" Si Ta Pushtoni Ta Mbani Dhe Ta Humbni Njė Mashkull! "

Share

Dona20
♫ Anėtar/e ♫
♫ Anėtar/e ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 04/06/2009
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 1826
<b>Pikėt</b> Pikėt : 3868
<b>Votat</b> Votat : 48
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Mos i merr gjėrat personalisht !! Njerėzit i bėjnė gjėrat pėr vete e jo pėr ty!!

Buzqeshje " Si Ta Pushtoni Ta Mbani Dhe Ta Humbni Njė Mashkull! "

Mesazh nga Dona20 prej 1/5/2010, 17:39



A ju kujtohet se sa e sa herė, nė gjendje depresioni, jeni betuar se kurrė mė s'do tė dashuroheni dhe as qė do t'ia lejoni vetes mė qė ndonjėri nga krijesat e botės sė madhėrishme t'ju prishė harmoninė dhe baraspeshėn e disponimit tuaj. Megjithatė, edhe pas tė gjitha atyre betimeve tė mėdha qė i bėtė se njė ēmenduri e tillė s'guxon t'ju ndodh mė, pas kalimit tė njė periudhe kohore, atėherė edhe kur ėshtė vonė, me pikėllim konstatoni se pėrsėri, pėr fat tė keq, ju ndodhi e njėjta gjė.
Po qė se kėto lloje tė dėshtimeve janė bėrė pjesė pėrbėrėse e jetės suaj, atėherė ju mbetet tė bėheni mė tė kujdesshėm, tė shikoni gjithnjė rrotull, sepse mund t'ju kėrcėnohet rreziku se mund ta humbni edhe atė pak vetėbesim tė luhatshėm qė ju ka ngelur.

Si duhet larguar?


Do tė duhej tė jetė e dėshirueshme qė pėr njė periudhė (pak mė tė gjatė) kohore t'iu largoheni plotėsisht kontakteve, dhe duhet pasur gjithmonė nė mendje se ato kontakte paraqesin rrezikun latent. Pėr atė arsye, kur jeni nė shoqėri me mashkullin, nuk preferohen bisedat e gjata dhe "interesante", madje edhe nė takimet e shkurta, sepse nė pėrjashtim tė disave, me siguri nuk do tė dėgjoni asgjė tė menēur, edhe pse ndoshta interesante. Nė punė lidhjet duhen tė vendosen nė nivelin dhe karakterin "vetėm biznes" dhe nuk duhet lejuar qė bisedat e "zanatit" tė marrin kahe tjetėr. Duhet, edhe atė me mjeshtri dinake, qė tė bishtėrohen kontaktet miqėsore - janė tė rrezikshme. Kjo ngase pas njė kohe, edhe atė tejet tė shkurtėr, mund tė vėreni se kolegu juaj, edhe pas tė gjitha mirėkuptimeve pėr problemet tuaja, paska zė tė jashtėzakonshėm, buzėqeshje tė butė, shikim ashtu ledhatues, dhe ndoshta edhe duar tė bukura. Po sikur ta lėshoni edhe imagjinatėn tė bėjė sipas qejfit, dhe po sikur t'i mendoni ato duar tė tij se si ju ledhatojnė, dijeni se edhe kėsaj radhe keni humbur, edhe pse vetes kursesi s'mund t'ia pranoni kėtė, pra, edhe pas tė gjitha atyre betimeve qė i keni dhėnė nė fillim, dėshtuat.

Si ta pushtoni?

