" Buzėt – Pasqyrė e Ndjenjave! "

Share

Dona20
♫ Anėtar/e ♫
♫ Anėtar/e ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 04/06/2009
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 1826
<b>Pikėt</b> Pikėt : 3868
<b>Votat</b> Votat : 48
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Mos i merr gjėrat personalisht !! Njerėzit i bėjnė gjėrat pėr vete e jo pėr ty!!

Buzqeshje " Buzėt – Pasqyrė e Ndjenjave! "

Mesazh nga Dona20 prej 1/5/2010, 17:54

Puthja ėshtė shprehje e parė fizike e tėrheqjes mes veti tė dy personave. Nėse ndjejmė dashuri, dhe fjalėt janė tė pakta pėr ta pėrshkruar atė dashuri, atėherė aty sėrish janė buzėt qė pėrmes puthjes i shprehin edhe ndjenjat mė tė thella nga qenia e jonė...



Puthja – “frymėmarrje e nektartė”

Nėse pėr sytė thuhet se janė pasqyrė e shpirtit, atėherė pėr buzėt mund tė thuhet se janė pasqyrė e ndjenjave tona. Nė rast tė gėzimit, nė buzė shfaqet buzėqeshja. Nėse ndjejmė dashuri, dhe fjalėt janė tė pakta pėr ta pėrshkruar atė dashuri, atėherė aty sėrish janė buzėt qė pėrmes puthjes i shprehin edhe ndjenjat mė tė thella nga qenia e jonė.
Nėse e shfletojmė fjalorin e gjuhės sė sotme shqipe, pėr puthjen mund tė gjejmė vetėm kėtė sqarim: "PŚTHJ/E, ~A f. sh. ~E, ~ET. Veprimi dhe rezultati i tij sipas kuptimeve tė foljeve PUTH, PUTHEM..."
E pabesueshme apo! Vetėm ky sqarim. Po ashtu nė fjalorėt ndėrkombėtarė si p.sh ajo e "Chambers 20th Century Edition" puthja sqarohet me kėto fjalė: "ledhatim apo pėrshėndetje me buzė". Si duket fjalorėt fare pak dinė pėr puthjen!
Pėrderisa Kolerixhi puthjen e quan si "frymėmarrje e nektartė", Shekspiri kėtė e quan "Vulė tė dashurisė".
Dy njerėz mund tė jenė pranė njėri tjetrit, mund tė adhurohen, mund ta shikojnė nė sy njėri tjetrin, por lidhja e tyre vėshtirė ėshtė tė mbijetojė nėse ata nuk puthen mes veti. Puthja ėshtė shprehje e parė fizike e tėrheqjes mes veti tė dy personave. Nė kėtė rast kur flasim pėr puthjen, nuk ėshtė fjala pėr puthjet e shpejta nė faqe, por pėr puthjet dhe ēastet qė dėshironi tė mos pėrfundojnė asnjėherė, kur gjaku ju vlon, preheni nė pėrqafim tė partnerit, frymėmarrja shpejtohet, ju kaplon njė ndjenjė e kėnaqėsisė sė papėrshkrueshme. Pėr t'iu shmangur situatave tė nervozes dhe palakmueshmėrive tjera, psikologėt sugjerojnė se gjatė puthjes sė parė, partnerėt duhet tė jenė vetėm. Gjatė puthjes mė sė miri ėshtė tė fillohet nga buza e epėrme apo e poshtme dhe pastaj tė kalohet nė variacione tė ndryshme tė saj. Njėkohėsisht duhet puthur edhe pjesėt rreth buzėve, si mjekrėn, faqet, sytė, qafėn... Nga e gjithė kjo e rėndėsishme ėshtė qė tė keni vetėbesim dhe tė kontrolloni me situatėn. Kjo do tė krijoj njė ndjenjė sigurie edhe te partneri.
Sipas disa studimeve ėshtė vėrtetuar se shumica e femrave, pikėrisht gjatė procesit tė puthjes sė parė me partnerin vendos se a do tė flejė me tė apo jo. Edhe po tė jeni mashkulli mė i kujdesshėm nė planetin tone, pėrshtypja e puthjes sė parė ka vend tė veēantė nė botėn e femrės.

Puthja e pėrsosur

Puthja e pėrsosur mund tė ndodh vetėm me personin tė cilin vėrtet e duam dhe ndihemi tė plotė nė prani tė atij personi. Shumė mė tepėr sinqeritet dhe afėrsi ka nė puthjen me personin qė e duam se qė ka nė puthjen me dikė qė fare pak e njohim. Edhe pse puthja e mirė mund t'i bashkojė dy njerėz, ka shumė tė tillė qė frikohen ta puthin dikė. Nėse pyeteni se kur duhet puthur, pėrgjigjja e shumė psikologėve do tė ishte: pritni gjersa tė krijohet mes jush dhe personit qė adhuroni njė afri e kėndshme, njė shkallė e tėrheqjes qė ju pėrgjigjet. Dilni me simpatinė tuaj disa herė para se tė vendosni tė putheni me tė. Meshkujt zakonisht nė shumė raste janė tė padurueshėm, mirėpo gjithnjė duhet tė kenė parasysh se pėr tė lėnė pėrshtypje tė qėlluar, ėshtė mė mirė tė pritet gjersa femra ndihet e pėrgatitur pėr tė dhuruar njė gjė tė tillė. Puthja mund tė jetė sipėrfaqėsore dhe e thellė nė aspektin emocional. Dhe kur njėherė dy persona ndihen tė relaksuar dhe tė gatshėm pėr puthje, atėherė ajo do tė jetė shenjė pėr tė zbuluar gjėrat mė tė mira dhe mė tė bukura qė i ofron dashuria e vėrtetė.

Puthja pengon rrudhat nė fytyrė dhe e ritė imunitetin

Ka shumė tregime pėr shėndetin dhe puthjen. Qė nė fillim para sė gjithash mund tė themi se puthja ėshtė e mirė pėr dhėmbė, ngase gjatė njė veprimi tė tillė, ajo ndikon nė tajimin e lėngut tė pėshtymės qė ka pėr qėllim shpėlarjen e dhėmbėve nga ushqimi dhe mbrojtjen nga kariesi. Pra si duket puthja ėshtė mė e efektshme se pasta pėr dhėmbė. Nė anėn tjetėr, pakėson streset, zvogėlon shtypjen e gjakut dhe rit imunitetin e organizmit. Nė buzė ndodhen njė numėr i madh i fijeve nervore, dhe gjatė prekjes sė buzėve tuaj me tė partnerit, ndizet zjarr i madh i pėrjetimeve. Rritet puna e zemrės, ndihet qarkullimi i shtuar i gjakut nė fytyrė e shpesh dhe lėkura djersitet nga kėnaqėsia.
Njė puthje e zjarrtė ėshtė nė gjendje tė djeg 6.4 kalori nė minutė, ndėrsa gjatė vrapimit digjen 11.4 kalori nė minutė. Si duket puthja ėshtė e efektshme sa edhe aerobiku. Gjatė njė puthjeje franceze aktivizohen 34 muskuj dhe hulumtimet klinike bėjnė tė ditur se gjatė kėtij procesi pengohet me sukses krijimi i rrudhave nė fytyrė e me kėtė ngadalėsohet procesi plakjes sė lėkurės.
Sipas njė gazete gjermane njė mesatarisht njė vajzė do t'i puth 79 meshkuj para se tė vendos tė martohet pėr njė. Ndėrsa nė librin e Guinisit, shkruan se puthja mė e gjatė ka zgjatur 17 ditė e 10 orė.

Si puthen aktorėt e njohur

Se a janė a tė famshėm aktorėt e njohur nė puthje, le tė shohim deklarimet e partnerėve tė tyre gjatė xhirimeve filmike.

Mickey Rourke dhe Kim Besinger (Nė filmin: Shtatė javė e gjysmė)

"Ta puthėsh Mickey Rourkin ėshtė njėjtė si ta lėpish njė shpuzore cigare" - ka thėnė Kim Besinger, partnere e Mickey Rourkit nė filmin Shtatė javė e gjysmė

Rachel Ward pėr Ricahrt Chamberlainin nuk ka vėrejtje (Zogjtė vdesin duke kėnduar), pėrderisa pėr Jeff Bridges-in thotė se puthet sis peshku i artė, ėshtė i ftohtė dhe i jargėt!

Vivian Leigh ka deklaruar pėr Clark Gable se i vjen era nga goja sa qė gati nuk i kishte rėnė tė fiktė kėsaj. Pėrveē tjerash edhe i lėvizte dhėmbi jo i pėrforcuar mire nė gojė!

    Ora ėshtė 23/2/2017, 01:15