BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫


Autoritetet ruse konfirmuan vdekjen e 132 personave, qė gjendeshin nė aeroplanin qė u rrėzua nė aeroportin e Smolenskut, nė perėndim tė Rusisė. Nė aeroplan gjendej presidenti polak, bashkėshortja e tij dhe shumė zyrtarė tė lartė tė Polonisė.
(E plotėsuar) - Presidenti polak, Lez Kazēinski, bashkėshortja e tij dhe tė 130 pasagjerėt qė gjendeshin nė bordin e aeroplanit TU-154 kanė vdekur. Aeroplani u rrėzua nė orėn 11 sipas orės lokale, derisa ulej nė qytetin Smolensk tė Rusisė.

Guvernatori i Smolenskut, Sergei Antufiev, tha se aeroplani “u rrėzua mbi pemė dhe u nda nė copa”. Burimet zyrtare thonė se mjegulla e dendur
mund tė jetė njė nga shkaqet e rrėzimit tė aeroplanit. Antufiev ishte i pari qė deklaroi zyrtarisht se “nuk ka asnjė tė mbijetuar nga aksidenti”. Presidenti polak, Kazēinski, po udhėtonte pėr tė marrė pjesė nė ceremonitė pėrkujtimore tė tė vrarėve gjatė Luftė sė Dytė Botėrore
nė Katin.



Ai shoqėrohej nė aeroplan nga shefi i shtabit tė ushtrisė polake, zėvendėsministri i Jashtėm, Andrezej Kremer, guvernatori i Bankės
Qendrore tė Polonisė, Sllavomir Skrzipek, dhe njė numėr zyrtarėsh tė tjerė tė lartė polakė.


Qeveria polake do tė mbajė njė mbledhje tė jashtėzakonshme pasditen e sotme.

Nė masakrėn e Katinit qindra intelektualė e ushtarakė polakė u vranė gjatė Luftės sė dytė Botėrore nga forcat e Ushtrisė sė Kuqe tė ish-Bashkimit Sovjetik.
* * * * * *
Katastrofė shtetėrore

Korrepondenti i BBC-sė nė Varshavė, Adam Easton thotė se aksidenti ishte njė katastrofė pėr popullin polak.

Kryeministri i vendit, Donald Tusk njoftohet se ka qarė kur mori vesh lajmin.

Avioni i zotit Kaczynski ishte duke u perpjekur tė ulej nė aeroportin Smolensk, nė kohė me mjegull kur u pėrplas nė njė pyll dhe mori flakė.

Njė zėdhėnės i ministrisė sė Jashtme polake, konfirmoi se nuk kishte tė mbijetuar nė mesin 88 personave nė bord.

Me presidentin udhėtonte edhe bashkėshortja e tij 60 vjeēare Maria dhe disa zyrtarė tė lartė tė shtetit.

Ata shkonin nė Smolensk pėr tė marrė pjesė nė 70 vjetorin e masakrės sė Katinit, ku mė shumė 20 mijė oficerė polakė u vranė nga policia sekrete sovjetike gjatė luftės sė Dytė Botėrore.



Avioni Tupolev i presidentit ishte prodhim i vitit 1960 dhe disa zyrtarė nė tė kaluarėn kishin kėrkuar qė tė zėvendėsohej me njė avion modern.

Lider antikomunist

Lech Kaczynski ėshtė nė postin e presidentit qė prej vitit 2005.

Ai do tė mbahet mend pėr rolin qė ka luajtur nė formimin e identitetit polak pas komunizmit.

Sėbashku me vėllain e tij binjak, ish kryeministrin, Jaroslaw Kaczynski, ai themeloi partinė pėr Drejtėsi dhe Ligj.

Kjo parti theksoi njė angazhim tė fortė nė vlerat tradicionale qė reflektohet edhe nė devotshmėrinė nė besimin romano-katolikė si shumė njerėz nė Poloni.

Pėrpara se tė hynte nė politikė, tė dy vėllezerit njiheshin si artistė kinemaje kur ishin ishin fėmijė.

Mė vonė ata u bėn aktivė nė lėvizjen qė kontribuoi nė rėnien e komunizmit nė Poloni nė vitet 1980.

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto