" Ēka Konsiderojnė Tė Bukur Te Femra - Meshkujt! "

Share

Dona20
♫ Anėtar/e ♫
♫ Anėtar/e ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 04/06/2009
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 1826
<b>Pikėt</b> Pikėt : 3868
<b>Votat</b> Votat : 48
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Mos i merr gjėrat personalisht !! Njerėzit i bėjnė gjėrat pėr vete e jo pėr ty!!

Buzqeshje " Ēka Konsiderojnė Tė Bukur Te Femra - Meshkujt! "

Mesazh nga Dona20 prej 1/5/2010, 18:12

Ėshtė kjo pyetje qė me shekuj i ka bėrė femrat tė habiten. Kur mendon mashkulli se femra ėshtė e bukur? Shumė nga ne mendojnė se meshkujt shikojnė thjesht vetėm dukjen e jashtme ngase mediumet e ndryshme e serojnė kėtė bukuri tė tillė tė femrės. Na paraqesin femrat me trupė perfekt nėpėr ekrane televizive, pano, posterė, sfilata tė modės, ku paraqiten modele me veshje tė brendshme dhe na bėjnė tė mendojmė se janė femra tė ėndrrave tė secilit mashkull. Por a ėshtė nė tė vėrtet kėshtu. Po tė bėnit njė anketė me meshkujt lidhur me femrėn e ėndrrave tė tij, do tė befasoheshit dhe do tė zbulonit se femrat foto modele pėr nga dukja pėrshtaten me femrėn e ėndrrave tė mashkullit sa i pėrket vijave tė trupit, mirėpo sidoqoftė, personaliteti i femrės ėshtė ajo qė meshkujt konsiderojnė bukuri tė vėrtetė.

Kėtė e kanė treguar edhe disa anketa tė fundit tė organizuara nga disa institute nė botė. Pėrveē qė nė shikim tė parė, trupi i femrės me vija dhe dukje si tė foto modeleve, lė pėrshtypje tė femrės sė bukur, meshkujt e anketuar mendojnė se femra me vetėbesim ėshtė e bukura e ėndrrave tė tyre. Vetitė tjera mė tė vlerėsuara nga meshkujt qė femra e ėndrrave tė tyre duhet t’i ketė janė edhe, mirėsia e saj, kujdesi dhe sinqeriteti, pastaj dhe vullneti i femrės pėr t’i dėgjuar ata dhe pėr tė marr pjesė aktive nė bisedime me tė.

Kur jemi te vetitė fizike, rolin kryesor e kanė sytė. Shumė meshkuj kanė rrėfyer se femrat me gjinj tė madhėsisė mesatare janė shumė mė tė bukura se ato me gjinj tė implantuar. Sa i pėrket grimit, anketat tregojnė se grimi natyral te femrat i bėnė ato shumė mė tė bukur para syve tė tyre se sa shumė grim dhe kozmetikė. Sa i pėrket modės, veshjet e thjeshta sipas anketave tė meshkujve i bėjnė ato mė tė bukura para syve tė tyre, kundrejt veshjeve tė spikatura. Ėshtė interesante se veshjet e brendshme normale po ashtu sipas meshkujve e bėjnė femrėn shumė mė tė bukur se sa ato tė holla, tė ngushta dhe erotike qė jemi mėsuar t’i shohim t’i veshin foto modelet nė revista pėr tė rritur.

Prandaj, pėr meshkujt, femra e bukur ėshtė shumė mė tepėr se sa qė sytė mund tė shohin. Mė me dėshirė meshkujt do ta njoftonin njė femėr duke e zbuluar gradualisht se ajo ėshtė natyrshėm e bukur se sa tė gjykojnė nga pamja e jashtme e saj nga anash dhe mė nė fund tė zbulojnė se nė tė vėrtet kanė punė me njė femėr tė shėmtuar nė shpirt. Vet procesi i zbulimit tė bukurisė sė njė femre, i bėnė ato tė bukura para syve tė mashkullit.

Sidoqoftė, kjo nuk do tė thotė se femra duhet tė heq dorė nga dėshira pėr tė pasur trup tė bukur. Bukurisė sė trupit duhet t’ia shtoj edhe bukurinė e brendshme pėrmes sjelljes sė saj, buzėqeshjes si dhe t’i potencoj karakteristikat e saja unike, sidomos nė fytyrė, zėrin e saj dhe aromė.

    Ora ėshtė 23/2/2017, 03:31