Nuk duhet t'ju lėkund vetėbesimin e vėrteta e hidhur qė e keni pėrjetuar nė rrafshin emocional. Pėrkundrazi, ajo pėrvojė duhet t'ju japė forcė qė nė tė ardhmen tė jeni mė tė vendosur dhe mė tė sigurt. Kėsaj radhe me menēuri. Ėshtė shumė me rėndėsi qė t'ia vėni nė dijeni, dhe ta bindni tė zgjedhurin tuaj qysh mė herėt, se nuk jeni njė lloj krijese qė "merr fllad", dhe se nė asnjė rast nuk jeni pėr njė lidhje kaluese, edhe pse ai kėto fjalė do t'i merr sikur tė jenė erė. Po qė se kėrkon situata, shėrbehuni edhe me ndjenja, madje edhe me lot. Kėtu mos taktizoni, sepse edhe pse meshkujt deklarohen se nuk i durojnė ato qė qajnė, kur vjen puna te lotėt, ata janė labilė, dhe tė shumtėn e rasteve edhe dorėzohen. Mundohuni qė tė tregoheni si tė pandihmė, e nė disa momente edhe si tė humbura, me qėllim qė tek ai ta krijoni bindjen se ėshtė i pazėvendėsueshėm dhe se nuk mundeni pa tė. Bėjini lajka mburrjeve tė tij thuajse nė ēdo vend, por me kujdes tė madh, sepse shumė prej tyre edhe nuk i kapėrdijnė fjalėt tuaja, gjė qė mund t'ju sjellin nė pozita tė palakmueshme pėr juve. Pėr tė mos ardhur pa nevojė nė pozita tė padėshiruara, mos filozofoni shumė. Ėshtė fakt qė meshkujt i dojnė femrat e menēura, ama jo nė shoqėrinė e tyre, dhe punėt mund tė shkojnė mė sė keqi kur vjen deri te konstatimi se gjėrat i bėni shumė mė mirė se ai; kėtė ai kurrė nuk jua falė. Nuk duhet nxituar qė pėrparėsitė tuaja t'i hedhni nė lojė qysh nė fillim. Duhet tė jeni tė mistifikuar dhe tė papėrcaktuar, duke lejuar qė gradualisht t'ju zbulojė ai nė qetėsi. Lėshohuni dhe kėnaquni nė ēdo pėrvojė tė re, mirėpo gjithė atė kohė mbajeni nė mend, sepse kur mė sė paku pritni, mund t'ju kthehen nė data me rėndėsi.

Si e humbėt?

Nė fillim as qė mund tė besoni se ai ju ka lėnė. Habia mė e madhe fillon menjėherė me fjalėt qė pėrsėriten dhe ju sillen brenda koke sikur tė jenė tė incizuara nė pllakė tė grithur gramafoni: "si ka mundur, ... si ndodhi, ... a thua vėrtet ka mundur...". Nė fund vjen edhe deri te konfuzioni i plotė - ku me njė shpejtėsi tė madhe ndėrrohen dėshpėrimi, hidhėrimi, inati, urrejtja, zhgėnjimi, pendimi... e nėse nė ndėrkohė nuk ēmendeni, mė nė fund e kuptoni se, megjithatė, ai ju paska lėnė. Kėtu e keni rastin qė tė bindeni se sa i urreni meshkujt, dhe po ashtu e keni rastin qė tė betoheni (ndoshta prapė) se kurrė mė, ama bash kurrė, nuk do t'ia jepni rastin mė.
Periudha e mundimeve intenzive kursesi s'mund t'ju largohet, e pasi qė duhet tė vuani ca kohė, atėherė mundohuni qė tė mos gjendeni sė paku afėr telefonit, sepse ai ėshtė rrezik i fshehur. "A thua do tė cingėrojė" - gjithnjė do tė mendoni, dhe nėse vėrtet cingėron, atėherė brenda momentit ju lindin pyetje tė panumėrta: "athua ėshtė ai, mos vallė u pendua, ndoshta e pa gabimin e vet...", e nė fund vini edhe deri tek pėrfundimi i dhembshėm: "jo, nuk qenka ai".
Pasi qė definitivisht u pajtuat me tė vėrtetėn se asgjė s'mbeti nga ajo lidhje, ju duhet qė sa mė parė, pa pėrtesė, t'i fshini, edhe atė nė mėnyrė mazohiste, tė gjitha kujtimet qė ju lidhin me tė. Kjo pėr tė mos i lėnė mendimet e pėrgjysmuara nė episode, dhe njė gjė e kėtillė ėshtė e domosdoshme, pasi qysh nė epokėn e romancės kėto gjėra qenė tė pėrballuara dhe tė tejkaluara pėr t'ia vėnė vetes pyetjen: "athua do tė mė lajmėrohet ndonjėherė?"
Nė fund, puna qėndron pikėrisht aty se mendoni se u keni dhėnė fund tė gjitha kombinimeve tė mundshme, kėshtu qė mbeti tė shpresoni nė ndonjė kombinim qė ende s'ju ka shkuar ndėrmend e qė mund t'ju sjell fat.
Nė ndėrkohė, deri sa tė vijė ai kombinim, nė pritje e sipėr, mos i zgurdulloni mė sytė nė telefon dhe edhe mė tej lexojeni revistėn tuaj tė dashur.
E pra, ju lumtė.

    Ora ėshtė 21/1/2017, 20:37