BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

LePuRuShJa


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫


Ministri i Jashtėm, Ilir Meta rishprehu dje garancinė se qytetarėt shqiptarė do tė lėvizin pa viza nė vendet e Bashkimit Europian brenda kėtij viti. Ministri Meta nė cilėsinė e kreut tė LSI-sė, zhvilloi dje njė takim me qytetarėt e Beratit. Ai u ndal kryesisht nė procesin e integrimit tė vendit dhe theksoi se janė bėrė hapa tė jashtėzakonshėm nė kėtė drejtim. Zv.kryeministri e cilėsoi dorėzimin e Pyetėsorit tė KE-sė si njė hap shumė cilėsor dhe u shpreh se qeveria shqiptare u angazhua fuqishėm pėr realizimin e kėtij objektivi historik. Meta ritheksoi gjithashtu edhe punėn e madhe qė ėshtė bėrė nė kuadėr tė liberalizimit tė vizave. Ai garantoi banorėt e Beratit dhe tė gjithė qytetarėt shqiptarė se heqja e vizave do tė ndodhė brenda kėtij viti. Kryetari i LSI-sė theksoi se partia e tij dhe qeveria do tė mbajnė nė kėtė mėnyrė premtimin e bėrė para qytetarėve shqiptarė nė zgjedhjet e 28 qershorit. Kryediplomati shqiptar vuri nė dukje edhe vlerėsimin qė i ėshtė bėrė progresit tė gjithanshėm tė Shqipėrisė nga faktori ndėrkombėtar. Sipas tij, Shqipėria ka marrė vlerėsimet maksimale nga ana e ndėrkombėtarėve, duke filluar nga plotėsimi i tė gjitha kėrkesave tė Udhėrrėfyesit tė Bashkimit Europian pėr liberalizimin e vizave si dokumentet e sigurisė me standardet mė tė larta tė BE-sė dhe kontrolli dhe menaxhimi i kufijve.

Gjithashtu, vijoi Meta, progrese tė dukshme janė bėrė edhe nė luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit. Ai theksoi se e gjithė kjo punė voluminoze dhe konkrete nė tė gjitha aspektet, tregon qartė vullnetin e qeverisė shqiptare pėr realizimin e proceseve integruese tė vendit. Meta u shpreh se nėpėrmjet vullnetit dhe punės sė qeverisė si dhe tė partisė qė ai drejton, sė shpejti do tė realizohet premtimi madhor pėr liberalizimin e vizave qė i shėrben ēdo qytetari shqiptar. Ai vlerėsoi se ky proces ka jo vetėm njė aspekt konkret pėr lėvizjen e lirė dhe ekonominė, por ėshtė dhe njė ēėshtje dinjiteti pėr qytetarėt shqiptarė. Duke vlerėsuar rėndėsinė jetike tė kėtij procesi, Meta ftoi opozitėn qė tė mos bėhet pengesė e kėtij procesi, por tė ofrojė kontributin e saj pėr realizimin e tij, qė ėshtė nė hapat e fundit. Ai theksoi se qeveria po punon pėr tė gjithė shqiptarėt dhe i bėri thirrje lidershipit tė PS-sė tė mos i kundėrvihet kėtij procesi. Meta u shpreh gjithashtu se opozita dhe lideri i saj duhet tė heqin dorė nga pėrpjekjet pėr tė dėmtuar imazhin e vendit dhe tė punojnė nė interes tė qytetarėve. Sipas Metės, pretendimet e ngritura nga opozita nė lidhje me zgjedhjet e 28 qershorit, duhen trajtuar nė mėnyrė kushtetuese.

Ai theksoi se mazhoranca nga ana e saj ėshtė treguar tolerante dhe i ka dhėnė mundėsi opozitės pėr kėrkesat e saj, por sipas tij, edhe opozita duhet tė njohė institucionet e vendit dhe vendimet e gjykatave. Meta rikujtoi edhe njėherė se pėr kutitė ėshtė marrė vendimi i gjykatės sė zgjedhjeve dhe ky vendim duhet respektuar. Sipas tij, opozita mund t'i drejtohet nė kėtė rast Gjykatės Kushtetuese ose Komisionit tė Venecias, i cili ėshtė njė institucion prestigjioz qė ka ndihmuar me ekspertizė nė hartimin e Kushtetutės shqiptare. Por sipas kreut tė LSI-sė, opozita nuk ka si qėllim transparencėn e zgjedhjeve, por krijimin e njė krize artificiale qė synon marrjen e pushtetit nė njė mėnyrė jo demokratike. Nė lidhje me akuzat e PS-sė pėr situatėn ekonomike, Meta theksoi se duke parė situatėn e vėshtirė ekonomike nė tė cilėt ndodhet bota, Shqipėria i ka rezistuar krizės globale dhe arritjet e vendit nė kėtė drejtim janė shumė pozitive.





http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto