BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

LePuRuShJa


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫


Ai pėrshkruan tė gjithė pėrpjekjet e Shqipėrisė dhe shqiptarėve nė udhėn e tyre drejt BE-sė, tėrėsinė e reformave, ligjeve dhe vendime, mbi tė cilat funksionon sistemi demokratik dhe ekonomia e tregut, pra, paraqet thelbin e zhvillimeve 20 vjeēare tė Shqipėrisė.Paraqitja e pėrgjigjeve tė pyetėsorit pėrbėn njė moment shumė tė veēantė dhe tė rėndėsishėm nė marrėdhėniet midis Shqipėrisė, Komisionit Evropian dhe Bashkimit Evropian. Ftoj edhe njė herė opozitėn shqiptare tė angazhohet me tė gjithė potencialet e saj, pėr tė dhėnė kontributin e vet nė procesin e integrimit tė vendit, nė pėrputhje me programin qė ajo ka paraqitur para anėtarėve tė saj, para qytetarėve shqiptarėve.

Kryeministri Berisha prezantoi sot, para anėtarėve tė qeverisė dhe mediave, materialin pėrfundimtar tė pėrgjigjeve tė pyetėsorit tė Komisionit Europian pėr Shqipėrinė, i cili nesėr do t’i dorėzohet KE-sė nga Kryeministri Berisha.

Kryeministri Berisha tha se pėrgjigjet, e paraqitura nė 3854 faqe, qė u korrespondojnė 2284 pyetjeve, pėrshkruajnė tė gjithė pėrpjekjet e Shqipėrisė dhe shqiptarėve nė udhėn e tyre drejt Bashkimit Europian dhe paraqesin thelbin e zhvillimeve 20 vjeēare tė Shqipėrisė.

Kryeministri e konsideroi paraqitjen e pėrgjigjeve tė pyetėsorit njė moment shumė tė veēantė dhe tė rėndėsishėm nė marrėdhėniet midis Shqipėrisė, Komisionit Europian dhe Bashkimit Europian. Duke shfrytėzuar kėtė moment tė rėndėsishėm pėr vendin, Kryeministri Berisha ftoi opozitėn pėr dhėnė kontributit e vet nė procesin e integrimit tė vendit.

“Nė kėtė proces, hapėsira ėshtė e gjerė pėr kontributin e tė gjithė faktorėve, tė mazhorancės qeverisėse, tė opozitės, tė shoqėrisė civile, tė biznesit, tė botės akademike, tė rinisė, grave, pra, ēdo faktor, ēdo element i shoqėrisė shqiptare, qė ka bindjen e thellė se pėr shqiptarėt, ky ėshtė projekti kryesor, duhet tė angazhohet me tė gjithė potencialin e tij, pėr tė kontribuar.”

Mė pas, Kryeministri Berisha njoftoi nisjen e menjėhershme tė pėrgjigjeve tė pyetėsorit, sėbashku me kopjen elektronike tė tyre, pėr nė Bruksel.

Nė fjalėn e tij, Kryeministri Berisha u shpreh:

“Kemi sjellė kėtu, sot, pėrgjigjet pėr pyetėsorin e Komisionit Europian pėr Shqipėrinė, pėrgjigje tė cilat janė paraqitur nė 3854 faqe dhe u korrespondojnė 2284 pyetjeve. Siē e shihni, ky ėshtė vėllimi mė i madh qė kam pasur ndonjėherė nė dorė, tė cilin mendova t’ju paraqes juve, zotėrinj ministra dhe mediave, para se ta nisim pėr nė Bruksel. Ai pėrshkruan tė gjithė pėrpjekjet e Shqipėrisė dhe shqiptarėve nė udhėn e tyre drejt Bashkimit Europian, tėrėsinė e reformave, ligjeve dhe vendime tė kėtij vendi, mbi tė cilat funksionon sistemi demokratik dhe ekonomia e tregut, pra, paraqet thelbin e zhvillimeve 20 vjeēare tė Shqipėrisė.

Nė pėrgjigjet e pyetjeve tė pyetėsorit tė Komisionit Europian, natyrisht, janė paraqitur tė gjitha arritjet e Shqipėrisė, rezultatet e reformave tė 20 viteve tė marra sė bashku. Paraqitja e pėrgjigjeve tė pyetėsorit pėrbėn njė moment shumė tė veēantė dhe tė rėndėsishėm nė marrėdhėniet midis Shqipėrisė, Komisionit Europian dhe Bashkimit Europian. Ky ėshtė njė rast tė ftoj edhe njė herė opozitėn shqiptare tė angazhohet me tė gjithė potencialet e saj, pėr tė dhėnė kontributin e vet nė procesin e integrimit tė vendit, nė pėrputhje me programin qė ajo ka paraqitur para anėtarėve tė saj, para qytetarėve shqiptarėve.

Nė Shqipėri, mė shumė se nė ēdo vend tjetėr, qytetarėt mbėshtesin procesin e integrimit nė Bashkimin Europian. Nė Shqipėri, nuk ekziston asnjė forcė politike qė tė mos mbėshtesė nė programin e vet, procesin e integrimit nė Bashkimin Europian. Ka rėndėsi tė madhe ka qė secili nė pozicionin e tij tė japė me vendosmėri kontributin qė i takon. Nė kėtė proces, hapėsira ėshtė e gjerė pėr kontributin e tė gjithė faktorėve, tė mazhorancės qeverisėse, tė opozitės, tė shoqėrisė civile, tė biznesit, tė botės akademike, tė rinisė, grave, pra, ēdo faktor, ēdo element i shoqėrisė shqiptare, qė ka bindjen e thellė se pėr shqiptarėt, ky ėshtė projekti kryesor, duhet tė angazhohet me tė gjithė potencialin e tij, pėr tė kontribuar.

Meqenėse korrieri, qė do ta nisė materialin pėr nė Rinas, ka pėrcaktuar njė kohė tė caktuar, ne po e nisim qė tani drejt aeroportit. Bashkė me kėtė material do tė dorėzohet edhe kopja elektronike e pėrgjigjeve, me besimin mė tė madh se do tė marrin vlerėsim objektiv dhe tė merituar nga ata qė do ta shqyrtojnė”.





http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto