Zejnullahu, kryetari i komunės Stari Grad tė qytetit tė Sarajevės Ibrahim Haxhibajriq, si dhe personalitete tjera nga jeta kulturore dhe shoqėrore.

“Besa” nė Sarajevė shkoi me ftesė tė Ansamblit “Kolo bosansko”, ndėrsa koncerti u mbajt tė shtunėn e kaluar nė Qendrėn kulturore boshnjake (BKC). Sipas ėeb faqes zyrtare tė Komunės Stari Grad, vizita dhe koncerti paraqesin vetėm fillimin e njė bashkėpunimi ndėrmjet dy ansambleve tė cilėt planifikojnė tė vizitojnė Shqipėrinė ku do tė marrin pjesė nė njė festival tradicional tė kėngės dhe folklorit.

“Ky koncerti u prit mjaft mire si nga publiku shqiptar qe jeton ne Sarajeve ashtu edhe nga publiku boshnjak tė cilėt treguan interesim tė jashtėzakonshėm pėr folklorin tonė, kostumet karakteristike te Rekės sė Epėrme, vallet tona me koreografi origjinale”, thekson kryetari i ansamblit Xhevair Jashari.

Nė paraqitjen e grupit folklorik, kujdes i veēantė i ėshtė kushtuar skenės duke e pasuruar atė me rekuizita duke sjellė nė mėnyrė autentike dhe origjinale, ambientin fshatar tė trevės sė Pollogut.

I impresionuar nga performanca e shkėlqyer e Ansamblit “Besa”, Kryetari i komunės Stari Grad tė Sarajevės, ka shtruar mundėsinė e pjesėmarrjes nė Festivalin ndėrkombėtar folklorik “Mbrėmjet e Bashēarshisė” qė mbahet nė Sarajevė.

Koncertin e AKVP “Besa” nė Sarajevė, e mbėshteti financiarisht edhe Komuna e Gostivarit.

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto